E enjte, 25.04.2024, 01:04 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

"Jemi të izoluar, fëmijët tanë po flasin serbisht"

E merkure, 15.04.2009, 05:30 PM


Nga Brikena Shllaku

SHKODER -Konsiderohen si lagje e qytetit të Shkodrës, po që vetëm të tillë nuk e ndiejnë veten. Bëhet fjalë për banorët e zonës turistike të Zogajve. Ata nuk kanë rrugë, s'kanë mundësi komunikimi normal me pjesën tjetër të qytetit, madje nuk kanë as sinjal për televizionet shqiptare. Mundësia e vetme e tyre për t'u informuar janë kanalet televizive malazeze. Të revoltuar nga ky izolim total, banorët e Zogajve deklarojnë se ata nuk mund të informohen mbi ngjarjet e ndryshme që ndodhin në Shqipëri. "Prej shumë vitesh kemi kërkuar që të dalim nga ky izolim, por askush nuk ka dashur t'ia dijë për ne. Tani jemi të lodhur nga premtimet boshe të deputetëve dhe drejtuesve lokalë. Fëmijët kanë nisur të flasin serbisht, pasi televizioni gjithë ditën është vetëm në stacionet e Mali të Zi", - protestojnë banorët. Ndërkohë, ata shprehen se janë taksapagues të rregullt të Televizionit Shqiptar, ndonëse të privuar nga ndjekja e programeve e informacioneve të dhëna prej tij.

ZOGAJ

Ndodhet në rrëzë të malit të Taraboshit. Deri në fillim të 1990-ës kjo zonë është njohur si fshati turistik i Zogajve. Pas '90-ës, fshati Zogaj së bashku me Shirokën u bënë pjesë administrative e qytetit të Shkodrës. Por, realisht të qenit pjesë e qytetit është vetëm në shkresat zyrtare. Banorët e kësaj zone e konsiderojnë vetëm të shkëputur nga qyteti i Shkodrës. Shkaku kryesor është infrastruktura rrugore. Për të shkuar në Zogaj është një rrugë shumë e ngushtë, njëkalimshe, ku pjesa më e madhe e saj është e mbushur me gropa. Drejtuesit e mjeteve të ndryshme dhe kryesisht të autobusëve që transportojnë turistë, e konsiderojnë si ferr udhëtimin në këtë aks rrugor. Në çdo prag fushate, banorëve iu është premtuar se do të bëhen investime në infrastrukturë, por situata është e njëjtë si këtu e 18 vite më parë.

IZOLIMI
 
Fshati turistik Zogaj, megjithëse ndodhet poshtë malit të Taraboshit, ku janë të pozicionuara antenat e transmetuesve televizivë shqiptarë, privohet nga e drejta për t'u informuar nga këta të fundit, përveçse nga televizionet e Malit te Zi. Shkak për këtë është bërë mos përforcimi i transmetuesve televizive në malin e Taraboshit. "Para '90-ës, ndiqnim programet dhe emisionet e Televizionit Shqiptar. U bënë gjithë këta vjet që ne nuk mund të ndjekim asnjë kanal televiziv që flet dhe informon në shqip. E vetmja mënyrë informimi apo argëtimi, mbeten televizionet malazeze", - thonë banorët. Sipas tyre, ky problem ndikon direkt edhe në zhvillimin e turizmit në sezonin e verës. Kjo, për faktin se ka pasur plot raste kur pushuesit janë larguar nga Zogaj, vetëm për shkak se nuk kanë pasur mundësinë e informimit nga televizionet shqiptare. Situata bëhet edhe më shqetësuese kur mëson se në këtë zonë nuk shkojnë as gazetat. "Ne realisht jemi të izoluar. Nuk kemi stacione televizive në shqip, nuk na vijnë as gazeta dhe revista. Ne shohim vetëm stacionet e Malit të Zi.
Nëse doni të dinë se çfarë bëhet në Mal të Zi, na pyesni ne. Ndërsa, për në Shqipëri nuk e dimë se çfarë bëhet", - pohon njëri prej banorëve, Ilmi Baleni.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora