E marte, 06.12.2022, 02:18 PM (GMT)

Kulturë

Konferencë përkujtimore për Akademikun Bedri Dedja

E enjte, 16.04.2009, 06:36 PM


Bedri Dedja
Bedri Dedja
Javën e kaluar, në Tiranë, në ambjentet e Universitetit UFO u përurua romani "Presidenti i Planetit të Kuq" dhe u zhvillua një konferencë përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit, psikologut, pedagogut dhe akademikut Bedri Dedja.
Pjesëmarrja ishte e madhe dhe fjalën kryesore e mbajti Prof. Nuri Abdiu, shefi i departamentit të psikologjisë e pedagogjisë së universitetit, me temën:
"Akademiku Bedri Dedja - mësuesi i mësuesve dhe profesori i profesorëve të fushës së tij"
 
Po ashtu, fjalën e mori edhe akademiku nga Kosova, Prof. Pajazit Nushi, me temën:
" Akademik Bedri Dedja-integrues i mendimit psikologjik mbarëshqiptar"
Pati diskutime dhe kujtime nga të pranishmit për Bedri Dedjen si dhe u përurua libri itij i fundit.
 
Po ashtu, në qytetin e Kuçovës, u organizia promovimi i librit "Presidenti i Planetit të Kuq" nga bashkia e qytetit në ambjentet e bibliotekës.
Merrnin pjesë të gjitha autoritetet e qytetit të Kuçovës, arsimtarë, intelektualë, lexues dhe nxënës të shkollave.
Zoti Ilir Musta, shpërndau 200 libra falas për shkollat e Kuçovës, bibliotekën dhe të pranisshmit.
 
Këto aktivitete si dhe disa intervista u përcollën me interes tek spektatorët e telespektatorët nga TVSH, Televizori Klan, Kanali UFO në Durrës, televizioni i Beratit, etj.
Bedri Dedja u kujtua me dashuri të madhe nga miqtë e tij të shumtë, nga kolegët, familiarët, nga adhuruesit e veprave të tij, nga ish-studentët, nga qytetarët e panumërt që ruajnë kujtime nga takimet me të si dhe fëmijët.
 
http://www.zemrashqiptare.net/article/RevistaZemra/ArtKulture/7827/



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora