E shtune, 20.04.2024, 08:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Studiues amerikanë zbulojnë varrin më antik shqiptar

E shtune, 21.07.2007, 03:48 PM


Zbulohet varri qendror më i hershëm në Shqipëri. Zbulimi është bërë në nekropolin e Lofkëndit Mallakastër. Kjo është arritur pas një pune të bërë nga ekspedita e radhës. Ajo është një bashkëpunim i Cotsen Institut, Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos SHBA me Institutin arkeologjik të Akademisë së shkencave si dhe Qendrës Ndërkombëtare për Arkeologjinë. Varri i zbuluar është pjesë përbërëse e 94 të tillëve që ndodhen në këtë tumë. Për zbulimin e tij, gërmimet kanë filluar që nga viti i kaluar nga e njëjta ekspeditë varri ndodhet në qendër të tumës, e cila për arsye gërmimesh është ndarë në katër sektorë.Sipas arkeologëve dhe profesorit Xhon Papadhopulo, ai daton në vitet 1100-600 para erës sonë. Por mundet që të datojë edhe në vitin 1200 para erës sonë. Ai është një varr i shumëfishtë, duke patur brenda tij deri në shtatë nivele skeletesh. Ndërsa në nivele të caktuara, janë gjetur edhe skelete që i përkasin kafshëve. “I kemi filluar gërmimet në këtë varr qendror, që për nga lloji i varrimeve është i veçantë dhe i vetmi i zbuluar deri tani- u shpreh Profesor i universitetit të LA në SHBA, Xhon Papadhopulo- ndërsa këtë sezon gërmimesh arritëm që të gjejmë nivele të tjera skeletesh. Theksoj se ato dhe gjetjet janë tashmë objekt studimi. Mund të them se në këtë tumë janë gjetur 144 skelete njerëzish, ku numri i varreve është 96. Sipas meje, në këtë tumë tepër të dukshme janë kryer edhe varrime të njerëzve të sjellë nga varre të tjera. Kjo vërehet nga mënyra e vendosjes së skeleteve të mbledhura”- përfundoi studiuesi amerikan. E para dhe më e rëndësishmja, theksoi ai, është mënyra e vendosjes së skeleteve. Ne po vazhdojmë gërmimet dhe kemi arritur deri në nivelin me 4-5 persona në këtë varr qendror të shumëfishtë. Ndërsa e dyta, është gjetja brenda tij dhe e elementëve, si zbukurime, emblema prej hekuri dhe bronzi etj. Por interesante e bënë këtë varr dhe gjetja e skeleteve të kafshëve. “Sakaq- shtoi- ai dua të falënderoj bashkëpunimin tonë në ekspeditë. Është shumë e veçantë kjo gjë për të realizuar atë që kërkohet nga një ekspeditë. Ndërsa përfundimisht, mund të them se për herë të parë përveç këtij varri të zbuluar që do të na thotë shumë gjëra për mënyrën e jetesës zakoneve dhe kush ka qenë ky komunitet që ka kryer këtë proces varrimesh, ne do të rikthejmë tumën në gjendjen e saj të mëparshme”- deklaroi ai. Për këtë qëllim, kemi arritur që nga dheu i marrë gjatë gërmimeve në tumë të realizojmë tulla balte. Me këto tulla do të ndërtojmë mure mbajtëse për të hedhur sërish dheun. Kjo për t’i dhënë formën fillestare tumës dhe kthyer atë në një objekt të vizitueshëm. Asistente kërkuese në këtë ekspeditë Esmaralda Agolli, thotë se zbulimi është tepër i veçantë. Sipas saj, varri i përket periudhës së bronzit të vonë. “Unë nuk dua të përsëris ato që tha profesori- shtoi ajo- por kemi gjetur mjaft objekte zbukurimi brenda varreve të tumës. Ndërsa kemi një projekt për të nisur në vazhdim për studimin e gjithë zonës, për të nxjerrë mënyrën e jetesës, kulturën dhe zakonet e banorëve. Në fund të fundit, cilët ishin ata dhe si banonin”- përfundoi ajo. Në këtë ekspeditë janë angazhuar emrat më të spikatur të arkeologjisë, si Xhon Papadhopulo, Sara Morris e Lorenc Bejko. Në këtë tumë tepër të veçantë janë gjetur 140 skeleteve, për të cilët ka filluar studimi, si dhe objekte zbukurimi: gjilpëra, fibula etj, që janë vendosur tani në një nga sallat e dhomës arkeologjike në Muzeun e Apolonisë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora