E enjte, 18.04.2024, 03:23 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Shukrije Bunjaku - Mani: Të gjithë popujt të barabartë dhe me shtete të reja

E hene, 13.04.2009, 10:52 AM


Arkivore

DËSHIRAT DHE KËRKESAT E MIA PËR VITIN E RI 2002

TË GJITHË POPUJT TË BARABARTË
DHE ME SHTETE TË VETA TË REJA

Shkruan Shukrije Bunjaku - Mani

Duke qenë kushërirë e kaçakut të mirënjohur, tani i ndjeri Ajet Bunjaku- Kosovica, dhe mëpastaj, duke qenë bashkëshorte e veprimtarit të mirënjohur, zotit Kadri Mani, kemi qenë të persekutuar edhe nga ana e babait dhe edhe nga ana e burrit, nga shteti okupues serbian.

Shkollimin e kam ndërpre që në vitin e II-të gjimnaz, ngaqë duhej ndihmuar luftëtarët e lirisë, e më pastaj duhej t`i rrisja e t`i martoja tre fëmijët tanë, duke pasur burrin në burg për 17 vjet. Pastaj në burg na e morën edhe bijën tonë...
Vinin në shtëpinë tonë shokët e burrit, dhe shokët e shoqet e mia, të bijve dhe të bijës tonë. I pritja dhe i përcillja me bukë e krip e me zemër- dhe me trakte! Traktet shtypeshin në shtypshkronjën e improvizuar në një bodrum të nëndyshemesë të shtëpisë tonë: në ato trakte iu shpjegohej punëtorëve e xehetarëve për të drejtat e tyre, dhe iu bëhej thirrje që ato të drejta t`i kërkojnë dhe t`i fitojnë me kërkesa këmbëngulëse dhe me greva.
Dhe në ato veprimtari të guximshme, pati edhe të plagosur e edhe të vrarë: dhembjen më të madhe e kam pasur kur kam marrë kumtin e zi për rënien e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha!! Vinin te ne dhe jua laja e jua hekurosja rrobat, iu jepja bukë e turshi me vete, i kisha si evlatë...
Tash, në moshën time 65-vjeçare, kur shoh skena lufte në mjetet e informimit, më mblidhet një lëmsh në gjoks dhe më therr koka: mbase kam ngelur edhe me trauma të luftës...
Andaj, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në vlugun e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe në vigjilje të Vitit të Ri 2002, dëshiroj dhe kërkoj, në emrin tim e në emrin e rrethit tim dhe të të gjithë liridashësve në botë,- çlirimin e të gjithë popujve të botës që po luftojnë për liri e pavarësi, që në këtë vit të shpallën shtetet e reja: Kosova, Palestina, Kurdistani, Çeçenia, Baskia, Irlanda, Skocia, Vellësi...dhe të ndërpritet praktika e poshtër që luftëtarët e lirisë të quhen- terroristë, sepse terroristë janë ata që i quajnë ashtu luftëtarët e lirisë.
Urime dhe përgëzime!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora