E enjte, 25.04.2024, 07:00 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Si u martirizu i riu Blerim Haxhi Berisha nga Gjakova

E diele, 05.04.2009, 09:08 PM


Martiri Blerim Berisha
Martiri Blerim Berisha
Si u martirizu i riu Blerim Haxhi Berisha nga Gjakova
 
Blerimi, në moshën 15-vjeçare u bë kurorë e lavdisë Kosovare

Nga Jahë Sadrija

Respekt e nderim të veçantë përben në vete takimi me familjen e martirit Blerim Berisha, i lindur në vitin 1983 në Gjakovë. Kujtimet dhe vlerësimet e kësaj familje ishin sa të dhëmbshme, po aq edhe krenare. Të vendosur, të pa përkulur, të fortë dhe me plot energji, për të tashmën, qëndron familja e martirit 15-vjeqar. Kaluan 11 vite që kur jetojmë me hijen dhe veprën e djalit tonë, Blerimit, shprehen nëna Sanija dhe babai Haxhiu.Më gjithë dhembjen që edhe sot e kemi, ne nuk mund ta tradhtojmë kurrë gjakun e djalit tonë, qe e dha për pavarsinë e Kosovës, perkrahë shumë e shumë dëshmorëve e martirëve, anekënd Gjakovës dhe më gjerë tërë botes Shqiptare.
Kur njerëzit, sikurse prindërit e Blerimit, arrinë në moshën jo dhe aq të thyer, e shpalosin botën e tyre të brëndshme dhe karakterin më shumë përzemërsi. Rrëfimi për vrasjen e birit të tyre ishtë rrënqethës: Në mbrëmjen e datës, 08-10-1998, pas burgosjes së djalit të vllait, Osmanit, shtëpisë sonë çdo ditë e çdo natë i kanosej rreziku nga kuqedrat e policisë serbo-malaziase.
   Unë, thotë Haxhia po në mbrëmjen e kësaj date së bashku më vllain Jetonin dhe djalin Blerimin, për qështje sigurie u larguam nga shtëpia, më qellim qe të bashkohemi ne radhet e UÇK-së. U nisem për në malet  e fshatit Fierëz të Gjakovës. Ende pa arritur në vendin ku ne e dinim se është UÇK-ja, befasishtë dëgjuam krisma armësh. Në atë moment që të tre ne morëm drejtime të ndryshem, kërkonim shpëtim, iknim heshturazi nga vdekja, pa ditur asgjë për njeri tjetrin. Në mesnatë u ktheva në shtepi, më thanë se vëllai Jetoni ishte kthyer para meje, ndërsa djali im Blerimi jo. Ankthi dhe pasiguria për të sa vinte e na shtohej.
   Askush në shtepinë tonë nuk mund të flinte, të gjithë të zgjuar e në heshtje prevluse pritnim se dera do të hapej edhe për Blerimin. Por jo, Pritjet ishin të kota, plumbat e mallkuar te armikut serb qe i kishim dëgjuar, ishin futur në trupin e njomë të Blerimit, për ta sjell atë në pavdekësi. Të nesërmen dolëm në kerkim të djalit, rrëzë maleve të Fierzës, e gjetem të vdekur, e tërhoqem dhe e sollëm në shtëpi, më pas në varrezat e qytetit të Gjakovës, të shoqëruar nga familjarët dhe shumë qytetarë të tjerë.
   Edhë sot familjarët: babai Haxhia, nëna Sania, vëllëzrit Kujtimi dhe Ibishi-motrat Albina. Klomentina dhe Brikena- agjallaret Osmani dhë Jetoni-gjyshja Fiqeria dhe hallat, e ruajn kujtimin për martirin e tyre Blerimin. Ishte trup gjatë, i hieshëm dhe i dashur për të gjithë rrëfen nëna Sanije e cila që nga ajo ditë e kobëshme vuan nga traumat për humbjen e të birit dhe mbi supe ka barren e rëndë në shëndetin e saj.
   Shkollën fillore e ka të kryer, dhe ishte regjistruar në vitin e parë të shkolles së mesme në Gjakovë, ishte i shkëlqeyeshëm në sjellje dhë në mesime. Në moshë të re e fitoi pavdeksinë dhe u be viktimë e lirisë së fituar, thotë agja Osmani. “Falë i qoftë, Kosovës gjaku i djalit timë, shprehet i ati Haxhiu, por më nje fije dyshimi se a do te jetë i përmbushur plotësishtë amaneti i dëshmorëve dhe martirëve. Edhe nënëlokja Fiqeria 73-  vjeqare e ruante xhelozishtë kujtimin për nipin e saj Blerimin- ne fytyrën e tij të re përherë shkëlqente buzëqeshja.
Në pllaken e varrit të martirit i gjetëm të gdhendura vargjet që kishin dalë nga zemra e nënës Sanije:
“U ndave nga ne,
në moshën më të mirë.
Kur dora e shkaut
të vrau pa mëshirë.
Ti ishe një yll ,
që e deshe lirinë.
E me gjakun tënd birë,
ne sot e gezojmë lirinë.
Të kujtojmë më mallë,
perderisa jemi gjallë.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.!- LAVDI

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora