E enjte, 28.03.2024, 09:55 PM (GMT)

Faleminderit

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoron dëshmorin Sadri Zeneli me medaljen e lirisë “ Adem Jashari”

E marte, 07.04.2009, 08:29 PM


Këtë ditë, që lidhet më 10- vjetorin e rënies së Sadriut, është mirë ta kujtojmë veprën dhe luftën e gjithë dëshmorëve dhe martirëve, të renë në fshatin Shqiponjë të Gjakovës , dhe në të gjitha viset e tjera të Kosovës, tha Sejdiu

Nga Jahë Sadrija

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekoruar me medaljen e lirisë “ Adem Jashari” dëshmorin e fshatit Shqiponjë, Sadri Zeneli. Medaljen e lirisë nga Presidenti e pranoi i biri i dëshmorit, Flamur Zeneli, prezente ishte edhe e ëma e dëshmorit. “ Unë, tha z. Sejdiu, mora vendimin, që në 10- vjetorin e rënies ta dekoroj me medalje të artë dëshmorin Sadri Zeneli. Medalja e lirisë” Adem Jashari”, është një simbolikë, për luftën dhe vepren e dëshmorit Zeneli, tha mes tjerash Presidenti në momentin kur anëtarëve të familjës ua dorzoi, një plaket dhe medaljen e artë.
Sa shumë pagoi fshati Shqiponjë, për ti sjellë kuptimin shprehjes LIRI. Më shumë se 30 pjestarë të UÇK-së ranë dëshmorë e viktima, përballë forcava të egra  e të qmendura serbo-malaziase, në mbrojtje të Shqiponjës, që në atë kohë numronte rreth 100 shtëpi me më shumë se 700 banorë.Ndersa ajo që vlen të theksohet se merita më e madhe  e djemëve të ketij fshati, dhe banorët në pergjithësi, nuk e perfillen regjimin serb, as edhe disa vite, para se të fillonte lufta e armatosur e UÇK-së.
Nga tabori i luftëtarëve të lirisë sot e 10- vite më parë, heroikisht ranë dëshmorët:

1. Myrtë Zeneli
2. Agim Zeneli
3. Sadri Zeneli
4. Dritan Zeneli
5. Luan Smajli
6. Aze Brahimi
7. Naser Ibrahimi
8. Xhevdet Hoti
9. Islam Ademaj
10. Gani Brahimaj
11. Arben Mehmetaj
12. Ramë Mehmetaj
13. Bajrush Mehmetaj
14. Ali Rama
15. Fitim Rexha
16. Lan Rexha
17. Muhamet Zeneli

“Sa të ketë robëri ishin zotuar ushtarët e UÇK-së në Shqiponjë, na mundonte etja për liri u shpreh bashkëluftëtari Skënder Ibrahimi.
Flakë u dogjë ato ditë të luftës ky fshat, por kjo flakë i dogji edhe robëruesit serbo-malazias dhe makinerinë  e tyre. Përafër rrugës së fshatit edhe sot, shihen shenjat e tankeve serbe të shkatrruara nga armët tona flisnin më krenari djemt e luftës së këtij fshati. Dëshirojmë që asgjë të mos mbetet në një kales prezente, vetem një vetedije e tillë si kjo e juaja z. President, na shtynë përpara, i jep ngjyrën dhe orientimin e posaqem jetës sonë, i thanë mes tjerash, z. Sejdiut, fshatarët e Shqiponjës.
Në ketë ceremoni ishtë prezente edhe nënkryetarja, e Gjakovës z. Teuta Haxhiu.Ajo gjatë bisedës u shpreh: “ z. President i Kosovës ju sot, po i bëni nder gjithë dëshmorëve të Shqiponjës të Gjakovës dhe Kosovës. Vizita juaj është një shembull për të gjitha institucionet tona, që  kurdoherë të jemi pranë familjëve të cilat dhanë më të shtrenjtit e tyre për lirin e Kosovës”.
Ndersa vëllai i dëshmorit Sadri Zenelit, Gjevati tha: Familja ime sot është krenare për ketë vendim që keni marrë z. President. Ju jo vetëm që ndëruat familjën tonë, por e ndëruat gjithë Shqiponjën, dëshmorët, martirët, bashkëluftëtarët dhe familjët e tyre.Të paqim për jetë z. President Sejdiu.
 Lavdi Dëshmorit Sadri Zenli!
 Lavdi Dëshmorëve të Shqiponjës!

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora