E enjte, 28.05.2020, 06:15 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Luftar Paja: “Si rruar qethur” është komedia që i mungonte skenës shqiptare

E shtune, 11.04.2009, 12:42 PM


Luftar Paja: “Motra nuk flet me motrën se ka blerë shtëpi më të bukur, djali fyen babanë se nuk i blenë makinë”

“Si rruar qethur” është komedia që i mungonte skenës shqiptare

Bisedoi Albert Zholi

“Si rruar qethur”, kjo është komedia që Teatri “Bylis” i qytetit të Fierit do të vendosë në skenë ditën e enjte. Autor i komedisë është Bashkim Kozeli, ndërsa regjisor Guri Koço. Kjo komedi trajton një temë në dy periudha të ndryshme historike, në atë komuniste dhe postkomuniste. Komunizmi i kishte barazuar njerëzit, vlerat, ku me fukarallëkun e tyre njerëzit i ngrysnin ditët më shumë me biseda, me llafe se me punë. Në qendër të komedisë janë dy shokë të ngushtë, dy berbera që punonin në një vend pune në kohën e monizmit. Dy berbera që ishin bërë si vëllezër binjakë, që i besonin njeri-tjetrit verbërisht. Kështu i gjeti rënja e komunizmit. Cndodhi më pas? Kapitalizmi i ndau përfundimsht miqtë e mirë, berberat vëllezër. Bile i vendosi në kampe të kundërta të përqafimit të bindjeve politike. Njeri u vendos majtas (PS), ndërsa tjetri djathtas (PD). Të dy militantë deri në ekstrem. Militantë që dje, nga vëllezër që pinin në një kupë, sot, nëpër mitingje i ngrinin shkopinjtë njeri-tjetrit. Kjo është ideja, subjekti mbi të cilën është ndërtuar komedia. Një komedi sa aktuale po aq dhe reale që përcjell në mënyrë të drejtpërderejt mesazhin e kohës, të humbjes së vlerave njerëzore përballë bindjeve politike dhe etjes për pushtet.

Bashkim Kozeli-skenarist

Guri Koço- regjisor

Interpretojnë:

Luftar Pajo
Hajrije Rondo
Fatmir Xhelili
Dorjana Caushi
Orjon Halili
Shpëtim Shehu

Bisedat

Me artistin e Popullit Luftar Paja

Z. Luftar, roli i berberit Malo në komedinë “Si rruar qethur” mos vallë ka të bëjë me rolin e dasmës së Malos tashmë të përcjellë në vitet e demokracisë?

Aspak. Eshtë një rol krejt i veçantë që nuk ka asnjë lidhje me Malon e dikurshëm. Malua i asaj kohe nuk më përkiste mua dhe mebetet një rol unik i asaj kohe i kolegëve të mi fierak. Në të gjitha këndvështrimët ky është një rol i ri në një komedi me gjetje të veçantë..

Athere cili është roli i Luftarit në këtë komedi?

Unë kam rolin e berberit Malo. Të një berberi në dy kohë. Kur në sistemin komunist kisha një shjok, vëlla, mik, gjithçka (edhe ai berber). Ne ishim pasqyra e njeri-tjetrit. Nuk mund të na konceptoje dot të ndarë, të zënë, hilanjos, etj... ne ishim më shumë se dy vëllezër binjakë. Kështu jetuam për vite të tëra pa ndarë një fjalë, po duke ndarë kafshatën e gojës. Dhe ja vijnë vitet e demokracisë..

Dhe...?

Si dhe. Ti nuk po e jeton demokracinë alla shqiptarçe? Vëllai nuk flet me vëllanë për një metër gardh. Motra nuk flet me motrën se ka blerë shtëpi më të bukur, djali fyen babanë se nuk i blenë makinë, komshiu në vend ta ruaj, vjedh shtëpinë e komshiut...mbesa zihet me tezen për fustanet, nipi me dajon për ngjyrat e mureve të shtëpisë. Kështu dhe ne. Morëm dhe përkrahëm parti të ndryshme politike. Gjith ajo dashuri u kthye në një urrejtje pathollogjike. Gjithë ajo dashuri u kthye në armiqësi. Kur ndeshesmi në rrugë i kërcasim dhëmbët njeri-tjetrit. Militantë të kundërt deri në armiqësi fizike. Më shumë urrejmë ne njeri.-tjetrin se sa Berisha, Nanon , apo anasjalltas. Një rol që e ëndëroja.

Me regjisorin Guri Koço

Z. Guri, a je i kënaqur me aktorët dhe sipas këndvështrimit tuaj kjo komedi çfarë mesazhi përcjell ?

Tashmë nuk ka pse të bëj publicitet apo të marr përsipër role që s’më takojnë. Aktorët e Fierit kanë qenë shkollë për teatrot shqiptare në sistemin komunist. Ajo bërthamë qëndron ende. Këtu, në këtë komedi janë në role kryesore Luftar Pajo, Hajrije Rondo apo Fatmir Xhelili. Puna e tyre ka qenë sistematike, korrekte. Më ka pëlqyer sidomos puna në grup. Eshtë e vështirë sot të punosh në grup. Unë tani që jemi në provat gjenerale mund të them me plot gojën se ja kemi arritur qëllimit. Do të jetë një shfaqje mbreslënëse. Duke folur për mesazhin e komedisë, ai për mua është i qartë : “O miq, mos i lini politikanët t’ju përçajnë. Miqësia është viruti më i lartë njerëzor. Politikanët luftojnë për karrige, po ju përse luftoni dhe ziheni me grushta me njeri-tjetrin?”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora