E enjte, 25.04.2024, 05:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihai Antonescu: Kosova e akrepave të kohës

E enjte, 16.04.2009, 07:48 PM


Ali D. Jasiqi
Ali D. Jasiqi
Mendime rumune për vlerat shqiptare

Kosova e akrepave të kohës

Nga Mihai Antonescu, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë

Nën peçetën e një bibliografie tejet interesante, Ali D. Jasiqi, arrin edhe nën sytë e lexuesit rumun me një vëllim prozash të shkurta (cu un volum de proze scurte) që mban titullin Ochii câampului (Sytë e fushës), botuar më 2009 në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Libri e sheh dritën e botimit në përkthim të Adriana Sherban Tabaku. Mbi sfondin e disa realiteteve të trishta që e kanë prekur ekzistencën e popullit të vogël, por trim të Kosovës, autori të befason me mjeshtrinë reflektimit të momenteve dhe thellësinë e përshkrimit të përjetimeve të personazheve. Pa marrë parasyshë fushën e përkufizuar të kornizës së prozës së shkurtë, libri ngërthen dimensione emblematike shqiptare, madje edhe rumune, kur ballafaqohesh me Flamurin dhe Ervalin në rrëfimin Varri në brigjet e përroit, duke na ofruar tekste të një hijeshie dhe vlere të rrallë në botën e shkrimtarisë.

        Sytë e fushës mund të konstituohet, tejmatanë vlerës qenësore, edhe në një libër/dokument, si shenjë dhe dëshmi për një kohë të shkuar përmes acarit të historisë, për të cilën autori pat guxim të marrë një qëndrim të prerë.  Si çdo subjekt i rëndësisë madhore, natyrisht, koha e Kosovës troket në këtë rast, edhe përmes akrepave të orës së disa shkrimtarëve të padiskutueshëm, të favorizuar nga muzat dhe shkolla e mirë letrare, ndërsa Ali D. Jasiqi është njëri nga më të dukshmit. Personazhet e tregimeve të tij janë të gjalla, duke lëvizur absolutisht natyrshëm, duke qenë të motivuar në një rrëfim të nuancuar, të qartë, në të cilin detaji është i shpënë nganjëherë deri në kufirin e obsesionit, ashtu siç e vërejmë në rrëfimin Rrushja.

Ligësia e bërë nga disa dhe vuajtjet e përjetuara nga të tjerët, e gjejnë vendin dhe kuptimin në një shkrim nga i cili thuajse ka ikur poezia. Autori e refuzon me vetëdije këtë, duke i dhënë herëpashere tekstit dimensionet e një romantizmi modern, për ta zbutur qoftë edhe artificialisht, një realitet në sfond tragjik. Finalet e rrëfimeve nuk e përmbyllin në asnjë rast subjektin e diskutuar, duke mbetur disi të suspenduara ndërmjet paqartësisë dhe kontinuitetit potencial. Pa shpresë, do të thoshim, po qe se s’do ta gjenim në nëntekst një gjurmë të turbullt për transhimin përfundimtar të ngjarjes..

        Në mungesë të poezisë së tekstit, autori ndërfut me mjeshtrinë e një shkence të rrallë, atë tushë të një dramatizmi specifik natyrës kosovare, e ndodhur në ekuilibrin dhe kryqëzim të shekujve, duke na folur përndryshe, me një gjuhë tejet të veçantë për veten dhe rëndësinë e tij në determinantin historik. Në fund, mund të konkludojmë, qoftë edhe vetëm përmes kësaj mostre të një autenticiteti dhe bindjeje të plotë që është vëllimi Sytë e fushës, duke theksuar se Ali D. Jasiqi është një shkrimtar për të cilin edhe në Rumani do të duhej të dihet më shumë, ndërsa vepra e tij të mbetet si një “bukë me një kundërmim të ëndshëm” në tryezën e lexuesve tanë të etshëm. Ave!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora