| E merkure, 15.04.2009, 05:34 PM |
Ekrem Ajruli - Tetovë
Ekrem Ajruli
Thas bërllogu
Nerëzit pyesin
Me habi
Pse thesi i bërllogut
Vertikalisht
Nuk rri
Për toke e shtrinë
Më e lehta
Puhi
Sot kudo hasim
Thas bërllogu
formash
Të ndryshme
Të shkurtër
Apo të gjatë
Që tërë ditën rrinë
Në grykë
Shtërnguar
Me kravatë
Ndër ne ngeli sinonim
Besa iku e u struk në legjendë
Ndër ne ngeli sinonim
Skënderbeut iu mpinë krahët
Nga betejat në biseda
Gjokut i ranë
Patkonjtë nëpër këngë
Barleti dhe kronikat
Humbën në haresë
Isait iu zbardhën
Tirqit galan
Varur kafeneve
Opingat iu coptuan
Nga gotat e thyera t’viskit
Mic Sokolin e mbyti
Tymi i duhanit në çajtore
Hasan Prishtina shiqon reptë
Nipin e stërnipin
Tek luajnë lojën e dajanit
Ismail Qemali sodit
Mallëngjyeshëm flamurin
Kur e ngremë dhe na e ulin
Mbi kolibe të bostanit
Shota shiqonë me zili
Vajzat e nuset në dasma
Veshur në dimi Stambolli
Azemit ngujuar në shpellë
Koka i ushton
Nga krismave në ahengje
Nagantit të Avniut
I laget baroti
Nga vrushkujt e rakisë
Migjenit i ngec pena
S’din ç‘të shkruaj
Mjerimi e turbekuloza
S’qenkan gjë
Para murtajës moderne
Drogë
Marigona buzë detit
Del që me natë
Të thurr terleme
Për haxhinjët
E trevës së Pollogut
Dhaskal Todhri i thinjur
Përkëdhel shkronjat
E shkrira në stoli
Pushteti na fal
Shkollë për botën tjetër
E bekon nji haxhi
Shyqir jarabi
Maratona
Vraponi për post
Burra o burra
Për fronin e butë
Ndroni shtatë lëkura
Vehuni në gara
Dijetar bixhozxhi
Ta zbukurojmë fronin
Me një bozaxhi
Nuk lyp rrethina
Burra dyfeku
Qeveria lyp
Tëhollues bureku
S’i duhen miletit
Burra për pleqëni
Deputet bëhet
Dhe një tatlixhi
Hallet sot
Që ka vatani
I zgjidh me lehtësi
Dhe zotëri nallbani
Ndaj u bëj apel
Mos e çajmë gurmazin
Por me dinjitet
Ta zgjedhim matrapazin
punët tona
mbarë do t’ecin
po ia ofruam
në ndihmë
agapijanecin
Pasi t'gjithë vijnë
nga sistem i vjetër
t’mos lodhemi kot
të formojmë klan tjetër
Jeta
Në fëmijëri
Letër e bardhë
Si bora
Ç’të donë zemra
e rrëmben dora
në rini
plotë andralla
veç luksit e argëtimit
për asgjë s’të ha kopalla
burrëria
jetë gomari
argat i të gjithëve
eh! Jetë, jetë k...(ali)
O mik
(mikut R. Sinani)
ike natën në heshtje
pa lënë amanet
ike nga kjo botë servilësh
o mik
ku njeriu han sojin e vet
ike se të bezdisi
shtresa e injorancës
intelektuale
krimbat e krimbave të kuq
që erdhën nga gropa fekale
kjo botë e krimbur
o mik
shtrihet nga kollarja
deri poshtë rripit
si dje edhe sot e drejtojnë
pasardhësit e edipit
ike o mik
pa thënë lamtumirë
ike nga kjo botë plot myk
botë që jetën na e brenë
nga pak e përditë
eh! mik
edhe në varr
s’të lënë të qetë
do të sulen krimbërisht
se fjala e poetit vret.