E marte, 23.04.2024, 10:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Ma mirë pa bukë - se këngëtar hajduk

E merkure, 15.04.2009, 06:25 PM


Demir KRASNIQI

Parodi:

MA MIRË  PA BUKË – SE KËNGËTAR HAJDUK

Ka sharkinë bash sikur Vela ,
Flokët dredh – dredha kaçurrela ,
Me mustaqe deri te veshi ,
Ka bë  kryet si shtëllungë leshi !
 Refreni:
 Ma mirë faqebardhë – pa bukë ,
 Se këngëtar – rapsod hajduk !
 Ma mirë bujar e hallexhi ,
 Se këngëtar e dilenxhi !

E ka vu një dhëmbë dukati –
Shokëve t’ vet ua ka inati !
Kur djersitet – i vjen era ,
Tu i rrasë hundët nëpër kamera !

Derë me derë shkon nëpër oda ,
Kaçurrelat ia do “moda”!
Plisi i bardhë s’i  rri mbi kokë –
I rrëshqet prej leshit – i bien për tokë !

Kur shkon n’ dasma me shoqëri –
Kërkon shkëmb, t’ ulet karshi ...
I hapë sytë nëpër dritare –
Mos po i sheh vajzat fshatare ?!

Shokëve t’ vet , këngët ua vjedh –
Ua shet popullit – pare mbledh !
I shti hundët n’ televizor –
Paraqitet si autor !

N’ kurriz t’ shokëve , këndon nga pak ,
Duke u çjerrë si gjel gollak !
Zëri i tij , si zëri i djajve –
Si me shqye qebe t’ kuajve !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora