E enjte, 28.03.2024, 12:54 PM (GMT)

Mendime

Xhevdet Mazrekaj: Flamuri më lart se kurrë në histori

E enjte, 09.04.2009, 09:58 PM


Xhevdet Mazrekaj
Xhevdet Mazrekaj
Flamuri më lart se kurrë në histori

Nga Xhevdet MAZREKAJ
 
Fjalimi i Kryeministrit Berisha në Bruksel, është promovim i emrit të kombit, shpalimi i flamurit pas 600 vjetëve, që kur u lind ai, në vitin 1444. Nuk u harrua Flamuri, por kaq shekuj nuk u vendos atje ku e kishte vendin, dhe ata që nuk e shihnin në shtizë të lartësuar, shtireshin se nuk e kishin njohur. ShBA-të e vendosën, me dorën e Topit dhe të Berishës, në vendin e tij të merituar. Janë prekëse fjalët e Berishës mbi Lavdinë e Flamurit, prijësit të luftërave shekullore për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë Etnike, për mbrojtjen e Evropës Perëndimore pesë shekuj në vijim. Fjala e Kryeministrit Berisha e pagëzoi ditën e lindjes së Flamurit, datëlindjen e tij antike, e kumtoi Flamurin më të vjetër të Evropës, ashtu si është ai në të vërtetë! Pas gjashtë shekujsh rrugë, i shpalosur nga fjalët e Kryeministrit të Shqipërisë, ai arriti aty ku e kishte vendin, në truallin e tij, në Evropë. Dhe në Evropë erdh me dinjitetin që e bën të jetë i përzgjedhuri nga qindra shtete të botës, nga qindra shtete të zgjidhet ndër 28 të përzgjedhurit e fuqishëm. I ka pasur hije lashtësia, por edhe më bukur i ra petku modern, kur u fut në mesin e më të mëdhenjve. Flamuri gjithmonë qëndroi lart në duart e shqiptarëve, por në duart e Evropës për herë të parë në historinë e tij, e vendosën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vilsoni, Regani, Bushi, Obama, dhe e prezantoi para të pranishmëve botërorë Kryeministri i Shqipërisë. Flamuri shqiptar i Skënderbeut asnjëherë në histori nuk ra nga dora e luftëtarëve, u priu betejave ndër shekuj, asnjëherë nuk ra, por pas gjashtëqind vjetësh u vendos aty ku e kishte vendin e dinjitetit që edhe e krijoi të tillë. Po! Flamuri, me fjalën e Berishës, edhe njëherë u vendos në dorën e Skënderbeut, u ringjall lavdia e Heroit, u përkujtua me nderin më të madh botëror lavdia liridashëse paqësore trimërore shqiptare. Në tubimin e shteteve më të fuqishme dhe më moderne botërore, Berisha dëshmoi se edhe në shkallën më të lartë të politikës moderne, pranohet si kapital i moralit politik, pikërisht flamuri kombëtar, lashtësia e tij që e bën historinë me emër trashëgimie, e përmendi me krenari emrin e heroit - Skënderbeut! Flamur ndër flamuj, në fjalën e Kryeministrit, u shqiptua emri i kombit. A do të binden ata që edhe sot kujtojnë se Flamuri dhe Heroi, Historia dhe Trashëgimia, janë nacionalizëm. Flamuri, kombi, historia, lufta për liri, mbrojtja e identitetit nacional, këto nuk janë nacionalizëm, por dëshmi e dinjitetit, popullit që nuk pranon poshtërimin e robit, popullit që kërkon të jetë i lirë, dhe lirshëm ta shqiptojë emrin e vet - shqiptar! Pas bashkimit me truallin e vet, pas ngritjes lart të flamurit nacional në vendin e dinjitetit, a do të gjenden ende njerëz që përsëri do ta qortojnë si nacionalizëm shpalljen e vjetërsisë së emrit të Flamurit, që e kthejnë Skënderbeun në Fronin e Mbretërisë Shqiptare, aty ku do të qëndrojë amshueshëm!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora