Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hysen Ibrahimi: Xhelal Ferizi, poet dhe atdhetar

| E enjte, 09.04.2009, 08:19 PM |


Hysen Ibrahimi
Hysen Ibrahimi
XHELAL FERIZI, POET DHE ATDHETAR
      
Krijimtaria e atdhetarit dhe poetit të njohur z. Xhelal Ferizi.
         
Pjesa e  dytë.

Nga Hysen Ibrahimi, politolog

hysenib@hotmail.com
hysenib@yahoo.com


Për nderë të 28 vjetorit të organizimit të demostratave në Mitrovicë, me 3 dhe 4 prill, me në krye Kordinatorin e Grupit Organizativ të këtyre demostratave, z. Xhelal Ferizi.

Është e  pa  mundur që njeriu të lexoi krijimtarinë e poetit Xhelal Ferizi, e të heshtë pa  e  dhënë opinionin e tij, krijimtari e cila po arrinë një shifër rekord rreth një milion vargje poetike tani më  të shkruara dhe një  pjesë bukur e mirë janë të  publikuara nëpër forume shqiptare, webfaqe, gazeta e  që  së shpejti do të botohen në disa libra, të  cilat do të promovohen nëpër vende të ndryshme të Kosovës dhe Europës.
Po e them qysh në fillim  të këtij opinioni tim, se poeti i talentuar z. Xhelal Ferizi, i përmasave  të poetëve të mëdhenjë kombëtarë, posaqërisht posedon një shtrirje të gjërë të talentit të tij në strukturimin e ngjarjeve përmes  krijimtarisë së tij poetike, me një përshkrim tejet përmbajtësor me pasuri vlerash poetike  dhe krijuese.
Lexuesi,  do të hasë në një krijimtari poetike më të veçant në krahasim me krijuesit tjerë, e cila krijimtari është më konkrete, më nxitëse, më avansuese, më joshëse, më  e  pasur në shprehje, më universale,  më  e  mbrendshme, më  provokuese, më inspiruese dhe më e veçanta e  krijimtarisë së poetit Ferizi është  më  e  moderuar dhe më me vlerë të shprehjeve.
Kufiri i krijimtarisë së gjërë të poetit Ferizi, nuk shifet në ditët e sotme, as të nesërmen. Por do të shkojë  kohë  e  gjatë për të hap këtë tem  të „Kufiri krijues“ po qe se  mund ta quajmë të poetit në fjalë, duke marrë parasysh përmasat e krijimtarisë së tij me një funksionalitet të vrullshëm krijuesi. 

Ku qëndron i tërë ky frymëzim aq i madh i poetit Xhelal  Ferizi për krijmin e  krijimtarisë së  tij poetike. Duke  e njohur autorin, mendoj se janë disa  elemente bazë e  këtij frymëzimi:

-Përndjekja
-Burgosja
-Mërgimi
-Talenti

-Përndjekja
Po nisemi nga e para përndjekja.  Familja e Xhelal Ferizit, është një familje nacionaliste, kombëtare e patriotike  shqiptare, e cila gjithnjë ka qenë në shënjestër të okupatorit Serb, e  përndjekur hap pas hapi në  veprimtarinë e  tyre. Familja Ferizi, nga Mikushnica e komunës së  Skenderajt,   është e detyruar për shkak të rezistencës kundër regjimit të shkjaut ku familja Ferizi, duke mos i përfilluar ligjet e tyre diskriminuese  ndaj popullit shqiptar, detyrohet të shpërngulet në Mitrovicë. Edhe aty përgjohen lëvizjet e tyre që kanë qenë të akuzuar me pretekst,  se “Baba i Xhelal Ferizit, Adem  Ferizi, po funrizon me armë të gjithë shqiptarët, dhe po përgaditen për  kryngritje masive”,  i cili ishte denuar për pushkatim, që  ndërkohë duke ndërhy me  para, denimi nga pushkatimi i kthehet në  20 vite.  Ai mban 7 vite burg  të rëndë politik, si bashkëpunëtor i forcave nacionaliste të asaj kohe. Me që ishin në  përcjellje e sipër kjo familje, nga bashkëpunëtor të serbisë  (bazi-buzukët e shkjaut) edhe nga Mitrovica janë  të detyruar të shpërngulen,  e gjejnë një vend në Shupkovc,  fshat  afër  Mitrovicës, ku Adem Ferizi kishte edhe miqt në at fshat. Adem Ferizi,  ishte një intelektual (autodidakt), i frymëzuar nga të  parët e tij për çështjen Kombëtare,  të cilët kishin marrë  pjesë nëpër të gjitha betejat kundër kolonializimit Serb mbi Kosovën. Adem Ferizi, merr pjesë në  demostratatë e viti 1981 në  3 dhe 4 prill, krah për  krah me rininë në moshë të  shtyrë të pleqërisë, i cili dallohej me plisin e tij të bardh në  kokë, duke ju dhënë  kurajo të  gjithë pjesëmarrësve, se  shkjau mbaroi,  e  pat puna e tij. Xhelal Ferizi, i rritur në këtë frymë patriotike, duke qenë i vetëdishëm se ishte prej një familje atdhetare, nuk u ndal, por qysh në rini, filloi në ngritjen e tij intelektuale duke e  krijuar një rreth të shoqërisë..............!
Xhelal Ferizi, bazamentin e frymës patriotike nuk e ka vetëm nga trashigimia e babait dhe të parëve të tij Ferizi, por edhe nga dajët e tij me banim në Shupkovc siq ishte Babëgjyshi i tij Zeqir Mujani, (i njohur në tërë treven e Shalës dhe regjionin e Mitrivicës e më gjërë, për patriotizmin e tij) i cili ishte luftëtar i lirisë përkrah patriotëve të asaj kohe siq ishin: Ibrahim Lutfiu, Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Ukshin Kovaçica, Adem Voca, Xhafer Deva e shumë e shumë patriot të tjerë. Ishte pjesëmarrës në luftën kundër hordhive çetrnike në Pazarin e Ri (Novi Pazar). Pastaj, djali i tij Brahim Mujani (daja i Xhelalit), vazhdoi rrugën e babait Zeqirit, i cili rezistoi kundër padrejtësive që ushtroheshin kundër popullit shqiptar. I ndjekur nga hegjemonizmi i shkjaut, ishte i detyruar të emigroi në Turqi me tërë familjen, që atje edhe ndërron jetë me të vetmen dëshirë që edhe një herë të vetmen ta shof Kosovën, Shupkovcin vendlindjen e tij të dashur ku u rrit, u brymos në frymën Kombëtare.

-Burgosja
Xhelal Adem Ferizi, një intelektual dhe patriot i shquar Kombëtar, merr  masat për përgaditjen e organizimit të  demostratave të viti 1981,  në Mitrovicë, pikërisht më 3 dhe 4 prill.
Xhelali, përveçse është  atdhetar, ai më tepër në natyrën e tij,  është revulucionar, njeri i kryengritjeve patriotike, i guxmishëm, orator dhe tejet i shkathët. Duke qenë  i lidhur ngushtë me procesin e demostratave në  Prishtinë, duke qenë edhe vet pjesëmarrës në këto demostrata, ai vendos që me një organizim  tejet profesional dhe revulucionar, formon Grupin Organizativ, dhe lëshon Kushtrimin për të demostruar kundër bishave Serbe.  Kundër padrejtësive që u shtroheshin mbi popullin Shqiptar,  kundër deskriminimit dhe spasrtrimeve etnike,  me parullën: “Kosova Republikë”.
Edhe pse i vetëdishëm se ishte nën përcjelljen e sigurimit “shtetëror” Serb, ai me një guxim të  pa parë, i’u priu demostratave duke ju dhënë zemër dhe kurajo që  të demostrojnë kundër kësaj bishe të maleve të   Karpateve që quhet Serbi. Ishin demostratatë më të organizuara me përfshirje të  regjionit të Mitrovicës duke përfshi Vushtrrin, Skenderajnë, Zveçanin, Albanikun dhe vet Mitrovicën.
Duke i njohur mirë politikat e shovenizmit  Serb që kishin përgaditur plane nëpër akademit e tyre mbi shfarosjen e popullit shqiptar me spastrime etnike, masakra, vrasje, burgosje, etiketime, dhe me procese të montuara politike, të arrijnë qëllimin e tyre,  bile në  Mitrovicë mos të organizoheshin demostrata, sepse kishin arritur që Bashkësinë Ndërkombëtare ta bindin se  Mitrovica është e  tyre  dhe se aty janë  të gjithë Serb.
Demostrata e  organizuar nga Grupi Organizativ me në krye Xhelal Ferizin, ja demantojnë të gjitha këto propaganda Serbisë, dhe dual në  pah,  se Mitrovica  është  shqiptare, se aty linden, banuan dhe jetuan deri në vdekje Isa Boletini, Xhafer Deva, Ukshin Kovaqica, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora,  Adem Voca, e deri te gjeneratatë e reja që u sublimuan për lirinë e  Kosovës, siq ishin Xhevat Isufi, Shemsi Ahmeti, Mahë  Uka, Sylejman Vidishiqi, Abaz dhe Isak Ibrahimi dhe shumë e  shumë  atëdhetarë të tjerë.
Xhelal Adem Ferizi, arrestohet  dhe burgoset si organizatori kryesor i demostratave të Mitrovicës  dhe denohet me burg prej 8   viteve e gjysë burg të rëndë politik................!

-Mërgimi
Pas daljes nga burgu, Xhelal Ferizi, ishte i detyruar që ta lëshoj Kosovën, ose të  burgosej prap nga i njejti regjim, tani më i tërbuar ngase nuk kishte mundur të  ja then mendjen e Xhelal Ferizit, i cili burgun e tij e kishte kaluar krenar dhe aspak i penduar për at se çfar ka bërë për Kosovën dhe Mitrovicën. Përkundrazi, tani ishte më me përvojë, më i rryer dhe më  i përgaditur në çdo aspekt.  Kështu që ai detyrohet të dal në Gjermani, dhe prap vazhdon aktivitetin, me organizimin e shqiptarëve  në Gjermani. Mërgimi për  Xhelal Ferizin ishte tejet i rëndë, të cilin e  përjetoi si një tragjikë,  e cila prekë thellë shpirtin e patriotit. Duke qenë i lidhur ngusht me familjen,  me vendin, me  Kosovën, me Dardanin Antike, Xhelal Ferizi, i kthehet poezisë, që së paku në  poezi ta shpreh mallin ndaj vendlindjes së tij.
Ai shpërthen sikur një vullkan i pa parë, me krijimtrainë e  tij, e akumuluar me vite e vite, pa pasur mundësinë  për të  krijuar...................!

-Talenti
Sa i përket talentit të poetit Xhelal Ferizi, ai njihet si atdhetar, revulucionar, sportist dhe së  fundi  poet i shquar  dhe i pa zbuluar gjer  më tani. Duke e njohur qysh nga fëmijëria, të them të drejten ai gjithëmonë ka recituar, ka kënduar dhe janë vërejtur elementet e një poeti. Kur lexonim libra, revista dhe gazeta të ndaluara, ilegale, reptësisht të ndaluara  nga okupatori Serb me Xhelalin, kemi vërejtur se ka prirje  në fushën poetike. Por si të  rinjë, ne nuk ishim të dhanun  pas krijimtarisë për të  krijuar, por si të ballafaqoheshim me serbët edhe në mënyrë  fizike, të frymëzuar nga një frymë nacionaliste.
Xhelali, zakonisht na i lexonte poezitë, dhe artikujt  e gazetës “Zëri i Popullit”, “Zëri i Kosovës” që  botohej në mërgim, pastaj vargje nga “Lahuta e  Malësisë” e  Gjergj Fishtës, “Gjarpërinjët e  Gjakut” e  Adem Demaqit, e  shumë e  shumë gazeta tjera. Të gjitha këto i lexonim nëpër përroje ose vende tejet të sekrete.
Këtu është vërejtur talenti i Xhelal Ferizit, sidomos vargje nga “Lahuta e Malësisë” i lexonte dhe i përjetonte me shpirtë, u mallëngjejshim të gjithë gjatë  leximit  të  tij.
Këtu mund të them se i kemi vërejtur elementet e para tek Xhelali, që  ka një talent në  fushën e poezisë.......................!


***

Unë  kam  nxjerrur disa vargje për  t’i komentuar gjë që u’a  jap rastin lexuesëve që vet  t’i lexojnë të  gjitha, të binden për  krijimtarinë e poetit Xhelal Ferizi.  Kurse unë do t’i komentoi pjesërisht.


Kësaj radhe do të ndalem tek poezitë e poetit të mirënjohur z. Xhelal Ferizi, në  adresen elektronike të forumit, http://lirikk.wordpress.com , ose mund të shkoni përmes webfaqes
http://www.google.com  / Blogu Xhelal Ferizi, ku mund t’i gjeni një pjesë të poezive më të reja të  poetit Ferizi, e që mua personalishtë më kanë bërë  përshtypje. 


Poezinë me të cilën do të  filloi me opinion është : “Kujdes lulja e bukurisë” ! Po marrim dy strofatë e para të kësaj poezie:

 

Lexo:
“Kujdes lulja e bukurisë”

Shkruan:  Xhelal Ferizi

kujdes’ lulja e bukurisë
mos ja fal zemren tradhtarit
se ti je arti i hjeshisë
shpirti vet i ngjyres së arit

mos gabo ndoj shpirtë me i lidhë
zemres tande të dashurisë
mos gabo ndjenja me mblidhë
mos lidh tregtarë në palcë t’ shpirtsisë

Lexoje rreshtin  e  parë,  ”kujdes’ lulja e bukurisë”, çfar titulli dhe çfar mesazhi për „lulen“, që autori në këtë rast citon apo përshkruan një ngjarje që vërtetë ka ndodhur, e që bënë me dije për një kujdes më të veçant për lulen dhe lulet tjera që mos të  bien pre në boshllëkun e ndonjë tradhtari tregëtar apo pasanik. Se „lulja“ ka ra në  kurthin e kësaj tradhëtije, po se po, dhe është krijuar një situatë e cila ka shkaktuar lëndime. Autori, ngritë lartë ”lulen” dhe shifet vet në vargje:
”kujdes’ lulja e bukurisë, ”mos ja fal zemren tradhtarit”, ”se ti je arti i hjeshisë”, ”shpirti vet i ngjyres së arit”. Këtu poeti nuk nxjerr në  pahë problemin e tradhtarit, por krijon përshtypjen se ”lulja” vërtetë është hjeshme prej arti, dhe ka një shpirt prej ari. Po pse poeti e ngritë aq lart ”lulen” e cila sombolizon njeriun  femër. A mos vallë ”lulja” ka gabuar dhe është bërë  pre e premtimeve nga vet tradhëtari, ose ”mos gabo ndoj shpirtë me i lidhë”, e që ajo ka rrënuar një zemër dashurije. Këto poeti nuk len të  kuptohet krejtësisht.
Në radhë të parë, merret parasysh vet ”lulja” e cila dominon mbrenda përmbrenda poezisë dhe që  poti me krijimtarinë e vet në  këtë poezi, bëhet një këshilltar me një frikë se prap ”lulja” mund të  bie pre e tradhëtarit dhe vazhdon me poezinë :

mos gabo ndoj shpirtë me i lidhë
zemres tande të dashurisë
mos gabo ndjenja me mblidhë
mos lidh tregtarë në palcë t’ shpirtsisë

palcen ruaja ndoj bujari
djalë shqiptarë porsi kullimi
mos lidh ndjenja për tradhtari
se me lot të mblon përvlimi

Shqetësimi i mbrendshëm i autorit i cili merr shumë seriozisht me poezinë, me një bindje tejet serioze, lexuesi do të vëren, se ”lulja” nuk njeh kufirin e dashurisë apo nuk dallon tragjikën e  mundshme, midis tradhëtarit dhe dashurisë shpirtërore. Këtu pa tjetër se duhet të vihet kufiri i dallimit mes  dashurisë shpirtërore dhe asaj avantirjere.

Poeti arrinë shumë bukur t’i përkushtohet me një stil modern poezisë dhe hap kapitullin e të menduarit për vet ”Lulen” si simbolikë që prekë ndjeshëm ndjenjen e  lexuesit kur e dimë se  lulja është një  bimë  barishtore  zbukuruese dhe ka një aromë tejet të  mirë dhe me ngjyra të  lloj-llojshme.

Pasi që  ne kemi lloje të ndryshme të luleve, si lule behari, lule blete, lule maji, lule bore, lule dielli, lule floriri e shumë  lloje të  luleve, poeti nuk dallon lulen në këtë rast, sepse lulen do ta simbilozon me secilën lulë  që  mund t’i përshtatet personazhit në fjalë.

Ne do të  shofim më  poshtë  në pozinë e  poetit Ferizi  e  cila quhet ”Në grepin e bukurisë”

“Në grepin e bukurisë”

Shkruan:  Xhelal Ferizi

Po citojmë:
duke kërkuar nëpër valët e jetes
duke kërkuar nëpër mbretërinë e luleve
nëpër shekujt e caqet e erlehtes
bukurinë kërkova nëpër përralla e fabuleve
nëpër vargje të poetëve e nëpër mbretëri pagane
nëpër proza e tregime e urata
kërkova nëpër dritë xixillonjash e nëpër dritë hane
nëpër kohra ëndrrash nëpër netë të gjata

Se sa poeti i talentuar Xhelal Ferizi,  me përvojën e tij të traditës poetike shqiptare, arrinë  të kap nga mbrendësia që  prekë idenë kryesore të “grepit  të bukurisë” për një stilizim sa më të kapshëm për vet lexuesin. Mbrendësia e poezisë  e titulluar “Në grepin e bukurisë”, ka të ngjarë me ate sikur do të thoshim ; “Në grepin e dashurisë”! Kjo gjithësesi se  vjen pas “grepit të bukurisë” e din mirë  autori dhe përshkruan ngjarje që  elimonon kufirin e  të dashuruarit.  Pse ?! Sepse vet poezia kur thot:  “duke kërkuar nëpër valët e jetes”, “duke kërkuar nëpër mbretërinë e luleve”,  dhe që vazhdon më tutje, “nëpër shekujt e caqet e erlehtes”,
”bukurinë kërkova nëpër përralla e fabuleve”. Në këtë poezi, vërtetë kemi një vëllim të të  krijuarit me vlerë  poetike të  autorit Ferizi, dhe me shprehje që korrespondojnë me ngjerjen që kërkon në “valet e jetës” në  “mbretërinë e luleve” e  shkon përtej “erëlehtes”  e  deri te “fabula”. Ka një  kombinim  të qind përqind me vet titullimin e poezisë, kurë  njeriu bjen në “grepin e bukurisë”. “Grepi i bukurisë” !? Çka don të thot  poeti në kuptimin e mirëfillt të fjalës?! A nuk mund të thuhet se kjo është sa filozofike, sa poetike, sa artistike, sa universale, gjë që lexuesi, e  po ashtu edhe studiuesi mund të  i jap kahje në forma të ndryshme poetike. 

Citojmë më tutje:

“nëpër vargje të poetëve e nëpër mbretëri pagane”,  “nëpër proza e tregime e urata”,
”kërkova nëpër dritë xixillonjash e nëpër dritë hane”,  “nëpër kohra ëndrrash nëpër netë të gjata” !
Vargjet që i cituam na bëjnë të ditur se këtu kemi të bëjmë me një shprazëtirë të thellë shpirtërore,  kur kërkimi  shkonë nëpër detin poetikë të  gjërë të  shprehjeve poetike që ka vet poeti Ferizi, kur citohen: “nëpër mbretëri pagane”,”urata”, kërkimi në “dritën e hënës” apo kur thot: “nëpër kohëra ëndrrash nëpër netë të gjata” ! Tejet poetike,  me një motiv të arsyeshëm e bënë dhe autori arrinë të  arsyeton titullimin e poezisë. Duhet besuar se poeti ka të bëjë me një realitet të ngjarë, dhe krijon imagjinatën e vet tejet krijuese për një përshkrim të ndodhisë.

Aftësia e poetit Ferizi, arrinë që përmes krijimtarisë së  tijë të gjërë poetike, realitetin ta shëndërroj në diqka në in-egzistente, por edhe të kundërten,  in-realitetin në egzitencë dhe ngjarje.

Po citojmë më  tutje:

“kërkova në vrrije kërkova në shkrep", “kërkova në yje me shtigje”, “dhe rashë një ditë si peshku në grep”, “tërhequr nga bukurija nëpër shekuj’brigje”!
Shprehimisht në këtë poezi, dominon realitet i hidhur i ngjarjes, në  mos arritjen  e një braktisje. Grepi është diq që mund të  mashtron, dhe pa dashtas njeriu mund të bie në  këtë kurthë. Për zënjen e peshkut, njeriu zbuloi grepin, si kurthë tejet e përsosur  në zënjen e tij. Prandaj, autori Ferizi  përdorë me një mjeshtri të rrallë fjalën “grep”  që  njeriu mund të bie, që simbolikën në këtë rast në vend të  peshkut përdoret “bukurija”. A  mund të përdoret “bukurija” si grep për joshjen e  një personi? Pa tjetër se  në këtë rast është tejet identike. Prandaj kjo poezi buron nga esenca e një realiteti të  hidhur.

Poeti deri në vargjet e fundit të poezisë ”Në grepin e bukurisë”, arrinë që t’i ikë shprehjeve më konkrete dhe më  përmbajtësore, përderisa sa në vargjet e fundit, qet në pah realitetin;

Lexo :
si peshk i pafajshëm me zemer biluri
nëpër valët e kërkimit
ku arti i notit e syri im zuri
një biondinë me pamje të gjevahirit

Kush dual në  pah  ? Bjondina,  ajo për çfar cekëm  më lartë, se  aftësia e të  kriuarit në  poezi nga poeti Xhelal Ferizi,  ka rrugë të shumta për t’i ikur kuptimësisë së  ngjarjes, dhe në të  shumtën e rasteve, arrinë një  krijimtari sa poetike aq   edhe filozofike.

Poeti Ferizi,  disponon një  diapazan të  madh shprehjeve poetike gjë që kjo nuk ndodhë tek të gjithë krijuesit.

Lexojmë me vëmendje:  “si peshk i pafajshëm me zemer biluri”,  “nëpër valët e kërkimit”, “ku arti i notit e syri im zuri”, “një biondinë me pamje të gjevahirit”. Se syri ka zënë  “biondinën” dhe se bjondina me  bukurinë  e  saj arrinë të  shëndërrohet në  “grep”, aspak nuk do mend. Kjo është dashuri e fatit të individit,  që rastësisht bjen në grepin e bukurisë. Por edhe aftësi  e poetit  në një përshtatje “shabllon”, që arrinë në përshkrim, p.sh. poezia në fjalë ”Në grepin e bukurisë”, shihen kufijtë e shtrirjes  kur thuhet: “nëpër valët e kërkimit”. Shtrirje detare si peshk i pafajshëm (simbolika, si njeri i pafajshëm), por gjithësesi në kërkim e që rastësisht bie në “Grepin e bukurisë”.
Poeti, si kriter në këtë  poezi, mer realitetin  dhe korektësinë totale të ngjarjes, që përbëjnë materjen e poezisë në fjalë. Edhe kjo vjershë,  sikurse shumë vjersha të tjera të poetit Ferizi, kanë një kuptimësi më reale dhe më kuptimplote për lexuesin, e  që në shumë poezi, hasim në një pakuptimësi si afësi e poetit që përdor kriterin “mos ta kuptoi lexuesi” por inspiron  në futje  më të  thellë  në  mbrendësi të poezisë.
Qka motivon poetin kjo poezi ?! Pse del konkret dhe është tejet më përkufizues i kësaj
vjershe ?!

Lexo:
“dhe mbeta në grep i varur për jetë”, “kahdo thumbi i sajë me lak”, “nëpër brigje e udhë rob i sajë jam tretë”, “me i zjarrë e prush në të dashuruarin gjak”.
Se poeti zbulon një të vërtetë kur thot: “dhe mbeta në grep i varur për jetë”, “kahdo thumbi i sajë me lak”, është shumë  e vërtetë,  pasi e  pohon vet në vargje. Poezia trajtohet si e vërtetë dhe korrespondon me “bukurinë” përmes poezisë, që paraqet një mesazh se “bukurija” ka bërë jo vetëm  përshtypje,  por është krijuar krijes që vlenë të sakrifikosh,  kur thot ;
“nëpër brigje e udhë rob i sajë jam tretë”, “me i zjarrë e prush në të dashuruarin gjak”.

Poezia e Xhelal Ferizit,  dhe të krijuarit e tij në poezi, lë të  kutojë se ka një pasuri tejet brilante në ide fjalësh dhe ide formuluese në përputhshmëri të afërta të ngjarjes.

Prirje të jashtëzakonshme në kombinacionin kuptimor të fjalëve në poezi,  ka një stil  të veçant poetik në përshkrimin e  ngjarjes në poezi.  Përshtatje identike me vlera esenciale dhe kuptime  të drejta  apo më tërthorazi,  mahnitë lexusit, sidomos ata që dinë të kuptojnë se çfar do të thotë krijimtaria poetike apo vlerë poetike.

Po ilustrojmë me një vjershë që quhet “Valët e lotit:

Lexo :
Valët e lotit
Shkruan:  Xhelal Ferizi

nëpër valët e lotit secili shekull’dridhje që vret
nëpër dridhjet e tyre dënestare
nëpë rrugë të huaja të epokave shkret
po qajë dhimbshmërisht me ankime shqiptare

Ka të ngjarë se poeti Ferizi, kësaj radhe ka shkruar pranë detit, apo detin e parafrazon para syve të tijë. Kurse “dridhjet në shekuj” (shekull’dridhje) i quan vrastare. Pse ?! Për arsye të përforcimit të ides se vuajtja e shqiptarëve e kombit të tij, që nuk përkufizohet me vite, as me dekadë, por janë kohët e gjata me shekujt që kanë vrarë, kanë mërguar, kanë  vujatur në  pritje të lirisë. Fjala “shekull’dridhje” është fjalë e re në  poezi, e  që  këso fjalësh të  ideuara mund të gjeshë vetëm tek poetët e mëdhenjë të kohës  moderne, e në këtë rast sikurse që  është poeti Xhelal Ferizi. Fjalë, që ka një  kuptim tejet të  kompletuar në  përshtatje të  vuajtjeve të kombit me kohë aq të  gjatë. Shih:  “nëpër valët e lotit secili shekull’dridhje që vret” , “nëpër dridhjet e tyre dënestare”  dhe “nëpë rrugë të huaja të epokave shkret”, “ po qajë dhimbshmërisht me ankime shqiptare”, e tërë strofa është me të  reja kuptimore.

Kjo dëshmon poetin për aftësinë e tij në  poezi, i cil ka një prirje të thellë poetike që prek emocionin  e lexuesit.

Loti në kuptimin e gjuhës së sotme ka një kuptim,  që  është një  lëngë pa ngjyrë, i tejdukshëm dhe me shije të  kripur. Ai del në raste të veçanta nga syri i njeriut, sidomos në rastet e hidhërimit, mallëngjimit, përmallimit e po ashtu edhe të gëzimit. Autori Ferizi, në këtë rast, përjashton lotin e  gëzimit, ai nuk ka ven në poezinë e autorit “Valët e lotit” . Autori në këtë poezi lotin e paraqet si të hidhërimit, mallëngjimit, përmallimit. Lotët e  shekujve,  që shëndrohen në valë, rrëke lotësh që shëndrohen në valë, që përfshijnë vuajtjet  e mëdhaja  të popullit të tij. Ne e kemi edhe në rreshtin e dytë  të  kësaj strofe kur thot: “nëpër dridhjet e tyre dënestare”, që edhe fjala dënesë (dënestare) ka kuptimin kur njeriu qanë përmallshëm, qanë nga thellësia e shpirtit të  lënduar, qanë me “dënes” qanë me  ngulqim. 

Pastaj vazhdon në rreshtin  e tretë dhe të katërt:  “nëpë rrugë të huaja të epokave shkret”, “po qajë dhimbshmërisht me ankime shqiptare”. Autori Ferizi, jo rastësisht potencon epokën. Epokë, duhet ditur se  ka kuptimin e një  përfshirje të rëndësishme në  periudha të ndryshme historike të njerëzimit. Epoka lidhet me ngjarjet e mëdha të zhvillimit të njerëzimit dhe bënë  këthesa të rëndësishme.  Prandaj, poeti i talentuar Xhelal Ferizi, gjatë gjitha këtyre epokave kur thot: “nëpë rrugë të huaja të epokave shkret”, populli ynë ka qenë i ndarë në këto përfshirje, i përjashtuar dhe i lënë  për anash, i shtypur.  Prandaj poeti i quan me plotë të  drejtë “epokave shkret”. 

Duke e marrë parasysh këtë formulim tejet kuptimor në përfshirjen edhe të vuajtjes edhe të shekullit edhe të epokës,  autori ja arrinë qëllimit.

Por ai vazhdon edhe më tutje në strofën e dytë:

Lexo:

jam shekull’ziu i monotonisë,
ku secili çast ësht epokë,
a thua nuk jam ma i etnisë,
e gurët e ftoft’huaj i kam shokë,

Në secilin rresht duke filluar nga i pari: “jam shekull’ziu i monotonisë”, që tani edhe këtu poeti përdorë një fjalë të re “shekull ziu”. Pse ?  Ka arsye poeti kur e  përdor këtë fjalë ? Pa tjetër se po. Bile është nxjerrë me një mjeshtri artistike. Ose:  “ku secili qast ësht epokë”, “a thua nuk jam ma i etnisë”, “e gurët e ftoft’huaj i kam shokë”! Vërtet ka një motiv duke reflektuar një realitet të hidhur, por të sakt edhe në  përfshirje në kohë,  me një përshtatshmëri vërtetë poetike.

Autori, Xhelal Ferizi, në këtë rast është faktor relevant në  krijimin e ideve, fakteve dhe koherencës.

Duhet kuptuar se poeti e personifikon vetveten, në shumicën  e poezive sikurse edhe  në këtë strofë, së paku kuptimi është i tillë, edhe pse kjo mund të jet kushtuar tjetër kuj. Kjo dëshmon me vet poezinë e cila vazhdon:
 
Lexo:

Dridhur’dnesjet e mia e luajnë fundin e vullkanit
luajnë  shpirt’fundin e detiti
në secilen’dridhje valë loti i vatanit
dhe vdeksija zymtare e kurbetit

E veçanta e të menduarit nga poeti, do të shofim në këtë strofë se sa me mjeshtëri fikson gurbetin.  Në këtë rast titullimi i poezisë “Valët e  lotit”,  na  kujton krijimtarinë poetit të math Jeronim Derada, i cili vërtetë ka shkruar nga mërgimi pranë detit me sy kahë vendi i tij, vendi i të  parëve të  tij, i gjakut të tij. Krijimtari mallëngjyese dhe prekëse.

Këtë poezi të poetit Xhelal Ferizi,  kisha me  quajtur “Metaforë letrare” prej një ngjashmërie identike të ngjarjes por me shprehje moderne  të  formuluarit.

Po e lexojmë deri në fund poezinë “Valët e  lotit”,  dhe kemi me hasur në  shumë shprehje.

Thurja e vargjeve të poetit Xhelal Ferizi, çfaqin kuptimin e mbrendshëm shpirtëror të vuajtjes.

Lexo:
me kodër vuajtjet të mëdha si pllaja
Që shëndrrohen në peshë të shpirtit tim
më vijnë vala vala oqean’kujtim’largta të mdhaja
dridh’tare secila me valen përthyese mallëngjim
shekull’tare të tej’zgjatura kujtesa që dërmojnë
secila me artin e të kaluares që nxitë mallë e lot
gurë’qëndresen ato e thërmojnë
kur e sjellin në shpirt’kujtesë secilin të largtin mot

Sintaksa poetike e poetit Xhelal Ferizi, prej një metode të  formuluarit të poezisë çfaqin  interesimin për studim më profesional të mundshëm.


***
  
Në  poezinë e poetit Xhelal Ferizi, “Ura e këputur e dashurisë” (më poshtë-shkruajtur) pikërisht aktualizon një problem  të  lidhur ngushtë përmes  “urës së lidhjes së dashurisë”, e që po e njejta dashuri prap trajton “urën e këputur të dashurisë” si ndarje. Poezia ka një dimension dashurie, por mënyra e të formuluarit në poezi, është tejet artistike  e  specifikuar për dashurinë  e këputur të dashurisë së “egzistuar”.
Po e  lexojmë me vëmendje poezinë dhe do të shofim se në mbrendësinë  e  saj, kemi me hasur “realitet” të  hidhur, apo pabesi dashurie. Po shkojmë në katër rreshtatë e parë të  poezisë, për të kuptuar me motivin.

Lexo :
Ura e këputur e dashurisë
Shkruan:  Xhelal Ferizi

Përse uren e jetes e këpute
kur ajo ishte e lidhur me diell
ishe ti ajo që me lute
nuk jam ma i gjerë si qiell

Vet titullimi i poezisë “Ura e këputur r dashurisë”, lë të kuptoj për një përfundim të pa kthyre, por jo të pa dashuruar dhe pa  pendesë.
Autori krijon dy personazhe në këtë poezi, personazhin X (iks) dhe Y (ypsilon), apo djalin dhe vajzën. Kur djali  i drejtohet vajzës  me një shprehje artistike : “Përse uren e jetes e këpute”, “kur ajo ishte e lidhur me diell”.
Ura ka një  kuptim tejet domethënës në  lidhje. Urë që lidhë brigje, që  lidh dy anët e një lumi, që lidh dy anët e një përroi. Po ashtu kemi ura të  llojeve të  ndryshme,  të  gurit, të drurit, të hekurit, të cimentuara. Kemi edhe ura me profile të ndryshme,  të drejta apo në formë të harkut. Këto ura ndërtohen, por edhe rrenohen me kohen. Kanë, ngritjen dhe ramjen. Pse autori Ferizi, e  gjenë urën si pretekst të kësaj ngjarje?  Apo ndoshta pikërisht është ura  që ka ndodhur rastësisht në lidhjen e tyre dashurore, apo që është lidhur dashurija por edhe është rrënuar nga vajza apo personazhi Y  ?! Pse autori në poezi nuk përcakton llojin e urës, gjë që në këtë rast, kishte me qenë “urë prej druri”, duke pasur parasysh vet  rrënimin e dashurisë që kishte me qenë në përshtatje. Lexojmë dy rreshtat e fundit të strofës : “ishe ti ajo që me lute”
”nuk jam ma i gjerë si qiell”, që djali del më i avansuar dhe paska qenë i gjërë  si “qielli” në lutjen e  parë  të  vajzës. Kurse rreshti i fundit : “nuk jam ma i gjerë si qiell”, djali nuk pranon lutjen apo pendesën e vajzës. Autori nuk don të  detalizon më hollësisht ngjarjen, që për lexuesin len pezull lidhjen  dhe ndarjen.

Në  këtë rast, sipas poetit në rreshtatë me sa vijon:

Lexo  :

përse uren e jetes e këpute
kur ajo ishte e lidhur me zemer
përse nuk ndriqove me dritë çdo lloj skute
përse kalin e trojes e lakmove në themer

Vajza është vet rrënuesja, ajo e cila “urën e   jetës” e  ka këputur, kur ajo ishte e  lidhur me  zemër. Apo shkojmë më tutje: “përse nuk ndriqove me dritë çdo lloj skute”,  “përse kalin e trojes e lakmove në themer”, prap  vajza merr vërejtjet duke  mos ndriquar nëpër çdo llojë skute, duke e  lakmuar “kalin e trojes”.
Poeti nuk  përdorë rastësisht “kalin e trojës”, por ja arrinë qëllimit dhe bënë një  përshtatje identike me shkatërrimin. Duke e ditur romancën e “Kalit të trojës” që është e vetmja metodë për t’u futur mbrenda kundërshtarit në mbrendësi dhe për ta shkatërruar duka dalë nga mbrendësia e “kalit të trojës”.

Në momente të caktuara, poeti Ferizi,  në strofën e parë është  më intensiv, kurse në mes të poezisë aktivizon fuqinë e poezisë, për derisa përfundon dhimbshëm në rreshtat e fundit të poezisë. Kjo është një mjeshtëri e  ndërtimit të poezisë së Xhelal Ferizit, që e kam quajtur edhe në opinion tim të parë, poezia “feriziane”.
Aftësia e të  krijuarit nga poeti Ferizi, arrinë që ngjarjen ta shëndërron edhe në  legjendë përmes poezisë, madje edhe me  motive të llojeve të ndryshme.

Poeti Xhelal Ferizi,  arrinë shkallën e poetit me  përvojë artistike, të lakmueshme në krijim  poetik individual duke aktivizuar fjalë të rralla poetike.

Poezia “Ura e këputur e dashurisë”, në mbrendësinë e saj ka pendesë, dashuri, që nuk kishte guxuar të ndodhë. Lexojmë poezinë deri në fund.

Lexo :

përse  u’a këpute fijet yjeve
infuzion ky i dashurisë jetik
përse i lidhë psehet nyjeve
përse dashurinë e bëre armik
përse uren e këpute të harkut
që lidhej nga arti në art
përse tash i dhe kaq shum dhimbje vargut
që në palcen qiellit prekë e ndihet lart
përse i zgjidhe besatimet
që lidhë i kishim për bese
përse i ke ngri vlimet
e gzimet nëpër mëngjese
përse gzimet i vrave
përse urat me i djegë
si krande ndjenjat i thave
e cicrimen e bilbilit në degë

Katër rreshtatë e parë kur thot: “përse  u’a këpute fijet yjeve”, “infuzion ky i dashurisë jetik”,
”përse i lidhë psehet nyjeve”, “përse dashurinë e bëre armik”. Korrenspondim poetik, shpirtëror, që autori gjenë elementet shprehëse të fjalëvë. “Këputja e fijeve të yjeve”, “infuzioni i dashurisë jetike” janë mëse artistike dhe kuptimplote.  Fijet sipas autorit  kanë qenë të lidhura gjatë deri në yje, gjë që nuk kanë qenë letë të shkëputen pa ndonjë përpjekje serioze “urrejtje”. Vet kuptimi i gjatësisë së rrënjëve deri në yje, le të  kuptojë se dashuria paska qenë shpirtërore, mbrenda për mbrenda zemrës  me një shtrirje deri tek yjet. Megjithëse poeti gjenë shprehjen autentike kur thot: “infuzion ky i dashurisë jetik”. Lidhjet e dashurisë deri në yje, kanë qenë një “infuzion” i dashurisë jetike. Vërtetë poeti e piketon me këtë shprehje. “Infuzioni”, është fjalë më tepër medicinale, kur gjatë infektimit, duhet marrë infuzionin kundër infetkimit. Infuzioni të mbronë fuqishëm kundër infektimit, të mbanë të qëndrueshëm.
Në  mbarimin e poezisë,  po citojmë: ”përse  gzimet i vrave”, “përse urat me i djegë”,
”si krande ndjenjat i thave”, “e cicrimen e bilbilit në degë”.

Janë disa momente që  përcaktojnë kahet e poezisë, që kanë një strukturim tejet profesional.  Vet struktura e ndërtuar e krijimtarisë së poetit  Ferizi është mjaft origjinale, dhe ndërhyrja eventuale e ndonjë gjuhëtari apo kritiku letrar, nuk kishte me pasë arsye për ndryshim ndërtues (me përjashtim të lektorimit).
Po qe se shkojmë më tutje në vlerësimin e ndërtimit të krijimtarisë “feriziane” që del me një prirje fenomenale,  e që  bie ndeshë  me formulimin e tekstit drejtë-shkrimor, del në pah,  sikur ta kishim marrë dramaturgun e legjendes botërore Aleksandër Mojsiun.  Ai, në jetën e tij as  që ka pretenduar në shkrime të dramave, dhe në drejtëshkrim.  Por e ka mahnitur botën me aktrimin e tij. Gjë që është identike me poetin Xhelal Ferizin. Po të kishte asistentë për të shkruajtur, Xhelal Ferizi duke  i cituar poezitë edhe përmes aktrimit, del si një maragaritar poetik. 

Poeti Xhelal Ferizi, fundi i fundit, i paraqitet opinionit si poet e jo si shkrimtar.

***

Poezia “Më gdhendëni në gurë” e poeti Xhelal Ferizi, me  rreth 600 vargjeve, gjë  që  do një analizë më të  thellë për t’u ndalur varg për varg.
Natyrisht se poeti në këtë poezi i bënë disa  gërshetime në kuptime duke filluar nga personifikimi  e deri  në përkushtim, me një tematikë kombëtare, resistuese  në qëndrim të drejtë të frymës patriotike.

Kjo lirikë e  shkruar nga poeti Xhelal  Ferizi, paraqet sakrificën e atdhetarit me rënditjen e vargjeve duke dëshmuar prirje të vlerave poetike.

Lexo :
Më gdhendni në gurë
Shkruan:  Xhelal Ferizi

jo jo nuk më largoni ju
e bukura shoqëri
miq të dashur që më keni ftu
me të pafundmen dashuri
se unë e kam përbuzë arin
kam prekë flakë e zharin
se unë nuk kam llogaritë
as superfuqitë
as nuk kam kqyrë pazarin
se i del tregu jetes time
për atdhe nëpër krajata mundime
e kam përbuzë mercenarin tradhtarin
 që me ftonte
për të shkelë
për të shkelë lulet shqiptare e barin
për të shkelë mbi liri mbi shqiptarin

“Jo jo nuk më largoni ju”, “e bukura shoqëri”, “miq të dashur që më keni ftu”, “me të pafundmen dashuri”, kujt i drejtohet poeti me këtë  lirikë,  me kend komunikon,  pse  komunikon përmes lirikës. Pa dyshim se poeti gjenë gjuhën poetike dhe nuk  len asgjë pa potencuar vërejtjet dhe të mirat e shoqërisë. Është roje e shoqërisë Kombëtare, është roje e Kombit që e  ruan të mirën e saj nga e keqja që  i përgaditet. Nuk e  thot rastësish poeti :
“Jo jo nuk më largoni ju”, “e bukura shoqëri”! Këtu shifen tendenca edhe nga njerëz të tillë  për ta larguar nga fjala e  lirë poetike  që poeti me poezinë e vet krijuese i bënë roje Kombit. Bili  bile, këtu tërthorazi len të  kuptoj se ka zëra  edhe nga “e bukura shoqëri”, që bien pre nën trysnin e  të ligëve.  Me të  drejtë  poeti Xhelal Ferizi në këtë rast mund ta ket marrë veten si personazh i poezisë  e që  vazhdon:  “se unë e kam përbuzë arin”, “kam prekë flakë e zharin”, “se unë nuk kam llogaritë”, “as superfuqitë”, “as nuk kam kqyrë pazarin”,
”se i del tregu jetes time”. Poeti arrinë të  paraqes shumë pak në  këtë  poezi lirike, duke thurur vargjet me idenë e  sakrificës. Ndërsa thurë  bukur lirikën në të shkruar dhe në  paraqitje. Lexuesi, i bindur thellësisht, mbi një realitet të hidhur, të anashkaluar në kohë njerëz të  sakrificës duke rënë nën individët që kanë “kqyrë  pazarin”, kanë bërë pazare me interesat e Kombit, kanë llogaritur në interesat e tyre të përfitimit.

Krijimi i bindjes tek lexuesi, arrihet në saje të aftësisë së shpirtëzimit të poezisë, gjë kjo nuk i mungon poeti Xhelal Ferizi.

Poeti më  tutje shkruan: “As nuk kam kqyrë pazarin”, “se i del tregu jetes time”, “për atdhe nëpër krajata mundime”,”e kam përbuzë mercenarin tradhtarin”. Kjo është ajo që  e cekëm më lartë  për qëndresën e pa lëkundur të  atdhetarit, i cili fiksohet vetëm për çështjen Kombëtare Shqiptare. Nuk bie ndeshë me lakmit e  sundimtarit, okupatorëve ndyrësira.
Jo rastësisht poeti Ferizi, përdorë fjalën merecenar. Mercenarë kanë qenë të  gjithë ata njerëz që kanë qenë të inkuadruar si ushtarë me pagë të  paguar nga një shtet apo ushtri e huaj, e  cila e ka okupuar vendin duke kolonizuar vende të huaja  me metodat më shtazarake të kohërave. Këta njerëz, viheshin nën urdhërat të armiqëve,  të  pushtuesve të Kombit, me përfitime tejet të ulëta,  e  shumë herë  edhe falas, pa e ditur dëmin që i kanë shkaktuar Kombit të vet. Kanë qenë njerëz vetjak,  të ulët, njerëz të  shitur apo njerëz “mercenarë” sikurse e thot në poezi poeti Xhelal Ferizi.
Përbuzja e “mercenarëve  dhe tradhëtarëve” në kohët kur ata kanë qenë në shërbimin e armiqëve të vendit, ka qenë ndeshje direkte me armikun.
Armiku gjithëmonë ka gjetur “mercenarë” e më pastaj e ka okupuar vendin. Këtë e cekë në poezi shumë  mirë  poeti : “që me ftonte”, “për të shkelë”, “për të shkelë lulet shqiptare e barin”, “për të shkelë mbi liri mbi shqiptarinë”.

Tërësia e lirikës, në  poezinë “Më gdhendëni  në gurë”, arrihet nga diferencimi i “mercenarëve” për të dal në shesh se edhe sot e kësaj dite ata “mercenarë” ndodhen  në  mesin e një pjese të shoqërisë që po mbyllë sytë për interesa të tyre personale.

Mirëpo përmes parimit që ka poeti Ferizi, pikërisht mbështetë figurat patriotike që sakrifikuan dhe ishin të gatshëm të sakrifikojnë deri në jetën sublime të  tyre, që ishin me një  unitet  Kombëtar, kurse nuk kursen “mercenarët” dhe tradhëtarët”, që penguan të drejtën e një  Kombi  për t’u liruar  dhe pavarësuar.

Lexo:

për paqe e liri, për mal e për vrri
për Nënën Shqipëri,
 a e shihni si  qajë, sa gurë e dhe ndajë, 
duke  mos lënë kund glob,duke  mos lënë kund kob,
përmbi ju me ra, ju s’ keni me më nda,
nga dheu i Nanes, nga hisja e Dardanes,
as e magjikes etni, ku i thonë Mëmë Shqipëri

Do të ishte e sakt, po të   thoshim se në këta rreshta  nuk ka aq e pasuri fjalësh të reja sikurse që jemi mësuar nga poeti Ferizi, por ka një larmi të mrekullushme në  kombinimin  e vargjeve. Krijon një emocion tek lexuesi kur thot: “përmbi ju me ra, ju s’ keni me më nda”,
“nga dheu i Nanes, nga hisja e Dardanes”, “as e magjikes etni, ku i thonë Mëmë Shqipëri”.
Megjithatë, marrë në tërësi, poezia “Më gdhendni në gurë”, fund e  krye është dedikuar njerëzve atedhetarë.
Po qe se i qasemi një analize më të mbrendshme, kemi me pa se është tejet imponuese dhe se autori çfaq në  pah  problemin që duhet dal nga shpirti i sinqert i atdhetarit.  Ka përplot imazhe lirike, që  krijon një vlerë poetike  dhe gjallëruse,  e po ashtu edhe emocionale.

Po shkëputim disa vargje nga kjo lirikë të  kasaj poezie:

Lexo :
që të mos ju quajnë të ult
e punën ta keni kult
e dijet shkollore
si hyjnitë qiellore
e lidhjet për dore
te gjithë nëpër fije
si damarë etnije
si zingjirë etnik të Mëmë Shqipërije

Çfar lidhshmërije  të fjalëve, që kanë një kuptim dhe mesazh në vetvete.  Gjallërim i vërtetë i poezisë, që ndryshon në hyrje të poezisë por është në lidhshmëri të plotë  me vet titullin e poezisë “Më gdhendni në gurë”.

Përputhja e vargjeve të  krijimtarisë së poetit Xhelal Ferizi, kapin një horizont të  madh kuptimesh.

Shife:  “që të mos ju quajnë të ult”, “e punën ta keni kult”.  Kulti në  kuptimin fetar që do të  thot: “shërbesë fetare për nderë  të një hyjnie, apo edhe adhurim a nderim i tepruar ndaj dikujt, që ka një  cilësi dhe veti të jashtëzakonshme”, që  poeti pretendon që puna për Kombin të ket kult hyjnor.Ose kur thot: “e dijet shkollore”, “si hyjnitë qiellore”, “e lidhjet për dore”,
”të gjithë nëpër fije”, “si damarë etnije”, “si zingjirë etnik të Mëmë Shqipërije”.
Se autori ka një dispilinë të të krijuarit në krijimtarinë kombëtare, se ka qenë i etur për dijen e çështjes kombëtare që populli të shkollohet sa më  tepër, tregojnë vargjet e lirikës, kur shkruan,  “e  dijet shkollore”, “si yjni qiellore”,  “lidhjet për dore”.......... e  kështu me radhë deri te “si zingjirë  etnik të  Mëmë Shqipërije”. Kështu që  kjo lirikë del  nga rrafshi personal në at universal Kombëtar.  Paraqet diagramin  poetik të shtrirjes në  poezi dhe në përfshirjen e gjithëmbarshme.

Po marrim disa vargje nga mesi i lirikës po të njejtes lirikë “Më gdhendni në gurë”, ku ndër të tjera citohet ;

Lexo :

Ju nuk më largoni o shoqri shqiptare
se unë i marr shekujt nëpër gjuhë amtare
edhe i nxis n’ për ju nëpër thelb e gjak
me folë drejt e mirë pa hile e pa lak
e ju sjellë dobi gjithkah shpirtit tuaj
duke ju mbjellë vargje nga ky dhe i huaj
ku kam mbetë i tretur si një gurë me halle
unë ju mbloj me vargje nga kto anë me zalle
unë ju dërgoj shprehje me mote e lotit
njëmijë dashuri nëpër qiell të Zotit

Secili varg ka kuptimin dhe lidhet me  secilin varg tjetër. Këtu qëndron aftësia e vet autorit,  që ka  një pasuri të pashterrshme fjalësh në ndërtimin e poezisë.
Lirika,  në fjalë, do të  kishte me  mbet e mangët nga poeti,  pot të ishte mbetur në lirikën individuale apo mbrenda suazave të individit.

Poeti Xhelal Ferizi, e nuhatë qysh në  fillim se  kjo lirikë  duhet të ketë  një  shtrirje më  të  gjërë në rrafshin horizontal dhe Kombëtar.

Sa e  fuqishme është  shprehja: “Ju nuk më largoni o shoqri shqiptare”, “se unë i marr shekujt nëpër gjuhë amtare”, ku tendenca e autorit për lexuesin del se poeti nuk dorëzohet, nuk largohet, por për motiv e ka Kombin, që në krijimtarinë e tij do t’i futë ngjarjet më madhore  me vlera patriotike në  poezinë e vet.
Ose : “edhe i nxis n’ për ju nëpër thelb e gjak”, “me folë drejt e mirë pa hile e pa lak”,
”e ju sjellë dobi gjithkah shpirtit tuaj”, “duke ju mbjellë vargje nga ky dhe i huaj”,
”ku kam mbetë i tretur si një gurë me halle”, “unë ju mbloj me vargje nga kto anë me zalle”,
”unë ju dërgoj shprehje me motet e lotit”,  “njëmijë dashuri nëpër qiell të Zotit”. Shumë artistike dhe emocionale. Shifet se identitetit Kombëtar, e ka okupuar thellësisht autorin, që  përveç tjerash kur thot: “unë ju dërgoj shprehje me  motet e lotit”, “njëmijë dashuri nëpër qiell të Zotit”.
Kështu që lirika mbrenda saj merr kuptim tjetër hapsinor,  kuptim më të  fuqishëm. Këtu autori i lirikës Ferizi, vetëdisohet në momentin e  caktuar dhe i përshtatet titullit të vet lirikës, që kultivon dashuri për vendëlindjen, duke dërguar “shprehje” “lot” “njëmijë dashuri” nëpër “qiell  të Zotit”.

Marrë parasysh idealin  e lirisë të poetit Xhelal Ferizi, i cili i përkushtohet të  mirës,  e nuk len venë për të  keqen, has në mospajtim me rendin e gjërave të pavlera në botë.

***
  
Poeti Xhelal Ferizi,  në krijimtarinë e tij,  arrinë që të  përfshij, periudhat kohore, ngjarjet e  periudhave të ndryshme,  dëshmorëve dhe patriotëve që derdhen gjakun për popullin Shqiptar  të të gjitha kohërave, aspak nuk i shmanget problemeve sociale e Kombëtare.  Poeti arrinë që secilën poezi ta tiullon me një përshtatje identike të  ngjarjes dhe i jap kuptimin e plotë. Shumicën,  apo pjesën më të  madhe  të poezive të  poetit në fjalë në mbrendësin dhe përmbajtjen e saj, mund t’i kupton vetëm me anë të  titullit të saj.  Në  secilën poezi do të hasim se poeti në cilën formë e fikson ngjarjen.  Po qe e fikson poezinë me personazh pozitiv, ja del që personazhin e poezisë ta nxjerr si hero të  poezisë. Por aftësia e poetit Ferizi, është tejet kritik gjatë fiksimit në poezinë e kundërt me ate si hero i poezisë, ja del që të kap qëllimin me një objektivitet tejet real.

Poeti Ferizi,  gjithnjë ndeshet me të  pa vërteten, tradhëtinë dhe montimet. Këtu ai nuk toleron, duke  e ditur dëmin e tyre.  Ideali i tij, është i krijuar mbi një bazament të fortë të traditës  Kombëtare dhe atdhetare. Ka lindur i till  duke rezistuar ekzistencen shoqëroro-politike, me një  botëkuptim të  shtrirjes së gjërë atdhetare.


Poeti, është mase insistiv për arritjen e përfshirjes  së ngjarjes në poezi, dhe identifikimin poetik. Kjo është vërejtur me kohë.

Shofim në poezinë “At ditë në Mitrovicë”,  do të thot se  poeti nuk i shmanget ngjarjes, përkundrazi futet në ngjarje dhe përmes poezisë identifikon edhe ngjarjen, herë herë  tërthorazi, e herë herë drejtë përsëdrejti,  duke nxjerr subjektin (njeri) në sipërfaqe, në anën tjetër synon ngjarjen dhe në fund i jep karakterin. Po  marrim dy strofat e para të kësaj poezie kushtuar dëshmorit të Kombit, Isak Ibrahimi :

Lexo :

At ditë në Mitrovicë
  Shkruan: Xhelal Ferizi
Kushtuar dëshmorit Mitrovicas Isak Ibrahimi


At ditë Ibrit i rrodhën lotët nga kullimi
Përgjakshëm qau e vajtoj secila fije bari
Mbi dhe ra dëshmor i lirisë Isak Ibrahimi
I shqiponjes nji zog shqiptari

At ditë lulet për së gjalli janë vyshkë
Atdheu mbeti pa djalë
At ditë thonë edhe hekurat e ures shqiptare janë ndryshkë
E Ibri ka dënesë me valë

Qysh në fillim  kur shkruan: “At ditë Ibrit i rrodhën lotët nga kullimi”, Përgjakshëm qau e vajtoj secila fije bari”, “Mbi dhe ra dëshmor i lirisë Isak Ibrahimi”, “I shqiponjes nji zog shqiptari”, vimë në përfundim, se poeti inspiron lexuesin, ngacmon thellë  qenien shpirtërore, sidomos kur prekë :  “lotin e kullimit”, pastaj vazhdon kur thot: “përgjakshëm qau e vajtojë secila fije bari”. Simbolika e vajtimit të secilës fije bari, është diçka  që në botën poetike rrallë mund të takosh këso shprehje  poetike,  me një  kutpim të gjërë dhe përfshirje të madhe. A thua,  poezia “feriziane”, tani nuk i shpirtëzoi edhe fijet e barit, përmes një poeme sa artistike, e një kushtrimi kushtuar dëshmorit !? Jo se i kanë dhënë një shpirtë, por qojnë peshë secilin lexues të vëmendshëm, duke përdorur gjuhën poetike në përshkrimin e ngjarjes, kushtuar heroit dhe fatin e tij tragjik. Poeti vazhdon : “Mbi dhe ra dëshmor i lirisë Isak Ibrahimi”, “I shqiponjes nji zog shqiptari” ! Në  këtë poezi,  poeti Ferizi, arrinë shkallën më të lartë të kuptimësisë, me një  përpjekje shprehjesh më  të  përsosura dhe shifet se ka qenë i inspiruar nga vet vepra e dëshmorit në fjalë. “Mbi dhe ra dëshmori i lirisë”, “I shqiponjës një zog shqiptari”! Çka është kryesore për  poetin? Të arrijë besnikërisht fillimin e drejtë duke filluar nga lartësia e diagramit poetik “ferizian”.
Pastaj vazhdon : “At ditë lulet për së gjalli janë vyshkë”, “Atdheu mbeti pa djalë”, “At ditë thonë edhe hekurat e ures shqiptare janë ndryshkë”, “E Ibri ka dënesë me valë” !
Fjala “vyshkë” është diq që  i mungon uji,  gjaku, thatësirë  e  vërtetë, e që poeti lulet në  mungesë “gjaku”  shqiptari që janë vyshkë, e thot : “Atëdheu mbeti pa djal” !


Xhelal Ferizi, si poet me  imagjinatë të avansuar që i ngjanë poetëve të mëdhenjë, gjenë  emocionin prekës dhe fjalët  gjithnjë në funksion të poezisë.

Poezia  “At ditë në Mitrovicë”, në  strofën e tretë dhe katërt,  shkruan :

Lexo :

Ka qa thonë edhe e shëndritshmja hana
Yjet me qerpik në lot janë stërmekë
Një varr të ri po e hapte Dardana
Nji yllë i qiellit të lirisë ka vdekë

Nga larg nji plumb ra në një zemer
Goditi mu në aorten trime arbnore
Aty ku i thonë Shqipni dheut të lashtë me emer
Do të kemi të lirisë përmendore

Lirisht mund të themi, se poezia është  temë konkrete, e kushtuar për dëshmorin, me emër dhe mbiemër. Madje edhe vendin, ngjarjen, urën, kohën e cek poeti me një saktësi shumë të sakt. Poeti mobilizohet  edhe më fuqishëm kur e din se në këto  vende është vendlindja e tij,  e  rritës dhe e veprimtarisë patriotike. Ngjallë emocione rinore, ngjallë ndjenjen shpirtërore të  përjetimeve rinore, nga një distancë e madhe me një statut mërgimtari.

Në strofat në vijim shkruan poeti :

Lexo :
At ditë yjet e qielli e kanë pa gjakun
Kur gjuajti armiku pansllav me prejardhje akull’borë
Kur plumbi mu në zemer e goditi Isakun
Ra me nji oh  mbi dheun arbëror

U errsua atë ditë edhe dielli
E çielli e qau i etnisë
Pranvera shum qau e prilli
Për lulen e kuqe t’ lirisë

Imagjinata poetike e ndërtuar nga poeti, ngulitet thellë në kokën e lexuesit : “At ditë yjet e qielli e kanë pa gjakun”, “Kur gjuajti armiku pansllav me prejardhje akull’borë”, “Kur plumbi mu në zemer e goditi Isakun”, “Me një oh ra trimi mbi dheun e lashtë arbëror” ! Dëshmori Isaku, goditet me plumb në  zemër, nga gjuajtja e armikut pansllav. Përshkrim identik me ngjarjen, thuase poeti ka qenë në ngjarje, ka qenë i pranishëm në këto protesta kundër dhunës serbe e cila i detyroi 4 fëmijë të vdesin në lumin Ibër, e veç mos të bien në  dorën e tyre gjakatare. Gjakun e dëshmorëve e shofin edhe yjet e qiellit, sepse ka qenë gjak “lirije”. Poeti gjithnjë zbulon dimensionin  dhe kuptimin e ngjarjes. Përceptimi poetik i poetit Ferizi, është tejet origjinal, ka një përshtatje reale në formulimet e tij poetike. Strofa në  vijim : “U errsua atë ditë edhe dielli”, “E çielli  qau i etnisë”, “Pranvera shum qau e prilli”,  “Për lulen e kuqe t’ lirisë” ! Produkti kryesor i ndërtimit të  imagjinatës së poezisë, “At ditë në Mitrovicë”,  janë ngjarjet e 17 marsit 2004 në Mitrovicë. Poeti inspirohet nga kjo rezistencë e fuqishme, që  ka një mesazh, se shqiptarët nuk do të  heshtin në padrejtësit që u bëhen,  kushdo çoft ai. E aq më  pak nga një anmik shekullor siq është  serbi.  Dëmi i tyre shekullor  mbi popullatën shqiptare,  është i skajshëm,  i pa kursyer në  çdo metodë të shfarosjes etnike. Por dëshmorët  e  Kombit, e mbrojten Atëdheun e tyre,  sikurse rasti në fjalë,  janë me qindra e qindra raste. Dëshmori kur bie për liri e thot poeti : “U errsua atë ditë edhe dielli” ! Pa tjetër  se  errësohet dielli. Ose : “E çielli qau i etnisë” ,  “Pranvera shum qau e prilli”,  “Për lulen e kuqe t’ lirisë” !
Janë të  fuqishme dhe tejet artistike.

Lexojmë më  tutje:

Lexo :

Shupkovci çau e Tavniku
Ka dënesë Kosova Shqiptare
E vrau Isakun armiku
At ditë ra zija kombëtare

At ditë thonë kanë qa rrezet e shkëlqimit
Trishtueshëm edhe zogjt kanë cicrue
At ditë gjaku i kuq i Isak Ibrahimit
Mbi dhe për liri ka vlue

Mbrenda përmbrenda poezisë, ka vlerë poetike dhe është tejet ideore dhe e fuqishme në  interpretim. “Shupkofci çau e Tavniku”, “Ka dënesë Kosova Shqiptare”, “E vrau Isakun armiku”, “At ditë ra zija kombëtare” ! Shupkovci (vendëlindja e dëshmorit Isak Ibrahimi),  qau e  Tavniku (Ilirida), Kosova Shqiptare, armiku dhe zija Kombëtare, që mbështeten në titullimin e vet poezisë në instancë të  lartë. Të gjitha elementet të inkorporuara në poezi, kompletojnë ditën e ngjarjes, me një formulim bashkokëhorë. Zija Kombëtare e shpallur ditë zie nga Presidenti i parë historik dhe shpirtëror i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ishte vërtetë ditë  zije për të gjithë të rënit e ngjarjeve të marsit 2004, e  po ashtu edhe për dëshmorin e Kombit Isak Ibrahimin. Jo rastësish poeti Ferizi, qet në pahë ditën e zisë Kombëtare.
Këtu poeti prekë pikat më delikate të ngjarjes që i qet në tablon poetike. Priret për kahë modernizimi i poezisë që këtë metodë të thurjes në vargje, unë e kam quajtur dhe e quaj, metodë poetike “feriziane”.
Shofim në dy strofat e fundit çfar ideje të formulimit që vargu nga vargu nuk dallojnë përveçse kuptimit:

Lexo :

Ai ra për dritë lirije
Ai ra për të lashtin atdhe
Ai ra për tokë Dardanije
Për tokën e t’ parve me dhe

Ai ra për trollin etnik
Ai ra, ishte i bukur i degë’s shqiptare pip
Ai ra për, për trollin Ilirik
Për gjuhen amtare shqip.

Të gjitha mbaresat e vargjeve në fjalë, janë të  zgjedhura me  kujdes dhe me kuptim poetik e Kombëtar. Për çfar ra dëshmori: Për dritë lirije, për të lashtin atëdhe, për tokë Dardanije, për tokën e t’parëve me dhe, për trollin etnik, për degën shqiptare pip, për trollin Ilirik dhe  së fundi poeti gjenë shprehjen emocionale për secilin lexues kur thot: Për gjuhën amtare shqip.

Ky variant i poetit Xhelal Ferizi, i të formuluarit dhe ilistruarit në vargje poetike, kultivon vleratë më të larta poetike dhe Kombëtare, që pasurojnë krijimtarinë poetike të mirëfillt shqiptare.

Se temat përgjedhëse të  poetit, nuk janë të tijat, këtë e  kemi vërejtur me kohë, sepse poeti diktohet nga koha dhe ngjarjet e çështjes Kombëtare, që  ai i përjeton me shpirt, dhe reagon në poezi, kjo qëndron. Poetin Xhelal Ferizi, e dikton ngjarja, situata e  mbi të gjitha çështja Kombëtare shqiptare, të  cilat i përjeton denjësisht ku pastaj ai  Ai i nënshtrohet përmes poezisë arritjeve të  mëdha shqiptare që kanë ndikuar dukshëm në arritjen e rezultatit të krijimtarisë. Poezia tek poeti Ferizi, nuk është thjesht vetëm poezi, por ka edhe kritikë indirekte dhe direkte.  Kjo dëshmon në shumë lirika dhe poezi të  krijimtarisë së tij.

I gjithë ky poetncial i madh i të krijuarit të poetit Xhelal Ferizi, i preokupuar me jetën dhe veprën  poetike, do të shtyjë shumë kritik për t’u marr  me poezinë “feriziane”.

***

Imagjinata e poetit, është  e  pasur me ide për të krijuar, e  që shumë prej tyre na bien në sy e që është një numër i madh i poezive, numër ky i konsiderueshëm e krijimtarisë, na bënë me dije se poeti është i preokupuar me jetën në  forma të ndryshme dhe dëshirën e tij të  jetuarit.

Ne kemi me pa në poezinë e imagjinuar nga poeti Ferizi,  e cila është titulluar nga poeti:
“Kur shkova në  diell”, e që mendohet se është  njëra ndër imagjinata më  e përsosur e të formuluarit në poezi. Poezia ka karakter ankimi, në instancën më  të  lartë planetore, pra tek “dielli”.

Lexo :
Kur shkova në diell
Shkruan:  Xhelal Ferizi

nga etja për dritë shkova drejt e në diell
duke ecë me flatra duke ikë nga errësira
dhe sa më lart, duke ikur flutrim, nëpër çiell
më doli para rrezëtarja, krahëlira
u quente kështu përcjell’sja e miqve, ajo shoqëruese  diellore
që kishte trup rrezje zemër rrezje, e strukturë
si në shpirtë si në gjak rrreze ishte,  ajo rrezatore
ma shkriu vuajtjen të tokes, dhe lotin si gurë.

Poeti, futet lirshëm në spektrin e  imagjinatës, i motivuar nga dëshira, që  ndokun të gjej mbështetjen e tij, të vuajtjeve, dhe nga një etje e madhe për dritë që  thot në dy rreshtatë e parë; “nga etja për dritë shkova drejt e në diell”, “duke ecë me flatra duke ikë nga errësira”. Të imagjinuarit e poezisë është e një lloji të veçant, sidomos kur autori këtë botë në planetin e kësaj toke e quan “errësirë”,  e ikja nga kjo “errësirë”  me flatra drejt diellit, poetin e bënë të  lumtur se më në fund e gjeti “rrugën” e tij.

“Dëshira e madhe drejtë diellit, nënkupton tek poeti urrejtjen e madhe të errësirës nga toka”.

Këtu ndërlidhen dy komponente që i paraqet poeti e që bien ndeshë njëra me tjetrën, dëshira e dritës që nënkupton diellin, dhe errësirën që nënkupton tokën. Këtu shifet një përvojë e  poetit në ndërlidhjen dhe kuptimin e poezisë, që për  lexuesin është më e kuptueshme,  edhe pse poezia ka të bëjë me  imagjinatën.
“Dhe sa më lart, duke ikur flutrim, nëpër çiell”, më doli para rrezëtarja, krahëlira”, tani poeti krijon edhe personazhin që e  quan “rrezëtarja”. Sa bukur poeti i jep kuptimin e  kësaj imagjinate, që futë personazhe në  krijimin e fatntazisë tek lexuesi, që realizon mjaft me përpikëri hyrjen e poezisë në një ngritje. Përqëndrohemi me vëmendje tek katër rreshtatë epoezisë : “u quente kështu përcjell’sja e miqve, ajo shoqëruese  diellore”, “që kishte trup rrezje zemër rrezje, e strukturë”, “si në shpirtë si në gjak rrreze ishte,  ajo rrezatore”,
”ma shkriu vuajtjen të tokes, dhe lotin si gurë”. Teksti poetik nga një  përvojë e të  krijuarit merr një shtrirje  të gjërë të kuptimeve dhe karakterit të imagjinatës në poezinë “Kur shkova në diell”, krijon imazhin jetësor të njeriut në tokë, i cili kishte me qenë sikurse ai në diell. Poezia, ka karakter të gjërë kuptimor, trajton të drejten e njeriut për të  jetuar, trajton të drejten për egzitencë si fakt i sëndërtimit të  rrugës objektive.

Njeriu, shumë herë ëndërron jetën përmes një imagjinate që  krijon shpikje për një botë  më të  mirë, më të begatshme. Aftësia e të  krijuarit,  të ndërtuarit, të jetuarit, varet nga vet njeriu në vetëdijen e vet duke e  parë botën më  të ndryshuar, më të begatuar që paraftyron botën e lirë dhe të  qytetëruar, sikurse në rastin e kësaj poezie që është e ndërtuar mbi imagjinatën e poetit Ferizi. Thjeshtë, imagjinata kërkon aftësi të të menduarit në  paraftyrime, kërkon zotësi për të  krijuar, për të zbuluar ose për të shpikur diq të re, e që mund të  hyj në punë njeriut të ditëve të sotme. Përveç këtyre, ajo kërkon përvojë të njohurive të reja, në imagjinatën  me  mendje të shëndosh, duke i trajtuar si të  mundshme. Poeti  ja del kësaj me sukses, sidomos në  poezinë në fjalë, ku në vazhdim shkruan:

Lexo:

kur hyra në mbretëri me një dënesje dheu në çerpik
me ligj të tokes së ftoft, me gjuhë të pakuptim
mendova se më shohin urrejtshëm si armik
më sollën një engjëllushë n’përkthim
e cila  diellit ankesat e mija ia përkthen
përse unë në tokë nisa e  thash përse  nëpër krim
pse o diell me ecë po na len
pse o diell,  përse po na nxenë

Shtrirja e poezisë “Kur shkova në diell”, në rreshtat e më sipërpërmendur, që shkruan :
“kur hyra në mbretëri me një dënesje dheu në çerpik”, “me ligj të tokes së ftoft, me gjuhë të pakuptim”, “mendova se më shohin urrejtshëm si armik”, “më sollën një engjëllushë n’përkthim”, ka një  kuptim tejet real të trajtimit të njeriut me të drejta të cunguara të lirive të tij. Se autori arrinë bukur në  paraqitjen e kësaj poezie për të drejten e popullit shqiptar, është e pa diskutim. Këtu nxirret në pah, padrejtësia e popullit shqiptar, kur autori gjenë fjalët shumë të përshtatura : “kur hyra në mbretëri me një dënesje dheu në çerpik”, “me ligj të tokes së ftoft, me gjuhë të pakuptim”, sepse hyrja e njeriut në zyrat e okupatorëve, ka qenë vërtetë dënesje, me një frikë nga gjykimet e mundshme të diskriminimit. Po pse autori në poezinë e tij e cekë: “me ligj të tokes së ftoft, me gjuhë të pakuptim” ! Kjo nuk është ideuar vetëm sa  për ta mbushur me një varg poezinë. Por në  mbrendësinë e saj, ka një kuptim kritik ndaj padrejtësive të njerëzve që u shtrohen, ndaj diskriminimit të se drejtës së tij,  e që poeti e trajton  si “ligj” të tokës së ftoft, me gjuhë të pakuptim.  Moskuptimi i gjuhës, për poetin, mendohet të jet se popujtë e këtij planeti janë  të  pakuptueshëm, shprehimisht janë njerëz që u duhet edukata, kultura njerëzore.
Poeti kur shkruan : “atje gjithëçka ishte e arit”, “si kroni si ujë si ato pika”, “si shiu dhe rrushi ngjyrë ari”, “me rreze ishte antika” , e ka në mendje imagjinaten e një bote prej ari, nga një fantazi motivore, i motivuar nga ndjenja e formësimit poetik. Të gjitha, si shiu, si uji, si kroni, si rrushi ngjyrë ari, me rreze ishte antike. Imagjinata e autorit të poezisë, prekë antikën, që simbolizon vjetërsinë e punimeve të rralla artistike, që  kanë vlerën dhe çmohen për  kah lartësia, në këtë rast sikurse rrezja e  diellit.

Në rreshtatë në  vijim thot: “dhe më shtruan në shtrat dukati me fjetë”, “do lule plot diell e që pëshpërisnin”, “dhe vuajtje nuk pashë në at jetë”, “veq drita që çdo gjë qëndisnin” ! Se autori pandehë, që shumë popujve në jetën e tyre në tokë, ju mungon edhe shtrati i fjetjes,  mungonë  gjuha e luleve aromtare, vuajtje e tyre e cila është prezente në  të  gjitha poret  e jetës të popujve e mbi të gjitha mungesa e dritës. Mbrenda këtyre rreshtave hetohet në shpirtin e poetit, i cili shpreh pa rezervë mendimin e tij, që në imagjinatë së paku e gjeti knaqësinë, e gjeti për ate që duhej të ishte edhe në tokë, të drejta të cilat janë privuar nga popujt barbarë mbi popujtë e vegjël, që janë më të përfshirë në rreshtat në vijim:

Lexo :

nuk ka kund manushaqe
i druejn shumë kombe e fe
dhe është akull ma i ngriri
që vjen nga Moska  e Sibiri
ju fola për Moskë eParisin
Berlinin në hartë e n’ kongres
ua tregova me gjak e lot plisin
dhe prerjen me thik në besë
e hapin  tim të vajtueshem
e fundin tim pa cak
dridhshëm e dënesshëm pendueshëm

Vjersha e poetit Xhelel Ferizi, “Kur shkova në diell”, e formësuar në këtë  formë poetike, e  ideuar nga një logjikë e përsosur, që si parim ka natyrën e imagjinatës që nënkupton  mundësinë e të jetuarit të  popujve të  shtypur, është  arritje e  suksesshme e  autorit. Po i lexojmë ngadal vargjet:  “nuk ka kund manushaqe”, i druejn shumë kombe e fe”, “dhe është akull ma i ngriri”, “që vjen nga Moska  e Sibiri” ! Arsyeja e padrejtësive dhe adresen se nga po vinë padrejtësitë, qiten në  pahë, fakt ky që nënkupton  se Moska e Sibiri janë vende që duhet ndiqen për padrejtësitë e tyre.  Ose kur thotë poeti : “ju fola për Moskë eParisin”
”Berlinin në hartë e n’ kongres”, “ua tregova me gjak e lot plisin”, “dhe prerjen me thik në besë”, “e hapin  tim të vajtueshem”, “e fundin tim pa cak”, “dridhshëm e dënesshëm pendueshëm” , që padrejtësit Kombëtare, i formëson në  poezi me një përshkrim të hollësishëm që përbëjnë ngjarjen realitet. Padrejtësit poeti i identifikon, e po ashtu edhe adresen e tyre prej se nga vinë, por kur thot:  “ua tregova me gjak e lot plisin” dhe vazhdon “prerjen me thikë në besë” ! Vërtetë poetike dhe shprehje autentike të përshrkimit të ngjarjes në poezi. 

Shihet hapur strukturimi poetik i poetit Ferizi, që  merr si pasojë e ngjarjeve Kombëtare, e  që  për lexuesin janë logjike.

Manifestimi i mënyrës së të  krijuarit të ngjarjes në  poezi të  ideuar nga imagjinata, shihet  se poeti Xhelal  Ferizi është futur thellë në botën e krijimtarisë poetike.

Vet rregullativa e kritikës poetike, që ja kam qitur detyrë vetes si kriter, në  përkufizimin e analizës së poezisë në tërësi, duke u përqëndruar në pikat më me përshtypje që len tek kritiku vet poezia, ndjen të nevojshme që  shumë poezi, të  imponohen që të zgjërohesh duke  e  marr parasysh vlerën e të  krijuarit.
Prandaj edhe poezia e poetit Ferizi “Kur shkova në diell”, ka një  koncept pasqyrues të përfshirjes së imagjinatës, që të imponohet të merresh me te. Ne për këtë prap do të marrim shembullin  me disa  vargje të  kësaj poezie,  që ceken:

Lexo :

aty  gjithëçka ishte rreztore
aty gjithëçka ishte paqsore
atje nuk kishte vrastarë
të gjithë ishin rrezatarë
atje ishte kullue
jeta me ari plot
atje gurrë e krue
prej arit po rrjedhte si vesa

Esenca e këtyre vargjeve të krijuara nga poeti Ferizi, krijon logjikën artistike,  e  që përcakton realitetin i cili ishte duhur të mbizotëroj edhe në tokë, në planetin e padrejtësive njerëzore, që po vazhdojnë pa reshtur ndaj popujve.  Zgjon ndjenjen tek lexuesi kur thot: “aty  gjithëçka ishte rreztore”, “aty gjithëçka ishte paqsore” ! Poeti në mënyrë superiore, arrinë që të shprehë dashurin që edhe në planetin tokë të mbizotëroj rrezatimi, të mbizotëroj paqa, të ndalen  të gjitha errësirat dhe lufta. Kurse në rreshtatë në vijim thot :  “atje nuk kishte vrastarë”, “të gjithë ishin rrezatarë”, “atje ishte kullue”, “jeta me ari plot”, “atje gurrë e krue”, “prej arit po rrjedhte si vesa”.
Poeti këtu ja arrinë me sukses, duke  i lidhur ngusht krahasimin e të  jetuarit të mundshëm. Imagjinon iden e të jetuarit me ari, me  gurr e krue.

Kjo mrekulli  imagjinare e poeti Ferizi, e ka funksionin a arsyes,  që nga vështërsitë e jetës së  poetit në tokë, e detyrojnë që ai  të kalon në botën e imagjinuar për të shprehur lirshëm padrejtësit.

Duke u përqëndruar në poezinë “Kur shkova në diell”, lexuesit do të hasin në imagjinatën, por edhe në filozofi  që është  e mundur dhe e besueshme.
Shumë  herë jeta identifikohet me filozofinë, me paragjykime, me botëkuptime, me vështërsitë që janë evidente në shoqërinë e  këtij shekulli. Poeti e  bënë identifikimin e këtyre përmes poezisë, duke bërë krahasimin me  imagjinatën e poezisë. Kjo është një pikëpamje reale të të krijuarit dhe lexuesi do të vërej, duke bërë një analizë më  të  sakt në momente të caktuara gjatë interpretimit të  poezisë në fjalë. Po i marrim edhe disa vargje mjaft domethënëse për lexuesin, e  që brojnë vizionin e mendimit të autorit mbi botën reale.

Lexo :

se edhe kokrrat të vogla në shegë
prej ari ishin në jetë
po unë kur ju kam folë
në gjuhë dhimbje e ankimi
kur gjakun ua shpalosa
dhe gjurmë diskriminimi
ju fola për komb’timin
ju thash se në Europë
me pi na e dhan pelimin
gjakun t’ nxanun n’ copë
se laps s’ na lan as letër
se diell s’ na lan me pa
na e shuan hisen, e vjetër
prej t’ drejte na kan nda
e u fola për fat timin
me rrudha duke  pa në dorë
a e pres thash ndonjë her gëzimin
me qenë i lirë arbrorë

Me që  tham, se poeti Xhelal Ferizi, arrinë në formulimin poetikë, në logjikën e normales, në  logjikën e standardeve Europiane, kjo nuk do koment.

Marrim vargjet : “se edhe kokrrat të vogla në shegë”, “prej ari ishin në jetë”, “po unë kur ju kam folë”, “në gjuhë dhimbje e ankimi”, “kur gjakun ua shpalosa”, “dhe gjurmë diskriminimi”, që  përputhen krejtësisht me vet titullimin e poezisë “Kur shkova në diell”. Poeti para lexuesëve  është më  konkret në  paraqitje. Ai ndeshet me të  “bardhen” për ta deskridituar të “zezën”. Bindja e autorit, forcohet gjithnjë e më shumë,  kur gjenë veten për të u ankuar teke e bardha për të  zezën. Tek “dielli” ai i gjen të  gjitha, kokrrat prej ari në  shegë.  Mirëpo kur cekë se “po unë kur ju kam folë”, “në gjuhë dhimbje e ankimi”, “kur gjakun ua shpalosa”, “dhe gjurmë diskriminimi”, është  tejet emocionale, vuajtja e popillit të autorit e cila gjason me shekuj,  ai e paraqet para diellit me shpresë se  më në fund ja doli. Shpalosja e gjakut (gjithësesi gjak shekullor), me gjurmët  e  diskriminimit, paraqesin ankimin tek dielli se një  popull në Europën e ditëve të  sotme,  është ai i cili nuk gëzon nderimin dhe respektin e duhur nga Europa, është i diskretituar me një  diksriminim arsimor, politik, ekonomik, gjuhësor, shoqëror, social e shumë fusha të tjera.

Poezia vazhdon edhe më tutje, por në paraqitje tani ndryshon nga ankimi, duke marrë mesazhe shprese:

Lexo :

e ata me shpresa rreztare
më mbshtollen të gjithë me lot
më dhanë dhe një gastare
me ujë lang rrezesh plot
e më lëmuen ato të dëshpruara qeliza
e  m’shartuan me  rreze  shpresë
më nisen ndër puhiza
me buzë e vaj unë duke  dënesë
se unë arsye kisha për dënesje   prore
se dhe më digjej i etnisë dhe
nga gjaku e loti i tokes  arbrore
që derdhej pa fjalshme rrëke

Identifikimi i problemeve të ballafaquara, gjatë ndërtimit të poezisë, në përfundim  shifen rezultatet e arritura: ”e ata me shpresa rreztare”, “më mbshtollen të gjithë me lot”, “më dhanë dhe një gastare”, “me ujë lang rrezesh plot” ! Pse tani poeti ndalet në mesazhet. Këtu jep të  kuptoi se pa ankim, për përpjekje, rezultatet mund të jenë të kota. Njeriu duhet patjetër ta bënë shtrirjen e mendimit, që pastaj të ket ndikuar në drejtësinë e tij.  Poeti shumë bukur e bënë ilustrimin e  tij imagjinar në  poezi.  Ai merr  premtimet me shpresë rreztare, i mbështjellur me lot, duke marr edhe një gastare me një lëngë  rrezesh plot, që  secili varg ka kuptimin e mallëngjimit, duke ndjerë një keqardhje për ndodhit e interpretuara të poetit, janë të dhimbshme.

Kur poezia përfundon me vargjet e një porosie :

Lexo :

më than me ligjerue
më than të eci paqes
më than të flas i lirë
më than  o i biri  i paqes
o i biri i shqipes së lirë
edhe më porositen, me mbjellë ari ndër fe
gjithkah ku rrinë hasmërisht ftoftsija
çdo gur e zallë me e nxe
le të rroj mbi dhe nga dashurija
me than se duhet pritë
se stinët sjellin verë
me than n’curril me dritë
me u bë cicërimë e erë
më than që të mos thyhem
të pres ditë, të mirë
me askend të mos pshtyhem
të shkruaj me varg të lirë.

Shpjegimi i ngjarjeve Kombëtare përmes poezisë magjike, nga poeti, kur prekë sferën letrare poetike, prekë edhe ndjenjen shpirtërore tek lexuesit. Shofim në këto vargje :  “më than me ligjerue”, “më than të eci paqes”, “më than të flas i lirë”, “më than  o i biri  i paqes”, që  kanë ndikim produktiv, sepse autori ka sjellë një variant të ri  të imagjinuar dhe i plotësuar duke filluar qysh në  fillimin e poezisë, e  deri tek përfundimi i saj. Më thanë me “ligjërue”, më thanë të  eci “”paqes”, më thanë të flas i “lirë”, më thanë o biri i “paqës”. Secili varh i poezisë  ka një  kuptim, që sjell paqen, lirinë në  tokën e “errët”, që  ende nuk po i shifet drita e “lirisë”. Pastaj, thuhet :  “o i biri i shqipes së lirë”, “edhe më porositen, me mbjellë ari ndër fe”, “gjithkah ku rrinë hasmërisht ftoftsija”, “çdo gur e zallë me e nxe” ! Poezia në fjalë, “Kur shkova në diell”, është poezia e fantazisë së  poetit, e cila dallon për  guximin e demaskimit të  padrejtësive të  dukurive sociale, politike, e  Kombëtare, që  bëhen në  tokë.
Porosia e mbjelljes “ari” ndër fe, ka një  kuptim tejet kuptimor dhe domethënës. Religjioni i cilit do lloji qoftë,  duhet të ndikoj pozitivisht në marrëdhënjet ndërnjerëzore, e  jo sikurse tek populli sllav, i cili ndikon drejtë përsëdrejti në  politikë në  shkeljen e të drejtave ndërnjerëzore, me pretendime hegjemoniste dhe spastrime etnike.

Poezia, le përshtypjen për aktualizimin identik të  ngjarjes,  duke lënë mbresa ideale, që  duhet kuptuar me  këtë  rast si përpjekje e poetit Ferizi, në konkretizimin e ngjarjes në  poezi përmes imagjinatës, ka dal mjaft rezulatative.

Në  fund,  poezia e imagjinuar nga poeti Xhelal Ferizi, “Kur shkova në diell”, me shprehje të një vlere poetike, del tejet e motivuar, me fakte të  gjendjes së argumentuar, që i përjetoi populli shqiptar.

***

Sa herë që do të bëhet fjalë për krijimtarinë poetike të poetit Ferizi, duhet kuptuar se kemi të bëjmë me poezinë, që ndër të  tjera, përfshinë edhe koherencat historike të ngjarjeve, ndodhive që janë të shumta, por që  poeti zgjedhë me kujdes ngjarjet e  lëvizjeve që lanë gjurmë në altarin e Lirisë.

Këtu do të ndeshemi me poezinë kushtuar  dëshmorit të  Kombit Abaz Ibrahimi, që ra për të mos vdekur kurr në shkurt të vitit 1990.

Poeti është tejet autonom në përzgjedhje, në interpretimin e  lirë, që të gjitha ngjarjeve që i trajton si ngjarje historike, kulturore, manifestive etj, arrinë me sukses të jap idenë e përfshirjes së tyre në poezi, me një dominim artistik dhe vlerë krijuese poetike.

Në natyrën e  krijimtarisë së poetit Xhelal Ferizi, do të ndeshemi në shprehje që të  imponohen dhe kanë tingëllimën autentike dhe tejet burimore. Shifet se poeti ka forcuar përvojën tanimë të avansuar së krijuari në poezi. Gjenë rrugën e të  krijuarit nga ngjarja në poezi që dalin nga thellësia shpirtërore  e  poetit. Është krijuar bindja se poeti së  pari shtron problemin e ngjarjes, e jep karakterin ngjarjes, vlerëson ngjarjen, futet në ngjarje, e përjeton ngjarjen, e që pastaj e trajton në poezi.
Po marrim poezinë e dëshmorit të Kombit Abaz Ibrahimi, kushtuar nga poeti Xhelala Ferizi,

Lexo :

Abaz Ibrahimit

Kushtuar dëshmorit  të Kombit  për liri
Abaz Ibrahimi.

Shkruan : Xhelal Ferizi
 
Dil  e  mos hesht o fjala e tokes prej  burimit,
Pse  rrinë sot nuk del nga ata gurë e dhe ?
Pse nuk shkrepë sot për lavdinë e - Abaz Ibrahimit ?
Dëshmor që ra  në moshen e re.

Poeti ndeshet me “fjalën” komunikon me te, sepse  e dinë që fjala është ajo e  cila  duhet thënë të  vërtetën. Ajo duhet të dal prej burimit. E gjenë mënyrën artistike të  shprehjes : “Dil  e  mos hesht o fjala e tokes prej  burimit”, “Pse  rrinë sot nuk del nga ata gurë e dhe” ? “Fjala”  sipas autorit, është e ngulitur thellë në  gurë  e  dhe, heziton për të  dal. “Fjala” duhet nxjerr në pah të vërtetën e ngjarjes,  prandaj poeti në konceptin ideor fton “fjalën” që ajo duhet të dal.  Lexo: “Pse nuk shkrepë sot për lavdinë e - Abaz Ibrahimit” ? “Dëshmor që ra  në moshen e re”. Poeti prap fokusohet në  lidhje me  “fjalën”,  e cila jo vetëm se  duhet dalë, por ajo duhet të shkrepë për lavdinë e Abaz Ibrahimit. Autori, dëshmorin  dhe veprën e  tij e ngrit lart, sa  që fjala gjithësesi nga mbrendësia e tokës prej burimit, duhet dalë dhe shkrepë për lavdinë dhe moshën e re të  dëshmorit të  Kombit Abaz Ibrahimi. Marrë nga këndi poetik, del në pah dialogu i poetit me fjalën.
Jo rastësisht poeti e gjen fjalën “hesht” kur thot:  “Dil  e  mos hesht o fjala e tokes prej  burimit”, e  cila ka një kuptim me domethënje të vet kuptimit heshtje. Ndokush është  duke heshtur për veprën e dëshmorit dhe dëshmorëve të këtyre gjeneratave, te  këtij brezi. Heshtja me kuptimin e saj që ka, është kur hesht, kur pushon së foluri, nuk nxjerr asnjë zë nga goja, ndërpret paraqtitjen e veprave të  dëshmorëve nuk ndihet por lehet disi në harres. Nuk ngritet zëri për të  lënit anash, nuk jap të dhëna për veprat e tyre etj. Prandaj poeti e futë në  varg këtë fjalë, dhe me të drejtë i çaset poezisë me një përkushtim tejet meritor. Poeti sheh padrejtësinë dhe përcepton problemin edhe përmes poezisë që gjykon ata që duhet gjykuar sikurse në këtë rast në poezi që gjykon “fjalën”.
Edhe strofa e dytë është autentike dhe me  kuptim të njejtë me të parën,  por më e “shpirtëzuar”,

Lexo :

Pse heshtni o gurë  e qehre  e rrudha të kësaj  toke ?
Pse rrini sot pa fjalë dhimbshëm në pikë të hallit ?
Abaz Ibrahimi ra për Kosoven loke,
Fol o dhe i përgjakur e ju kokrra të zallit.

Çka e motivon poetin, gjatë krijimit të  kësaj poezie ?! Gjithësesi se poeti Ferizi, gjenë metodën dhe momentin kur poezisë i jap një kahje më aktive, më gjallëruese me dimension të  lart të  vlerave poetike. Këtu vërejmë se edhe vet poeti e përjeton dhimbshëm, si formë  e veçant ndjeshmërie nga se ka te bëj  me dëshmorin e vendit të  regjionit të tij ku ka vepruar vet autori Ferizi, në moshën të re. Poeti shifet se është njohës i mirë  i ngjarjes kur dëshmori Abaz Ibrahimi, bjen në altarin e Lirisë për të  mos vdekur kurr.

Prandaj, poezia e poetit Xhelal Ferizi kushtuar dëshmorit të Kombit “Abaz Ibrahimi”, mund të merret në tërësi si njëra ndër poezia më e përgjithëshme që përfshinë ngjarjet më të veçuara të asaj kohe.

Me të  drejtë poeti në strofën e dytë cekë : “Pse heshtni o gurë  e qehre  e rrudha të kësaj toke” ?  është një thirrje, që spikatet me thurjen e vargut, pastaj : “Pse rrini sot pa fjalë dhimbshëm në pikë të hallit” ? “Abaz Ibrahimi ra për Kosoven loke”, “Fol o dhe i përgjakur e ju kokrra të zallit”.  Vargje që dalin nga thellësia shpirtërore, që i përkasin poezisë “Abaz Ibrahimi” e cila realizon idenë e realitetit sa të hidhur aq edhe të dhimbshëm. Në mungesë të atyre që duhet folur,  poeti i drejtohet për të   folur edhe “dheut të përgjakur” edhe “kokrrave të zallit”, sepse gjuha e tyre është më e madhe, më  argumentuese, gjuhë e  cila flet vet për veprën e dëshmorit Abaz Ibrahimi dhe të dëshmorëve të  tjerë, pikërisht kur është ra Abaz Ibrahimi, janë ra në altarin  e Lirisë edhe Selman Vojvoda, Ylfete Humolli e shumë e shumë  të tjerë që me gjakun  e tyre, ujiten tokën e Kosovës Loke.

Ideja  e  ideuar nga poeti Ferizi për poezinë kushtuar dëshmorit “Abaz Ibrahimi”, përqëndrohet nga sygjerimi e vet veprës së  dëshmorit, e që arrinë t’i ofrohet konceptit real të ngjarjes me një mjeshtëri poetike.

Poeti e spikatë poezinë me strofën e tretë :

Folni o ju degë të drujve e ju  fletë të holla e secili pip,
Folni o ju drujë me qehre shqiptare e me rrema  trup/hollë,
Abaz Ibrahimi, ra për tokën mëmë e për gjuhen shqip,
Aty ra  te drita e dijes, pse nuk flet oj shkollë ?

Me  këtë strofë poeti Xhelal Ferizi, harmonizon ngjarjen me poezinë me lidhshmëri identike. Vargjet e kësaj strofe kapin kuptimin tejet domethënës : “Folni o ju degë të drujve e ju  fletë të holla e secili pip”, “Folni o ju drujë me qehre shqiptare e me rrema  trup/hollë”, këtu bie në sy para së gjithash nxjerrja e  fjalëve poetike që tingëllojnë dhimbshëm,  kur poeti thërret përmes poezisë që të  flasin të gjithë për veprën heroike të dëshmorit, për ramjen e tij në altarin e Lirisë. Të flasin degët e drujëve, fletët e holla  të  secilit pip, drujtë me  qehre shqiptare dhe pastaj në  dy vargjet e fundit thot : “Abaz Ibrahimi, ra për tokën mëmë e për gjuhen shqip”, “Aty ra  te drita e dijes, pse nuk flet oj shkollë” ?

Këtu shofim regullativën poetike të poetit Xhelal Ferizi, kur cekëm më lartë se e spikatë me strofën e tretë. Sa bukur nxjerrë në pah përmes vargjeve krijuese,  gjë që dëshmon se është poet i shquar që e preokupon secila ngjarje kombëtare dhe vepër e çdo dëshmori të Kombit.  Ka specifikuar përmes vargjeve poetike, të cilat e motivojnë për të shkruar dhe për të krijuar. Prandaj, poezia kushtuar dëshmorit “Abaz Ibrahimi”, del si një poezi që për lexuesin është tejet e kuptueshme. Është prekëse kur autori nxjerrë fjalët  në  vargun e tij të fundit kur thot:
“Aty ra  te drita e dijes, pse nuk flet oj shkollë” ? E vërteta është se pikërisht Abazi ra mu para shkollës filllore të vendëlindjes së tij, duke pri në protesta kundër  dhunës  dhe terorit që  ushtrohej mbi popullatën e pafajshme civile nga pushteti i shkjaut. Ai ra si një vigan, duke mos ju trembur syri nga kolonizuesit, nga policia serbe soldateske e  ardhur dhe e mobilizuar për të vrarë  dhe për  të masakruar dhe burgosur, por qëndroi herikisht për derisa  bishat e karpateve, hypin mbi Abazin me makina të  blinduara. Këtu shifet se poeti Ferizi, në stilin e tij “ferizian” i drejtohet edhe shkollës  ku thot: “pse nuk flet oj shkollë”?! Sipas  poetit, shkolla duhet folur, duhet shkruar për poetin e moshës së  re studentore, që ra pikërisht për të  ruajtur identitetin e Kombit Shqiptar, për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe vet shkollën.

Me që  kemi të  bëjmë  me një poezi të një  dëshmori të dëshmuar,  shtrohet pyetja: çfar e inkurajon poetin Ferizi, ku e gjenë frymëzimin,  insiprimin për  të krijuar këtë poezi ?!
Gjithësesi se poeti duke e  njohur veprën e  dëshmorit Abaz Ibrahimi, në rrethanat se si është ra për Kosovën, trimërinë dhe aftësinë e tij si një student  i talentuar, i rritur dhe i brumosur në frymën patriotike Kombëtare, arrinë dhe merret me preokupimin  e veprës së  tij duke krijuar vargje poezie.

Lexo :

Në shërbim Abazi ra, të lirisë, në shërbim të atdheut,
Çetnikët ju turren me  makinë hekuri, e çeliku me rrota,
E shtypen pa mëshirë këtë stërnip të -  Skenderbeut,
Por ky vdiq me fjalen liri në gojë, le ta din gjithë bota.

Ne këtu shofim se si poeti gjat krijimit të vargut, paraqet një ndjenjë dhe nga kjo ndjenjë lartëson veprën e dëshmorit duke e saktësuar vrasjen mizore nga çetnikët mbi trupin e dëshmorit Abaz Ibrahimi, të cilët vërtetë se e likujduan me makinë të blinduar prej hekuri.
Poeti në krijimtarinë e tij tanimë ka krijuar një strukturë të ndërtimit të poezisë dhe ka një rregullativë që në secilën strrofë të poezisë lexuesi ka me hasur në fjalë të reja që ndoshta më parë nuk ka dëgjuar ose lexuar. Strofa e poezisë e mëlartpërmendur, nuk është lexuar gjëkundi dhe e formuluar si e tillë: “Në shërbim Abazi ra, të lirisë, në shërbim të atdheut”, që rrallë osa fare ndodhet në krijimtarinë e ndonjë poezie. Kur poeti thot se: Në shërbim Abazi ra, të lirisë, në shërbim të atëdheut, prekë ndjenjen e lexuesit, ngacmon ndjenjen shpirtërore. Pastaj, vazhdon: “Çetnikët ju turren me  makinë hekuri, e çeliku me rrota”, “E shtypen pa mëshirë këtë stërnip të -  Skenderbeut”, që paraqet një tragjedi të vërtetë të ndodhisë gjatë ramjes së dëshmorit. Ndërkaq në vargun e fundit të strofës kur thot: “Por ky vdiq me fjalen liri në gojë, le ta din gjithë bota”, poeti Ferizi me përpjekjen e tij, arrinë me plot sukses që tregon se njef shumë mirë historikun e dëshmorit, sepse vërtetë gjaku i këtyre dëshmorëve të viteve 1990 dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, sensibilizuan opinionin botëror. Në këtë kohë dëshmorë bien edhe Selman Vojvoda, Elfete Humolli e shumë e shumë të tjerë, që me fotot e tyre mërgata pran përfaqësive diplomatike në Perendim, dëshmuan për terorrin serb që ushtrohej mbi popullin civil dhe të pafajshëm. Poeti, me shumë profesionalizëm poetik arrinë të krijon lidhjen e poezisë me imagjinatën e idealit të ëndrrave të dëshmorëve.
Mënyra e formulimit të poezisë së poetit Ferizi, gjithëherë krijon një lidhje duke e përjashtuar ndarjen e vargjeve apo nga strofa në strofë. Në parim, ato janë të lidhura me një imagjinatë të një bote krijuese. Ndodhë që tek poeti Ferizi, gjatë krijimtarisë së tij poetike, sidomos në fjalë, ato ripërsëriten, rishpirtëzohen me një kuptim tërësisht tjetër të strofës në poezi. 

Shofim në këtë strofë,

Lexo :

Abazi  i shtypur, policët barbar karpatian hypur mbi makinë,
Pa mëshirë po e bluanin këtë të shqipes skyfter,
At ditë në oborrin e shkolles  janë betue kohëra e shekuj  e stinë,
Abazi i biri i shqipes i gjallë per ne  do të jet për herë.

Metoda e të krijuarit arrinë me një përpjekje të thukët të kap qëllimin e ngjarjes në fjalë, fjalë të cilat janë tejet identike me ngjarjen: “Abazi  i shtypur, policët barbar karpatian hypur mbi makinë”, “Pa mëshirë po e bluanin këtë të shqipes skyfter”. Poeti, karpatian i quan serbët (shkiet), sepse ata kanë prejardhje nga malet Karpate të Rusisë. Prandaj me të drejtë i quan policët barbar karpatian. Vet krimi mbi dëshmorin duke i hipur me makinë përmbi, edhe ate pasi e kanë rrëzuar për toke dëshmorin e Kombit Abaz Ibrahimin, disa herë duke shkuar para dhe mbas, i kanë hipur përmbi për ta mbytur, përderisa të tjerët që ishin afër nga protestuesit janë larguar. Trimi (që me të drejtë poeti e quan skyfter), nuk u’a liron rrugën dhe me një sy të patrembur ju tregon barbarëve karpatian se shqiptari nuk ka frigë nga ata. Poeti ynë Farizi, arrinë të harmonizoi ramjen e poetit me idealin e tij përmes kësaj poezie të një vlere të veçant.

Shifim më hollësisht se sa bukur e realizon këtë harmonizim në strofën më poshtë:

Lexo :

Gjandarët çetnik serbijan, të veshur në hekur me zemër të egër  barbare !
U turren andej kah Abazi me  dhëmbët e shtrënguar shoven,
Kur ky brohoriste fuqishëm për token  e lashtë shqiptare,
Abazi  i përgjakur për dhe të shejt thërriste: Po vjen liria, po vjen.

Këtu poeti përpiqet të formuloi vargje të tilla që ideali i dëshmorit Abaz Ibrahimi, edhe i përgjakur në një situatë jetë a vdekje, nuk dorëzohet, por me zërin e tij prej një të plagosuri arrinë që ta thot idealin, e që ishte dhe mbeti: LIRIA. Këtë poeti e formulon shumë bukur në vargun e fundit të strofës: “Abazi  i përgjakur për dhe të shejt thërriste: Po vjen liria, po vjen”. Poeti në këtë poezi, pa asnjë dilemë të ngjarjes (duke qenë njohës i mirë i ngjarjeve, e sidomos të këtij dëshmori), përpilon mendimet krijuese poetike që i paraqet në vargje, me një vrull të madh për padrejtësinë nga një okupator barbar e karpatian.

Krijimtaria e poetit Xhelal Ferizi, gjatë kësaj poezie, arrinë të dëshmoi se është një poet që gjithëherë bënë përpjekje që zhvillimin e ngjarjeve ta krijoj në poezi. Suksesi i të krijuarit të poetit Ferizi, është : “Ngjarja të ket ngjashmëri me poezinë dhe poezia me ngjarjen”.

Ndaj edhe e përfundon poezinë e dëshmorit të Kombit Abaz Ibrahimi, me këto dy strofa:

E dëshmoi edhe guri e qetinat me lisa,
E dëshmoi edhe vepra  e tij e qëndresës,
Abazi ra për etninë me plisa,
Me fjalën atdhe në gjirin e beses.
 
Tokës ja fali Abazi gjakun,  trollit  të dashur etnik,
Kosovës martire ja fali të shtrejtë jeten,
Armiku e vrau Abazin me hekur e çelik,
Por veprat e gjalla do t’i mbeten.

Krijohet përshtypja se poezia ka  preku ngjarjen në masë të madhe, mbase mendohet se poeti ka lënë diq për të krijuar edhe më tutje për këtë dëshmor.

***

Krijimtaria e poetit Xhelal Ferizi është e pasur me rimë  (përputhje e  plotë e rrokjeve të fundit të dy a më shumë vargjeve), që poezinë e bënë më të pasur, më gjallëruese. Rimat e poetit Ferizi kanë një  mjeshtëri të përsosur të cilat i përdor në vendin e duhur.

Poeti Ferizi,  rimën e përdor në  shumë poezi dhe sidomos në lirikë. Këtë e ka përdorur edhe në poezinë  “Liri”.  Madje gjatë përdorimit të rimës, poeti Ferizi paraqet jo vetëm ngjajshmëri por edhe një ndjeshmëri me një trajtim të mënyrave poetike dhe letrare që më vonë krijohet estetika.
Shofim në poezinë lirike e quajtur nga poeti :  ”Liri”

Lexo :

Liri

Shkruan:  Xhelal Ferizi

duam liri buk pa lot duam paqe
këngë të vërteta, kulturë muzikë shqiptare
dua ,qetsi, miq, duam lule manushaqe
nuk duam krim tinzri plehra, e maska tradhtare

Të gjithë ata poet që kanë një nuhatje të mprehtë të ngjarjeve, që ngjarjet i vështrojnë me një shkathtësi poetike me një realitet sado i hidhur që mund të jet në shoqëri, arrijnë që në veprën e tyre poetike t’i kapin edhe të këqiat edhe të mirat. Këtë nuhatje të mprehtë poetike e posedon vet poeti Xhelal Ferizi.

Çfar aludon poeti Ferizi, kur thot se: “duam liri buk pa lot duam paqe”, “këngë të vërteta, kulturë muzikë shqiptare”, “dua ,qetsi, miq, duam lule manushaqe”, “nuk duam krim tinzri plehra, e maska tradhtare”.  Gjithësesi se edhe paqa, edhe mizika shqiptare dhe lule manushaqe, bien ndeshë me maskat tradhtare. Kjo e keqe (maskat tradhtare) e shprehur nga poeti, është një realitet i ngjarjeve që poeti ka hasur gjatë historisë e që kanë penguar frymën Kombëtare Shqiptare, kanë penguar rrugën e Unitetin Kombëtar, e që për poetin është një mallkim. E dimë se krimi, tinzëria, plehratë, maskat tradhëtare, në jetën tonë dhe të botës së qytetëruar të njerëzimit, janë të denueshme dhe aspak të pranueshme. Poeti vazhdion edhe më tutje:

mjaft me shekuj duruam
gjaku nuk ësht jo ujë
as lot e gjak krisma, e ofshamë
nuk duam pasthirrë e dënesje e plasje
varfri e premtime te kota nuk duam
klane as krime e vrasje

Kjo është poezia lirike, që arrinë skajshmërisht në një shkallë të lartë duke duruar me shekuj, por me një konstatim se gjaku nuk është ujë. Këtu në këto vargje, del se padrejtësia nuk durohet, as loti, as gjaku e krisma e ofshama, nuk mund të përballohen. Ose : “varfri e premtime te kota nuk duam”, ky është vargu që lidhet me vargun e fundit me kuptim :
“klane as krime e vrasje”, që është rrjedha e së keqes.

“Poeti gjatë krijimtarisë së tij, duke krijuar, arrinë që ta çliron vetveten së paku përmes vargjeve, duke shpallur dy luftim të keqës dhe tradhëtisë në krijimtarinë e tij”. “Këtë ne do të hasim në të shumtën e rasteve kur kemi të bëjmë me poezi Kombëtare”.

Thelbësorja tek poeti në poezinë e tij është që ta dënon të keqen dhe ajo të mos zen vend tek Kombi i tij dhe tek njerëzimi i qytetëruar, pa dallime kombëtare dhe fetare. Këtë e thot shumë bukur : “duam mirsi harmoni, vllazri me kombe e fe”, që kërkon vërtetë paqë dhe mirësi me të gjithë popujt. Këtu shofim se në shpirtin e poetit, ka plotë njerëzi dhe shpirt humani. Poeti Ferizi, nuk mund të heshtë në padrejtësi, nuk mund të heshtë krimin, nuk mund të hesht robërinë, por ai don të flas edhe përmes poezisë së tij.

Poezia zen një vend të veçant në botën shpirtërore të njeriut, i cili përmes poezisë mund të krijohet imagjinata me një përfshirje të gjërë të ndodhive që mund të ishin apo mund të kishin ndodhur. Këtë imagjinatë poetike, nuk e poesdojnë të gjithë poetët. Edhe po qe se e posedojnë imagjinatën, asnjëri nuk mund të ket të njejten imagjinatë poetike, por kanë nuansat e tyre në të krijuar.

Tek poeti Ferizi, hasim në shumë poezi që paraqet dëshirën e tij duke komunikuar me vteveten, në disa paraqet ngjarje të ndodhive me imagjinatë, e dia pa imagjinatë por që kanë filozofi poetike dhe janë tejet të koklavituar për të kuptuar mesazhin e poetit në poezi.

Ne shofim edhe në poezinë e poetit e cila titullohet: “Ti moj Lulja e bukurisë”.

Lexo :

Ti moj lulja e bukurisë

Shkruan:  Xhelal Ferizi

o moj lulja e bukurisë
mos je yllë i dashurisë
a mos je si balli i arit
a mos je lulja e beharit
a mos lindë je në kopsht t’ mahnisë
mos je ngjyra e rrezanisë
a mos je rreze prej shtati
a mos je ndoj lule shpati
se ty fjala të del prej flete
a mos je ndoj lule jete

Kjo poezi qet në pah disa kuptime të poetit. Por saktësisht nuk mund të kuptohet se në këtë rast poeti flet me vet-veten apo është poezi dedikuese me dedikim. Në kuptimin e saj është shumë e kuptueshme. Po as filozofi nuk ka. Personazhi kryesor i kësaj poezie “Ti moj Lulja e bukurisë”, është vet Lulja. Shiquar më drejtëpërsëdrejti edhe Lulen e ka shkruar me emër të vogël, për t’i ikur personazhit, se gjoja kemi të bëjmë me bimën (me lule të vërtetë bimore). Mirëpo thënë më konkret, besohet se kemi të bëjmë me “imagjinatë” sa i përket emërtimit të emrit “Lulja”, sepse bëhet përpjekje për të ruajtur dilemën tek lexuesi. Poezia nuk ka t’kurrje në formulim, por kujdes gjithësesi në ruajtjen e sekretit për t’a zgjëruar edhe edhe më tepër. Këtu qëndron aftësia e poetit duke arritur me plot sukses që ta ruaj dilemën tek lexuesi. Herë-herë jep ndonjë element, se poezia “Ti moj lulja e bukurisë” është dedikuese,  “O moj lulja e bukurisë”, “ mos je yllë i dashurisë”, që nënkupton një lidhje dedikuese. Poeti Ferizi, arrinë që poezinë “Ti moj lulja e bukurisë” ta ruaj me një t’kurrje por gjithësesi se është një poezi romantike duke i kënduar “lules”, e që mund të themi se sot në poezin dhe krijimtarinë poetike, krijohet pak më lirshëm edhe në fushën e dashurisë. Vargjet e cituara më lart, mund të merren si model poetik se si duhet strukturuar një poezi me dy kuptime, dhe me dy dedikime,  “a mos je rreze prej shtati”, “a mos je ndoj lule shpati”, “se ty fjala të del prej flete”, “a mos je ndoj lule jete”, që spikatet nga poeti në ate që është menduar të dedikohet nga poeti. Poezia në fjalë është e harmonizuar me kuptimet gjatë formulimit në rrafshin poetik. Në të tilla raste sikurse që është poezia “Ti moj lulja e bukurisë”, prekë emocione të dashurisë duke e aktivizuar imagjinaten e çdo lexuesi të rëndomt, që asesi nuk mund të mos jet e krijuar pa dedikime, por e krijuar mbi bazën e përjetimit shpirtëror dhe ate në thellësi. Elemente të cilat janë në këtë poezi e që kanë dy kuptime, mund të gërshetohen me imagjinaten,

Lexo :

ndoshta në brigje të rrin kërcylli
kah ndoj lum n’ mes lugu a pylli
ndoshta je mu në buzë të zallit
të lajnë currilat n’ qehre t’ ballit

Janë shprehje të këtyre vargjeve që nxisin dhe preokupojnë secilin lexues, i cili është apo ka qenë i dashuruar në lulen, që e adhuron lulen ende sot e kësaj dite, që e kultivon në kopshtin e tij të luleve apo të shpirtit, me përjetime të dimensioneve të ndryshme.

Shumë herë thuhet se dashuria nuk mund të përshkruhet, dashuria është ajo kur truri dhe zemra janë në të njejten ndjenjë, ajo për të cilën e ndjejmë shpraztirën e saj e që nuk e kemi pranë e që duam ta kemi afër, është ajo që të lumturon e që nuk mund të krahasohet me asgjë duke ndje dhimbje dhe vuajtje për mos realizimin e ëndrrës. Thuhet se dashuria lind nga dashuria, krijon besimin, jeton nga shpresa dhe iluzioni por shumë shpesh vdes nga mëshira. Është një pasion që nuk e harron të kaluaren, e që krijon imagjinatën për të ardhmen.
Në jetën e përditshme na takojmë njerëz intelektual të cilët janë kryesisht të arsimuar, punojnë në zyrat shtetërore, udhëheqës të institucioneve, drejtojnë projekte të mëdha dhe merren me shkencën, d.m.th njerëz që gjykojnë, kurse njerëzit emocional janë kryesisht poetët, ëndërruesit (që imagjonojnë) dhe shërbëtorët e së bukurës, e së mirës, që e pëleqejnë romancën. Këta njerëz përkundin shpirtin e njeriut që vuajn nga plaga e dashurisë, me poezitë e tyre. Thuhet se dashurisë i dedikohet dashuri, roman, vjershë, dramë por më e përsosura që i përshtatet është vet poezia, e sidomos shofim dashuri në poezinë e poetit Xhelal Ferizi, “Ti moj lulja e bukurisë”, lexojmë vargjet si më posht:

çdo ujvare që i jep jetë
ke zbritë yjet pran burimit
gurabardhtë kah vala e vlimit
që si n’vlim derdhen bardhore
me ra n’gurra zallinore
ti me të hapura ato larmi
paske dalë sa yjë me shkri
paske dalë gojë hapë me lanë
tokë e dhe e diell e hanë !

Kjo poezi ka intimitetin e vet në mbrendësi, me shprehje të pastra poetike dhe kuptimore, që implikon mendjen e njeriut dhe ka ramantiken e vet. Poeti me njohurit e veta të të krijuarit në poezi, shofim se rrinë shumë bukur në kufirin e përshtatjes së kësaj poezi në mes të bimës dhe figurës. Ka nuansa në formulimin dy-kuptimor të poezisë, sepse është tejet e diskutueshme se emërtimi i “lules” është emër që i dedikohet figuracionit apo bimës. Këtu qëndron edhe kufiri sikurse që e cekëm edhe më lart. Edhe vargjet janë të sajuara me një kriter që mundëson të krijohet bindja e një profili, me që autori Ferizi nga një aspekt është vet kryesori,  por lë mundësin që ai prap të mos jet kryesori apo protagonisti i adhuruari i “lules”, apo i dashuruari në “Lulen”.

Për dallim nga poezia e autorit Xhelal Ferizi, “Ti moj lulja e bukurisë”, do të marrim poezinë e cila titullohet : “Ti je ajo”.


Lexo :

Ti je ajo

Shkruan:  Xhelal Ferizi

ti je ajo që më bëre sa e sa herë ta preku diellin nga lumturia
ti je ajo ti qe më dehe me ilaqin që emrin nuk ia gjej dot ne asnji botanikë
ti je ajo që më bëre të bertas deri ne qiell dashuria
dashuria ti je ajo qe me bëre yllë që sot jam fikë
oh ti vetem ti ajo je
ti je ajo magjistare
ti je ajo qe më më bëre te matem me rrufe
e me flatra shtegtare

Shkalla e lartë emocionale e përjetimit, e ndjenjave në këtë poezi, vërehen qysh në vargjet e para të kësaj strofe.  Orjentimi i poetit bëhet me kohë qysh në fillim dhe nuk lëvizë diagramin poetik me ngritje dhe ramje në këtë poezi. Poezia “Ti je ajo”, i ka nuansat me poezinë “Ti moj lulja e bukurisë”, sepse poeti këtu është më i drejtë për drejtë. Shtrohet pyetja: pse poeti shërbehet me anonimitet sidomos në poezitë kushtuar dashurisë ? Pa tjetër se këtu është edhe vlera e krijimtarisë poetike e poetit Xhelal Ferizi, i cili në secilën poezi kushtuar dashurisë ngrit moralin njerëzor, e gjallëron lexuesin dhe ngjallë emocionet duke ja dhënë mundësinë secilit që ta gjej vet-veten në poezi. Gjithësesi poezi “Ti je ajo” është poezi moderne dhe i kushtohet asaj e që thot :
“ti je ajo që më bëre sa e sa herë ta preku diellin nga lumturia”, “ti je ajo ti qe më dehe me ilaqin që emrin nuk ia gjej dot në asnji botanikë”. Çfar thurje të vargjeve bashkëkohore, thurje shpirtërore.

Te poeti Xhelal Ferizi, shofim se gjithëherë (kur don) kap dy skajshmërit e shprehjeve :
 a)Kur t’i përkushtohet të mirës, së bukures.
 b)Kur t’i përkushtohet së keqes, së shumtuarës.

Në të dy variantet, poeti lëshohet në shprehjet e tija dhe aftësit tij poetike, që në këtë drejtim ka njohuri të thella, që kur don të krijon për të bukuren nuk kursen as të vetmen shprehje për të ju kushtuar me gjithë qenjen e tij intelektuale e poetike. Edhe pse e dimë se gjer më sot dashurisë i kanë shkruar dhe kënduar me mijëra poet, shkrimtarë, filozof, e që sot e asaj dite kurr nuk kanë mundur ta përcaktojnë krejtësisht të qart të vërteten e dashurisë që kanë pretenduar se e kanë zbuluar, mbi strukturën e tyre  psikologjike. Ata asgjë nuk kanë arritur me përjashtim se kanë shkruar për dashurinë, e kanë “pikturuar” në forma dhe vende tërheqëse dashurinë dhe kanë krijuar dramat më të njohura për dashurinë, i kanë kënduar duke ja kushtuar këngët më të mira të mundshme......!
Janë vargjet në poezinë që e kemi fjalën “Ti je ajo” që vërtetë poeti dashurinë (femren) e paraqet enigmë (diçka që është shumë e vështirë për ta kuptuar, zbërthyer, zbuluar sekretin) më vete:

ti je ajo qe nuk mund ta gjej nder miliarda hoje
as në të vluara miliarda sherbete
ti je ajo qe i ke pri k’saj loje
që lumturinë ma ke bërë art jete
të kam dashur ma madhsisht se çielli e gjithsia
ma madhsisht se detet
të kam dasht shumë ma madhsisht se vet dashuria
o zot ku ishin sekretet !?

Edhe vet poeti e kërkon sekretin. Është tejet i vetëdishëm se ky sekret është i pazbuluar, është një fenomen unik dhe tejet i veçant që dallon nga të tjerët. Në vargje mund të zbulojmë, se dashuria ndaj femrës që poeti e len enigm emrin por që e quan “ajo” sipas kësaj poezie, mund të mos jet vlerësuar sa duhet dashuria ndaj saj qysh me fillim.  Kur femra zbulon mosvlerësimin ndaj saj sa duhet, apo ndjenë në shpirtin e saj se dashuria ndaj saj është vetëm një ekzemplarë për shuarjen e epsheve dhe të vërteten e din se ti ke ra në dashuri “ajo” ka aftësia për thirrje zemërimi dhe të tronditë me refuzime. Në të tilla raste tek femra turpi nuk ka vend. Me të zbuluar këtë qëndrim, femra me aftësinë e saj, merr një qëndrim ndaj teje gjoja si të turpshëm, ka naze, skuqet dhe lëshon sinjale se ishte e gatshme që për ty të flijon e që poeti në vargje e thot qëndrimin e saj:
“ti je ajo qe nuk mund ta gjej nder miliarda hoje”, “as në të vluara miliarda sherbete”, dhe vazhdon: “ti je ajo qe i ke pri k’saj loje”, “që lumturinë ma ke bërë art jete”,  gjë që është e kundërta sepse këtë e përdorë naivitetin për të detyruar ty për të vuajtur më vonë. Kurse e njejte ndryshon qëndrim kur gjendet me të tjerët dhe shumë pak ka aftësi për naze. Në këtë poezi, arrihet të zbulohet se një fillestar është hy në lojën e  dashurisë me një naivitet, i cili nuk mundet të përballoi thirrjet e dashurisë së zemëruar në formë skandali, po ka krijuar përshtypjet që fillestari tani i ka dhe i paraqet: “të kam dashur ma madhsisht se çielli e gjithsia”, “ma madhsisht se detet”, “të kam dasht shumë ma madhsisht se vet dashuria”, “o zot ku ishin sekretet” !? Marr parasysh se njeriu kur bie në dashuri dhe nuk ka pasur marëdhënje me të, apo edhe kur është ra në dashuri por nuk ka arritur që të ja shpreh dashurinë (gjë që sipas poezisë mbesin sekrete) partnerit, krijohet emocioni i dashurisë bashk me xhelozinë dhe ende nuk arrinë që të zbuloi sekretin se kur dhe ku je dashuruar në cilën fazë të dashurisë je. Krijohet imagjinata, se tani je dashuruar dhe e ke parasysh dashurinë, por mbetet sekreti përderisa të kontakton për një zbulim më të hollsishëm.

se ti vetem ti me nxite me i prekë majat e mahnisë
ti me ngrite me flatra mbi yje
se vetem ti më bëre që te preku enigmat e dashurisë
ti më ke lidhur nyje

Në vargjet e kësaj poezie: “se ti vetem ti me nxite me i prekë majat e mahnisë”, tregon se ende nuk ke arritur të shijon, por pret që të shijon majat e mahnisë. Shumë herë dashuria që ende je në fazën e parë të saj, krijon knaqësi magjepse, dhe në të njejten kohë gjelozinë dhe frikën për ndonjë rival të mundshëm që kishte me i krijua një turturë kulminante e dashurisë dhe e xhelozisë. Në vargje në vijim poeti tani është më real:  “ti me ngrite me flatra mbi yje”, “se vetem ti më bëre që te preku enigmat e dashurisë”, “ti më ke lidhur nyje”, është pikërisht nyja, që njeriut i paraqiten vuajtjet absurde, që për t’a plotësuar këtë shprazëtirë të dhimbjeve apo vuajtjeve, duhet shtuar se nuk është vetëm mendimi pozitiv i lumturisë së njeriut. Ajo që na bën të vuajmë për dashurinë është përfytyrimi që nuk të shkulet nga mendja, përkdheljet, ledhatimet, që të sillen vërdallë në kokë, e posaqërisht kujtimet e takimeve në kohëra të ndryshme që mjaftojnë që të tretemi nga vuajtja dhe të mbetemi lidhur nyje. Këtu poeti mjaft mjeshtërisht e paraqet nyjen sepse në këtë dashuri ka keqardhje.

*     *     *

Nuk ka diskutim se poeti Ferizi, është një poet ambicioz, që ka filluar rrugën e pa mbarim të të krijuarit poezi me vlera të përmasave të larta.
Një filozofi dashurije në vete krijon të menduarit:

  -Për çfar ja vlenë të lindësh?
  -Për çfar ja vlenë të rritesh ?
  -Për çfar ja vlenë të jetosh ?
  -Për çfar ja vlenë të vdesësh?
               Përgjigja është:
                DASHURIA

Dashuri kemi ndaj njeriut, ndaj prindit, ndaj femrës, ndaj atëdheut, ndaj shokut, ndaj vendit, ndaj rrethit ku jeton dhe vepron........ e kështu me radhë, që kemi me qindra dashuri.
Por disa dashuri janë më specifike dhe më të veçanta, që për to shkruhet, këndohet, sakrifikohet, xhelozohet, emocionohet, vuan. Por në rastin kur do të ballafaqohemi me poezinë e poetit Ferizi; “NËSE NA VRET BUKURIA”, kemi të bëjmi krysisht me dashurinë ndaj femrës. Poezi e cila në vetvete ka një art të vërtetë të të formuluarit dhe të të shprehurit.
Shumë raste hasim kur dashuria e parë është shfaqur në shiqim të parë, e cila kryesisht bazament e ka fokusimin e një ndjeshmërie shprirtërore të ëmbël që është simpatike, por kemi raste kur dashuria jo rrallë herë shfaqet për një vajzë të bukur dhe fokusimi i parë është tek bukuria e saj. Poezia në fjalë, ndryshon nga të gjitha poezitë tjera, si në tematikë, formulim, shprehje dhe në ndërtim.
Përqëndrohemi me poezinë në fjalë:

Lexo:

NËSE NA VRET BUKURIA

Shkruan : Xhelal Ferizi

nëse na vret bukuria do ta fajsojë artin e shpirtit
akuza do t’i drejtoj pafundesisë gjenetike e formimeve mahnitore
që në oqeanet formim vlera plot në senset e gjykim butsi ma të dlirtit
stacionuan miljona esenca kromozome ndjenja që vdesin për secilin art e të bukur por,
atyre, atyre do t ë ju drejtoj akuza

Kjo poezi arritë majat e mundësisë së korrenspondimit për një të kaluar që i vihet përballë kohës së sotme. Poezia ndonëse merret me bukurinë, paraqet një problem të veçant kur thot:
“nëse na vret bukuria do ta fajsojë artin e shpirtit”, e që i referohet kryesisht dashurisë së parë e fokusuar mbi bazamentin e bukurisë së shpirtit. Tematikisht, kjo poezi nuk mund t’i largohet eksperimentit të provuar për kohën e gjatë të vuajtjeve që kanë krijuar helme të veçanta për të cilat duhet ankuar. Akuza; “akuza do t’i drejtoj pafundesisë gjenetike e formimeve mahnitore”, që paraqesin referenca poetike të një përjetimi të gjatë dhe pafundësi gjenetike. Janë këto mbresa që poeti, që autori e gjen shkasin e vuajtjeve, gjë që është vet bukuria,   e krijuar me formime mahnitore që vë në veprim vuajtjen për bukurinë. Mirëpo, shtrohet çështja: pse poeti e titullon poezinë “nëse na vret bukuria”! Pikërisht këtu qëndron sekreti i ngjarjes mbrenda poezisë. Mund të konstatojmë mbi vargjet: “kjo maje e majave të ndjeshme me miliona të lidhura fije”,” pse përse të vdiset për secilen bukuri”, gjë që niset nga personalja dhe identifikohet individi që ne e quajmë person, që janë rezultat i mundësisë për të vdekur nga bukuria. Kjo hetohet edhe në shumë vargje të kësaj poezie.
Marrë parsyshë vlerësimin e poezisë duke u lëshuar në thellësinë e problemit, zbulojmë të dhëna estetike pa a potencuar edhe vet titullimin e poezisë “nëse na vret bukuria”.

çfar gjykimesh delikate çfar simbolesh të dehura të etura për estetsi
po q’ bëjnë aty në at specifikë deh’urisht të perfshirë nga e bukura ata muza
qe shkrijnë oqeane lotësh të buta për secilen bukuri
a ka ma lart se kjo mbi butësi………………

Karakteristikë e poetit z. Xhelal Ferizi, është se ngjarjen e trajton përmes poezisë në mënyrë të zgjëruar dhe tejet të detalizuar gjë që kjo tregon aftësit e poetit, e që në paraqitjen e tij është tejet koncis në liriket e tija, e që kanë kuptim të qartë.
Poezitë e tija të realizuara, janë të suksesshme sepse përmbajnë në mbrendësinë  e tyre mesazhet që përkojnë me aktualiteten real të kohës, si në tematikë, ashtu edhe në pikëpamje stilike, gjë që kjo nuk ndodhë tek të gjithë poetët.
Dukuria e poezisë së z. Ferizi, shprehë përmes përmbledhjeve poetike realiteten që është përjetuar që i jap inspirim me dozë të lartë optimiste, por nuk përjashton dozën e shqetësimit ekzistues.


Po marrim poezinë e z. Xhelal Ferizi, kushtuar Dr. Ibrahim Rugova, dhe kemi me pa se sa bukur përdor vizionin i tij strukturer dhe imagjinar në formulimin e poezisë, kushtuar Presidentit të parë dhe historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Poeti e gjenë në këtë mënyrë, shumë mirë, rrugën e imagjinuar të krijimit të poezisë, e që kjo përkon me poezitë më bashkohëse të kohës moderne.
Një ide e tillë e krijimit është në poezinë “Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves”
poeti Ferizi, arrinë suksesshëm që personalitetin e Presidentit Rugova ta parapet njeriun me nja zemër të madhe sa djelli e hana, e parapet paqësor, të urtë me fjalë të lulëzuara.

Lexo :

Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves
-----------------------------------------
 
Autori :  Xhelal Ferizi
---------------------------

tue kërkue n'për meteore, nëpër dritë  ku i thonë paqsore
kahdo  shkon e rrin urtsija, nisa  shpirtin t'vargjeve t'mia
nisa vet mahninë me fjalë, kam pyet yjet për nji djalë
një djal t'shqipes që  e pat Dardana, zemra e tij si dielli e hana

Ky artikulim e kësaj poezie me një mjeshtri të rrallë, na kujton vargjet e poetëve të mëdhenjë kur i kushtojnë vargje heronjëve të tyre të Kombit. Përmes shprehjeve imagjinare poeti trajton në mënyrë autentike vlerat e larta të Kryetarit Rugova, me një pasion optimist dhe vizion origjinal.
Në të tilla krijimtari sikurse që është poeti z. Xhelal Ferizi, ku në këtë rast duhet të kemi parasysh kohën e shkurtë të krijimtarisë së tij në fushën poetike, e që pritet shumë nga ky poet, dhe duhet të kërkohet më tepër, për të arritur që të qes në pah të gjitha vlerat e krijimtarisë së tij. Gjithsesi se pjekuria e autorit, evokon me ndjenja dhe dashuri realitetin e personalitetit Rugova, e po ashtu paraqet vargun kur thot:   “nisa vet mahninë me fjalë, kam pyet yjet për nji djalë”, një djal t'shqipes që  e pat Dardana, zemra e tij si dielli e hana”, vërejmë tek poeti kujdesin e tij tejet të duhur gjatë përdorjes së fjalëve në vargje dhe elementeve të tjera të shprehjeve poetike, e që ju jap një gjallërim duke i kaluar pengesat e mundshme të mungesës së tij fizike.
Poeti arrinë me plot sukses të krijon artikulimin e vargut të përdor fjalë adekuate për t’a krijuar rimën, e cila si element poetike arrihet me një mjeshtri në strukturimin e saj. Por ne shofim në vargje nostalgjinë dhe dhembjen e pashërueshme për personalitetin Rugova.
Poezia “Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves”, është një poezi me një lidhshmëri figurative ku në mënyrë direkte shfaqet imagjinata :  “aq paqsorë ish si kullimi, deri atëher  s’kish pa njerzimi”, “as nder  engjuj ku rrinë urtsia, as mbi glob ku rrin njerzia”, ku në këtë poezi, trajtohet në lartësi Presidenti Rugova, si pasur me vlera intelektuale, urtësie e që nuk ka pa
njerëzimi.

Lexo:

aq paqsorë ish si kullimi, deri atëher  s’kish pa njerzimi
as nder  engjuj ku rrinë urtsia, as mbi glob ku rrin njerzia
edhe lulet kanë dëshmue, era e leht thonë kur ka lmue
edhe shpirti i vet puhisë, ësht përkulë prej madhështisë

kanë qelë zemrat me hare, thonë ka shndritë toka me dhe
ka vlue gjaku  si sherbeti, ëmbëlsue qesh qielli e deti
prej  asaj fjale si shejtria, thonë urtsisht ka ecë etnia
edhe fushat e Kosoves, kanë lulzue me fjalë t'Rugoves

Poezia “Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves”, ngërthen në vete, shprehje poetike me vizion të kjart dhe tejet imagjinare.
Shtrohet pyetja, se në çfar mase ka ndikuar vepra e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, tek poeti z. Xhelal Ferizi. Kjo vërtetohet në saje të analizës që i ka bërë poeti veprës së Kryetarit Rugova, e që e paraqet përmes strukturimit të poezisë, “Vargje kushtuar Dr. Ibrahim Rugoves”.

Kjo është dëshmija më e fort, se poeti Ferizi, ju kushton figurave Kombëtare poezi, duke dëshmuar se është vet poet i vlerave Kombëtare.

 

Suedi-Förslöv, 10 prill 2009 - FUND