E enjte, 25.04.2024, 01:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Eda Zari

E enjte, 01.06.2006, 07:34 PM


Ambasadore e kultures se Shqiperise

(Kengetare, Producente, Kompozitore)

Eda Zari

Prej me teper se nje dekade te tere Eda Zari jeton ne Gjermani.
Lindur ne Tirane.
Me 4 vjec filloi te kendoj ne gjirin e familjes (nga ana e nenes) Familia Lela nga Permeti, me 6 vjec dalja per here te pare ne skene, me 16 vjec prezantohet profesionalisht, ne festivalet nacionale te RTSH, ku pasojne gjthashtu prezantimet si anancuese ne TVSH ne bashkepunim me Regjisoret: L. Gjata, O. Mula. Kryen Abituren dega Kanto ne Liceun Artistik"Jordan Misja"/Tirane.
Fillon studimet ne Konservatorin "Akademi e Arteve" Tirane.
I hiqet e drejta e studimit (qe me dramen politike qe familja pesoi ne fund te viteve 80) i vazhdon studimet ne Gjermani ne Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani, me kurorezimin e marrjes se Diplomes si "State Graduated Diplome Oper Singer".
Gjate kesaj kohe eshte soliste ne projekte te ndryshme duke perfshire:
Opera, Musical, Opereta dhe shume prezantime recitale te formes koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomes Dresden, WDR TV. etj. Gjate kesaj kohe Zari eshte mjaft e kerkuar per shume aktivitete e projekte internacionale. Ajo tashme ka realizuar Tete albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe World Muzik, ku ne te cilat nuk mund te lihen pa permendur Co-produksionet me nje sere bands dhe artiste te mirenjohur internacional, midis tyre Gitarristi i mirenjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstar-i nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirenjohur i gjenerates se ( "Nje nga Tarabuka perkusionist me virtuose qe mund te ndodhet ne kete planet"shkruan Times) Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentet Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, star Jazz Pianist nga Italia Melo Mafali, dirigjenti i mirenjohur Sir Froschauer dhe keshtu lista vazhdon ....
Performanca e artistes dhe debutimet e saj kane zene vend ne festivale dhe skenat te ndryshme internacionale e prestigjoze midis tyre:
Prezantimi i saj ne Filharmonine e Kölnit tek MusikTrionale Intern. Festival (qe me rolin e saj solistik lidh dy stile muzikor me pole te kunderta ate Klasik me JAZZ -Blues), International Jazz Contest ne Spanj (Fituese e cmimit - Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lene pa permendur gjithashtu Eda eshte soliste ne realizimin e nje sere kollanash zanore te shume filmave serial televiziv te stacioneve me prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare te shume Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal etj).
Nuk mund te lihet pa permendur CD "EJA" (kollona zanore qe prezantonte zyrtarisht Pavionin Shqiptar gjate pese muajve ne Panairin Boteror "EXPO 2000" Hannover / Gjermani) qe iu sponsorizua Shqiperise nga vete artistja. Ky titull u kompozua tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records ne Köln dhe Dinastine Lela. Zari ka perkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shume institucioneve & organizatave Internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte benifite (nder te tjerash) per femijet Jetim, per te semuret H.I.V.positiv etj. koncerte te ketij karakteri. Per te patur nje tabllo me te plote e konkrete te ketyre aktiviteteve si dhe cmimeve te fituara ne festivalet internacionale, dhe titujve te nderuar dhuruar kesaj artiteje, ju lutemi referohuni tek Referencat, Awards & more. Aktualisht artistja ndodhet ne nisje te Turneut Eda Zari 2003 "Statement" ne Evrope, dhe Afriken e Veriut.

Website: www.Eda-Zari.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora