E merkure, 21.04.2021, 08:34 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Viruset, "armiqtë" që vijnë nga Lindja

E marte, 14.04.2009, 08:21 AM


Një raport i ri mbi emergjencën e infeksioneve të vitit 2009

Që nga TBC, gripi, hepatiti e shumë baktere të panjohura

TBC, grip, hepatit dhe shumë baktere të panjohura kanë ardhur nga Lindja e Largët dhe tani kërcënojnë vendet perëndimore. Një raport evropian fotografon emergjencën e infeksioneve të 2009-ës

Udhëtojnë në avionë, ndonjëherë edhe në bordin e pasagjerëve, ose të fshehur në mbajtëset e anijeve. Përshkojnë mijëra kilometra rrugë deri sa vijnë në Evropë, ku më pas infektojnë njerëzit. Janë viruset dhe bakteret, pasagjerë të frikshëm, për të cilët nuk ekziston kontrolli i pasaportës. Për të mbajtur nën kontroll këtë fluks të madh virusesh e bakteresh, sytë e ekspertëve janë drejtuar për nga Lindja. Në Lindje kushtet e këqija higjienike dhe administrimi i dobët mjekësor kontribuojnë në formimin e rezervave të agjentëve infektivë.

Në Lindje "jetojnë" dy viruse: gripi dhe tuberkulozi, por janë të pranishme edhe pjesa më e madhe e 49 infeksione "të quajtura speciale": prej këtyre 21 e kanë rritur influencën e tyre me kalimin e viteve. Këtu mund të përmendet klamidia dhe hepatiti C. Përveç këtyre rasteve emergjente, ka të tjera që për momentin nuk ngjallin alarm, por thjesht duhet të tregojmë kujdes. Për shembull, në vitin 2007, në Evropë ra një epidemi e quajtur "Chikungunya". 166 persona u prekën nga simptoma të ngjashme me ato të gripit, me temperaturë të lartë, dhimbje koke, të vjella dhe sidomos dhimbje trupi. Virusi erdhi në Evropë me avion. Ai vinte nga vendet ku jeton mushkonja tigër, në Indi, Malajzi dhe Indonezi.

Llojet e gripit

Rastet vlerësohen në bazë të shifrave. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rastet njerëzore me grip, të regjistruara gjatë dy muajve të parë të 2009-ës, janë 16, 6 prej të cilave me pasoja fatale. 10 raste të tjera u numëruan në Kinë, Vietnam dhe Egjipt. Duke e krahasuar me vitin e kaluar, numri i infeksioneve është rritur. Ai që ngjall më shumë shqetësim është numri i kafshëve të infektuara: nga dhjetori i 2008-ës e deri në shkurt të 2009-ës, vetëm në zonën e Hong-Kongut u infektuan 90 mijë pula. Tani autoritetet konfirmojnë për përhapjen e një virusi të rrezikshëm. Bëhet fjalë për H5N1 (gripi i shpendëve) i sjellë nga zogjtë shtegtarë. OBSH-ja po mbikëqyr situatën, sidomos në Indi, Nepal, Vietnam, ku në fund të shkurtit kanë shpërthyer edhe disa epidemi të tjera. Gripi kinez është rasti i parë i sjellë nga një qen, i cili ngordhi nga H5N1: "Rezultatet tona tregojnë se gjenotipi i virusit mund t‘i kalojë barrierat e llojit dhe të infektojë gjitarët", shpjegon një studiues që e ka publikuar studimin e tij në revistën "Plos one". Për momentin në Evropë virusi është i përhapur vetëm mes zogjve, por sipas raportit të OBSH-së, rreziku i infektimit është jashtëzakonisht i madh, sidomos mes vendeve që bëjnë tregti me Azinë. Më të ekspozuarat janë Rumania, Moldavia dhe Gjeorgjia. Pas përhapjes së viruseve, një tjetër shqetësim është edhe ai i ilaçeve, sepse efektshmëria e tyre për të parandaluar infeksionet vazhdon të zvogëlohet.

Tuberkulozi

Emergjenca e dytë evropiane është tuberkulozi. Vitet e fundit kjo sëmundje prek mbi 9 milionë persona në botë, ndërkohë që vret 1.7 milionë, ose më saktë 5 mijë njerëz në ditë, nga Kenia në ish-Bashkimin Sovjetik e Nju Jork. "Kjo sëmundje është një mik i padëshiruar", thotë një doktor. Mes sëmundjeve ngjitëse, tuberkulozi është ndër më të rrezikshmit: 17.6 raste në çdo 100 mijë banorë.

TBC-ja mund të haset te njerëzit e varfër që jetojnë në qytete të mëdha, te të burgosurit, të prekurit nga SIDA dhe përdoruesit e drogës. E nëse mendojmë se rreth një e treta e të sëmurëve me TBC në botë jeton në zonat e juglindjes aziatike, atëherë kuptohet se përse e gjithë vëmendja e doktorëve është e përqendruar pikërisht te këto vende. Rezultojnë 22 vende të cilat mbartin virusin e TBC-së. India qëndron në krye të klasifikimit. Pjesa më e madhe e infeksioneve prek meshkujt nga 15 deri në 54 vjeç, pikërisht atë pjesë të popullsisë që është më e prirur për të emigruar. Edhe këtë herë lidhja mes Azisë dhe Evropës është porta hyrëse e sëmundjes: në Rumani, për shembull, janë 126.4 raste në çdo 100 mijë banorë.

Hepatitet

Edhe në rastet kur vaksina ekziston dhe është efikase, prania e njerëzve jo imunë bën që infeksionet të udhëtojnë nga njëra anë e botës në tjetrën. Kjo është ajo që ndodh me hepatitin B, sepse jo në të gjithë botën njerëzit vaksinohen. Për shembull, nëse njerëzit në Evropë janë të vaksinuar, në Kinë, ku sëmundja është endemike, kjo gjë nuk është dhe aq e përhapur. Në Kinë jetojnë 120 milionë të sëmurë kronikë, ndërkohë që sëmundjet e mëlçisë bëjnë më shumë viktima se sa SIDA, tuberkulozi dhe malaria së bashku. "Në Kinë llogaritet se 9 për qind e popullsisë është e infektuar nga virusi, ndërkohë që përqindja arrin në 15 në disa zona të jugut", shpjegon drejtori i gastroenterologjisë dhe hepatologjisë së Universitetit të Hong-Kongut. "Vetëm 0.8 për qind arrin të mjekohet". Transmetimi i këtij virusi përmes rrugëve seksuale të shokon: në Evropë ky lloj infektimi është në vend të dytë pas atij përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Për hepatitin C, nuk ka vaksinë. Janë në dispozicion ilaçe, por te 5 për qind e të sëmurëve kronikë zhvillohet kancer në mëlçi. Për këtë arsye, studiuesit evropianë janë të shqetësuar për rritjen e përqindjes së kësaj patologjie, që sot prek 6.7 persona në 100 mijë banorë. Në botë numërohen 170 milionë të sëmurë dhe më shumë se gjysma, rreth 94 milionë, jetojnë në vendet aziatike.

Infeksionet

Më pak i rrezikshëm është infeksioni që vjen nga klamidia trakomatis, që në 2006-ën arriti në 250 raste. Sipas ekspertëve, kjo është një shifër e ulët, sepse infeksioni qëndron i heshtur, pa simptoma, në 30 për qind të rasteve. Çdo vit në botë shfaqen rreth 90 mijë raste të reja infeksioni, gjysma prej të cilëve jetojnë në juglindjen aziatike. Bakteri arrin të fshihet, pa dhënë simptoma për një kohë të gjatë dhe godet gjithmonë e papandehur të rinjtë nga 15 deri në 24 vjeç. Sëmundja përhapet përmes rrugëve seksuale dhe nëse nuk kurohet mund të sjellë forma të rënda infeksioni të të gjithë aparatit gjenital, duke rrezikuar kështu edhe lindjen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora