E marte, 07.04.2020, 05:26 AM (GMT+1)

Aktualitet

Ngjallet Krishti, dalin nga ngujimi katër familje

E hene, 13.04.2009, 10:22 AM


Festa e Pashkës pajton besimtarët katolikë, zgjidhet problemi i gjakmarrjes

"Në emër të Krishtit të Kryqëzuar dhe të Ringjallur, katër familje katolike u pajtuan, duke rifituar qetësinë, gëzimin, lirinë dhe vëllazërimin", u shpreh Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Masafra, në meshën solemne të Pashkëve, dje paradreke në katedralen "Shën Shtjefni" të qytetit të Shkodrës. Katër familje me probleme gjakmarrjeje në Rrethin e Shkodrës janë pajtuar të dielën, në Ditën e Pashkës Katolike. "Krishti është ngjallur", është mesazhi që përcillet në këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët katolikë, që u shoqërua me pajtimin e katër familjeve në hasmëri, dy prej të cilave me banim në Hotin e Ri ndërsa dy të tjerat në Rranxa të Komunës Bushat. "Pashkët janë festa e jetës, pasi kremtojnë kapërcimin e vdekjes nëpërmjet jetës, Krishti e ka mposhtur vdekjen", tha Imzot Masafra. Nga ana tjetër, Imzot Angelo Masafra u ndal në veçanti te të sëmurët, duke i uruar që Jezusi i ngjallur të jetë forca, shpresa dhe hareja e përhershme e jetës, ndërkohë që përcolli urime edhe për të gjithë katolikët që festojnë Pashkët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ceremonitë për festën e Pashkëve u organizuan edhe në kisha të tjera katolike në qytet dhe në të gjithë Qarkun e Shkodrës, ku është i përqendruar ky komunitet besimtarësh. Drejtuesit e Kishës Katolike kanë pritur autoritete vendore si dhe përfaqësues të Komunitetit Ortodoks e Mysliman, për të cilët si zakonisht, në bazë të traditës, janë dhuruar vezët Pashkës.

Komuniteti Katolik në Shkodër ka festuar dje ditën e Pashkëve në një atmosferë festive dhe të ngrohtë. Me qindra besimtarë katolikë i janë drejtuar katedrales së qytetit për të festuar ringjalljen e Krishtit. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ishte dje e pranishme në këto festime të organizuara. Ajo ka zgjedhur Arqipeshkvinë e Shkodrës për të uruar besimtarët katolikë, jo vetëm të Shkodrës, por të së gjithë Shqipërisë. Topalli është pritur nga Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Masafra. "Dita e Pashkës ka simbolikën e ringjalljes së besimit dhe shpresës. Pashkët e këtij viti përkojnë me ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë; me ringjalljen e Shqipërisë, me ngadhënjimin e Shqipërisë", u shpreh Topalli.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT