E premte, 19.04.2024, 05:04 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Aristotel Onasis

E hene, 18.06.2007, 07:56 PM


Aristotel Onasis: Ai që flet vetëm për paratë, nuk i ka patur kurrë
 
Çdo epokë ka patur emra njerëzish që fati, nuhatja apo talenti i ka kthyer në mite dhe sigurisht vitet 60-të, njohin si një nga burrat më të pushtetshëm të botës, Aristotel Onasis. Fama e tij, kalonte gojë më gojë duke u kthyer në legjendë metropolitane, pasi shtypi i asaj kohe nuk merrej vetëm me komentet mbi bizneset e tij, por edhe për jetën private. Dashuria e tij me këngëtaren e madhe lirike Maria Callas u shndërrua për sytë e njerëzve të afërt të tyre, në një film që për fatin e keq (për këngëtaren) përfundoi tragjikisht.

Onasis e la atë për t’u martuar me Jacquelinen, vejushën e ish-presidentit amerikan, John Kennedy. Kinemaja ka sjellë dhjetëra filma mbi historinë e tyre, ndaj modestia natyrshëm na shtyn të themi se ky është rrëfim me etapat kryesore të jetës se miliarderit grek dhe divës së muzikës lirike. Grek me origjinë turke, Aristotelis Sokratis Onasis, u lind më 15  janar të vitit 1906, në Smirne. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, në vitin 1923, emigron në Argjentinë, një rast për të shpëtuar edhe nga revolucioni Ataturk. Në këtë vend ai nis të merret me importin e duhanit nga lindja dhe kështu nisi të prodhojë edhe cigare. Në vitin 1928, sapo mbush njëzetedy vjeç, Aristotel Onasis emërohet konsull i Greqisë, e cila ishte në kulmin e krizës ekonomike.

Këto probleme ekonomike të vendit ishin një rast i mirë për djaloshin me nuhatje të jashtëzakonshme, i cili bleu me çmime shumë të ulëta anije për transportin e mallrave. Sapo tregu i mjeteve lundruese, filloi të rimëkëmbej, Onasis nisi një aktivitet të suksesshëm në këtë fushë, e cila nuk njohu lëkundje edhe gjatë luftës së dytë botërore. Gjatë atyre viteve, çmimi me të cilin Onasis i ofronte aleatëve anijet e tij, ishte shumë i lartë. Të gjitha paratë e fituara ishin një kapital i vlefshëm për t’u investuar në ndërtimin e anijeve naftëmbajtëse. Në kohën kur arrin të krijojë flotën më të madhe në botë dhe dukej se ishte deti mbretëria e tij, Onasis hidhet të investojë në një tjetër fushë; në 1957 themelon shoqërinë e fluturimeve “Olympic Airways”.

Vitet 60-të e gjejnë Onasis si një nga njerëzit më të pasur dhe të fuqishëm të botës, sa arrin të ketë në kontroll strategjitë ekonomike të Mbretërisë së Monakos. Me gjithë kundërshtimet dhe tensionet diplomatike të udhëhequra nga princesha Grace Kelly, në vitin 1967 ai i lëshon familjes mbretërore shumicën e aksioneve turistike të “Société des bains de mer”.  Gjatë këtyre viteve, në krah të këtij burri të fuqishëm qëndronte bashkëshortja Tina Livanos, që rridhte nga një familje greke, që gjithashtu merrej me ndërtimin e anijeve. Nga kjo martesë, Onasis pati dy fëmijë: Aleksandër dhe Kristina.
Megjithë kohën e kufizuar, të ndarë mes familjes, biznesit dhe udhëtimeve, Onasis nuk ndenji larg jetës mondane. Ai ishte i pranishëm në të gjitha vendet ekskluzive ku mblidheshin njerëzit më të rëndësishëm të botës. Gjatë një udhëtimi në Itali në vitin 1957, ai njihet më këngëtaren lirike, e cila pas disa vitesh do të vlerësohej si më e madhja e kohërave, Maria Callas. Sopranoja njëlloj si Onasis ishte me origjinë greke, por e lindur në Amerikë. Jahti i tij i mahnitshëm, i pagëzuar me emrin e vajzës, “Kristina”, ka patur të ftuar njerëz të pushtetshëm dhe princër nga e gjithë bota. Pikërisht gjatë një udhëtimi në brigjet e Mesdheut, shpërtheu pasioni i ndjenjave mes miliarderit dhe këngëtares së madhe.

Marrëdhënie që u trondit nga karakteri prej “Don Zhuani” i Onasis, i cili në vitin 1964 filloi të shfaqë përkujdesje ndaj ish bashkëshortes së presidentit të vrarë amerikan John, Jacqueline Kennedy, me të cilën do të martohet katër vjet më vonë. Jeta që për pasanikun grek dukej se do sillte vetëm suksese, në 23 janar 1973 e goditi pa mëshirë me vdekjen e djalit të vetëm Aleksandër, i cili u shua pas plagëve të marra nga një aksident ajror. Vitet që pasuan ishin edhe më të rënda për gjendjen shpirtërore dhe fizike të krijuesit të perandorive Onasis. I vetmuar, plot trishtim dhe i shkatërruar fizikisht ai vdiq më 15 mars 1975, nga një sëmundje e mushkërive. Megjithëse pasardhësve të familjes greke më të njohur në botë, nuk u pëlqen të rrëfejnë për thesarin e trashëguar, flitet se ai është i ndarë mes fondacionit që mban emrin e të birit Aleksandër dhe të mbesës Athina Roussel, bijë e Kristaina Cristina Onasis dhe e Thierry Roussel.
 
Onasis dhe paratë.

 Më shumë se në xhepa, paratë janë në ëndrrat apo në gojët e të gjithëve. Të shpeshtë janë edhe ata që kanë maje gjuhe, këshilla apo shprehje standarde mbi paratë. Por askush më shumë se një burrë, i cili i nuhati, i gjeti , i investoi dhe shpesh rrezikoi për ato, nuk mund të krijojë këto aforizma. Shprehjet, të cilat janë mbledhur nga rrëfime të bëra nga Onasis në situate të ndryshme, pa ditur se do të shndërroheshin në sllogane për njerëzit ambiciozë për pasuri dhe pushtet ;“ Nuk duhet të vraponi pas parave, duhet t’i dilni atyre përball딓 Është më mirë t’ju mungojë lumturia, ndërsa jeni të shtrirë mbi sediljet e një makine Rolls Royce, sesa të ulur në stolat e një tramvaji”.  “Kur një njeri pohon se me paranë mund të arrish çdo gjë, të jeni të sigurt se ai njeri nuk i ka patur kurrë”.“Pikërisht në momentet më të errëta, duhet të përqendrohemi për të parë dritën”.“Sekreti i biznesit, është të njohësh diçka që të tjerët nuk e dinë”.“Sikur të mos ekzistonin femrat, të gjitha paratë e botës do të ishin pa vlerë”.“Nuk ka miq apo armiq, ka vetëm konkurrentë”.“Një miliarder shpesh është një njeri i vetmuar me shumë para”.
“Duhet të heqim dorë nga shpresa se deti do të ekzistojë në përjetësi, duhet të mësojmë të lundrojmë mbi erërat”.
 
Onasis dhe Callas, dashuri e kohëve të vështira.

Maria Callas dhe Aristotel Onasis, këngëtarja më e njohur e skenave lirike dhe burri më i pasur i botës. Dy gjigantë të fushave ku punojnë, por që njohën anën më të butë njerëzore, dashurinë. Aristotel Onasis i martuar me Tina Livanos dhe Maria Callas me italianin Giovanbattista Meneghini, takohen në vitin 1957, kur sapo kanë prekur majat e famës. Maria kishte qenë një vajzë jo fort e bukur, jo shumë e afruar nga ata që kishte afër, por që falë talentit u kthye në mitin e gjallë “Callas”. Edhe Onasis ka luftuar fort për të dalë nga varfëria dhe arriti të ndërtojë një perandori detare.

Por paratë nuk mjaftojnë, miliarderi grek ka nevojë të jetë i njohur në rrethet shoqërore të rëndësishme dhe kur njeh Marian, e kupton se ajo është një urë lidhëse perfekte. Pasioni i tyre, lind gjatë një udhëtimi me jaht dhe vazhdon normalisht derisa këngëtarja zbulon se ishte shtatzënë nga i dashuri i saj. Fati i keq e godet Callasin pa mëshirë dhe ajo e lind të vdekur atë fëmijë, mungesa e të cilit do ta shtyjë artisten në një depresion të zymtë. Ajo braktis skenat dhe njëkohësisht ftohet me Onasis, që ndërkohë ka hedhur sytë mbi Jacqueline Kennedy, vejushën e presidentit të shteteve të bashkuara.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora