E shtune, 20.04.2024, 11:33 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

"Topat i gjetem pa gjilpera"

E marte, 07.04.2009, 07:17 PM


Nga Enkelejda Arapi

Zbarkimi italian ne Durres me 7 prill te vitit 1939, ka lene gjurme te thella ne historine e vendit si dhe personave qe e kane perjetuar pushtimin fashist. Per shqiptaret ishte e pabesueshme ajo cfare po ndodhte. Duke gdhire e premtja, pikerisht ne oren 04:30 te mengjesit, italianet bene zbarkimin e tyre ne vendin tone dhe brenda pak minutave kishte filluar lufta ne Durres, Vlore, Shengjin e Sarande. Kane kaluar 70 vjet qe nga 7 prilli i 1939 dhe populli shqiptar ashtu dhe ai i qytetit te Durresit, nuk e ka harruar ate dite kur Italia fashiste, kreu agresionin e radhes dhe pushtoi Shqiperine, qe ishte dhe viktima e pare e Luftes se Dyte Boterore. Demonstratat qe u zhvilluan kunder fashisteve Italiane ne qytetet kryesore te Shqiperise, u ndjene dhe ne qytetin e Durresit. Ja si e kujtojne sot pas 70 vitesh, disa prej deshmitareve okulare, kur Italia fashiste pushtoi pabesisht Shqiperine. Per ta, 7 prilli mbetet nje dite e zeze ne memorien e popullit, si dhe personave qe e perjetuan kete pushtim.

Kujtimet e Dyl Rucit

Dyl Ruci, ishte vetem 21 vjec ne kohen qe italianet zbarkuan ne qytetin bregdetar te Durresit. Ai kujton se ishte ora 04:30, kur ne portin e Durresit mberriten anijet luftarake te shtetit italian. "Ishte e pabesueshme ajo c'ka po ndodhte edhe pse e prisnim, sepse vetem nje dite me pare nga qielli me ane te nje avioni, italianet hidhnin fletushka ku shkruhej qe dy vendet ishin miq me njeri-tjetrin, por nga ana tjeter ata kercenonin se ne rast se benin rezistence, do ta na shkaterronin plotesisht", kujton 91-vjecari diten e pare kur italianet zbarkuan ne Durres. Ardhja e italianeve ne menyre te pabese i kishte revoltuar patriotet shqiptare dhe e vetmja gje qe kerkonin ne ato momente ishte armatimi, sepse italianet nje dite perpara se te mberrinin ne Durres, i kishin hequr gjilperat topave qe ndodheshin afer viles, gjate rruges se kishes, duke mbetur pa armatim. "Ne ishin vetem 24 ushtare, ose me sakte marinare, pasi kurre nuk ishim stervitur me armatim. Ne krye ishte vete Mujo Ulqinaku, i cili na drejtonte dhe na jepte force per te vazhduar perpara me luften. Pikerisht ne mengjesin e 7 prillit, ne shkuam tek kalaja afer portit, per te luftuar me shoket, ndersa nga e gjithe Shqiperia po vinin forca te shumta", tregon me tej 91-vjecari, i cili ishte pjese e luftes si ushtar. Por, krahas moshes se vjeter, Dyli e kujton ate cfare ndodhi 70 vite me pare, sikur te ishte dje.

Pushtimi

Ndersa duart dhe zeri i dridheshin nga emocionet e forta, si dhe nga mosha e vjeter, Dyli shpjegon se cfare ndodhi gjate kater oreve lufte mes shqiptareve dhe italianeve fashiste, te cilet arriten te pushtonin Shqiperine ne menyre te pabese. Nderkaq tregon dhe momentin kur Mujo Ulqinaku, u vra me ane te nje goditje artilerie nga marina italiane qe ndodhej ne det. "Ishin momente tmerri, revoltimi dhe zhgenjimi, gjithcka po ndodhte brenda nje harku kohor te shkurter, askush nuk e dinte se si do te perfundonte. Por, te gjithe ishim te vendosur te luftonim deri ne fund. Pabesia e mbretit dhe Italise, na dha me teper force per te vazhduar luften tone edhe pse gjithcka perfundoi me pushtim", shprehet i moshuari. Per fat te mire, Ruci i shpetoi predhave te fashisteve, ndersa kujton se rezistenca nuk perfundoi ketu, pasi vazhdoi pergjate gjashte viteve qe pasuan. "Aty nuk mund te benim asgje dhe fundi ishte pushtimi i menjehershem, kurse rezistenca perfundoi pas vrasjes se Ulqinakut. Me pas u aktivizuam ne luften anti-fashiste, deri ne clirim", perfundon 91-vjecari nga Durresi.

Deshmia e 83-vjecarit Xhemal Kacoli

"Pas pushtimit nisi protesta, u detyruam te braktisnim qytetin"

Nje tjeter deshmitar okular, edhe pse ishte vetem 13 vjec eshte edhe Xhemal Kacoli, aktualisht 83 vjec. Ai tregon per gazeten "Koha Jone", se si e perjetoi pushtimin e Shqiperise nga italianet me 7 prill te 1939. "Isha vetem 13 vjec, kur ne Durres zbarkuan forca te shumta ushtaresh italiane, te cilet nisen te zaptonin qytetin. Te gjithe banoret e qytetit u mbyllen neper shtepite e tyre dhe ne rruge nuk ndodhej askush. Ishte e pabesueshme ajo qe po ndodhte dhe ndjehesha i frikesuar, per fatin e familjes sime si dhe qytetit", tregon Xhemali. Ajo cfare ka degjuar nga prinderit dhe ka perjetuar, dita e 7 prillit te vitit 1939 la nje kujtim te zi dhe nje njolle te zeze ne historine e vendit. "Isha vetem nje femije dhe ne syte e nje femije, lufta ishte teper e tmerrshme dhe e frikshme, por trimeria qe na kane trasheguar te paret na bente me te forte, ndersa shpresoja se gjithcka do te merrte fund, diten e neserme", vijon i moshuari. I kujtohet sikur te ishte dje, ku shume te rinj te ardhur nga e gjithe Shqiperia, demonstruan kunder pushtimit fashist, ku rane deshmore Sotir Noka, Dalip Tabaku, Aleksander Goga. "Protestuesit detyruan me shume se nje here forcat italiane te prapesoheshin, por pa arritur ne fitoren perfundimtare. Gjithashtu kujtoj kur italianet, detyruan me force banoret qe ta braktisnin qytetin, ndersa te rinjte u internuan ne kampet e perqendrimit. Permasat e luftes per liri ishin ne shkallen me te larte ne cdo shtepi durrsake, pasi Durresi ishte nje qytet i rendesishem i levizjes anti-fashiste", kujton Xhemali.

Rezistenca

Pozicionin qe mori qyteti bregdetar i Durresit, e tregon fare mire fakti se ketu u ngrit i pari keshill nacional-clirimtar, fill pas mbajtjes se Konferences se Pezes dhe ne shtepine ku u ngrit ky keshill, doli numri i pare i gazetes "Bashkimi". Te tjere demonstruan kunder pushtimit fashist, ku rane deshmore Sotir Noka, Dalip Tabaku, Aleksander Goga etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora