E enjte, 28.03.2024, 11:25 PM (GMT)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Përtej mitit

E diele, 05.04.2009, 12:12 PM


Ukshin Hoti
Ukshin Hoti
Mehmetali Rexhepi

PËRTEJ MITIT

(Ukshin Hotit)
 

*
Me duar në zinxhirë
mijëra mynxyrë

*
E gjatë është dita
e stërgjatë nata
dhe viti
Nënës pritja
luleshpresa
i çeli e veniti

*
Sa e sa dimra
sa e sa vera
vetëm krahnez e ngrica
me ethe vapash ngela

*
Ku mbetën lulet
që në borë i çela

*
Pas çdo shqiptimi
ofshamë trishtimi

*
Je kodër e brengës sime
lumë i thellë i mendjes trime

*
Nga zemra në zemër
trimi mbolli pemën


*
Prej zemre në zemër
ura  e dashurisë
Urën deri te Ti
pengu e prish

*
“Demokracisë autentike”
Ti udhën ia lype

*
Pusi djajsh
djallëzisht e përmbys
sublimen
e madhështisë

*
Sogjetar i mbërthyer
prore i shtyrë
të hynte në ferr
e të dilte në tmerr

*
Fijet e shpresës
urëza të qëndresës
zgjaten tëhollohen
nuk këputen as rrënohen

*
Soj i djallëzuar
qofsh shtarë
dritëmendje e Prometheut
Ai shqipfarë
Ai shkëlqim i Njeriut
nuk ka të shuar
kainë të verbuar
 
*
Si nuk i hapet dera
të na ngrohet era
të shkrij akuj në zemra
ta sjellë verën pa gjemba 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora