E enjte, 28.03.2024, 01:59 PM (GMT)

Kulturë

Petraq Kote: Shënime “ Darka e Gabuar “ e Kadaresë

E diele, 05.04.2009, 01:36 PM


Shënime “ Darka e Gabuar “ e Kadaresë

Nga Petraq Kote

… shkalla e nevojëshme e shpirtit që na pëlqen, është masë e sakt e shkallës së shpirtit që ne kemi.      Helvetius

Sa herë del ndër lexues, Kadare më kujton karvanarin e magjive që i transporton kudo në botë, pa bërtitur. Ai lidhet dhe proceson me trojet e tija me shqisën e gjashtë , duke komunikuar me një estetikë të kulluar, thua se vetëm në ‘to është kodi njerëzor, çelësi, të cilin vëtëm ai e posedon. Nga ku nxjerr hera herës pikërisht ato magji. Edhe këtë radhë nuk është roman triller siç qiellzanat trillane të Gjirokastrës, as historik, as komik. Është roman social – psikologjik, pjesë, pjesë me kompozitë të prozës poetike ku ndërthuret jeta e njërit prej popujve më të shtypur, më të cenzuruar, më të vrarë të Ballkanit ( turqit e thirrën Ballkan që do të thotë mal. Mali Ballkan ndodhet në Bullgari 2951 m i lartë. Dikur gadishulli quhej Ilirik ), fatkeqësisht prej vetvetes. Është proza më e realizuar e autorit ku sundon poetika e gjeniut mbi tre kulturat autoktone të këtij gadishulli, të egër, të sert, që romakët i thonin Haemus, asaj ilirike, helene, rumune. Për herë të parë shkrimtari i tregon botës së civilizuar jetën e plotë dhe reale pa kufizime të njerëzve të tij, në një vit lufte dhe  në pesëdhjetë vjet të diktaturës komuniste, që sipas gjasave ai pushtet vazhdonë të ketë akoma akses të fuqishëm mbi jetën e sotme shqiptare edhe pse pretendohet vdekja e tij. Me kode të ç’koduara, me doke të ç’dokezuara, me zakone të ç’zakonuara, me perversitete, flirte, çmenduri e kozmogoni që çokush në botën e perëndimit do ta klasifikonte në “ të pamundur! “ Por a mund të jetë ndryshe në këtë vend, në këtë gadishull ku e jashtëzakonshmja gjendet në ajër?! Si gjithmonë edhe këtë kohë Kadare përdor për penë  realen e impresionuar, duke e ngjyer në bojën e çmendurisë së të parëve, shkruar në faqet meduzë të trurit të tij e ekspozuar ashtu të daltuara në ngrirje ngjarjet për dritën e të parit. Ky roman nuk është arritje për Kadarenë, për letërsinë shqiptare, është rritje e kombit e popullit shqiptar që tash së fundi po ngjet e po tash së fundi po përjetohet keqas ndër komshinj. Shikoni: dhe pse Athina, Greqia digjet përsëri megalomania e uzurpimit tokësor të fqinjëve, nuk i merrë flake asaj! Do Veriun e Epirit Athina, Greqia ku bënë pjesë edhe teatri “ Darka e Gabuar  “ që mua më ngatërrohet shpesh në mend duke e quajtur “ Darka e Vonuar “  Na tregoni kufirin e jugut të Epirit! - I kërkon grekëve një shkrimtar i veriut të Epirit nga Tepelena e Ali Pashait, - t’ju themi ne pastaj se i kujt është  dhe ç’do të ngjas me komplet Epirin, Thesprotinë Ilirike në të ardhmen! Unë e di, Greqia do ta kaloj këtë sindromë. Është kombi i Sokratit. Ulërima e disa grekëve të sëmurë do të shuhet pse ata do të shërohen. Unë e di gjithashtu se në Greqi ka njerëz të ditur që e dinë ku fillon e si fillon Greqia, ku mbaron e si mbaron Greqia. Kemi shumë pasje fizike, shpirtërore, etnologjike që na bashkojnë “…
Pas “ Kronikë në Gur “ është romani i dytë për Gjirokastrën. Dy mosha njerëzore përballë njëra tjetrës.
Njëra naïve tjetra tinzare. Njëra engjëllore tjetra judeshë.
Tema e “ Darka e Gabuar “ ( darka e gjashtëmbëdhjetë shtatorit një mijë e nëndëqindë e dyzetë e tre ) është marrë në shekullin që kaloi ( XX ) nga jeta dhe psikoza e vendlindjes me fillim prerje vjeshtën e vitit një mijë e nëndëqindë e dyzetë e tre duke hedhur një sy në një mijë e nëndëqindë e tridhjetë e nëndën dhe fund prerje pranverën e vitin dy mijë e shtatë, pikërisht në rrugën e Varoshit numër njëzetë e dy e shtrirë copa herësh nëpër gjithë Shqipërinë, Ballkan, Europë, botë. Ishte luftë. Një darkë u bë shkas për një kalvar vrasjesh “ dy personazhe të njësuar e aq të ç’njësuar, doktor Gurametua i madh, doktor Gurametua i vogël “ Për një seri shkatërrimesh e shëmbje kulturash ndër të tjera të asaj perëndimore trupëzuar me inteligjencien e mezi ngritur e mezi instaluar në Shqipëri duke triumfuar kultura turko – sllave e më tej në stepa udhëheqësi kasap Stalini për të persekutuar e shfarosur pas kundërshtarëve të sirracës së kombit të tij edhe hebrejtë e ish pa atdhe ( Jakoel ). Por më parë duke degjeneruar lufta kombëtare çlirimtare e popullit shqiptar në luftë civile nën ndikimin e “ … dy a tre shefave serbë! “ që për ‘ta… Shqipëri etnike, ishte mortje e shkuar mortjes… e në fund për ta “ ri “shpallur  bërësin e kësaj proze “ non grata “ në shpirtin e komunistëve shqiptar që ende jetojnë në shtëpinë mizore të miopisë internacionaliste…
Rivënia  në funksion nga komunistët e burgut të Guvës së Shanishasë  lënë në harresë qysh me rënien e perandorisë barbare Turke, identifikon atë vazhdimësi të turpshme orientale të dhunës këtu ( kalaja e Shanishasë u ndërtua  nga  Ali Pashë Tepelena njeri nga despotët më tipik dhe më epik të Epirit, kryevrasësit, kryehajdutit, kryebirit, kryevëllait si prikë martese për motrën e vetë Shanisha ), përzier me shkollën e hetuesisë “ Xherxhinski “. Instalimi brigant i saj bëri bujë në hapsirën qytetare. Po aq legale,
ajo pushtoi edhe lirinë e brendëshme të individit. Por askush s’bëri gëk! Rendi i ri filloi me pushkatimin e pushtetit të zonjave për të triumfuar “ virgjëreshat e kuqe “ për të vazhduar me pushkatimet në projekt të Eqerem Çabejt, Lasgush Poradecit, Anton Arapit, Lef Nosit, Mit’hat Frashërit, Rexhep Mitrovicës. Të tjerët si  Karl Gega, At Gjergj Fishta do të pushkatoheshin të vdekur.
Nxjerrja në dritë, diskreditimi dhe djegia e kësaj drame njerëzore vënë prej shekujsh në skenën e teatrit shqiptar, më shumë nga vetë shqiptarët, shqiptarët bastard në funksion të interesave të padronëve të mëdhenj e të vegjël botëror, por edhe vendas e ky funksion në interes të cinizmit, meskinizmit, parësisë
( bajraktarizmit ) vetiake, fisnore duke sakrifikurar dhe shitur genin, veten, gratë, fëmijët, trojet e tyre është ideja madhore e romanit.
Edhe në këtë prozë Kadare është shërbenjësi më i shquar ndër kohëra i atdheut të vetë. Askush më fort se ai nuk ka mbrojtur dhe mbron kalanë Europiane të origjinës së tij. Ismaili e di në shqip nga erdhi Ismaili.
Ai të sjellë në kohë historinë e vjetër të shqiptarëve, atë që dikur ka shkruar edhe greku i famshëm Strabon.
Ujdhesa e shqiptarëve është pellgu i origjinës europiane. Trekëndëshi Athinë – Romë – Buzeanum
( Kostandinopojë ) është hapsira ku është luajtur teatri më i kuptimt i njerëzimit Brenda kësaj skene ka ekzistuar dhe ekziston  drama Gjirokastër me personazhet e saj sa të lashtë e aq modern, sa antik e aq mitik.
Ismaili tregon natyrshëm “ këto troje kanë patur gjithmonë njerëz, qysh sa u pa njeriu i parë mbi dhe’. “
Janë tre dyshe që e mbajnë në këmbë romanin “ Darka e Gabuar “, doktor Gurametua i madh, doktor Gurametua i vogël, koloneli Fritz von Schwabe i cili pasi baladohet në legjendën shqiptare të “ ftesës së të vdekurit për dasmë “ ( darkë ), konvertohet në kolonelin Klaus Hempf dhe hetuesit xherxhinsk Shaqo Mezin, Arian Ciu. Këto tre dyshe operojnë si njësi të vetme, aq e preferuar kjo gjetje jo rastësore, jo e pa kuptimt e përsëritur e Kadaresë. Janë rreth njëqindë e tridhjetë personazhe dytësor, episodik, toponimor, mitologjik, ka nofka spiunësh që lakohen edhe ditëve të sotme, dimër 2008. Ky nofkicitet ka gjasa të mos shuhet asnjëherë aludon shkrimtari. A nuk komandojnë ende nofkat e ish sigurimit famkeq të shtetit të diktaturës së proletariatit edhe sot në segmente të rëndësishme të pushtetit gjoja demokratik?!
Etika e lëndës që thur romanin “ Darka e Gabuar “ të Kadaresë është kancelarike. Ai ka nxjerrë nga myku i rritjes rrobat e Gjirokastrës, Shqipërisë. Askush s’ka të drejt t’i shikoj ato me gjëndje skizofrenie.
… frika dhe gënjeshtra ishin të lidhura… ky binom në gojën e narratorit është stërmullari i gjithë procesionit në roman. Ku më tej në spitalin gjinekologjik të fjalëve kadareane lind gjithmonë supersintagma:
… të përdhunohesh, mbetësh shtatzan e lindësh fëmijën e përdhunuesit, kur je e vetme e pa fuqishme e pa mbrojtur është fatkeqësi. Por është tmerr që këtë fëmijë t,ia vesh në gji babait të vërtetë të fëmijëve të tu duke i pretenduar atsinë atij e lutur për ta bërë prijës të familjes, atë, që më vonë nipërit ta njohin si rrënjën e tyre gjenetike !...
Kadarea flet hapur. Rreziku i Shqipërisë vazhdon të jetë mesjeta hënike. Ky është problemi i ende pa zgjidhur për shqiptarët europianë. Kjo kataklizëm e rrokullis sa ngrihet në gjunj për në këmbë drejt origjinës së saj Shqipërinë.
Shumë rënie ndodhin në roman. Aq pa përfillje sa sikur ndodh e kalon një vdekje, si kalimi natyral i një nate të zezë. Për front të cilës njeriu është dytësor.
Ra Italia, Gjermania, Lufta e Dytë Botërore, ra “ kompleksi i zonjave “, Stalini, ranë dy Gurametot, ra komunizmi, ra… dhe gjithmonë ka për të rënë! shkruan Kadare për ata që dine të lexojnë, munden të kuptojnë, binden të pranojnë. Ranë e ç’nuk ranë por hetuesët, prokurorët, gjykatësit, spiunët e sigurimit të shtetit nuk ranë!!!
Referencat e rralla të folklorit të krahinës të vëna në gojën Vehip Qorrit plotësojnë së bukuri këtë prozë duke rritur më tej elokuencën, lakonicitetin e ligjërimit libror. Kadare nuk ka frikë të shpallë botërisht superitetin e ndjenjës, besës, rracës gjermanike dhe ta lidh atë në mënyrë direkte me të dytin ligj të famshëm ende gjallë të shqiptarëve, kanunin e Lekë Dukagjinit, pas kodit të Justinianit. Të nënçmoj italinë edhe duke ditur  se në atë vend është rreth gjashtëdhjetë përqindë e kulturës botërore. Po tjetër gjë Aligeri, Bokaçio, Petrarka e tjetër gjë italianët e rinj!
Oksimoronia ( mprehtësia e marrë ) është aq prezente në kë prozë sa e bënë lexuesin e kulturuar ta ndjej veten shumë çaste në poezinë e subkoshiencës përzier ajo me shpirt Kadareje. Elasticiteti shkrimor e çon atë në të papritura të bukura mendimore, herë duke e paksuar e herë duke e zmadhuar  përshtypjen e mendimit të parë. Egoja që i vesh Kadarea vendlindjes së gurt është e merituar. Popullin e qytetit të Jugut e quan me të drejt mendjemadh ose më sakt mendjeshumë, të zgjuar por jo dinak.
Ai nuk harron të shkruaj për rrethinat e bukura të Gjirokastrës që njëra pjellë vajza të bukura të cilat humbin kohë pas kohe në konakët e familjeve të mëdha të qytetit ( Lunxheria ) dhe tjetra ajo e Lazaratit që lind, kryeneçësi, mosbindje dhe shqiptari puro. Ngrehina e kuptimt, tema, ideja, poetika, retorika, ligjërimi e kësaj vepre letrare e ideuar për civilizimin botëror, më kujton Taxh Mëhallën, një nga mrekullitë e botës, që e ngriti edhe atë një gjirokastrit.
Romani “ Darka e Gabuar “ ka dyqindë e shtatë faqe, që i bie të jenë romanizuar njëzetë e katër faqe për secilën rënie dhe vetëm tre për ato që do të bien. Është botuar në shtëpinë botuese “ Onufri “ tejet prestigjioze, falë ekskluzivitetit të botimit të veprave të Kadaresë. Ndërsa shkrimtari në fund tregon fillimbarimin e dorëshkrimit dhe vendin ku ka ndodhur ky fat për ne, Mali i Robit ( Durrës ) – Lugano, Paris verë – dimër 2008. I ndarë në trembëdhjetë krye e në ato krye disa nënkrye…
… një darkë e shtruar për të mirën e qytetit, shokëve, miqëve, bashkqytetarëve, bashkombasve, kthehet në vdekje për shtronjësin, doktor Gurameton e madh, personazhin kryesor të darkës, por dhe të romanit! O, Zot! Vallë nuk ka ndodhur shpesh në ballkan kështu e më shpesh akoma në Shqipëri?!...
Nuk të kujton Nolin kjo temë, te “ pesë anarkitë “ e mbajtur në parlamentin shqiptar në vitin 1924?!

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora