Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ja dosjet që flenë në sirtarët e kryeprokurores Ina Rama

| E premte, 10.04.2009, 11:06 AM |


Ina Rama, marionetë e kryesocialistit Rama dhe Presidentit Topi

Nga Gazeta ''Sot''

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama është kthyer në një marionetë në duart e kryesocialistit, kryetar të Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe Presidentit Topi. Dhjetëra dosje jo pak të rëndësishme vazhdojnë të mbeten në sirtaret e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa kjo e fundit bën zhurmë vetëm në dosjet që ka interes. Kur ajo mori në dorë dosjen  për Damir Fazlliç, apo dosjen për Neranxin, si dhe zhurmën e fundit që bëri pa të drejtë me botuesin e gaztës “55”, Fahri Balliu, pse nuk shfleton pak dosjet e Edi Ramës, për denoncimit që janë bërë për të. Dosje të tjera mjaft të rëndësishme është ajo e Hotel Tiranës, e “Albtelecom”, lidhjet e Pandeli Majkos me Delijorgjin, të Fatmir Xhafajt, fondacionit “Besa”. Pse nuk hiqen 30 lejet e ndërtimit që i ka Delijorgji nëpër Tiranë që Edi Rama ia ka lënë ende në funksion?.
Në regjistrin e organit të akuzës janë të regjistruara me dhjetëra kallëzime penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Por asnjëra prej tyre nuk është prekur me dorë, e jo më të shfletohen. Kjo është një rrugë që ka zgjedhur organi i akuzë, në mënyrë që kur dosjet të dërgohen pas shumë kohësh në gjykatë të mbyllen për mungesë të provave. Qindra qytetarë por edhe zyrtarë kanë bërë denoncime për kryetarin e Bashkisë, por organi i akuzës vazhdon ti anashkalojë. Qytetar tiranas, çdo ditë e më shumë bëjnë denoncime për kryetarin Rama, pasi ky i fundit me pa të drejtë u ka shkatërruar, banesat dhe pronat e tyre. Vetëm nga KLSH janë dorëzuar në Prokurori dosje të ndryshëm për problemet që kanë qytetarët me Bashkinë e Tiranës. Kontrolli i fundit i KLSH ka dorëzuar në prokurori kallëzim penal për tre drejtorë të rëndësishëm të kësaj bashkie të cilët kanë abuzuar me tenderimet dhe kanë shpërdoruar fondet publike. Shefi i urbanistikës së Tiranës, Dritan Agolli, është i paditur prej kohësh në prokurori dhe çështja e tij është mbyllur në sirtarët e Prokurores së Përgjithshme.
Një tjetër çështje që është në sirtaret e Prokurores së Përgjithshme është edhe çështja e parkut Rinia, ku Edi Rama i ka shitur pronarit të Tajvanit tokë publike që bashkia e Tiranës nuk e ka në pronësi. As këtë dosje prokuroria e Tiranës nuk ka marrë mundimin ta shikojë apo ti hedhë një sy për të filluar hetimet për të parë skandalet e falsifikimeve që kanë ndodhur në dy institucione, bashkinë e Tiranës dhe Hipotekën. Institucioni i akuzës disponon në duart e saj dhjetëra kallëzime të qytetarëve, denoncime këto që nuk merren aspak për bazë. Në fakt Edi Rama, duket se është një ndër personat më të denoncuar në Prokurorinë e Tiranës. Kallëzimet e bëra ndaj tij kanë të bëjnë më të shumtat me çështjet e pronave por nuk mungojnë edhe kallëzimet penale për shkak të dhunës së ushtruar nga vetë ai ose nga ushtarët e tij të komanduar të Policisë Bashkiake. Por, sërish Prokurorja e Përgjithshme vazhdon të bëjë indefirenten duke mos reaguar aspak ndaj denoncimeve që kanë bërë qytetarët.
Ku këta të fundit çdo ditë e më shumë ndjehen të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Duket se Prokuroria e Përgjithshme vazhdon të mbulojë “aferat e zeza” të Ramës tjetër. Kryebashkiaku i Tiranës ka mbi 400 konflikte me pronarët e trojeve në Tiranë, troje të cilat ai ju a grabit në mënyrë të pamëshirshme. Ndërsa për sa i përket shkeljeve të ligjit të Edi Ramës janë qindra. Ajo mori në dorë dosjen e Damir Fazlliç nga një denoncim i një gazete, por Prokuroria e Përgjithshme duhet të merret edhe me denoncimet që janë bërë për kryebashkiakun, Edi Rama. Por, sa duket bën një vesh shurdh dhe një sy çor. Gjithsesi duket mjaft qartë se Prokuroria e Përgjithshme është shndërruar në një organet që mban anën e ambasadorit Amerikan në Shqipëri dhe kryesacialistit,  Edi Rama dhe Presidentit Topi.

Shkeljet e Edi Ramës
Në mënyrën më skandaloze Edi Rama ka dhunuar objektet sociali-kulturore në Tiranë duke shkelur nenin 62 të ligjit 8405 të urbanistikës i cili ndalon në mënyrë kategorike ndërtimin mbi këto objekte. Kështu, kazma e Edi Ramës prishi kinema Republikën, 17 Nëntorin, Partizanin, Ali Demin, si dhe shumë shkolla. Janë 11 kallëzime penale të bëra nga policia e ndërtimit në tetor të vitit 2005 në drejtim të kryebashkiakut Edi Rama. sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Ndërtimore e asaj kohe, kjo drejtori dorëzoi në Prokurori 11 kallëzime penale kundër kryetarit të KRRT-së, Edi Rama dhe sekretarëve të KRRT-së në vite për veprën penale “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”.
Sipas kësaj drejtorie, kallëzimet janë bërë për një sërë lejesh ndërtimi, si leja e dhënë për ndërtimi objekt 3.8.11 dhe 12 kat, ndërtuar në territorin e ish-kinema “17Nëntori”.  Po kështu, për një objekt 2 e 3-katësh, pikë karburanti, ngritur nga ana veriore e “Rrugës së Kavajës”, që, sipas Ndërtimores, është territor publik dhe bie ndesh me ligjin “Për urbanistikën”. Por edhe pse provat janë në derë të prokurorisë asnjë prej prokurorëve që ka marrë kallëzimet në ngarkim të kryetarit të bashkisë nuk ka marrë mundimin që ti shqyrtojë njëherë të vetme dhe të vërë drejtësinë në vend. Por është ky organ, i cili me mosveprimin e tij i hap rrugë grabitjeve dhe dhunimeve të tjera të kryetarit të bashkisë, Edi Rama. Në të shumtat e padive të bëra nga qytetarët vihet re se ato kanë si objekt grabitjen  pronës nga ana e Bashkisë së Tiranës. Në objektet e kërkesë qytetarët kanë theksuar se u është grabitur prona nga ana e bashkisë dhe në të njëjtën kohë ata kërkojnë që të ndërpriten punimet dhe të pezullohet leja e ndërtimit, pasi ai ndërtim është duke u bërë mbi tokën e tyre.

***************************
Dosja  “Majko-Delijorgji”
Pandeli Majko kur ishte kryeministër, kërkoi të bënte tunelin për të lidhur brigjet italiane me ato shqiptare. Majko shiti skrapin e tankeve, avionëve dhe nëndetëseve me anë të Delijorgjit, për të blerë me sukses xhipat e vitit 1982 me vlerë 80 mijë USD copa. Për Pandin, Fatos Nano deklaronte se ka qenë goma rezervë e qeverisë në gjirin e socialistëve. Tanket, në pronësi të shtetit dhe ushtrisë shqiptare në bazë të kontratës të bërë nga ish-ministri i asaj kohe Pandeli Majko me firmën "Meico", i cili i shiti ata me çmimin e një automjeti, që mund të ishte "Ford" ose në rastet më të mira "Benz". Sipas kontratës tanket e ushtrisë shqiptare duhet të shiteshin si skrap, në Qipro. Tanket shiteshin me çmimin e një benzi.
Jo vetëm skrapi por edhe tanket që ishin në gjendje të mirë pune. Rreth 1 miliard lekë është abuzimi me këto mjete që shkonin në shtetet që kishin interes si Qipro, Holanda dhe vende aziatike e afrikane në luftë civile. Paratë cash shkuan në duart e qeveritarëve dhe pushtetarëve të lartë, të cilët trafikun e armëve e kthyen në biznes të përhershëm. I njëjti njeri, Ylli Pinari i kontratave të Gërdecit, i ka bërë këto afera për llogari të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko.  Kjo është gjithçka që raportoi rreth 2 vjet më parë në Prokurori Kontrolli i lartë i Shtetit, i cili në bazë të një raporti i kërkoi prokurorisë hetimin e aktivitetit të firmës "Meico", kontratës së saj si dhe katër gjeneralë, të cilët me kompetencat e tyre duhet të ushtronin kontroll mbi këtë aktivitet dhe mjetet luftarake që faktikisht shiteshin të pademontuara.
Por, kjo dosje ashtu edhe si shumë të tjera mbeti disa muaj në sirtarët e prokurorisë, e cila vendosi në fundvitin 2007 ta mbyllë përfundimisht pa dhënë asnjë sqarim, as Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe as të hetojë këtë çështje. Dosja është zhdukur, ashtu si edhe raporti i KLSH-së, i cili ka zbutur tonet e ashpra me të cilat paraqiti këtë raport në fund të vitit 2006 duke heshtur në këtë mënyrë edhe përpara katastrofës së madhe të Gërdecit.

**********************
Dosja “Albtelecom”
Dosja “Albtelecom” vazhdon të flejë ende në sirtaret e Prokurores së Përgjithshme. Edhe kjo çështje do të ketë vëmendje të rëndësishme nga kryeprokurorja Rama.
Në fakt deri tani kjo dosje ka pas hekurave vetëm administratorin e Call-Centër. Sipas prokurorisë në hetim për këtë dosje është edhe një nga punonjëset e Albtelecom, e cila është identifikuar dhe është në shpallur në kërkim. Ndërsa administratori, Roland Makashi si dhe punonjësja akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Prokurorët do të hetojnë të gjitha dokumentacionin e privatizimit të saj si dhe ofertat që janë bërë nga format e tjera për të blerë. I nisur si hetim në vitin 2005 për shkak të parregullsive të vërejtura në prokurimin e firmës që u përzgjodh fituese, ky hetim u mbështet fuqishëm nga ish-kreu i opozitës asokohe, Sali Berisha, që ndër të tjera deklaroi dhe zgjidhjen e kontratës në rast se vinte në pushtet. Në dosjen penale të hapur me iniciativën e Prokurorisë për abuzimet dhe shkeljen e barazisë në tenderin e privatizimit të “Albtelekom”, akuzat e Prokurorisë duket se janë adresuar tek anëtarë të qeverisë aktuale apo vartës të tyre. Objektivi i Prokurorisë ka qenë i qartë edhe në dosjen e hapur për prekjen e fondeve rezervë të Këshillit të Ministrave.

 
*******************************************************

Denoncimi i aktivitetit kriminal të fondacionit “Sorros”
Gazeta “SOT” ka botuar një cikël shkrimesh të cilat kanë denoncuar një aktivitet kriminal të organizuar nga Fondacioni Soros nëpërmjet Fondacionit fajdexhi Besa. Në aktivitetin e fondacionit Besa, pronë e George Soros, është konsumuar qartazi vepra penale e aktivitetit financiar të palicencuar nga banka e Shqipërisë, aktivitet që neni 90 i ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 e konsideron vepër kriminale. Është fakt i vërtetuar nga gazeta Sot që nga qershori i vitit 2007 deri në 25 dhjetor të vitit 2008, ky fondacion ka operuar pa licencë duke kryer veprimtari të pastër kriminale. As për këtë aktivitet të pastër kriminal  institucioni i akuzës nuk ka ndërmend të reagojë. Sërish në këtë mes është i përfshirë Edi Rama, i cili ka në dispozicion të tij të gjithë strukturat e Soros duke filluar që nga anëtarët e bordeve deri te lëvizjet kamikaze të Veliaj&Co. Institucioni i akuzës vazhdon të qëndrojë indiferent edhe në aferat e shoqërisë civile, ku Erion Veliaj si njeriu më i afërt i Ramës ka krijuar fondacionin Mjaft, një fondacion fantazmë i cili jepte kredi pa licencë, si dhe ka krijuar një rrjet të tërë kompanish fiktive që justifikojnë shpenzimet marramendëse të G99 apo dhe Mjaft. Edhe këtu institucioni i akuzës nuk ka ndërmend të ndërhyjë pasi pozicionimi politik është i paracaktuar.

************************************
Fondacioni “Mjaft”, i pa licencuar
Institucioni i akuzës vazhdon të qëndrojë indiferent edhe në aferat e shoqërisë civile, ku Erion Veliaj si njeriu më i afërt i Ramës ka krijuar fondacionin Mjaft, një fondacion fantazmë i cili jepte kredi pa licencë, si dhe ka krijuar një rrjet të tërë kompanish fiktive që justifikojnë shpenzimet marramendëse të G99 apo dhe Mjaft. Edhe këtu institucioni i akuzës nuk ka ndërmend të ndërhyjë pasi pozicionimi politik është i paracaktuar. Sërish mund të themi se në sirtarët e Prokurorisë kanë kohë që flenë dosjet e korrupsionit të ministrave socialistë, dosje të cilat as që kanë për tu hapur ndonjëherë nga kjo prokurori.
Nëse i referohemi inaktivitetit të prokurorisë për kallëzimet e shumta që përmendëm më sipër, kjo do të ishte gjysma e të keqes që  ka përfshirë këtë institucion. Në fakt,  e keqja më e madhe që ka zënë sot shqiptarët me drejtësinë dhe në mënyrë specifike me organin e akzuës është rreziku i shndërrimit të këtij institucioni në një organizatë penale të Partisë Socialiste, ose më mirë të Edi Ramës. Fondacioni “MJAFT”,  është një aktivitet i palicencuar dhe për këtë Prokuroria e Tiranës nuk mori asnjë masë. Fondacion ky që u zhduk nga Erion Veliaj për të fshehur gjurmët e korrupsionit me donacionet ndërkombëtare të destinuara për shoqërinë civile shqiptare. Një ndër pikat më të errëta të këtij Fondacioni është “zhdukja” pa lënë gjurmë e vet Fondacionit bashkë me qindra mijë eurot e tij, të cilat mund të kenë fluturuar një ditë të bukur në numrin që kontrollon Erion Veliaj në San Francisko, “145 Swiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)”.
Një ndër arsyet kryesore që ky Fondacion u zhduk një ditë të bukur pa lënë gjurmë, është edhe se Fondacioni MJAFT ka gëlltitur një shumë të pallogaritshme parash (nga të dhënat paraprake rezultojnë rreth 400 mijë euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbështetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Ëales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga djali i Princeshës Lady Diana të Anglisë). Në 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anëtar i Bordit të Balkan Youth Children Foundation, një Fondacion ndërkombëtar që u krijua me qëllim mbështetjen e iniciativave rinore në Ballkanin e pasluftës së Kosovës dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi për zgjedhjen e Velisë si përfaqësues i Shqipërisë në krye të këtij Fondacioni, erdhi nga themeluesi i Fondacionit Soros në Shqipëri, shqiptaro-amerikani Fron Nazi, i cili njihet si një ndër ekspertët kryesorë të Sorosit në Ballkan. Ky është njeriu që zgjodhi celulën e parë të Soros të përbërë nga ish-spiuni i Sigurimit të Shtetit Remzi Lani, Valdete Salen (ish-Sekretarja e Parë e Komitetit Qëndror të Rinisë të Universitetit të Tiranës “Enver Hoxha”), etj.

*********************************************************
Grabitja e pronave të qytetarëve nga Kryetari i Bashkisë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, akuzohet me fakte për lejet e ndërtimit, me grabitjen e dhunshme të trojeve në Tiranë, me tenderat e shkollave e kopshteve, me tenderat e pastrimit të plehrave të Tiranës në katër zona, me tendera hajdutërie dhe me abuzimet me taksat publike. Grabitjet dhe dëmet që i ka shkaktuar Edi Rama pronave të qytetarëve të ndryshëm i kanë kushtuar rëndë buxhetit të bashkisë dhe taksapaguesve të Tiranës. Shpesh herë pasi i ka grabitur tokën apo i ka shkatërruar banesat qytetarëve, Rama i ka mbyllur problemet provatishtë. Por kanë qenë edhe të shumtë rastet kur gjykata e ka detyruar bashkinë që të dëmshpërblejë qytetarët për shkak të grabitjeve të kryetarit të saj.

Disa nga rastet e denoncuar

Selman Hysenagolli ka hedhur në gjyq bashkinë duke e akuzuar se i ka grabitur tokën të cilën më pas e ka shfrytëzuar për zgjerimin e rrugës. Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se, paditësi është pronar i një sipërfaqe trualli prej 569.0 m2 dhe ndërtese 93.0 m2, të ndodhur në “Rrugën e Elbasanit”, me nr. Pasurie 2/187, volumi 14, faqe 179 ,e zone kadastrale 8160 fakt qe rezulton e provuar nga certifikata për vërtetim pronësie të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane.
Bashkia Tiranë me vendimin Nr. 84, ndonëse nuk e ka paraqitur si provë gjatë procesit gjyqësor, ka vendosur zgjerimin dhe përmirësimin e “Rrugës së Elbasanit”. Kjo sipërmarrje përfshinte ndër te tjera dhe pjese rruge në pronën e paditësit. Në shkresat kthim përgjigje të Bashkisë Tiranë  rezulton se ne zbatim të këtij vendimi  sipërfaqja  që  prek pasurinë e paditësit të sipërcituar është 104 m 2  . Gjykata pasi ka nxjerrë që bashkia pa të drejtë ka marrë pronën e qytetarit ka vendosur detyrimin e, bashkisë, të dëmshpërblejë dëmin e ardhur Selman Hysenagollit si rezultat i zhveshjes nga posedimi në mënyrë të paligjshme të pronës së tij, në masën 10 725 600 lekë. Një tjetër qytetar që ka hedhur në gjyq bashkinë është Agim Daja. Daja ka ngritur një padi në ngarkim të Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Policisë së Ndërtimit ,  Policia e Ndërtimit Dega Tiranë. Pasi është njohur me provat e paraqitura nga të dyja palët gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë. Detyrimin e palëve të paditura, Bashkia Tiranë, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Tiran, Dega e Insperktoriatit ndërtimor Kombëtar Tiranë të dëmshpërblejnë bashkëpronarët Agim dhe Lindita Daja vlerën e dëmit të shkaktuar në total 25600 Euro ose 32 000 000 lekë. Rrëzimin e kërkesëpadisë për kërkimet e tjera në objektin e saj. Shpenzimet gjyqësore në raport me vlerën e pranuar dhe të rrezuar të padisë në ngarkim të palëve. Veli Drizi  ka hapur një proces gjyqësor në ngarkim të bashkisë me objekt padi për shkaktim dëmi. Pasi ka zhvilluar disa seanca gjyqësore, gjykata ka vendosur, pranimin pjesërisht të kërkesës.
Detyrimin e palës së paditur, Bashkia Tiranë ti paguaj palës paditëse Shoqërisë “Vefi” sh.p.k. vlerën e dëmit të shkaktuar në masën 3.692.589 leke . Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën tjetër ku kërkuesi ka paditur edhe Prefekturën Tiranë. Zonja Elsa Hamaj është një tjetër qytetare e cila i është drejtuar Gjykatës së Tiranës ku i ka kërkuar që të ndalojë bashkinë në cenimin e pronës së saj. Në kërkesën e saj Hamaj i ka kërkuar gjykatës, pushimin e cenimit të pronësisë nga të paditurit truallit me sip. 97 m2 si dhe objektit 1 kat+bodrum të ndërtuar mbi të ndodhur në rr. “Bardhyl” dhe mospërsëritjen në të ardhmen. Sigurimin e padisë , pezullimin e prishjes së objektit pronë e imja dhe e punimeve për ndërtimin e rrugës dhe trotuareve nga subjekti ndërtues 2 K deri në përfundim të gjykimit, ka cituar qytetarja në kërkesën e saj drejtuar gjykatës. Pasi kas zhvilluar procesin gjyqësor, gjykata vendosi, detyrimin e palës së paditur, Bashkia Tiranë të pushojë cenimin në pronësi të paditëses Elsa Hamaj për sipërfaqen e truallit prej 79.2 m2 sipas aktit të ekspertimit
 
**********************************

Grabitja e tokës te Parku Rinia
Një tjetër kallëzim penal që është bërë në Prokurorinë e Tiranës është ai për grabitjen e tokës te Parku Rinia të cilën kryebashkiaku Rama ja ka bërë peshqesh mikut të tij Besos së Tajvanit. Në mënyrë skandaloze kryebashkiaku ka shitur në mënyrë abuzive një tokë që nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës dhe ja ka kaluar në pronësi personit të sipërpërmendur.
 
***************************************

Grabitja e pronës së familjes “Hoxha”
Veç të tjerash prokuroria vazhdon të heshtë para fakteve skandaloze të grabitjes së pronës së Familjes Hoxha. Edi Rama në bashkëpunim me zyrën e Regjistrimit të Pasurive Tiranë, ka falsifikuar dokumentacionin e pronës së Fatime Hoxhës, për t’ia kaluar në shfrytëzim pronarit të Tajvani, edhe këtu prokuroria e Tiranës hesht.
 
**************************

Historia e Ilir Kokones
Një tjetër rast që është denoncuar është ai i Kokones. Tashmë historia e Ilir Kokonës kryetarit të minibashkisë numër 3 dihet nga të gjithë si një sulm politik i Edi Ramës ndaj një personi që braktisi subjektin politik PS, për tu bashkuar me një subjekt tjetër. Edi Rama rrethoi me polici shtëpinë e babait të Kokonës për të bërë presion me prishjen e shtëpisë. Megjithëse Edi Rama u tërhoq me turp nga kjo iniciativë, pasi kjo shtëpi ishte në legalizim, në lojë u fut institucioni i prokurorisë i cili hapi çështje penale për procedurat e legalizimit të kësaj shtëpie. Tashmë çështja Kokona  kaloi nga kompetencat e policisë së Edi Ramës në kompetencat prokurorisë së Edi Ramës.