E merkure, 21.04.2021, 10:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Zef Mulaj

E diele, 05.04.2009, 01:37 PM


Zef Mulaj
Zef Mulaj
Zef Mulaj, lindur ne Nikaj-Merture te Malesise se Gjakoves (Tropoje), ne fshatin Qeresh-Mulaj.
Ka shkruar poezi qysh ne rinine e tij.
Ka mbaruar studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise, Tirane (Dega Farmaci).
Ka punuar shume vite ne zonat e vendlindjes.
Vec punes si farmacist, eshte marre gjithnje me kerkime shkencore ne fushen e tij, sidomos ne studimin e bimesise mjeksore
te alpeve te Shqiperise.
Ne vitin 1994 vendoset ne menyre legale ne Itali, me nje bashkepunim shkencor ne fushen e tij.
Ne vitin 1998, mbaroi perseri studimet e larta ne universitetin ''Camerino'' te Italise, ku mbrojti titullin ''Doktor'' ne
shkencat farmaceutike, pikerisht ne studimin e bimesise mjeksore te alpeve te Shqiperise.
Eshte Anetar i Lidhjes se Shkrimtarve dhe Artisteve ne qytetin ku jeton ne itali.
Merr pjese ne koncertet recitale dhe konkurset e organizuera ne Itali ne fushen e poezise.

Botime:

''880 bime mjeksore ne alpet e Shqiperise'', Tirane, 2009
''Mjegullvarur mbi Ballkan'', Tirane, 2006 (Poezi)
''Emri qe lind diellin'', Tirane, 2004 (Poezi)
Poesia 1 e 2 ''Isole D'Infinito'', Itali (Antologji e Artit Figurativ)


Nga libri :” EMRI QE LIND  DIELLIN”

GURI
 
Mbi gure, ingrire
Me mbeti shikimi.
U largova ,
duke len shikimin tim
ngrire   mbi gure.
Shikim  prej  guri …….

NEN HIJEN E AHAVE

(varret te nje fshati te braktisur)

E  rende heshtja  qe prek mengjeset,
muzgun  dhe naten
nen hijen e ahave ,
emra  qe diellin  kan lindur
mbi oxhaqet e shtepive te heshtura .

EMRI  YT

Mos   me qajë kur te vish
dhe  te mos  me gjesh,
Nen hijen e lisit.
Per dore  merre  hijen time
Dhe ne krahet e tu,
Nje zog  do te ulet.
Ne fluturim qiellin  do te marre,
Aty do te me gjeshe  mua

Emrin tende duke shkruar.

MYSAFIRET E ZOGJVE

Endrra  hyri ne gure,
muret e arave rane,
shtepite e ngurta
lemyshku i  mbuloi
dhe varret
mysafire
te zogjve
mbeten……..

PENA E ARKUVUAR
(1975-1980)

Nje letër  e shkruar
U ngri ne kohën e shkuar
Në majen e penes  së arkivuar,
letërshkruar……


Nga  libri ”MJEGULLVARUR MBI BALLKAN”

MBËRRITI  NGA RETË  NJË  NJE FTESË.

Mbërriti  nga  retë  një ftesë .
Vetëtima fiermosur,
Shkruar  me rreze dielli,
Zarfi,bardhësin e hënës .
E  lexuam  natën nëpër yje
Nen buzqeshjen  e agimit
U nisem udhës
Me ftesë  në dorë
Atje do  te mëbrrijmë
Nëpër agime  e mbrëmje
Te përgjumura.

Mbërriti   nga rete  nj ftese….

GRUA  E BUKUR

Një shikim ne sytë e një gruaje ,
Është infiniti i një bote  të   pa njohur
Ndjenjash dhe  mbetesh në  këtë pafundsi,
Si një dritë përherë e pa shuar…..

Ka emrin  e sundimit shpirtëror  te njeriut…..

ISHUJT  E NGUJUAR

U ngujova  në  ishujt e nje kohe ,
Lexova fytyra te ishulluera .
Nyje  brengash lidhur  njera – tjetren,
Rrëna ,  kurtha , pabesi, tradhti,
Ishuj qe digjnin kohën.
Prisnin e përcillnin fytyra ,
Varka  te kryqzuera   në  udhëtim,
Mbetur  në udhë në   mes  ishujve të kohëve.


Antologia  di arte figurative  e poesia

ISOLE  D’INFINITO 2

(Antologjia e artit figurativ e poezia)
               
IERI, OGGI

Le tue  mani,
Sulle onde del   mare,
Giocavano con un pensiero,
Fulmine nella  mente .
Baciavano la notte
Come un fiore  appena sbocciato:
Tu e tanti altri ancora …. Ieri.

Vivendo
Nel fuoco del cuore
Vola  la colomba  di fiamma
Sulle onde del mare,
Dove  oggi ancora  abbandonano
Il loro pezzo di cielo e di terra,
Lì dove il vento
Si diffonde e sprigiona con le onde del mare
Un  ricordo…….ieri
E  oggi…..colomba di fiamma
Domani……

LA DONNA

Era  notte.
La luna ,in silenzio,
Giocava  all’orizzonte,
La donna  faceva l’amore
Con la  luna
Che  camminava dolcemente
Sul suo  corpo.
Baciava la luna .
E  si svegliò  bussando all’ orizzonte .
Il sogno era  finito
Sulla luna e la notte.
Due gocce  di lacrime
Bagnavano le sue ciglia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora