E marte, 23.04.2024, 09:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar nga Dr. Zenepe Dibra

E marte, 14.04.2009, 06:54 PM


Para disa kohesh doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar nga Dr. Zenepe Dibra.

Libri eshte mirepritur dhe promovuar, jo vetem ne sferat e inteligjences shqiptare, por promovimi i ketij fjalori enciklopedik prej  759 faqesh, i ka kaluar kufijte e atdheut dhe ne disa shtete te botes . Kete  liber voluminoz , ma sollen miqte e mi nga qyteti im i lindjes dhe jo vetem me ka manihnitur, por dhe befasuar qofte nga tema qe trajtohet qofte dhe nga ana aparenciale
"Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" eshte i pari i ketij lloji qe del, ne vendin tone . Nuk eshte shkruar gjithe historia e ketyre grave por pjesa me e madhe  e historise tyre . Nuk jane te gjitha vlerat, por ato me te rendesishmet.  Nuk jane te gjitha grate, por ato gra te shquara, qe dhane kontributin me te madh .  Autorja ne parathenie te librit thote qe,kriteret qe jane marre ne konsiderate per te vendosur zerat ne kete enciklopedi kane qene:
1)Momentet historike me te rendesishme te veprimtarise se gruas shqiptare  ne lufte, arsim , kulture e cdo fushe  te jetes shoqerore shqiptare , qe nga lashtesia ilire dhe deri me sot.
2) Zgjedhja e emrave te shquara  ne baze te vlerave dhe kontributeve, qe ato dhane per Atdheun e kombin.
3) Grate qe kane dhene por kane vdekur ne nje moshe te re( si heroinat e luftes dhe te tjera).

4) Gjithe perfshirja e hapsires gjeografike shqiptare bashke me diasporen .
5) Gra me vlera dhe kontribute qe jane gjalle , kryesishte mbi moshen 55 vjec ( eshte vendosur  vetem nje perqindje e vogel e tyre qe kane vlera te vecanta dhe jane nen kete moshe.
Ne enciklopedi jane perfshire   gra qe jane shpallur "Sportiste te shekullit" apo Nderi i sportit shqiptar  Jane perfshire "heroinat e popullit"  "Artiste te popullit""Artiste te merituara"  etje, etje.
Une do  ti shprheja autores dhe bashke qytetares time, admirimin tim, per kete enciklopedi ,e para ne kete gjini letrare qe hyne, ne letersine dhe historine shqiptare . Urime dhe komplimentet e mija dhe nje falenderim te vecante, qe ne kete enciklopedi gjej te renditur me emrat e grave te shquara  dhe nenen e madhe te nderuaren   dhe respektuaren  mikeshen tone antare, qe ne fillimin e krijimeve te forumeve shqiptare ne internet, poeten humanen dhe shkrimtaren zonjen Vitore Stefa Leka,ku kontributi i saj i shquar i ka kaluar kufijte shqiptare.Ajo tashme eshte e pranishme ne cdo vater shqiptare dhe ne emigracion,me kontributin prej nje nene te urte dhe te zgjuar ,qe jep keshilla dhe gjindet prane shume problemeve qe kane familjet shqiptare ne emigracion.Ajo eshte e perzgjedhur dhe ne keshillin e komunes se Tristes ,gjithnje ne ndihme te emigranteve.

Me respekt per autoren dhe gjithe lexuesit
Edhe nje here ju faleminderit per kete enciklopedi me vlera te vecanta.
 
Luigj shkodrani

Zenepe Dibra
Zenepe Dibra
Kush eshte autorja e fjalorit enciklopedik?

Zenepe Dibra lindi ne shkoder me 13 mars 1948 ku kreu shkollen fillore dhe te mesme Me 1970 diplomohet inxhiniere  ndertimi  ne universitetin e tiranes , fakulteti i inxhinierise dega Ndertim
Deri ne vitin 1974 punon inxhiniere projektuese ne Zyren urbanistike , pran komitetit ekzekutive ne rrethin e shkodres  Per 13 vite deri me 1987 eshte pedagoge  ne Filialin e universitetit tiranes
Me 1986 merr graden shkencore "Kandidat i shkencave "(konvertuar ne dottore shkencash me 1993) ne vitin 1997 punon drejtore prane "Drejtorise rajonale te rrugeve Shkoder " deri ne vitin 2000 Me pas emerohet inxhiniere e deges teknike prane kesaj ndermarje
Me 1998 krijon shoqaten Gruaja intelektuale shkodrane " Me kete shoqate ka organizuar  shume aktivitete ne ndihme te grave edhe te vajzave  te qarkut shkodres
Me 2004 ka botuar librin "Bijat e Rozafes -gra te shquara  te hapsires shkodrane
Me 2006 eshte bashkautore ne librin "A BIOGRAPHIKAL DICTIONARY OF WOMEN'S MOVEMENTS AND FEMINISM-central , Eastern , and South  Eastern  Europe , 19 th and 20 th Centurie(Fjalor biografik i levizjes femerore dhe feminizmit  -i Europes qendrore , lindore dhe jugelindore  i shekullit 19 dhe 20 )
 
Me poshte do te lexoni  Parathenien e mirenjohjes shkruar nga Dt.Moikom Zeqo

Jo per rastesi te befasishme por per kuptimshmeri te brendshme duhej nje grua qe te shkruante "FJALORIN ENCIKLOPEDIK te gruas shqiptare "Keshtu nocionet kryesore per kete subjekt perputhen mrekullishte
. E njohe prej kohesh dr Zenepe Dibra kam lexuar librat e shkruara prej saj me nje perkushtim te vecante. Me nje kembengulje te jashtezakoneshme dhe thjeshtesi proverbiale kjo grua  e paepur , e ditur , e perkushtuar si askush , u perqendrua per nje kohe te gjate dhe me nje dashuri vezulluese  per te shkruar njej leksion  te figurave  te grave te shqiperise , mbi te cilat pluhuri i harreses  dhe mosmirnjohjes tone , ka rene perkohesishte  por aspak perfundimishte
Per mua eshte dicka e admirueshme te  te  kundershtosh  dhe te sfidosh harresen  Grate e shquara qe meritonin nje fat shume me te ndritur  muk kane nevoj aspak  per panagjerik  te pakuptimte  apo per vleresime politike  Ato jane gra qe i perkasin historise dhe jetes  Emri i tyre nuk mund te humbas Drita e tyre nuk mund te shuhet . Vdekja dhe heshtja nuk kane tager mbi to
E kam lexuar  ne doreshkrim  librin e Dr  zenepe dibra  dhe duke qene njeri i uluntimeve  di forte mire  se sa e veshtire  eshte te rikrijosh kozmosin , kinse te harruar te grave shqiptare
jame gezuar dhe i  habitur  nga perpjekja  e bere nga autorja  e ketij libri tejet te rendesishem  dhe substancial  Nuk ka komb vetem te meshkujve , perndryshe do te kishim gjysem kombKombi eshte edhe i femrave per te qene i plote
Duhet te lexoni te gjithe librin qe te kuptoni vetveten dhe ploterine e mahniteshme te historise
Qe te gjithe duhet te jene mirnjohes  per punen qe ka bere autorja dhe t'i shtrengojne doren qe shkroi kete liber
DR Moikom Zeqo
 Tirane .shkurt me 13 /2/2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora