E premte, 19.04.2024, 01:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Ai djalë i marrë

E hene, 06.04.2009, 06:10 PM


Mehmetali REXHEPI

AI DJALË I MARRË

*
Librin që dua
pse thua
- Është i vockëëël
xhuxh
s’është për mua.

*
Nuk të kuptoj
aspak
ore zemërak.

*
Pse nuk e do
librin ti
më hithëron mua
me ata sy!

*
Ai është zambak
ore zemërak.

*
Ti nuk e sheh
se çfarë
luledijesh
e luleëndjesh
fsheh
ka polen në fletë
dhe hoje mjalti
për bletë.

*
Lexove një herë
pa kokërr shije
ç’pohove prerë:
këtu nuk paska
verë
as det me rërë
as jone jodi
as korije.

*
Assesi:
- Çfarë poleni
çfarë magjie?
Mbi mijëra
zezona (sh)
ageterr
ferr!

*
Ai vërtet
më habit
se si gjembos
sytë!
Se si mbi gjemba
diçka kollofit?!

*
Vërtet
më habit
mbi letër
ta bardhë
prore
si i marrë:
ngryset e ngryset
dhe ofshan
çelet e kthjellet
qesh dhe qanë.

*
Të habitka
ai djalë
që nuk ndieka
edhe po u kall!

*
Fletët rrotullon
lehtë e butë
thua
mos i tutë
thua
mos i lëndon.

*
Mbi letër të bardhë
mos peshkon vallë?
S’ka ujë as karrem
porse
peshkun
se ç’e zë?!

*
Gishtin tregues
majëgjuhe lag
nga gjuha në fletë
nga fleta në gjuhë
kthen e zmbrapset
zmbrapset e kthen…

*
Radhë e radhë
faqes së bardhë
të bardha të zeza
fantastikja
magjiken
përndezka
fletë e fletë
gjashtëqindetetëdhjetë.

*
Ndaj në internet
ai (di) çka lyp
lyp lyp lyp
e mua as sytë
e mendjes
as goja
as lukthi
s’m’i gëlltitë.

*
Dhe unë
ç’djallë o punë
dua t’i hip kalthit
cili ia dha vrapit
në një gëmushë
mora plagë
duke ndjekur
atë manar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora