Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhenc Bezhi: Nënë madhe

| E marte, 07.04.2009, 07:00 PM |


Xhenc Bezhi
Xhenc Bezhi
Xhenc Bezhi

Nënë  madhe

A e kishe
orën fjetur
kur vrazhdësia e moteve
na  e vodhi  dheun
ndër  këmbë

kur  bjeshkë  lartat
u plasariten
e lumenj gjaku
ndanë brigjet

kur mushkrit
frymë s´u ngopen
e terri dritën nxiu

kur treqind grosh
kushtonte
vrima  e një miu

Të ndërtojmë ura
puna tash u pa
brigjet t´na bashkohen
kala Rozafa

prej Sharri deri në Jon
veç një Marigone

të kemi veç një emër
emër shqiptar
apo  si zogj
të qyqes të  mbesim
te shpërndarë

Salzburg 25.03 2009