E marte, 02.03.2021, 11:46 PM (GMT)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Dikush i buzëqesh kësaj jete (Cikël poetik)

E hene, 13.04.2009, 08:33 AM


Jusuf Zenunaj

Dikush i buzeqesh kesaj jete

Kater çupeza te bukura
pas topit si flutura
futboll llujne ne nje qoshe,
dy te lindura ne Atdhe
dy ne Perendim
as sa per loje shqip nuk dine,
frengjisht flasin pa ngurim
si ne shkolle edhe me prind
topi rrokulliset me nxitim
kalimtareve ua vjedh çudine ne hap
loja e dhimbjes rritet dite e nate ne heshtje
dikush i buzeqesh kesaj jete.

Dallendyshet e Shirokes i kerkoj

Diellin ne mergim s'e shoh
s'e di kur eshte pranvere,
dallendyshet e Shirokes i kerkoj neper shi e ere
rruget e loteve s'mund ti ndjekin ne toke e ne qiell
si kerpurdhat pas shiut u shtohen pa meshire
ne te kater anet e botes vala e njerzve nuk pushon
me tren, anije, veture, autobuze e avione
treten prinder me femije, nxenes e mesues;
nga vane e ç'i pret e di pakkush
prej dite ne dite studentet harrojne dashurite,
vashat shpejt lindin tradhetite,
gjuhe e nenes i merzit
Majkellet e Xhems Din
kulturen ua "perterine",
djemte veshshpuar u bekan vendas
rrobat e grisura para e mbas,
ashtu e do moda thone;
kenget e dasmave t'i harrojne
sa per mort fare s'mendojne.
Une e per vete s'kam ç'te them valle?!
Rrugen e kam humbur si i varferi ne perralle
si shume te tjere malli me djeg e me shkrin
per kuvendimet e pleqve naten te zgjuar, kur rrine
plakat per karshi me nipa e mbesa ne preher tek i

thumbojne
zogjte t'i shoh buze lumit mbi kokat e dashnoreve tek

fluturojne
zeri i qyqes te shtjerret tek burimi i Drinit
ne mesim e nxeneseve te me rilinde gezimi!!!

Ne dhomen e vellait mergimtar

As fjale,
as kenge;
buzeqeshjet e femijeve
me kujtesen e halles kane ngelur peng;
minjte ne dhomen e vellait mergimtar
gjurmet ne çdo skute i kane lene,
ata s'kane nevoje per syze
pas mesnate te thurin poezi,
librat i shfletojne edhe ne terr te zi;
te zotet e pajes se nuses heshtja e vetmia
fytyren e saj edhe ne kete te diele
pluhuri e zevendeson ne pasqyre.

E kujt eshte poezia

Cila poezi eshte me e mira?
Ajo qe kurre s'eshte shkruar;
ata qe e kenduan ne heshtje
me te kane rene e jane zgjuar.

Poezin e krijon jeta,
ndersa e shkruajne poetet,
perveç autoresise
e tyre asgje s'mbetet.

"Klithme e kenge" Toena, 1996



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora