Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ne lidhje me Konferencen e Lidhjes shqipetare ne botë:

| E premte, 20.07.2007, 08:04 PM |


Nga Riza Lahi

Në kushtet kur mbi një milion Shqiptarë të Shqipërisë postkomuniste janë në përpjekje të përditëshme kundër asimilimit të javashtë dhe të pandjerë; kur anembanë territoreve shqiptare banojnë katër herë më shumë shqiptarë nga gjaku, sesa mbrënda territoreve të tyre, një tubim i tillë është për t’u përshëndetur nxehtësisht.
Jam informuar nga njëra prej organizatoreve të Kongresit të Dytë të kësaj Lidhjeje mbarëshqiptare, një grua shumë e nderuar në diasporën shqiptare e , sigurisht edhe në atdhe, zonja nga Berati Vitore Stefa Leka, për disa arritje , si rezultat i Kongresit të Parë që është mbajtur me 26-27 dhe 28 nentor 2001 (6 vite më parë në Prizeren, Kosovë,). Gjithsesi, unë, si resident i përherëshëm në Tiranë, nuk pretendoj te jetë ndjerë edhe aq fryma e atij kongresi brënda shtetit shqiptar, por, sic këmbëngul plot pasion zonja Leka, kjo fryma e kongresit të parë të LSHB ( Lidhja e Shqiptarëve të Botës) është ndjerë dhe ndjehet me furi anembanë globit, e sidomos në degët e LSHB në Zvicër, Gjermani, itali, Suedi vendet e Beneluksit apo Angli ku , kjo lidhje , ka ecur , vazhdon te eci dhe ka prirje serioze për drejt atij qëllimi fisnik – bashkimin e shqiptarëve … Bashkimit të tyre ku janë anembanë dheut; duke ecur drejt këtij bashkimi me kujdes, ëmbël dhe ngrohtë , në linjat që na bashkojnë.

Ëmbël dhe lehtë….Siç na bashkojnë këngët dhe valet popullore, siç na bashkon gjuha dhe doket tona, që nuk pyesin as për bindje politike dhe as për ngjarje pragmnatiste. Ky tubim presupozon pra, të qëndrojnë në një sallë dhe të pijnë kafe në emrin e Shqipërisë, Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu, I burgosuri dhe persekutori i tij, socialsiti dhe demokrati, katoliku dhe myslimani, burri i tradhëtuar nga gruaja e tij dhe dashnori i saj. Edhe “presidenti” i firmës që e paguan punëtorin e tij në mënyrën më të pashpirt dhe pa siguracion, por edhe argati i tij. Edhe albanezët – sulmues të llahtarëshëm të njëri-tjetrit nëpër internet.
Edhe ata. Tamam , sikur gjyshërit tanë kur merrnin armët e dilnin në të njëjtën llogore për të luftuar sulmuesin e huaj me uniformë ushtrie, të armatosur dhe, si çdo pushtues, të pashpirt. Janë të tmerrëshme të gjitha këto, ë ?

Sigurisht, por , secili duhet t’i vërë një gur zemres së tij dhë të tolerojë në emrin e nënës sonë të përbashkët, Shqipërisë që sot ka nevojë ta ngrejë lart dinjitetin e saj .

I interesuar per punen fisnike te LSHB-se kam mesuar se ne Suedi e Danimarke , ku është president i degës gazetari Luigj Shkodrani ( Pse mban për mbiemër , vallë, qytetin e lindjes sime?), paskan nje revistë , një shkollë shqipe… paskan edhe një radio qe flet shqip dhe nuk u shpëton asnjë artikull i bukur dhe i thukët kombëtar që botohet në shtypin e atdheut që të mos e ribotojnë; ashtu, mirë , hijshëm dhe, mbase edhe me lotë të fshehur.

Nga ana tjetër…Fantastike! Në Australinë e tejlargët vellezerit binjakë , ulqinakët Sami dhe Naim Flamuri, bashkëkryetarët e LSHB-se per Australinë , pas pjesëmarrjes në kongresin e pare, paskan hapur nje televizor qe flet shqip ne mes te Merlburnit.
Kam degjuar nga disa emigrantë bile kam ndjekur ne televizjon koncertin e madh qe u zhvillua ne emer teLSHB-dega Itali ne Ravenna me president Alban Krajen si dhe shume aktivitete te tjera qe zhvillon kjo lidhje ne qytete te ndryshme te italise…
Po…Sa shqiptari është në Greqi, Gjermani…Mua më kanë shpëtuar lotë ndërsa lexoja në një gazetë të Tiranës se si shkruante dikush nga Australia , mos gaboj. Shkruante me shumë gabime ortografike, me dialekt të trashë verior, vecse, kujdes, si një luftëtar që ka marrë shtatë plagë por kishte ruajtur edhe pak frymë sa për të thënë fjalët e fundit, shkruante se, ku rron ai, fëmijët e shqiptarëve nuk dinë të flasin më shqip; po kështu … po kështu edhe baballarët e tyre në klube apo takime, nuk fjalosen më shqip…
Nuk është puna për prirje të sëmura nacionaliste, por është puna për të mbrojtur me gjak e me shpirt arrtijet më të bukura të shqiptarëve në shekujt e tyre shumë të gjatë; arritjet e tyre më të bukura që janë të kërcënuara seriozisht.

Duhet furi më e madhe. Derisa të arrijmë që shteti i shqiptarëve të jetë një nukël i fuqishëm, ashtu qe ky tubim per mendimin tim duhet ndihmuar nga të gjithë. Kjo inisiativë e gjënduar në shpirtin e të gjith shqiptarëve, por e konkretizuar nga dy vëllezër prizrenas, prej Kosovës Martire, le t’i ngjajë një shqiponje që kërkon zoçka t e veta ngado , sepse don t’i mbrojë, qoftë dhe me një flatër të vet.

Takimi, i kryesise dhe keshillit kombetar te LSHB-do te mbahet sivjet në Korrik, në qytetin historik të Lezhës dhe simboli është fare i qartë për të gjithë.
Ndaj dhe duhet përshëndetur nga të gjithë dhe duhet të japim kontributet tona që ky forum të mos kthehet në një qënie groteske, donkishoteske, pllakateske , qesharake dhe të pakuptim.

Zonja Vitore Leka, ma përsëriti ftesën për të marrë pjesë në këtë eveniment te rendesishem …Sigurisht që, ne salle kanë për të qënë aktivistë nga më të shquarit të LSHB, por edhe të ftuar, sikurse unë; kanë për të qënë natyrëshëm me sy dhe zemer dhe nje bujk qe leron token, dhe nje emigrant qe vuan burgun jashte dhe nje futbollist qe luan me klubet e huaja apo dhe një tjeter që ka ndrruar fenë , emrin dhe krahinen per arsyje te njohura pragmatiste.

Me zi` po pres t’i takoj më së fundi këta dy vëllezërit nga Prizreni, Kuzhninët, këta dy binjakë idealistë në një kohë kur ulërasin ngado zëra pragmatistë ; kur ka njerëz - nuk them vetëm shqiptarë - që, në emër të këtij pragmatizmi , për ca kacidhe a një tjetër përfitim material, janë gati të luajnë sheshit me gjëra të shënjta. Nga më të shënjtat.

Dikush – dikush për njato para të shkreta, ka shitur vëllain e tij, ka pëshpëritur për të e ka firmosur, mbase ka shtënë dhe e ka vrarë.
Njato para , elementin aq tipik materialist dhe tejet te nevojshem per jetesen personale e familiare te cdo kujt, vllezerit binjakë te Prizrenit i kanë investuar në një gjë kaq të kundërt, sic është idealizmi mëmëdhetar Shqipetar.

Kuzhninët, si dy aletë endacakë, kanë bredhur anembanë nëpër botë duke mbajtur në torbat e tyre mesazhet e Shqiptarisë – bashkim pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Kështu kam dëgjuar unë këtu në Tiranë; unë që nuk kam qënë asnjëherë emigrant dhe as që kam fuqi ta provoj një jetë të tillë.
Po mblidhen shqiptarë në Lezhë për të bërë diçka më shumë për Shqipëriën? Aferim, more!
Më ftuan dhe mua?
Aferim!
Nderi I organizatorëve!.
Nuk më ftuan?
Ani, kur të mbarojnë punimet , do pyes në ka nevojë gjë për ndihmën time?
Kaq shumë është investuar e investohet për të përçarë shqiptarët sedërllinj . Ky Tubim, si gjithnji qe ne fillim te ngritjes tij po don me i bashkue. Ku ka më bukur?
Hajt të bashkohemi ku jemi e ku nuk jemi nën palat e flamurit dhe nën tingujt e tij.

"Zëri i largët"