E shtune, 20.04.2024, 04:44 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kaqanik 07.09.1990 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës

E shtune, 11.04.2009, 05:29 PM


KAQANIK 07.09.1990. KUSHTETUTA E REPUBLIKES SË KOSOVËS?

Meqense këto dy tri ditët e fundit në ZSH u shkrue shumë per Kushtetuten e Kosovës sepse ishte njivjetori i saj dhe në mes tjerve edhe " Presidenti" Fatmir Sejdiu u paraqit me nji shkrim, unë vendosa per lexuesin e ZSH ta botojë KUSHTETUTEN E KAQANIKUT  e cila u shpallë nen tytat e pushkve dhe grukat e topave serb. Deputetet e Kuvendit të Kosovës as nuk u bani fërr syni dhe shpallen këtë KUSHTETUTË që unë do ua prezentojë këtu dhe juve krahasone me këtë të sotshmen e cila na solli himnin pa tekst, na solli flamurin pa asgja kombëtare dhe e cila na i solli shtetet në shtet ( enklavat serbe) dhe ndarjen e veriut të shtetit.
Besojë se Sheradin Berisha dhe banda e tij trima që e shajnë dhe njollosin Shejtin Dr. Ibrahim Rugova , dhe që i kundershtuen Rugovës simbolet, valuten dhe himnin të cilet i dogjen simbolet e tij do turpnohen nese e lexojnë këtë KUSHTETUTË dhe e krahasojnë me këtë të ren që na e perpiluen majtistet analfabet me në krye Hajredin Kuqin të ashtuquajtur zavends kryeminister dhe Profesor Univeriteti.

Per lexuesin e ZSH.
Selim Hasanaj

 
KAQANIK 07.09.1990. KUSHTETUTA E REPUBLIKES SË KOSOVËS
 
-Duke u mbeshtetur në traditen demokratike shekullore, perparimtare e liridashëse të kombit shqiptarë dhe të pjestarve të nacionaliteteve tjera të Republikës së Kosovës.
-Duke u mbeshtetur në luftrat clirimtare dhe në luften e perbashket antifashiste, që të mbrojë qenjen dhe pamvarsinë e vetë si komb.
-Duke synue sigurimin e mirqenjes së pergjithshme të popullit, të humanitetit dhe të vendosjes së lirisë, barazisë dhe drejtësisë per vete dhe per breznitë që vijnë,
-Duke synue nji shoqëri demokratike me rritje të vazhdueshme të pasurisë së popullit, me arsim, shkencë e kulturë perparimtare, me një zhvillim të gjithanshem të personalitetit të individit,
-Duke u nisur nga e drejta që populli të percaktojë lirisht, kur dhe si ai deshron, poziten e subjektivitetin e vet politik dhe lirisht të zbatojë të drejten per zhvillim të vet të pavarur ekonomik, shoqëror e kulturor,
-Duke u nisur nga e drejta që lirisht të disponojnë me pasuritë e veta natyrore, me burimet dhe mjetet vetanake per egzistencë e zhvillim,
-Duke u nisur nga synimet per krijimin e shtetit juridik demokratik mbi bazat juridike e sociale mbi të cilat sigurohen e realizohen të drejtat nacionale, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit, drejtësia shoqërore, solidariteti, mirqenja, perparimi individual e shoqëror dhe dinjiteti i plotë i njeriut,
-Duke u sigurue të drejta të plota pjestarëve të nacionaliteteve të tjera që jetojnë në Republiken e Kosovës,
-Duke realizuar deshiren që sipas vendimit të lirë vetanak të vazhdojë rrugen e demokracisë, të drejtësisë shoqërore, të paqes dhe miqësisë midis popujve,
-Duke u nisur nga percaktimi se vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetrorë, vullnet të cilin ai e ka shpreh në mënyrë plebishitare per vetpercaktimin e subjektivitetit të tij POLITIK-JURIDIK,
KOMBI SHQIPTAR i Republikes së Kosovës në pajtim të plotë me parimet e demokracisë e të barazisë dhe në bazë të së drejtes per vetvendosje deri në shkëputje, dhe
-Duke garantuar të drejta të plota të njeriut dhe qytetarit per të gjithë qytetaret,
-Duke u bazuar në DEKLARATEN E PAVARSISË SË 02. KORRIKUT 1990
      KUVENDI I REPUBLIKES SË KOSOVËS
             NXJERR
      KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SË KOSOVËS
 
 
                DISPOZITAT E PERGJITHSHME
 
                           NENI 1.
Republika e Kosovës është shtet demokratik i KOMBIT shqiptar dhe i pjestarve të kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vet: serbve, muslimanve, malazezve, kroatve, turqve,romve e të tjerve që jetojnë në Kosovë.
 
                           NENI 2.
 
Republika e Kosovës si shtet është antare e bashkësisë së Jugosllavisë.
( Dispozitat e nenit 2. dhe të neneve tjera perkatëse do të harmonizohen varësisht nga percaktimi i të gjitha njisive tjera perkitazi me organizimin e ardhshëm të Jugosllavisë).
 
                          NENI 3.
 
Sovraniteti i Republikës së kosovës buron nga populli dhe i takon popullit.
Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror.
 
                          NENI  4.
 
Sovraniteti i popullit realizohet permes perfaqësuesve të zgjedhur në organet e pushteti shtetror dhe me referendum.
 
                          NENI 5.
 
Të gjithë antaret e organeve perfaqësuese të pushtetit shtetëror i zgjedhin shtetasit e moshes madhore në bazë të të drejtes së votes së pergjithshme, të barabartë, të drejtperdrejtë dhe të fshehtë, nga radha e më shumë kandidatëve.
Perfaqësuesit e zgjedhur të popullit në organet e pushtetit shtetëror janë pergjegjës para zgjedhsve të tyre.
 
                          NENI 6.
 
Qytetaret si bartës të pushtetit kanë të drejtë të organizohen në parti politike, lidhje, levizje e shoqata të qytetarëve.
 
                          NENI 7.
 
Cdo njeriu dhe qytetari i garantohen të drejtat politike, ekonomoke,sociale, nacionale e kulturore dhe të drejtat e tjera të percaktuara me KUSHTETUTË.
Askujt nuk mund ti mohohet e drejta dhe liria per të marr veprim në qoftë se veprimi nuk është i ndaluar shprehimisht me Kushtetutë dhe me ligj.
 
                           NENI 8.
 
Territori i Republikës së Kosovës është unik, i pandashem dhe i patjetersueshem.
Kufijtë e Republikës mund tëndryshohen vetem në bazë të vendimit të KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS dhe në pajtim me vullnetin e shprehur të popullit me të cilin ka të bëjë ndryshimi.
 
                           NENI 9.
 
Qytetaret e Republikës së Kosovës e gëzojnë të drejten e shtetësisë së Republikës.
Shtetasit e njisive tjera të Bashkësisë së Jugosllavisë gëzojnë liritë dhe të drejtat e percaktuara me aktin e saj.
 
                           NENI 10.
 
Organizimi teritorial i Republikës së Kosovës rregullohet me ligj.
Komuna dhe qyteti janë formë e Bashkësisë territoriale ku realizohet vetadministrimi lokal.
 
                           NENI 11.
 
Në Republikën e Kosovës është në perdorim zyrtar gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.
Ne rajonet e republikës ku jetojnë edhe pjestaret e nacionaliteteve tjera, në perdorim të barabart janë edhe gjuha serbo-kroate dhe turke dhe shkrimet e tyre, në pajtim me ligjin.
 
                           NENI 12.
 
Republika e Kosovës ushtron pushtetin shtetëror në mënyrë sovrane.
Të drejtat sovrane të republikës së kosovës, siguria e saj, si dhe rregullimi shoqëror-ekonomik e politik janë të mbrojtur me këtë KUSHTETUTË.
 
                           NENI 13.
 
Pushteti kushtetutëdhënës dhe ligjdhënës i takon KUVENDIT TË REPUBLIKËS së KOSOVËS dhe percaktohet me KUSHTETUTË.
 
                           NENI 14.
 
Kryesia e Republikës së Kosovës është shef kolegjial i shtetit.
Të drejtat dhe detyrat e Kryesisë percaktohen me këtë KUSHTETUTË.
 
                            NENI 15.
 
Organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv është QEVERIA. Të drejtat dhe detyrat e QEVERISË percaktohen me KUSHTETUTË.
 
 
                            NENI 16.
 
Pushtetin gjyqësor e ushtrojnë gjyqet e pavarura. Gjyqet punojnë vetm në bazë të KUSHTETUTËS  dhe ligjit.
 
                            NENI 17.
 
Gjyqi iKushtetutës së Kosovës, si organ i pavarur i Republikës, mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.
 
                            NENI 18.
 
Puna e organeve të pushtetit shtetëror është publike. Puna publike e organeve të pushtetit shtetëror mund të perjashtohet vetem në rastet e percaktuara me ligj.
 
                            NENI 19.
 
Republika e Kosovës ka Stemen e vet. Perdorimi dhe permbajtja e stemes percaktohet me ligj.
 
                            NENI 20.
 
Republika e kosovës ka FLAMURIN e vet. Permbajtja dhe perdorimi i FLAMURIT percaktohet me ligj.
 
                             NENI 21.
 
Republika e Kosovës ka HIMNIN  e vet. Permbajtja dhe perdorimi i himnit percaktohet me ligj.
 
                             NENI 22.
 
Në Republiken e Kosovës është e drejtë e pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave kombëtare që të perdorin simbolet e veta.
Kushtet dhe mënyra e perdorimit të simboleve të tyre rregullohet me ligj.
 
                             NENI 23.
 
Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina.
 
 
 
                              R E N D I   E K O N O M I K   D H E   S O C I A L
 
 
                              NENI 24.
 
Organizimi i jetes ekonomike dhe sociale rregullohet në mënyren që të gjithë qytetarve tu sigurohet standardi i jetesës në pajtim me drejtësinë të bazuar në punën e tërësishme, si burim i mirëqenjes, dhe në pajtim me dinjitetin njerëzor.
Është detyrë e shtetit të nxitë dhe realizojë, në pajtim me parimet demokratike, zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, me qellim të rritjes së të ardhurave kombëtare dhe në këtë bazë edhe të mirqenjes ekonomike, sociale dhe kulturore të qytetarëve, por edhe të barazisë së tyre. Per këtë qellim shteti merr persiper të bëjë investime ku kerkon interesi shoqëror, vecmas në rajonet më pak të zhvilluara, si dhe të pergatisë planet e zhvillimit dhe të ndertimit harmonik të Republikës.
Në këta kufinj dhe baza sigurohet ekonomizimi i lirë i tregut, liria ndermarrëse dhe e bashkimit, pavarësia dhe barazia e subjekteve ekonomike në treg, si dhe iniciativa e lirë private ekonomike, duke i mundësuar sejcilit që me punën e vetë tia sigurojë vetëvetës egzistencen adekuate.
 
                            NENI 25.
 
Me ligj percaktohet më hollësisht se veprimtaria ekonomike e lirë nuk mund të zhvillohet në kundershtim me interesin shoqëror, ose në mënyrë që ti shkaktojë dëme sigurisë, lirisë, barazisë dhe dinjitetit njerzor.
Me ligj percaktohet mënyra sipas së ciles veprimtaria publike dhe private drejtohet dhe koordinohet per qellimet e shoqërisë.
Në qarkullimin ekonomik vlen parimi i marrveshjes së lirë në pajtim me ligjin.
 
                            NENI 26.
 
Garantohen të gjitha format e pronësisë. Të gjitha format e pronësisë janë të barabarta dhe gëzojnë mbrojtje të njejtë.
Bartës të së drejtes së pronësisë janë personat fizik dhe juridik.
 
                            NENI 27.
 
Me ligj mund të percaktohet regjimi dhe shfrytzimi i pronësisë në pajtim me interesin e pergjithshëm.
Shpronsimi ( eksproprijimi ) lejohet vetem per qellime shoqërore të bazuara me ligj dhe vetem në bazë të kompensimit që i pergjigjet vlerës së sendit në treg nëditen e shpalljes së aktit të shpronsimit.
Shpronsimi lejohet vetem në qoftë se qellimet e pergjithshme shoqërore nuk mund të arrihen në mënyrë tjeter.
Kompensimin cdoherë e percakton gjyqi civil.
 
                            NENI 28.
 
Qytetarëve u garantohet e drejta e pronësisë në token bujqësore.
Me ligj percaktohen kushtet dhe kufinjtë në bazë të të cilave mund të fitohet e drejta e pronësisë në pyje dhe në tokën pjellore.
 
 
                            NENI 29.
 
Pasuritë e natyres dhe të mirat në interes të pergjithshem, si dhe të mirat në perdorim të pergjithshem, janë në pronsi shoqërore ose shtetërore.
Me ligj mund të percaktohen kushtet e fitimit të së drejtes së shfrytzimit në pasuritë e natyres dhe në të mirat në perdorim të pergjithshem.
 
                           NENI 30.
 
Mbrojtja e tokës, e pasurive të natyres, e ujrave dhe ajrit nga prishja dhe ndotja është detyrë e shtetit, e organizatave ekonomike e shoqërore dhe e të gjithë qytetarëve.
 
                           NENI 31.
 
Personi i huej mund të fitojë të drejten e pronësisë nen kushtet e percaktuara me ligj.
Personit të huej i garantohet e drejta që të veprojë e organizojë veprimtari të pavarur, ose të investojë në ndermarrjet e vendit ose të formojë ndermarrje të perzier në kushtet e percaktuara me ligj.
 
                           NENI 32.
 
Me ligj rregullohet mbrojtja dhe zhvillimi i zejeve.
 
                           NENI 33.
 
Të gjitha pasuritë kulturore dhe historike, pa marrë parasysh në pronsinë e kujt janë, paraqesin pasuri të popullit. Ato janë nen mbrojtjen e shtetit dhe me ligjpercaktohen masat per ruajtjen e tyre.
 
                           NENI 34.
 
Garantohet mbrojtja e punës intelektuale, e drejta e autorit, e shpikjes dhe e risimeve si dhe e artit të letersisë.
Shkenca dhe kerkimet shkencore, si dhe zbatimi i njohurive të tyre, janë bazë qensore e shoqërisë, të cilat shteti dhe shoqëria detyrohet ti ndihmojë gjithanshem.
 
                           NENI 35.
 
E drejta e trashegimisë garantohet dhe rregullohet me ligj.
 
                           NENI 36.
 
Qytetaret kanë të drejtë në sigurim, pensionim dhe ndihëm në rast të paaftësisë per punë per shkak të sëmuerjes, fatkeqësisë, amsisë, invaliditetit, moshes ose vdekjes, në rastin e ngritjes së fëmijës si dhe per ndihmat e percaktuara me ligj.
Shteti ju siguron qytetarve sherbimin e nevojshem mjeksor dhe mjekimin në qendrat shendetësore në Republikë.
 
                           NENI 37.
 
Cdo fëmije sipas pozites së tij të mitur, pa dallim race, gjinie, gjuhe, besimi, të prejardhejs nacionale  ose sociale, të pasurisë ose lindjes ka të drejta në masat mbrojtëse nga ana e familjes, e shoqërisë dhe shtetit.
 
                            NENI 38.
 
Personat e rritur, personat e paaftë per punë dhe të moshuarit, që nuk kanë të aferm të vetë gjenden në mbrojtje të vecant të shtetit.
 
                           NENI 39.
 
Cdo qytetar ka të drejtë në vendosje adekuate të banimit. Me ligj percaktohet vendosja higjenike  dhe ekonomike me anë të masave të drejtuara në lehtësimin e shfrytzimit e të fitimit të pronësisë dhe të nxitjes së investimit të kapitalit privat per këtë qellim.
 
                          NENI 40.
 
Mjetet per realizimin e të drejtave të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë dhe ligj nga lëmia e shendetësisë, e mbrojtjes sociale dhe të fëmijve dhe të formave tjera të sigurimit social, të arsimit, të shkencës, të kultures fizike, si dhe  në lëmitë e tjera të percaktuara me ligj, sigurohen me buxhet.
Mjetet per realizimin e të drejtave të të zënve me punë në bazë të sigurimit të detyrueshem social ( shendetësorë, pensional, invalidor etj) i sigurojnë të zenit me punë dhe pundhanësit në pajtim me ligjin.
 
                         NENI 41.
 
 Me ligj mund të percaktohen veprimtaritë që kanë vetitë e sherbimeve publike dhe percaktohet mënyra e ushtrimit të tyre.
 
 
PS: vijon neser me nenet tjera.

 
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora