E marte, 16.04.2024, 10:12 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci

E hene, 13.04.2009, 11:03 AM


Korrespondencë nga Basarabia

Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci

Nga Baki Ymeri

Thonë se Kosova është Basarabia e Shqipërisë, ndërsa Basarabia Kosova e Rumanisë, dy vende që e kanë përjetuar inkuizicionin e kolonializmit serbo/sovjetik. Në Republikën e Moldovës (e njohur në harta të vjetra me emrin Basarabia), opozita kërkon rinumërimin e votave dhe ndriçimin e rasteve të panumërta të shkeljes së të drejtave të njeriut nga forcat e rendit që kanë krijuar madje edhe viktima. Këto ditë mijëra njerëz janë grumbulluar në qendër të Kishinjëut. Një miting paqësor i organizuar nga partitë opozitare, duke kërkuar çlirimin e qindra të burgosurve nga ana e policisë dhe shërbimeve sekrete e prokuraturës komuniste të presidentit komunist Voronin. Qindra të rinj të torturuar, një terror i paparë kundër nxënësve dhe studentëve që morën pjesë para një jave në demostratat e para për liri dhe drejtësi. Kishinjëu mbetet edhe më tej i blokuar nga forcat e rendit që i shërbejnë dhunës dhe violencës. Të rinjtë e Basarabisë militojnë për liri dhe demokraci në një vend të udhëhequr nga strukturat neokomuniste, aniturumune dhe antieuropiane, sipas direktivave të Moskës.

Aleanca Moldova Jonë konfirmon faktin se gjithçka që po ngjet në këtë vend, dhuna e terrori,  mortaliteti dhe varfëria, i bie qeverisjes aktuale të kagebistëve të Kremlinit. Qeveria e Kishinjëut mundohet të mashtrojë botën gjoja se fajtore për krijimin e trazirave në këtë vend e paska Rumania, duke e shpallur para disa ditësh persona non/grata ambasadorin rumun Filip Teodoresku (ishambasador i Rumanisë në Shqipëri), duke kërkuar brenda 24 orësh ekspulzimin e tij, duke rikthyer sistemin e vizave për qytetarët rumunë, duke blokuar kufirin mes Rumanisë e Moldavisë. Republika e Moldovës (Moldavia apo Basarabia), është tokë rumune, siç është Kosova tokë shqiptare, e ndodhur deri para 20 vitesh nën kthetrat e Bashkimit Sovjetik, e plaçkitur për herë të parë nga Rusia qysh në vitin 1812. Në Sheshin e Madh të Kishinjëut mijëra demonstrues brohorasin për liri dhe demokraci. Të rinjtë e pakënaqur nga procesi i zgjedhjeve, komunistët e Voroninit i konsiderojnë si puçistë. Kjo flakë e revoltës dëshmon se Basarabia e ndershme  kërkon demokraci europiane.

Rumania refuzon kategorikisht shpifjet e qeverisë së Voroninit gjoja se qenka e implikuar në ngjarjet e javës së shkuar. Rumania nuk ndërmori masa të ngajshme për ekspulzimin e ambasadorit të Moldavisë nga Bukureshti, por i mban kufinjtë e hapur dhe sistemin e vizave falas për qytetarët e Basarabisë, duke e përkrahur me konsekuencë sovranitetin e këtij vendi, përkundër qëndrimeve absurde të autoriteteve komuniste të Kishinjëut. Oborri Konstitucional këto ditë ka marrë masa për rinumërimin e votave. Në ndërkohë qe varrosur një i ri 23 vjeçar që vdiq në demostratat e javës së shkuar si pasojë e torturave të policisë. Opozita e Basarabisë kërkon që  mekanizmat internacionale të intervenojnë për ndriçimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe torturave të forcave të rendit kundër protestuesve të pafajshëm të këtij vendi. Nga Kishinjëu posti i radios Zëri i Basarabisë solidarizohet me zërat e protestatarëve duke e përshkruar situatën si tejet të tensionuar. Qeveria e Voroninit konsiderohet si më e koruptuara në botë. Ndihma e perëndimit është e domosdoshme, ndërsa interesi i Rumanisë është konsolidimi i Moldovës në drejtim të Bashkësisë Europiane.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora