Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fakte dhe dokumente që botohen për herë të parë, familja bën apel për gjetjen e eshtrave

| E merkure, 15.04.2009, 06:45 PM |


Nga Nikolin Kurti

Mbi vrasjen e meshtarit 74-vjeçar, Dom Shtjefën Kurti

Kush eshte Shtjefen Kurti - Dom Shtjefen Kurti ka lindur ne Prizren me 24.12.1898 ne nate Krishtlindjes nga nje familie kosovare e cila ne vitet e pare te 1900 u zhvendos ne Ferizaj. Qe nga koha e Turqise dhe deri ne kohen e Serbise se Pare, i jati ka qene marre me tregtine e drithrave dhe artikujve ushqimore duke siguruar nje pasuri te mire. Shkollen fillore e kreu ne Ferizaj ndersa gjimnazin ne shkollen e Jezuiteve ne Shkoder . Ne vjeshten e v.1918 eshte regjistruar ne Universitetin Shteteror  e Insbruck – Austri per teologji. Pas nje viti me mbarimin e luftes se pare boterore shkon ne Itali per te vazhduar atje studimet e e tjera te larta. Mbasi ne vitin 1921 shugurohet prift kthehet ne Mbreterine Jugosllavise dhe fillon pune si sekretar i Kryepeshkopit ne Shkup per 6 muaj dhe meqenese Kryepeshkopi u transferua ne Shkoder caktohet famullitar ne katundin Novoselle te nenprefektures se Gjakoves. Kercenuar nga organizata serbe “Crna Puka” me dt.2 janar 1930 kalon kufirin ilegalisht per ne Shqiperi . Po ate vit merr nenshtetesine shqiptare duke mbajtur dhe nenshtetesine jugosllave pasi nuk kishte bere shperngulje civile . Fillimisht vendoset ne Shenaprende te Krujes dhe ne v.1933 emerohet famullitar ne fshatin Gurez. Ne prill 1938 emerohet famullitar i Famullise Katolike te Tiranes deri ne tetor 1947 kur ndodh arrestimi i pare dhe denohet nga nje Gjykate Ushtarake me 20 vjet burg. Denimin e kryen ne burgun e Burrelit deri ne maj 1963. Mbas refuzimit per te punuar si famullitar ne Jube te Durresit nga organet komuniste te atij qyteti rikthehet ne kishen e Gurezit. Pas mbylljes se dhunshme te objekteve fetare dhe ndalimit te ushtrimit te fese punon si kooperativist ne kooperativen bujqesore te Gurrezit deri me 11 qershor 1970 kur ndodh arrestimi i dyte. Ne 22 korrik te v.1971 denohet me vdekje me pushkatim dhe ekzekutohet ne moshen 74 vjec ne menyre shume te fshehte me 29 shtator 1971. Akoma deri me sot nuk i eshte gjendur varri i tij.

Vepra baritore ne sherbim te Kishes Katolike dhe Kombit Shqiptar

Mbasi mbaron me nota te shkelqyera universitetin teologjik te “Propaganda Fide” ne Rome, ftohet te punoje ne Shtetin e Vatikanit por ai refuzon duke e motivuar “fatin tim e kam te lidhur me fatin e popullit tim shqiptar dhe prandaj dua te gjendem prane tij”. Por gjendja popullsise shqiptare ne Kosove ishte e mjerueshme nen sundimin dhe gjenocidin e vazhdueshem serb ndaj tyre. I edukuar dhe shkolluar me parimet  e te drejtes se patjetersueshme universale te jetes, te lirise, te prones, gjuhes amtare, te shprehjes se mendimit etj. nuk mund ta paranonte realitetin shtypes dhe vrases qe shteti i Mbreterise se Dyte te Jugosllavise ushtronte mbi popullsine e pambrojtur shqiptare ne trevat e saj. Per kete qellim ay se bashku me dy prifterinj te tjere Dom Gjon Bisaku dhe Dom Luigj Gashi mbledhin fakte, deshmi etj.dhe pergatisin nje material te fuqishem denoncues te emertuar “Memoire” ku ne 50 faqet e saj ne menyre te shkelqyer denoncohet dhuna dhe genocidi i shtetit te jugosllavise mbi popullsine shqiptare qe jetonte ne ate kohe ne hapsirat e Mbreterise se Jugosllavise. Ky material ju dorezua Eric Drumond, Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes se Kombeve, ne ate kohe me qender ne Gjeneve. Aty ne Gjeneve te Zvicres ai deklaronte: “Zoti Sekretar i Pergjthshem, ne nuk jemi te derguarit e pare te popullsise shqiptare qe jetojne ne Mbreterine e Jugosllavise e qe po paraqesin perpara Lidhjes se Kombeve gjendjen aq te trishtuar qe i eshte krijuar kesaj popullsie nga thundra serbe. Ne me siguri, nuk do te jemi as te fundit qe po protestojme perpara ketij forumi te larte per te kerkuar drejtesi nderkombetare , po qe se politika e pushtetareve te Beogradit nuk do te ndryshoje rrenjesisht ne qendrimet e tij kunder popullsise shqiptare… Denuar nga nje fat  i zi dhe duke kaluar nga nje verdikt ne tjetrin, kjo pjese e kombit shqiptar jo me e paket ne numer se sa ajo qe perben Shtetin e Pavarur Shqiptar , asnjehere e per asnje cast , pas kaq shekujsh , nuk e ka shijuar miresine e lirise. E drejta e vetvendosjes se popujve , e shpallur me aq solemnitet nga themeluesit e Lidhjes se Kombeve, apostuj te paqes nderkombetare mbetet per ne vetem nje deshire e shenjte”. Ky fjalim dhe materiali denoncues “Memoire” beri qe Lidhja e Kombeve te hapte nje hetim nderkombetar duke ngritur nje komision te perbere nga perfaqesues diplomate nga Spanja, Kina dhe Norvegjia. Mbreteria e Jugosllavise menjehere per te amortizuar situaten e krijuar ne kete organizem nderkombetar te larte emeron menjehere si ambasador prane Lidhjes se Kombeve shkrimtarin e madh serb, fitues i cmimit Nobel Ivo Andrric. Ky ambasador me reputacion te madh europian duke perfituar nga diplomacia e dobet e shtetit ame dhe duke shfrytezuar lidhjet e forta qe Serbia kishte me kancelarite perendimore arriti pas tre vitesh te bindte Komisionn ntri palesh Spanje-Kine-Norvegji qe ky dokument te konservohesh. Kjo veprimtari e madhe patriotike rriti akoma me shume reputacionin e tij qe nuk ishte gje tjeter vecse vazhdim i angazhimeve fetare dhe patriotike qe gjithmone kane kryer kleriket tane.

Persekutimi, Dënimi dhe Martirizimi

Ardhja e regjimit komunist ne 28 nentor 1944 Dom Shtjefen Kurtin e gjen ne krye te Kishes Katolike te Tiranes te cilen e drejtonte prej vitit 1938. Reputacioni i tij ishte shume i larte, reputacion i ngritur jo vetem si meshtar i kishes katolike autoritare mbi 100 vjeçare te ndertuar nga Perandori Austriak Franc Jozef ne qender te kryeqytetit por dhe se per nje vit deri ne prill 1939 ay ishte Kapelani i Mbretereshes Gjeraldine te ciles i kishte ndertuar nje kapele ne pallatin mbreteror per nevojat e saj shpirterore te lutjes. Nderkohe gjate periudhes se pushtimit italian dhe gjerman ay shpetoi mbi 10 hebrej nga persekutimi, shpetoi me dhjetra familie tiranase duke i strehuar ne kishe gjate bombardimeve , duke shperndare e  dhene ndihma , mbeshtetje, solidaritet njerezve ne nevoje , antar i komisionit qytetar te Tiranes per mbrojtjen e qytetit nga djegia qe mund te pesonte nga projekti i futjes se partizaneve ne kryeqytet  pas largimit te pushtueseve italiane shtator 1943 etj. , nga influenca absolute qe ay kishte ne Kupolen e Arqipeshkvise se Durres-Tirane. Per kete aresye ai qe ne ditet e para te vendosjes se qeverisjes komuniste shenjestrohet per izolim dhe likujdim. Ne tetor 1946 arrestohet dhe ne prill 1947 denohet nga Gjykata Ushtarake e Tiranes. Ne vendimin e saj nr.s’ka dt.17.4.1947 thuhet: “Me akuzen: ka qene antar i udheheqjes dhe organizator i Organizates Fashiste Terroriste te Sami Qeribashit dhe ne baze te neneve 3,7 paragrafi 8,9,10 te Ligjes nr. 372 e denon me 20 (njezet) vjet burgim pune te detyruar, humbjen e te drejtave civile dhe politike  per 5 (pese) vjet kohe”. Me 11 qershor 1970 ne moshen 72 vjeç ai arrestohet per se dyti tanime ne Gurrez ne magazine si puntor kooperative duke shkoqur miser. Pas nje viti hetuesi te pashembullt per te vertetuar akuzat e rrejshme  politike, propagandistike dhe deshmite false ne korrik te 1971 ai denohet nga Gjykata e Rrethit Kruje pas nje gjyqi popullor treditor me denim maksimal.

Reagimi ndërkombetar mbi vrasjen e Dom Shtjefen Kurti

Pushkatimi i Dom Shtjefen Kurti u be ne menyre jashtezakonisht te mistershme per te cilen ai rregjim e kishte pervojen me te mire. Varrimi u krye ne nje vend te fshehte dhe nuk eshte gjendur asnje dokument ne te cilen te pershkruhesh veprimi i pushkatimit dhe vendi i varrimit sic behej per raste te tilla. Kjo vrasje u mbajt e mbyllur dhe vetem ne pranvere te v.1973 ay u be e ditur nepermjet agjensive italiane e austriake te cilet morren te parat informacion e ketij rasti. Reagimi nderkombetar mbi kete krim ishte i menjehershem dhe regjimi komunist u vendos nen kritika dhe akuza mjaft te renda. Pothuajse te gjitha agjensite e lajmeve, gazetat prestigjioze europiane, televizionet kryesore më me ze e denoncuan kete fakt dhe denuan regjimin e Enver Hoxhes si regjimin me te eger e kriminal te botes lindore. Ne Amerike diaspora shqiptare u trondit thelle nga ky akt dhe organizoi tubime te fuqishme prane pallatit te xhamte te OKB ne Nju-Jork. Ato me parulla dhe slogane antikomuniste u ngjiten deri ne katin e 14 ku ndodhesh misioni yne diplomatik dhe vetem nderhyrja e policise zmrapsi nje shperthim dhe nje ndeshkim inati mbi kete mision. Radio Vatikani zyrtarisht konfirmoi si barbare vrasjen e Dom Shtjefen Kurti. Papa Piu XII e denoi rende kete akt te papare ne historine e  njerezimit duke denuar rendin komunist shqiptar dhe ngritur lart heronjte e katolicizmes shqiptare. Vatikani u lut per shpirtin e tij dhe per popullin martir shqiptar qe vuante nen rregjimin diktatorial enverian. Me dt. 1 Prill 1973 perpara godines se OKB ne NewYork  qindra shqiptare te ardhur nga  shtete te ndryshme te Amerikes ishin grumbulluar me pankarta ne duar  dhe protestuan me letra e memorandume , drejtuar autoritetit me te larte te OKB , per te nderhyre vendosmerisht prane qeverise komuniste qe te ndaloje persekutimet ne popull. Kjo proteste drejtohej nga Zef Pashko Dedaj, Dom Zef Oroshi dhe Pader Daniel Marku te cilet shprehen ne emer te qindra protestuesve  indinjaten e thelle mbi vrasjen e Dom Shtjefen Kurtit. Diplomate shqiptare te misionit ne shenje provokative ndaj ketij tubimi, prej katit të 14 ku ndodheshin zyrat e Perfaqesise  Shqiptare hodhen veze dhe boca me uje ne drejtim te tyre. Acarimi arriti kulmin dhe protestuesit kaluan rojet  ne hyrje te pallatit te xhamte dhe me ane te ashensoreve u ngjiten deri ne katin e misionit. Vetem nderhyrja energjike e perforcuar e policise ndaloi konfrontimin midis protestueseve te irrituar dhe diplomateve komuniste provokative. Gazetari Angelo Montanati shkruan , me 29.04.1973 , nje artikull te posaçem nen titullin “Il Prete Fugilato d’Albania” ne gazeten prestigjioze “Famiglia Cristiana”, ku synon te hedhe drite mbi jeten dhe vepren shpirterore te Dom Shtjefen Kurtit, nje pasqyre te jetes plot vuajtje, punes plot pasion dhe vdekjes se mistersheme te ketij Shenjtori te paharruar. Vatra e luftes kunder padrejtesive qe po i behej fese dhe martireve te saj tashme ne Europe ishte ndezur ndersa ne Shqiperi fillimisht mbizoteronte heshtje varri . Figura e persekutimit  deri ne pushkatim ne moshen 74-vjeç ishte me e diskutuara ne mediat europiane dhe ato amerikane. Gazeta gjermane “FELS” me 17 Mars shkruante: “Qeveria komuniste me dekretin ‘Per heqjen e besimeve fetare’ me 1967, shkaterroi te gjitha shpresat e besimtareve katolike. Shtjefni (Shtjefen Kurti) u zhvesh nga petku i fese dhe punonte si puntor magazine ne nje kooperative bujqesore. Shume militante komuniste prishen ne Lezhe nje kishe, buze Drinit. Shtjefen Kurti i pa dhe protestoi me energji kunder ketij akti barbar. Pas pagezimit te  nje femije me kerkesen e prinderve te vet ai kapet nga policia dhe kjo i kushti jeten. Prifti u denua ne njejten salle qe kishte qene me pare nje kishe. Shtjefen Kurti ne fjalen e tij te fundit tha: Une jam nje prift eshte detyra ime te pagezoj dhe te ndaj sakramentet te gjithe atyre qe me luten per kete”. Gazeta gjermane “Weltbild” e dt. 16.05.1973 shkruante ne titullin: “Pagezimi i solli Vdekjen” ...Nje prift 74 vjecar beri detyren e tij, ai pagezoi nje femije per te cilin u pushkatua… Procesi gjyqesor u be ne nje kishe te atëhershme. Kisha u mbush plot me njerez. “Doni te uleni , ju lutem? – pyeste gjykatesi me ironi te pandehurin i cili qendronte prane vendit kur dikur kishte qene altari dhe tregonte me gisht nga ai. – Ju mund te filloni me meshen, - foli perseri gjyqtari me ironi cinike dhe qeshi. Heshtja ishte pergjigjia. - A keni pagezuar nje femije? - pyeste gjyqtari. - Une jam prift, - tha Shtjefen Kurti si pergjigje - eshte detyra ime per me dhurue cdo sakrament dhe per me u lut”. Denimi ishte me vdekje, me pushkatim. Nje emigrante nga Shqiperia, zonja G.T. qe sot banon ne Vjene, i tregon me hollesi te gjitha keto …Ajo ka qene deshmitare e ketij procesi. Ajo thote se “do ta them emrin vetëm atëhere kur nje proces per rehabilitimin shpirteror te Shtjefen Kurtit do te behet nje dite. Ajo eshte plotesisht e bindur se Shtjefen Kurti ka vdekur si nje martir i vertete”. Tashme opinioni nderkombetar ishte sensibilizuar. Te gjitha organet e shtypit ne mbare boten perkrahnin levizjet masive perpara ambasadave, perkrahnin forcat demokratike ne mbeshtetje te figures se Dom Shtjefnit dhe denojne dhunen e pashembullt qe po ndodhte ne Shqiperi. Gazeta italiane “L’Osservatorio Romano” ne Maj 1973 shkruante, “revolucioni kulturor i vendosur me force ne te gjithe shtetin shqiptar ka arritur qellimin e tij. Kishat Katolike, Ortodokse dhe Xhamite jane kthyer ne shtepi kulture. Per te çrrënjosur mizorisht e egersisht ndjenjat rregulltare dhe traditat fetare ne popull drejtuesit komuniste te perkrahur nga fanatizmi i te rinjve kane mbjellur terrorizmin dhe vdekjen .Prifterinj e rregulltare me paturpesine me te madhe akuzoheshin per tradheti ndaj partise dhe spiunim ne favor te Vatikanit apo nje force te huaj. Mbi Shtjefen Kurtin meshtar katolik teper i moshuar urdherohet pushkatimi. Te profesionosh fene nuk do te thote te kryesh nje krim  dhe te ndiqesh penalisht por eshte nje e drejte krejt e shenjte dhe natyrore e personit njerezor. Figura e Dom Shtjefen Kurti merr permasa universale”. Dom Anton Kcira , prift i Kishes Katolike te Detroit USA kujton  “ Ishte dite pranvere kur degjoj nga valet e Radios Komuniste te Tiranes Zyrtare se kishin gjetur kriminelin, tradhetarin  e shtetit shqiptar. …Shkoj menjehere ne Vjene te Austrise tek Pader Paulini dhe me dhimbje i tregoj per ngjarjen e kobshme qe kisha degjuar ne Radio Tirana. Padre i prekur thelle nga ky lajm i zi takon menjehere Atasheun Austriak ne Ministrine e Jashteme i cili  me ane te nje note-proteste   ne emer te Qeverise se Republikes se Austrise i drejtohet shtetit shqiptar per kete  dhunim te rende ndaj jetes se nje prifti kaq te moshuar.                                

Reagimi i regjimit komunist

Sikurse ka qene zakon per qeverine  komuniste ay i priti me indiference dhe heshtje keto ngjarje duke mos i pranuar ato. Por kur faktet e sakta, protestat mbuluan rruget e kryeqyteteve kryesore europiane dhe e tere media e shkruar dhe vizive trajtonin dhe argumentonin kete vrasje dhe dhunen qe ushtrohej ne Shqiperi, Qeveria Komuniste u detyrua te reagonte duke e pranuar kete vrasje te padegjuar. Zbardhja e krimit te vrasje se meshtarit katolik Dom Shtjefen Kurti nga bota perendimore e vuri ne nje pozite jashtezakonisht te rende rregjimin komunist perpara vendeve dhe shteteve perendimore. Menjehere ky rregjim pasi ju zbulua krimi i bere filloi sulmet e tij paranojake mbi te gjithe armiqte e tij te jashtem dhe te brendshem. Keshtu gazetat “ Zeri i Popullit”, “Bashkimi”, “Zëri i Rinise “ etj. Radio e TVSH, Ministria e Jashtme  e qeverise se Mehmet Shehut dhe te gjtha perfaqesite diplomatike te atij rregjimi ne bote. Kongreset e PPSh ne Tirane, ajo e gruas ne Shkoder, Frontit Demokratik Shqiptar e BRPSH, qindra letra dhe telegrame te organizatave te partise, gruas e rinise etj. shpallen kryqezaten me te eger ndaj figures dhe vepres se Dom Shtjefen Kurtit dhe njekohesisht te gjithe botes kapitaliste dhe revizioniste te botes. Te gjitha ambasadat dhe misionet shqiptare ne Europe e deri ne Turqi porositen te marrin masa per te perballuar kete vale protestash. Ato filmojne fshehurazi nga ambientet e brendshme dhe dergojne filmime dhe raporte per dite ne ministrine e Jashteme ne Tirane ku jo vetem informonin por kerkonin ndihme dhe mbeshtetje per perballimin e situates. Jane me dhjetra fonograme te shifruara me raporte , pseudonime diplomatesh apo personazhe te huaj agjente apo mbeshtetee te rregjimit komunist. Aty jepeshin porosi, udhezime dhe urdhra per te perballuar kete denoncim nderkombetar qe i be vendit dhe rregjimit me te mbyllur dhe te eger te kampit komunist. Te gjitha keto raporte mbanin shenimin “Teper Sekret”dhe ne qoshe lexohet shenimi “per sh.Enver, sh.Mehmet” Si rrjedhim drejtimin e luftes mediatike, diplomatike e deri agjenturore ndaj botes perendimore per fshehjen, disinformimin apo shtremberimin e saj , pergatitej , urdherohej e porositej direkt nga dy dheheqesit me te larte te Shqiperise komuniste e pikerisht Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Angazhimi i tyre personal ne kete proces sulmesh e shpifjesh antiperendimore verteton faktin se ato jane drejtpersedrejti projektuesit e arrestimit, gjykatesit e denimit me vdekje,  zbatuesit e  pushkatimit dhe fshehesit e krimit te kryer mbi meshtarin katolik  74 vjecar, Dom Shtjefen Kurti.

Apel i familjarëve “Kurti”

Ne emer te mbi 120 familjareve, te aferm, pjestare, trashegimtare te familjes Kurti dhe shume te tjereve miq e dashamires tane, ju bejme Apel te gjitha institucioneve shteterore, publike, shoqerore, private, religjioze, humanitare, gazetave, revistave, radiove, televizioneve etj. individeve te ndryshem, persona qe kane njohuri apo munden te na ndihmojne: ju paraqesim kerkesen tone per ndihme, mbeshteteje dhe bashkepunim ne gjetjen e varrit enigme ku ndodhen eshtrat e njeriut tone te dashur viktimes Shtjefen Kurti.