E premte, 29.03.2024, 01:00 AM (GMT)

Mendime

Arif Molliqi: A blihet nderi me para?!

E hene, 13.04.2009, 10:31 AM


Përplasje me emisione televizive

A BLIHET NDERI ME PARA?!

Njeriun normal, sidomos mërgimtarin që për aq vite e ka ndihmuar Kosovën, luftën e gjithë popullit e saj, nuk mund të mos e nervozojë qëndrimi kaq i pandërgjegjshëm i RTK-së, ndaj tyre dhe, shpirtgjerësia që po tregojnë ata ti prezantojnë në televizion njerëzi që asnjëherë nuk e ndihmuan Kosovën. Tani këta “njerëz” kanë gjetur RTK-në që me nga 500 deri 1000 Euro ua shpërlanë (pastrojë) biografitë e tyre të mykura.

Shkruan: Arif Molliqi, Hamburg

Ka kohë që jam larguar nga përplasjet me ngjarjet e papëlqyera që na rrethojnë çdo ditë. Nuk kam shfaqur as opinione sepse faktikisht ato nuk kanë luajtur ndonjë rol e, as që i ka lexuar dikush qoftë nga prizmi pozitiv apo negativ.
 Mirëpo, krejt e kundërt nga kjo, më rastisi një mbrëmje, në një çaste të qëndroj (jo dhunshëm), pranë ekranit televiziv të shikoj një emision nga diaspora. Pasi u nervozova deri sa e shikoja atë emision në RTK-në, emisioni “Diaspora”, e ndjeva veten (dhe lirisht mund të flas edhe në emër të shumë mërgimtarëve të tjerë), të ofenduar dhe të sharë. Derisa po e shikoja emisionin, para sysh me del një figurë, një njeri, në pamje që e kisha njohur, e njoh, he mos e njohsha kurrë, dhe na flet për Atdheun, patriotizmin, humanizmin, për burrërinë, nderin, moralin...
 Dilemat: ta ndali apo ta shikoj gjer në fund këto xhevahir nga RTK-ja, nuk zgjaten. E shikova gjer në fund. Në mbarim (diku pas 20 minutash), vendosa ti shpalos disa mendime të mijat, (krejt personale për RTK-në), enkas për emisionet “Diaspora” dhe “Zëri i atdheut”.
 Në politikën redaktuese të RTK-së, nuk e di sa janë profesionistë redaktorët, apo janë si në vitet 81-ta kur në Shtëpinë e Shëndetit për drejtor emëronin një pylltar (shumar), kurse si ekspert të pylltarisë caktonin historianin(?!) Nëse, nisemi prej asaj kohe çfarë bënte vaki atëherë në Kosovë,  atëherë vjen dilema: a duhet diçka e tillë të ndodhë sot me kuadrot profesionale në RTK?! Themi se jo. Mirëpo, nuk duhet të çuditemi për deformime e veprime që i shikojmë e dëgjojmë në emisionet e RTK-së. Atje në Kosovë, në RTK ndodhë gjithçka, por asgjë që respekton gjuhën shqipe dhe dinjitetin e qytetarit kosovar. Shkurtazi; gjuha e moderatorëve, gjuha e intervistuesve (në të gjitha radiotelevizionet tona), e folmja e atyre që prezantohen si analistë, profesor universiteti, gjuha e politikanëve nëpër tribuna të institucioneve është e nivelit të “njeriu të pagdhendur”, përkatësisht gjuhë rrugësh. Gjuhë “kullerash”. Por ajo që të tmerron është niveli i ulët gjuhësor i moderatorëve dhe udhëheqësve të emisioneve radiotelevizive a tryezave të ndryshme shkencore.
 Por në ketë shkrim nuk e kam ndërmend ti numëroj gjitha ato mbrapshtime që lejohen në aspektin gjuhësor, ku tjetër pos në radiotelevizionin tonë, “qind për qind i pavarur”.
 Kësaj radhe vendosa t´i them disa fjalë për ato emisione që janë të rezervuara me një farë titulli “ diaspora”. Por nuk do flasë për anën gjuhësore e, as fjalorin e shqipes që e mbrapshtojnë në këto emisione. Radhën e ka të ndalemi për mashtrimet – përfitimet që përdorën për gjysmë ore nga këto emisione prej gazetarëve e redaktorëve të RTK-së
 Së pari; vitet e fundit janë disa individ që jetojnë, duke përfituar dhe mashtruar klube, shoqata shqiptare në diasporë me prezantimin e aktiviteteve të tyre në RTK. Në shikim të parë do të thoshim; gjithçka është në rregull. Mirëpo, matrapazllëku vjen më pastaj. RTK-ja për 3 deri në 5 minuta prezantim në ekranin e saj televiziv, këtyre klubeve ua merr deri në 1000,00 Euro. Sidomos me mjaftë mjeshtri këta e shfrytëzojnë kohën e festave kombëtare, përkujtimet e dëshmorëve, përvjetorët e vendlindjes. Për shembull, sivjet në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kur klubet shqiptare në diasporë, duke organizua programe festive, pasi njoftohen “gazetarët” e RTK-së, ata pa një, pa dy,  për 2-3 minuta të prezantuar në televizionin “qind për qind të pavarur”, kërkojnë (dhe ua marrinë) nga 1 000 Euro. Merrni lapsin dhe llogaritni sa fitohet në një emision të tillë prej 30 minutash, kur na prezantohen deri në 15 manifestime,  shumëzuar për çmimin standard prej 1 000 Euro, del se “bossat” e “Diasporës” kanë inkasuar 30.000 deri 40.000 Euro, para të kulluara pa i paguar asnjë cent tatim “shtetit të pavarur”.
 Së dyti, kur diaspora nuk ka “festa” dhe kërkesat për t´u prezantuar në televizion, është më e vogël, këta gazetarë, si ti quajmë korrespodent të RTK-së,  takohen me matrapazët e sojit të vet dhe, duke paguar nga 500 deri në 1 000 Euro, përmes RTK-së shpërlajnë gjithë kohën e tyre prej dhjeta vitesh që nuk kanë ndihmuar kurrë Kosovën. Këta individ që prezantohen në RTK si “biznesmen”, asnjëherë, as në Fondin e 3 % -shit, e as në atë “Vendlindja thërret”, nuk kanë dhenë edhe një cent. Bile, ka prej tyre që kur komisionet e këtyre fondeve u kanë kërkuar të ndihmojnë, ata, jo që nuk kanë dhenë asnjë cent, por edhe i kanë sharë, i kanë ofenduar.
 Tani pas çlirimit dhe pavarësisë se Kosovës, zakonisht prezantohen bilmezë që dje nuk prezantoheshin as si shqiptar, i gjejnë “agjentet” e RTK-së, ua paguajnë nga 1 000 Euro, dhe na dalin në RTK, duke shitur mend se sa patriot që ishin dhe janë, sa atdhetare, sa humanistë, sa moralist, të ndershëm që ishin dhe janë?! Po çka nuk na pollën nëpër këto emisione të RTK-së, na i zbuluan “baballarët e vërtetë” të kombit.
 Njeriun normal, sidomos mërgimtarin që për aq vite ka ndihmuar Kosovën, nuk mund të mos e nervozojë qëndrimi kaq injorues dhe i pandërgjegjshëm i RTK-së, ndaj tyre dhe, shpirtgjerësia që po tregojnë për ti prezantuar këta njerëzi që asnjëherë nuk e ndihmuan Kosovën dhe tani kanë gjetur pikërisht RTK-në që me nga 500 deri 1 000 Euro t´ua shpërlajë (pastrojë) biografitë e tyre.
 Mjeranëve të tillë, që dinë të bëhen edhe agresivë,  duhet thënë se kur mërgimtarët tjerë shprehnin shqetësimet për qytetarët e  Kosovës dhe i ndihmon materialisht, kur edhe kafshatën e fundit të familjes e bartnin në fondet për çlirimin e Kosovës, këta të përkëdhelurit e sotme të RTK-së, as që prezantoheshin si shqiptar.
 Edhe sa kohë duhet që shqiptaret në diasporë të vuajnë për atdheun? Kjo pyetje duhet dedikuar RTK-së, sepse televizionet RTV 21 dhe KTV i kanë përgjigjet në maje të gjuhës: “Ne jemi televizione tërësisht private, dhe bëjmë çfarë të dëshirojmë. Moral kërkoni atje ku paguan shteti dhe i paguani dhunshëm edhe tatimet për televizion!” mund të thonë ata. 
Plot 10 vite pritem që të shohim pakëz sinqeritet tek RTK-ja, edhe ne që jemi jashtë vendlindjes, familjes shoqërisë dhe Kosovës, por si dukët jemi të destinuar që edhe më tej të përballemi me injorim total (jo vetëm) nga matrapazët televiziv.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora