E enjte, 28.03.2024, 09:33 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Cka duhet ba, a asht mister kjo përgjigje

E premte, 10.04.2009, 08:19 PM


KA DUHET BA, A ASHT MISTER KJO PERGJIGJE?

Nga Selim Hasanaj

Fillova me këtë titull sepse në shkrimin tim me titull "QEVERITARET E KOSOVËS (TË GJITHË ME RADHË) JANË TURPI I KOMBIT" kishte ba nji koment njifar Shefqeti i cili në esencë ishte pajtue me shkrimin tim dhe opinionin e shprehun aty, por nuk kishte harrue ta perkujton , per mue dhe per lexuesin se; " në cdo të vertëtë ka rrena dhe në cdo rrenë ka të verteta".
Unë po i pergjigjem me radhë dhe së pari e falenderojë që më inspirojë të bajë ketë shkrim kështu në këtë formë e jo koment atje ku ai kishte komentue.
Ti zotni si duket po meritojke të ta hjek kapelen sikur thotë ajo e popullit. Ke zbulue dicka të panjoftun deri sod. Njerzimi e ka dit me shekuj se në RRENË ka vetem rrena dhe jo të verteta, shtrembime, lakime, perdredhje e pershdredhje të gjitha këto me qellim të krijimit të RRENES dhe mohimit , ikjes, mospranimit të së VERTETËS. Ashtu sikurse në të verteten që njeriu dhe njerzimi me fakte, argumente, spjegime, deshmi e forma tjera tregon dhe spjegon dicka të sakt, të paluhatshme, të pa alternativë dhe të kunderten e RRENES që asht e VERTETA dhe në të cilen nese ka edhe nji rrenë apo vetem nese i vjen era rrenë , e verteta nuk egziston. Edhe në rrenen nese tregohet realiteti atëherë ajo asesi nuk mund të jetë rrenë sikur e perzien ti , por ajo asht e VERTETË. Besojë se këtu po pajtohesh me mue dhe e hudhë si rrenë pohimin tand në koment të shkrimit që kishe ba se në shkrimin tim ka pak rrena e pak të verteta , që sipas teje kjo qenka e natyrshme. Unë aty ose kamë shkrue rrena ose kamë shkrue të verteta , por perzie këto nuk i kamë sepse RRENA dhe e VERTETA janë kundershtare dhe anmike e nuk perzihen.
Titulli i komentit tand ishte " kush është turpi i Kosovës". Nese më ke pyet mue po të pergjigjem se në radhë të parë janë pushtetaret e sajë, e pastaj vijnë qendrat fetare të saj e posaqërisht ajo islamike, pas kësaj vijnë injorantet e institucioneve të ndryshme shkencore si ta zam: Akademia e Arteve dhe Shkencave, Instituti i historisë, Instituti Albanologjik, Arhiva e shtetit etj, etj. dhe në fund janë njerzit e patru të cilet ndahen në grupe kundershtare dhe tue luftue njani tjetrin perkrahin lideret mizor dhe mafioz të Kosovës, perkrahin imamet shqipfolsa dhe argat të Serbisë per të cilet Serbia derdhë para të majme me të vetmin qellim që ata ta asimilojnë popullin shqiptarë të Kosovës dhe ta këthejnë ate nga gjaku i paster Iliro shqiptarë në atë arabo aziatik e kështu nji ditë , në nji të ardhme jo të largët mos të ketë ma shqiptarë në trojet ilire por të ket musliman, islamist e cka jo tjeter.
Akademi e ASH së Kosovës asht shtallë injorantesh , sherbyes të grupeve dhe partive politike ku sejcili "akademik" vrapon si qeni mas kockes per ta lpi atë dhe asnji gja tjeter së paku në dy dekadat e fundit nuk e ka ba. Turp ju kjoftë akademikve.
Institutet , të gjitha me radhë janë po sikur Akademia, janë hic , asgja. Janë turp edhe këta.
Populli injorant që beson rrenat e imamve, rrenat e liderve politik dhe vrapon mas tyne, asht poashtu turpi i Kosovës.
Thamë populli sepse unë ditë dhe natë jam i lidhun me vendlindjen time dhe atë lidhje e kamë në forma të ndryshme dhe direkte. Atje asht mjerim, skamje, papunsi, shkatrrim të infrastruktures vitale dhe jetike sikur asht shendetsia, arsimi, etj etj dhe prap ai popull AHMAK, INJORANT, ANALFABET asht në gjendje ta vras edhe babën e vetë nese ai nuk beson si ai në islam, nese ai nuk e perkrah liderin e njejtë partiak dhe partinë e tijë. Këto budallaqe unë i shofë perditë kur po jam atje  dhe i ndegjojë, dhe lexojë kur jam këtu në Norvegji. Sa per ilustrim po tregojë shembullin tim dhe nji miku norvegjez. Ai asht ithtarë i FREMSKRITS PARTI , parti kjo e cila asht kunder të huejve dhe emigrantve. Unë dhe ai shpesh debatojmë dhe kundershtohemi, dhe jam unë ai që shpesh e tejkalojë kufinin dhe acarohem me te jo pse ai nuk ka të drejtë por thjeshtë per shkak të nji DREQI  që asht në genin dhe gjakun tonë i cili dreq padyshim na asht fut në shpirt dhe ba pjesë e pandashme që nga pushtimi osman dhe 500 vjet sundim të tij. Ai gjithmonë më thotë: mirë Selim unë e thash mendimin tim dhe pse ti po idhnohesh!? Beso se ai me këtë pyetje të zakont, të thjeshtë më ven në pozicion MAT. Nuk dij si ti pergjigjem! Ama miqësia e jonë falë kultures së tij gjithmonë qendron dhe ai njeri sado që asht kunder politikes per emigracionin , mue dhe familjen time e ka ndihmue dhe ndihmon me të madhe.
Shkurt kaq per këtë temë. Nese nuk je nda i kënaqun e ke e-post adresen time në gazetë dhe më shkruej per pakënaqësitë tua me mue dhe shkrimet e mija dhe unë do të pergjigjem.
Tash po të pergjigjem në atë pyetjen tande direkte që e kishe ba. " ti po kundershton xhamijat e cdo gjë që po ndodhë në Dardani, por kurr nuk po thue cka duhet ba". Kësaj pyetje i kishe shtue komentin: "mu ke ba si socialist utopistat që thoshin; qeshtu asht keq , por qysh asht mirë kurr nuk thonin". Pak ma naltë kishe thanë : " me ke prek në islam, qaty po ma prish qefin".
Shefqet zotniu, unë nuk i kundershtojë  xhamijat, ato që janë të ndertueme aty para shumë viteve dhe shekujve, unë nuk pajtohem as me disa ekstrem antiislam që thonë me i rrenue dhe zhduk ato si gjurmë të mbetjes së pushtimit osman dhe islamizimit të shqiptarve. Jo unë jam që ato të mbeten dhe të ruhen si deshmi e asaj kohe e cila pat këthye mbrapsht timonin e zhvillimit dhe ecjes së kombit shqiptarë dhe ardhmënisë së tij.
Unë kundershtojë ndertimin e xhamijave të pasluftes , pra nga viti 1999 e tutje. Kundershtojë ndertimin e tyne sepse ato janë e ZEZA  e ardhmenisë së fëmijve tanë dhe brezave që do vijnë. Kundershtojë sepse ato xhamija dhe ata imam vehabist e sekte tjera arabo aziatike ato xhamija i ndertojnë me paratë e anmikut tonë shekullor Serbisë e besa edhe Rusisë. Këto dy shtete pasi deshtuen në qellimin e tyne që të bashkohen me arabet dhe si pakt ti kundervyhen SHBA-vë dhe Evropës prendimore, pra pasi komunizmi i perdorun per këtë qellim deshtojë, ata tash perdorin PAN ISLAMIZIMIN  e atyne trojeve që janë urë lidhse në mes Rusisë e Serbisë me arabet dhe popujt tjerë anti amerikan të Afrikes dhe Azisë. Dhe dihet se Serbia bashkohet me arabet ( së bashku me Rusinë) pa asnji pengesë nese islamizohen Dardania dhe Shqipnia. Per këtë unë e kundershtojë vrapimin maratonik në perqafimin e dickaje që jo fort larg ka me na kushtue shtrejtë.
Juve muslimanet ankoheni dhe vajtoni se po ju shkelin të tjeret, se po ju mohohen të drejtat! Juve nuk pranoni se jeni juve ata që shkelni të drejta, të tjerve që nuk besojnë si juve , që nuk i perkasin fesë suej. Per këtë ja disa shembuj të thjeshtë.
Në lagjen KATOLIKVE te qytetzes së Klinës në Dukagjin , juve keni ndertue nji xhami të madhe. Trego ti Shefqet , me dorë në zemer dhe tue u betue në atë ALLAHUN  që ti e donë aq shumë. A do e kishit lejue juve ndertimin e nji kishe katolike diku në ndonji qender apo lagje të besimit islam. Nese më pergjigjesh per këtë drejtë do e kuptosh vetë se sa të padrejtë dhe sa ngucakeq jeni juve dhe feaj e juve ISLAME. Neper tana kryeqendrat e Evropës sot ka xhamija me minare, xhamija ka edhe neper të gjitha qytetet evropiane ku ka besimtar musliman. A ka kisha diku në shtetet islame sikur ta zam Arabia Saudite, Libia, Irani etj, etj. Atje jo vetem turistet por edhe nji Madlein Olbrait, nji Jozefina Topalli u detyruen ta qesin shaminë në krye per tu pranue në biseda shtetnore në të cilat ishin ftue. A nuk asht kjo nji deshmi e mostolerances dhe urrejtjes nga ana e juve fetarve islamist, ndersa xhamijat, me ose pa minare neper Evropë a nuk janë shembull dhe deshmi e të kundertes?
Pra unë nuk të kamë prek në ISLAM  askush nuk po e prek as sulmon këtë fe. Jeni juve vetë që po tmerroheni nga budallaqet, nga padrejtësitë, nga injoranca, nga urrejtja , nga krimi që po bani juve islamistet musliman në emen të kësaj feje, në emen të fundamentit të kësaj feje Sheriatit dhe Kuranit. Më kishe ftue që ose të mbetem musliman i mirë ose të konvertojë në KATOLIK. Po të pergjigjem se unë Selim Hasanaj, bir i Mustafë Hajdin Hasanaj dhe nanës Zyhra Kukleci- Hasanaj i lindun në Lubozhdë të Istogut në radhë të parë jam SHQIPTARË i trungut iliro-dardan. Të paret e mijë ishin PELLAZGET, jam njeri dhe mundohem të jem i urtë, human, i drejtë, i sinqertë , i dashtun, tolerant, i ndershem, dhe me këto tipare e veti unë mburrem, jam i zoti të dalë para ZOTIT  në diten e gjykimit tim. Unë pra nuk ndihem se jam musliman, sepse dijë se hiq ma shumë se gjasht gjenerata mbrapa sterkatragjyshi im ishte GJONI. Më pagzuen me emen musliman dhe kamë edhe mbiemen musliman , por unë nuk kamë fajë per këtë. Ama as nuk e kamë ndermend ti ndrrojë as emnin, as mbiemnin. Unë jam kujdesë që pasardhsit e mijë mos të trashegojnë dicka që nuk spjegohet shqip, që nuk flet shqip dhe që nuk tingllon shqip. Prandaj fëmijet e mijë i pagzova me : Petrit, Shpresë dhe Fan-Nol. Ndersa nipat e mijë dhe mbesen me : Burim, Blerim, Betim, Milot dhe Tringa. Dhe që feja katolike asht ma tolerante dhe ma afer perkujdesjes kombëtare po të perkujtojë nji shkrim të Akademik Mark Krasniqi në nji numer special, intervista me personalitete në revisten KOSOVARJA diku të viteve 1990 të cilen e kamë këtu në biblioteken time. Atdhetari, trimi, patrioti dhe profesori i nderuem Mark Krasniqi mes tjerash aty spjegon anomalitë e emertimit të fëmijve tek neve shqiptaret e të gjitha feve që jemi. Shembull ai merr emnin BAJRAM. Bukur e spjegon Profesori i nderuem se ai emen i vihet femiut mashkull nese ai lind në prag të festave islame të bajramit. Pse ti vihet emni Bajram thotë profesori Mark Krasniqi? Masi ka lind në prag të festes pse mos ta emnojnmë me FESTIM. Ky emen asht shqip, deshmon kohen e lindjes së njeriut dhe ka kuptim në gjuhen e tij. Bajram ka kuptim në gjuhen e tjetrit, ate arabe. Neve nuk jemi arab. Pse arabi nuk e pagzon fëmiun e vetë me emnin GËZIM, thotë tutje Profesori Mark Krasniqi? Ai nuk e banë ate se emni i tillë nuk spjegohet në gjuhen e tij. Edhe emni Mark nuk asht shqip thotë profesori Mark Krasniqi, ai e thotë emnin shqip të Markut ( fatkeqësishtë nuk po më kujtohet si e spjegonte ai emni e vetë shqip). Ai thotë se neve kemi tradita ti emnojmë shtazet dhe shpezet shtepiake ndersa fëmijet i bastardojmë me emna të huej të kulturave të hueja.
Pra ti zotni Shefqet dhe juve Shefqetat tjerë islamisto shqipfolsa , më tregoni a ja thërret hoxha talkinin nji njeriu nese ka emen jo të kuptimit isalam?! Hoxha ja ndrron emnin aty per aty dhe e thrret me nji emen arab. Pra edhe në momentin e fundit të pershendetjes nga kjo jetë feja e juve ISLAME nuk tregon respekt per të vdekunin. Ajo e konverton ate. Mue asnjiherë asnji i krishten shqiptarë as i popujve tjerë nuk më ke ndrrue emnin. Gjithmonë më thrrasin SELIM.Ti zotni Shefqet pak si me perbuzje dhe plotë ironi e kishe shkrue; pse nuk po bahesh katolik!?. Nuk kamë nevojë të bahem as katolik sepse unë jam
sikur ishin: Gjergj Kastrioti, Lekë Dukagjini, Ali Pashë Tepelena, Mustafa Pashë Bushati, Avdyl Frashëri, Thimi Mitko, Jani Vreto, Sami Frasheri, Vaso Pashë Shkodrani,Haxhi Zeka, Ali Pashë Gucia, Gjergj Fishta, Filip Shiroka, Hasan Prishtina, Theofan S. Noli, Bajram Curri, Dedë Gjon Luli, Themistokli Germenji e Mihail Grameno si dhe shumë e shumë trima e burra tjerë të kohes së paraardhësve tanë të antikes dhe rilindjes sonë kombëtare, apo sikur ishin Mulla Zekë Berdynaj, Mulla Idriz Gjilani, Shaban Palluzha, Gjemë Gostivari, Idriz Kakrruti e Don Lush Gjergji në kohen ma të re që ishin dhe vepruen tue e dhanë edhe jeten per ate që ishin, ISHIN SHQIPTARË. Edhe unë jam i tillë dhe nuk kamë cka konvertojë.
Dhe per fund pergjigjëja ime se cka duhet ba që pyet ti asht kjo: MREKULLIA KISHTE ME KJEN SIKUR SHQIPTARET TË TREGOHESHIN TË DINJITETSHEM DHE TË MENQEM DHE KOMPLET SI KOMB TË DEKLAROJNË SE, KOMBI SHQIPTARË ASHT KOMB ME KULTURË DHE TRADITË PRENDIMORE, SEPSE VETË KULTURA E EVROPES I KA RRANJET NË KULTUREN E TË PARVE TANË PELLAZGO-ILIR DHE PER KËTË NEVE KONVERTOJMË NË FENË E KRISHTENË.
Por kjo asht UTOPI, e pamundshme dhe unë nuk e kerkojë nji gja të tillë sado që e deshrojë me tanë shpirtin dhe qenjen time.
Unë kerkojë që feja islame të respektohet ashtu sikur respektohen fetë tjera kudo neper Evropen e zhvillueme dhe civilizueme , ashtu si respektohet edhe krishtenizmi. Me ceremoni fetare të mirret imami, ai të financohet nga shteti i vetë dhe veprimi i tij të jetë strikt vetem fetarë e jo propagandues dhe diskriminues sipas porosive të politikave gjeostrategjike e fetare. Të rrenohen të gjitha xhamijat që u ndertuen pas luftes ashtu sikur edhe të gjitha kishat serbe të ndertueme per qellime politike në kohen e Millosheviqit, sepse edhe këto xhamijat e reja janë po sikur kishat e Millosheviqit me karakter politik dhe gjeostrategjik e asesi fetar. Në vend të xhamijave të ndertohen dhe rindertohen shkollat e konviktet e nxansave dhe studentve. Në mergaten tonë tu ndalohet ardhja imamve sepse fëmijet e mergates janë tash ne sendviq. Ata luftojnë per të ruejt identitetin dhe kulturenen shqiptare të mberthyem nga sistemi dhe kultura vendore e shtetit ku jetojnë dhe nga propaganda fetare e imamit që i ushqen fëmijet  e mergates me fe të cilen fëmiut i imponohet se aspak ai vetë nuk e zgjedhë dhe nuk e pyet kush a i pelqen.Qeveria të perkujdeset që në mergaten tonë në vend të imamve të dergojë mësues, të dergojë delegacione shtetnore të kultures dhe arsimit per të vizitue mergaten dhe mbajtë te ajo shpirtin dhe ndjenjen kombëtare shqiptare. Të bahen xhamijat ashtu sikur ishin ma parë. Aty shkoni pleqet të premteve dhe per namaze bajramash. Ditve tjera ishte qetsi. Ama falë kësaj qetsie nga nji popull me mbi 98% analfabet në vittin 1945 në Dardani me 1989 kishim me qindra mijëra kuadro me diploma universitare, kishim me qindra Dr. Shekencash dhe janë pikrisht këta që edhe e suellen MREKULLINË, suellen LIRINË DHE MVETSINË E DARDANISË.
Nuk po zgjanohem ma shumë zotni Shefqet. Besojë se do ndahesh i kënaqun me kaq dhe besojë se e shef sa letë asht të dihet se cka duhet ba. Nuk asht kjo mister. Duhet vetem të mendohet me logjikë të shëndoshë dhe zberthehet misteri letë.
Po e bamë këtë ardhmenia e fëmijve dhe nipave tanë asht e shëndritshme. Po lamë të vazhdojë kështu sikur per momentin je i bindun Ti dhe shumë tjerë si ti , ardhmënia e fëmijve dhe nipave tanë do jetë e errët. Neve do zhdukemi dhe Serbia do e arrinë qellimin dhe realizimin e elaboratevetë saja. Në nji koment njifar Sani Berisha më kishte akuzue se unë dhe ata si unë po bajmë politiken e Serbisë. Po mundohem ti largojmë shqiptaret nga besimi i tyne islam. Dicka të tillë ka ba edhe Serbia. Po i pergjigjem edhe atij këtu se së pari ai le ta rregullon emnin sepse nuk e kuptova a asht Sani ( mashkull) emen ky i pakuptimt, apo asht Sanie ( femen) që poashtu nuk ka kuptim shqip. Dhe se nese din të lexojë , le ta lexon vetem nji liber të viteve 1945 e tutje dhe do e shef se Serbia pikrisht këtë qellim ka pas. Ti islamizojë shqiptaret dhe ti shperngul në Anadoll. Asnjiherë nuk i ka pengue në këtë fe, Serbia ka luftue dhe ka pengue zhvillimin e vetdijes kombëtare te shqiptaret, qellim të cilin nuk e ka arrijt, shpresojë që mos ta arrin as tash. Dhe ti SHOKU SANI dije se nuk jam unë e ata si unë që po bajmë politiken e Serbisë , je ti vetë dhe islamistet shqipfolsa që po e bani atë politikë.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora