E merkure, 24.04.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kaqanik 07.09.1990 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës (III)

E marte, 14.04.2009, 05:50 PM


Për ZSH: Selim Hasanaj

KAQANIK 07.09.1990 KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 
KUSHTETUTËSHMERIA DHE LIGJSHMËRIA
 
                                        NENI 80.
 
Perkujdesja per kushtetutëshmërin dhe ligjshmërin është obligim i të gjithve dhe secilit.
 
                                        NENI 81.
 
Ligjet, dispozitat dhe aktet tjera duhet të jenë në pajtim me Kushtetuten.
Dispozitat dhe aktet tjera të organeve republikane duhet të jenë në pajtim me ligjet.
Dispozitat dhe aktet tjera nuk mund të jenë në kundershtim me ligjin dhe dispozitat tjera republikane.
 
                                       NENI 82.
 
Ligjet, dispozitat dhe aktet tjera hyjnë në fuqi jo më parë se diten e tetë pas shpalljes, në qoftë se per shkaqe posacërisht të arsyeshme nuk është parashikuar që të hyjnë në fuqi në afat më të shkurtër.
Ligjet, dispozitat dhe aktet tjera të organeve republikane, komunale e të qytetit shpallen në gazeten zyrtare të REPUBLIKËS së KOSOVËS.
 
 
                                        NENI 83.
 
Ligjet, dispozitat dhe aktet tjera nuk mund të ken efekt prapaveprues.
Vetem me ligj mund të caktohet që disa dispozita të tij, nëse ketë e kerkon interesi ipergjithshem të ken efekt prapaveprues.
Veprat e dëmshme percaktohen dhe denimet per këto vepra shqiptohen sipas ligjit, perkatsishtë dispozites tjeter që ka qenë në fuqi në kohen e kryerjes  së vepres, pervec nese ligji, perkatësishtë dispozita e re është më e butë per kryesin.
 
                                       NENI 84.
 
Organet shtetrore dhe organizatat që ushtrojnë autorizime publike, në cështje individuale mund të vendosin mbi të drejtat dhe detyrat ose, në bazë të ligjit të aplikojnë masa detyrimi ose kufizimi, vetem në proceduren e percaktuar me ligj në të cilen i jipet mundësia secilit që ti mbrojë të drejtat e interesat e veta dhe që kunder aktit të nxjerrë të paraqesë ankesë ose të perserisë mjetin tjeter juridik të parashikuar me ligj.
 
                                       NENI 85.
 
Kunder vendimeve dhe akteve të tjera individuale të organeve gjyqësore, administrative dhe të organeve të tjera shtetërore, si dhe kunder akteve të këtilla të organeve dhe organizatave që ushtrojnë autorizime publike të nxjerra në shkallën e parë, mund tì paraqitet ankesa, po qe se në mënyrë tjeter është sigurue mbrojtja e të drejtave dhe e ligjëshmerisë.
Mbi ligjëshmërinë e akteve individuale perfundimtare, në të cilat organet shtetërore ose organizatat që ushtrojnë autorizime publike vendosin mbi të drejtat ose obligimet, vendos gjyqi në konfliktin administrativ, po që se per cështjen e caktuar nuk është parashikuar me ligj mbrojtja tjeter gjyqësore.
Vetem me ligj per llojet e caktuara të cështjeve administrative, mund të perjashtohet konflikti administrativ.
 
                                       NENI 86.
 
Mosnjohja e gjuhës në të cilen zhvillohet procedua nuk mund të jetë pengesë per mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave dhe interesave të qytetarëve.
Secilit i garantohet e drejta që në proceduren para gjyqit, organeve tjera shtetrore, organeve dhe organizatave që në ushtrimin e autorizimeve publike vendosin mbi të drejtat dhe obligimet e njerzve e të qytetarëve, të perdorë gjuhen e vetë dhe që, në këtë procedurë të njihet në gjuhen e vetë me fakte.
 
 
           ORGANIZIMI TERITORIAL I REPUBLIKËS
              KOMUNA DHE QYTETI
 
                                    NENI 87.
 
Komuna është njisi teritoriale në të cilen qytetaret realizojnë vetadministrimin, në harmoni me statusin e KOMUNËS.
REPUBLIKA me ligj mund të ja besojë kryerjen e disa punve Komunës.
 
                                   NENI 88.
 
Komuna në bazë dhe në suaza të Kushtetutës dhe të ligjit nepermjet organeve të veta:
1.Miraton programin e zhvillimit, planin urbanistik, buxhetin dhe llogarinë perfundimtare;
2.Siguron zhvillimin e veprimtarive komunale dhe me dispozitat e veta rregullon kushtet e pergjithshme per kryerjen e tyre;
3.Perkujdeset per ndertimin, mbrojtjen dhe shfrytzimin e rrugëve lokale dhe rrugicave si dhe të obkjekteve të tjera publike me interes komunal;
4. Rregullon shfrytzimin e tokes ndertimore dhe të hapsirës afariste;
5. Perkujdeset per permbushjen e nevojave të qytetarëve në lëmenjtë e kultures, të arsimit, shendetsisë, mbrojtjes sociale dhe të fëmijve, të kultures fizike, zejtarisë, turizmit dhe të hoteljerisë, të mbrojtjes e perparimit të mjedisit jetësor dhe sferat e tjera me interesa të drejtëperdrejtë per qytetët;
6. Siguron zbatimin e dispozitave komunale, si dhe ligjeve dhe dispozitave të tjerarepublikane, realizimi i të cilave i është besuar Komunës dhe
7. Formon organe, organizata dhe sherbime të komunës
Komunës i takojnë të hyrat e percaktuara me ligj.
Mjete per permbushjen e nevojave të qytetarëve mund të sigurohen edhe me vetëkontribut, në pajtim me ligjin.
Per zbatimin e vetkontributit qytetaret vendosin me REFERENDUM.
 
                                 NENI 89.
 
Komuna ka statusin me të cilin rregullohen funksionet e KOMUNËS, organizimi dhe puna e organeve komunale, si dhe cështjet e tjera me interes per KOMUNËN.
Statusin e nxjerr KUVENDI i KOMUNËS.
 
                                NENI 90.
 
Per punët e komunës qytetaret vendosin me referendum dhe nepermjet DEPUTETËVE në KUVENDIN e KOMUNËS.
Kuvendin e komunës e perbëjn deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e lira, të drejtëperdrejta, me vota të fshehta.
 
                               NENI 91.
 
Me ligj mund të percaktohet se komuna ka statusin e QYTETIT.
Me ligj percaktohen punët që Republika ia beson QYTETIT.
 
                               NENI 92.
 
Qyteti i Prishtinës është njisi e posacme teritoriale.
Qyteti ka statusin me të cilin rregullohen funksionet e qytetit, organizimi dhe puna e organeve të qytetit, si dhe cështje tjera me interes per qytetin.
Statutin e qytetit e nxjerr kuvendi i qytetit.
Kuvendin e qytetit e perbëjnë deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e lira, të drejtëperdrejta, me vota të fshehta.
Qyteti i Prishtinës kryen punët e komunës të caktuara me Kushtetutë, të cilat janë me interes per qytetin e Prishtinës si tërsi.
Me ligj , në kompetencë të qytetit mund të barten disa të drejta dhe obligime të republikës.
 
           TË DREJTAT DHE DETYRAT E REPUBLIKËS
 
                             NENI 93.
 
Të drejtat dhe detyrat e Republikës i ushtrojnë  organet republikane të caktuara me Kushtetutë. Liritë dhe të drejtat e njeriut e të qytetarit, barazia para ligjit, pavarsia dhe pozita e barabartë e të gjithë subjekteve të ekonomizimit, janë bazë dhe suazë e autorizimeve dhe e pergjegjësisë së organeve republikane.
 
                             NENI 94.
 
Organet republikane në kuader të të drejtave dhe detyrave të Republikës, të percaktuara me ligj, percaktojnë politiken, miratojnë e zbatojnë ligjin dhe dispozitat dhe aktet e tjera, ushtrojnë mbrojtjen kushtetuese gjyqësore dhe atë gjyqësore të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Organeve të tjera në Republikë mund tu besohet zbatimi i ligjeve dhe i dispozitave të tjera në suazat e të drejtave e të detyrave të Republikës, me kusht që organet republikane të jenë pergjegjës per kryerjen e këtyre punëve.
 
                                 NENI 95.
 
REPUBLIKA REALIZON DHE SIGURON
 
1. Sovranitetin, pavarsinë dhe tërsinë teritoriale të Republikës dhe poziten nderkombëtare dhe marrëdhanjet e Republikës me shtetet tjera dhe me organizatat e ndryshme nderkombëtare;
2. Liritë e të drejtat e qytetarit  dhe kushtetutshmërinë e lig¨jshmërinë;
3. Mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e sistemit të percaktuar me kushtetutë;
4. Të drejtat sendore dhe detyrimet, poziten juridike të subjekteve të ekonomizimit;sistemin në sferat e financave, të marrdhënjeve ekonomike me botën e jashtme, të tregut , të planifikimit, të marrdhanjeve të punës, të mbrojtjes në punë,të sigurimit social dhe format e tjera të sigurisë sociale dhe cështjet tjera në sferen e marrdhënjeve ekonomike -sociale në interes të pergjithshem;
5.Sistemin e shendetësisë, të mbrojtjes sociale e të fëmijve, të arsimit, të shkencës, të kultures e të kultures fizike, informimit shoqëror e publik;
6. Kontrollin e ligjshmerisë në lidhje me disponimin e mjeteve të personit juridik, recvizionin financiar të të dalurave publike dhe mënyren e organizimit të këtyre punëve;
7. Qellimet themelore dhe drejtimet e zhvillimit ekonomik, demografik, rajonal, e social, organizimin dhe shfrytzimin e hapsirës, mbrojtjen dhe perparimin e mjedisit jetësorë, politiken dhe masat per orientimin dhe nxitjen e zhvillimit, duke perfshirë edhe zhvillimin e rajoneve më pak të zhvilluara; rezervat e mallrave;
8. Financimin e ushtrimit të funksioneve të organeve të Republikës të percaktuara me Kushtetutë dhe me ligj;
9. Organizimin, kompetencen dhe punën e organeve shtetërore;
10. Punët e tjera të percaktuara me Kushtetutë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora