| E marte, 07.04.2009, 07:00 PM |
Xhenc Bezhi
Xhenc Bezhi
Nënë madhe
A e kishe
orën fjetur
kur vrazhdësia e moteve
na e vodhi dheun
ndër këmbë
kur bjeshkë lartat
u plasariten
e lumenj gjaku
ndanë brigjet
kur mushkrit
frymë s´u ngopen
e terri dritën nxiu
kur treqind grosh
kushtonte
vrima e një miu
Të ndërtojmë ura
puna tash u pa
brigjet t´na bashkohen
kala Rozafa
prej Sharri deri në Jon
veç një Marigone
të kemi veç një emër
emër shqiptar
apo si zogj
të qyqes të mbesim
te shpërndarë