E shtune, 20.04.2024, 01:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Shala: Qyteti im Gjakovë (Cikël poetik)

E hene, 13.04.2009, 10:41 AM


Albert Shala, Gjakovë
 
PESHPERIMA E LOTEVE

Pranvera erdhi
me lule shumengjyreshe
e ne nje lule rrine dy pika lote
te vetmuara
dhe peshperisin
emrin tend panda.
 
QIELL I PERFLAKUR

Zemra jote larg meje
e une shikoj qiellin e perflakur nga yjte
neteve te pastra
ku shoh hijen tende
si tundet rreth shpirtit tim
per ta bere ma fisnik
e ta mbush dashuri
qe kall gjithcka.
 
QYETIM IM GJAKOVE

Qyteti im vone zgjohet nga gjumi
ende ka kokedhembje
nga kafshimet e gjarperinjve
ende plaget peshperisin
emrat e te vrareve
emrat e te zhdukurve
qyteti im ka kokedhembje
kokedhembje ka qyteti im.
 
CECENI

Token tuaj e shkeli divi
me nje sy
goja e te cilit shkumezon terbim
Qielli qajti
malet gjemuan
e nenat e trishtuara
ngriten duart lart
kur pane se divi
uluronte ne token tende te pergjakur Ceceni.
 
VDEKJA

Kur i besoj vdekjes
jam flete ne ferfllaze
zog me krahe te thyer
rob i vtemise
pertypes i trishtimit
kur vdekjes i besoj.
 
HAPI IM DHE KUMRIA

Kur e bej nje hape para
gjarperinjte fillojne levizjet
thimthat i nxjerrin
dhe sillen e mbeshtillen verdall
 
Kur une bej nje hape para
Kumria ne oborrin tin thirre:Gugu Jusuf
Gugu Istraf
e lejleku ngritet lart per ti sulmuar gjarperinjt
Kur une bej nje hape para...

Poezi te gjitha te shkruara 12 prill 2009



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora