E merkure, 24.04.2024, 01:41 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Presidenti Bamir Topi viziton poetin Xhevahir Spahiu

E merkure, 08.04.2009, 07:16 PM


Tiranë - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vizitoi sot pasdite në Pavionin e Neurologjisë, poetin e shquar Xhevahir Spahiu, cili gjendet i shtruar prej disa ditësh në gjendje të kritike shëndetësore, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale. Kreu i shtetit shqiptar u shoqërua nga mjekë e drejtues të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, të cilët po e ndjekin intensivisht situatën.

Pasi u interesua hollësisht për gjendjen dhe shëndetin e poetit dhe anëtarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Xhevahir Spahiu, dhe si u vu në dijeni nga Dr. Mentor Petrela se gjendja e z. Spahiu po shkon drejt stabilizimit, Presidenti Topi shprehu urimet më të përzemërta për shërim sa më shpejtë dhe i siguroi familjarët e poetit për mbështetjen e pakursyer humane dhe institucionale si President i Republikës.

Nga ana e tyre, familjarët e zotit Spahiu e falënderuan Presidentin Topi për vizitën, duke shprehur mirënjohjen për interesimin e vazhdueshëm të Kreut të shtetit për gjendjen shëndetësore të poetit dhe për njerëzit e shquar të artit në përgjithësi. Nesër, zoti Xhevahir Spahiu do të niset për një kurim të specializuar në Turqi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora