E merkure, 03.03.2021, 12:42 PM (GMT)

Kulturë

Aqif Ramadani: Dibra plotë thesare të pa prekura historike kalatë e Skënderbeut

E shtune, 11.04.2009, 04:11 PM


Dibra plotë thesare të pa prekura historike kalatë e Skënderbeut

Nga Aqif Ramadani

Dibra pa kufij është mbushur me thesare të paprekura historike, që pret që ti ndricoje koha. Këto thesare historike janë të ngujuar në shekuj, që kërkojnë eksplorim të penetruar, nga historianët, arkeologët, historian të apasionuar, pse jo dhe krijues artistë në këtë shekull të ri, Kur flasim për Dibrën mendja na shkon tek Skëndërbeu, Naideni, Migjeni, Vebi Dibra personalitete, që kanë treguar vlerën me rrezatim kombëtarë. Kalaja e Sfetigradit e ashtuquajtur kalaja e Kaçaxhikut. Kjo kala ndodhet në fshatin Kaçaxhik të krahinës së Zhupës në Dibrën e Madhe në vazhdim të vargmaleve të Stugoves. Kalaja siç e përshkruan Barleti është në majën e një shkëmbi si një fole shqiponje. Sot mungon dora e arkeologut për të informuar publikun mbi realitetin të kësaj kalaje. Kalaja është e ndërtuar në rafshnaltën e një shkëmbi madhorë ku në majë e rrethuar me mur rethues me gurë dhe gelqere që nga erozioni muret janë shpërbërë. Në këtë kala ishte instaluar ushtria e Skënderbeut nga ku kontrollohej gjithë hapësira dibrane. Rreth kalasë poshtë shkëmbit ndodhen 5 hektarë varre dhe shumë varre masive. Këto vare janë vare të vrare të ushtarëve turq dhe shqiptarë në betejën e Sfetigradit ku Skënderbeu humbi dhe nuk e mori kurrë. Kalaja e Sfetigradit ndodhet në Koccaxhik, dhe jo në Pollog, siç shprehet historiani Kasem Biccoku. Sot fshati Koccaxhik ka pakë shtëpi, po më shumë histori, aty ndodhen themelet e shtëpisë ku ka lindur Qemal Ataturku ku sot ndodhet një pllakate me emrin e tij. Mesin e rrugës Dibër Strugë djathtas luginës së Drinit ndodhet fshati Modricc. Pas rënis së Sfetigradit, Skënderbeu ndërtoi kalanë e Modriçit ko sot si toponin në majë të kalasë ndodhet një dhomë në formë e një rezervari e mbushur me gurë dhe gelqere, por nëse ka shërbyer si pikë vrojtimi, apo si depo uji, ngelet për të dhënë fjalën historiani. Maqedonasit për të treguar se është tokë sllave sipër kalasë kanë vendosur një kryq dhe në fundin e saj, por sa ka mbaruar ndërtimi i një kishë të vogël, kjo për arsye të humbjes së identitetit shqiptarë dhe për të dhënë toponin sllavi. Kanë filluar të sllavizojnë dhe të tjetërsojnë emrat shqiptarë, siç është rasti i shkollës në Radostush të krahinës së Rekës, emrin e shkollës Ismail Qemali duke e deformuar në Ismalik Qemaliko. Kjo është përpjekja e politikës sllave, për të etikuar emrat e toponineve shqiptarë me atë sllavë.

Kalaja e Grezhdanit, kala 2000 vjeçare muri rrethues i kalasë fut brenda 30 hektarë tokë ku dikur ka qenë qytet me dhjetë mijë banorë. Pas vendbanimeve të Durrësit vjen vendbanimi i Grezhdanit ku sot për sot flitet shumë pak për këtë kala me të madhe në hapësirën arbërore, pritet me shumë nga fjala e arkeologut dhe historianit. Gradishtja e Radonikës duhet insistuar shumë në gërmime të mëtejshme, pasi një ekspedite e drejtuar nga arkeologu Adem Bunguri vërteton se është një vendbanim Ilir dhe para ilirë. Historianët dhe arkeologët dalin në konkluzion se hapësira nga Ohri, lugina e Drinit deri në Koman janë vendbanime të lashta Ballkanike mijëra vjeçare. Dëshmia me e gjallë janë vendbanimet në fshatin Burim Allajbegi ku sipas zbulimeve arkeologjike është vendbanim 7-8 vjeçare, zbulimet e kohës së fundi të bëra në livadhin e madhe në fshatin Burim nga arkeologu Adem Bunguri u gjetën dysheme me kalldrëm vatra zjarri me qeramikë u gjetën sëpata thika stralli gjilpëra enë dhe qeramikë. Këta zbulime duhet të behën në mënyra masive për të nxjerrë fakte të reja e qytetërime mijëra vjeçare, ku presim ti ndriçojë koha , që në shqiptarët popull i vjetër në Ballkan. Për këtë kërkohet punë intensive nga historianët dhe arkeologët shqiptarë pse jo dhe ekspedita arkeologjike të huaja të profesionalizuara. Dhe të mos përqendrohen vetëm në Durrës apo në Apoloni, Butrint, por dhe në hapësirat shqiptare, si në Shqipëri dhe Maqedoni.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora