E shtune, 27.02.2021, 06:29 AM (GMT)

Lajme

Pacientet talasemike: Kilometrat drejt qendres se gjakut

E diele, 05.04.2009, 10:49 AM


Nga Laureta Roshi, Gazetare

Nga Fieri ne Lushnje aty ku eshte qendra e gjakut per te kryer transfuzionin udhetojne cdo dy jave 50 pacientet e vegjel talasemike per te kryer transfuzionin e gjakut. Ne Lushnje fal investimit te zonjes Liri Berisha, ne emer te fondacionit qe ajo ka ngritur “Per Femijet Shqiptare”, qendra funksionon prej kater vitesh. Por sa larg duket Lushnja per banoret e fshatrave te Myzeqese apo Vlores.. Arseni nga Topoja vjen çdo dite drejt Fierit te shes qumeshtin dere me dere. Ai ka dy femije te prekur nga semundja e talasemise. Tregon se transfuzioni i rregullt i gjakut per femijet e tij eshte jete e fituar, jete e fituar kilometra larg nga vendi ku jeton.
Ne Qendren e Dhurimit te Gjakut ne Fier, Doktoreshë Urani Gjermeni, prej 29 vitesh ne profesion pohon se Qendra e Transfuzionit te Gjakut ne Lushnje, ne qytetin fqinje eshte bashkekohore. “Mire do ishte thote ajo, te ishte hapur ne Fier po dhe aty plot paciente ka se shkojne nga Berati, Fieri Vlora, Lushnja. Por sipas saj, sasia e gjakut te dhuruar asnjehere nuk eshte e mjaftueshme, pasi dhuruesit vullnetare jane te paket, dhuruesit me pagese jane pak dhe mbetet vetem gjaku i familjareve te pacienteve te spitalit dhe urgjences. Kalimi i organizimit te fushatave per dhurimin e gjakut nga spitali te Kryqi i Kuq nuk eshte pasuar me ndonje sasi te sigurt gjaku nga dhuruesit. Ne kujtesen e ekipit te infermiereve ka mbetur shokues fakti kur ne mjediset e Drejtorise Arsimore ne Fier zhvillohej analiza e semestrit te pare dhe ne prani te rreth 400 drejtoreve e mesuesve dhurues gjaku u bene vetem kater persona. Dhe gjaku I munguar eshte nje pengese e perhershme per trajtimin e pacienteve talasemike .
Rajoni i Fierit ka numrin te madh te pacienteve te vegjel talasemike, kjo e ben me te nevojshme Qendren e transfuzionit ne qytet, ndersa prinderit duhet te nisen drejt Lushnjes çdo dy jave maksimumi per te kryer transfuzionin e gjakut.
Talasemia eshte nje çrregullim i trasheguar i gjakut, ku per pasoje ulet sasia e hemoglobines (rruazave te kuqe) ne trupin e njeriut dhe mund te sjelle ne kete menyre si rezultat, pamundesine qe rruazat e kuqe te çojne ne menyre te mjaftueshme oksigjen atje, ku ai eshte i nevojshem. Kjo shkakton anemi (pagjakesi) dhe ne rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe te tjera ne trup do te "mbarojne" se funksionuari, si rezultat i mungeses se oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut eshte i vetmi mjekim i pershtatshem deri tani per talasemine. Ai duhet te merret çdo tre kater jave, ne baze te nevojave te pacienteve qe duhet te bejne medoemos analiza laboratorike ne spitale, ambulance apo qendra te tjera shendetesore, per te ditur perqindjen e hemoglobines se tyre, edhe ne rast se nuk kane shfaqje te dukshme, si lodhje apo zbehtesi te fytyres (anemi).
Transfuzioni i gjakut synon te mbaje nivelin e hemoglobines pothuajse normal, duke zevendesuar rruazat e kuqe "boshe", me te reja te shendetshme. Kjo forme mjekimi, e quajtur "hyper transfusion", mund te ule anemine dhe te siguroje qe indet te marrin sasine normale te oksigjenit. Kjo u jep mundesi femijeve me talasemi qe te jetojne dhe te zhvillohen normalisht dhe nje dite te sherohen plotesisht, si rezultat i perparimeve te dukshme ne mjekesi ne kete fushe keto 20 vitet e fundit.
Qe nga zbulimi i kesaj semundjeje nga mjeku amerikan Cooley, nga i cili fillimisht ka marre edhe emrin semundja (apo edhe fondacioni amerikan me prestigj qe njihet ne gjithe boten "Cooley's Anemia Foundation"), apo edhe "Talasemi Major", "anemi mesdhetare", etj., sukseset dhe hapat ne drejtim te mjekimit jane te dukshme. Janë arritur të realizohen transplantimet e palcës së kockës, apo shërimi me anën e injektimit të kordonit ombilical dhe po punohet për realizimin e terapisë gjenike, ku geni i “keq” do zëvëndësohet me genin e “mire”.
Megjithate, deri tani, në trajtimin e talasemisë, transfuzionet e gjakut te perseritura, mund te shkaktojne grumbullimin e hekurit ne trup, gje qe mund te demtoje zemren, melcine dhe organe te tjera te trupit. Menyra me e pershtatshme tani per tani, per te hequr hekurin e tepert nga trupi, eshte injektimi i nje ilaci te quajtur Desferal (deri tani me rezultativi), ose shelatori nga goja Ferriprox (L1) dhe se fundi EXJADE, i prodhuar nga "Novartis" multinacionale me baze ne Bazel te Zvicres.
Kryerja e analizave paramartesore nga çiftet do te ulte ndjeshem numrin e pacienteve te rinj dhe do te shamngte anomalite e trasheguara. Por edhe ky problem mbetet pjese e fushatave sensibilizuese te munguara ashtu si fushatat per dhurimine gjakut. Duhet siguruar për këtë mundësi aparati për të kryer diagnozën prenatale (paralindjes) që deri tani ndodhet vetëm në Tiranë dhe disa herë nuk funksionon.
Ndihma në këtë fushë, sidomos për zonat e fshatit, nga ana e gjithë bashkëkombasve në atdhe apo në Diasporë do të mirëpritej, sidomos për rajonin rreth Fierit ku përqindja e talasemikëve është nga më të lartat në vend.Kjo do të jepte mundësi që edhe Fieri të kishte Qendrën e vet për realizimin e transfuzioneve dhe trajtimin bashkëkohor të pacientëve me këtë sëmundje gjenetike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora