E marte, 07.04.2020, 05:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Të rinjtë e Evropës në garë për pikturën

E merkure, 18.07.2007, 07:49 PM


Konkursi i II Ndërkombëtar: “Toka dhe njerëzit - dje,sot dhe nesër”  do të zhvillohet në Bjellorusi
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Edukimit dhe Punëve të Jashtme të Bjellorusisë,  disa organizatave ndërkombëtare dhe kulturore si UNESCO, German Culture Centre “Goethe” si dhe shoqatave kulturore nga disa vende të botës (Francë, Finlandë, Rusi, Kinë, Hungari, Japoni), organizohet Konkursi  i II Ndërkombëtar : “Toka dhe njerëzit - dje, sot dhe nesër”, në mars-prill 2008. Mosha e aplikantëve do të jetë nga 4-24 vjeç. Konkursi do të ndahet në disa kategori sipas moshave 4-6 vjeç, 7-10 vjeç, 11-14 vjeç, 15-18 vjeç dhe 19-24  vjeç.

Tematika e lirë…Subjekti i punimeve artistike: Aplikantët mund të zgjedhin temat që dëshirojnë. Pikturat, vizatimet dhe punimet e tjera artistike mund të përshkruajnë trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit të origjinës ose krahinës, karakteristika tipike të jetës së përditshme, vizionin dhe ëndrrat personale të secilit pjesëmarrës. Mund të jenë ide dhe koncepte, të animuara sipas imagjinatës,  apo perceptime për gjithçka që na rrethon.

Materialet dhe teknika: Piktura, vizatime, grafika, arte të aplikuara dhe qeramikë. Aplikantët mund të përdorin bojëra uji, guash, bojëra vaji, lapsa me ngjyra, pastel, materiale të ndryshme për pikturimin, grafikë me gdhendje, kolazhe ose grafika të tjera sipas teknikës së autorit.

Punimet mund të jenë në letër, karton dhe materiale të tjera. Skulptura delikate dhe kolazhe me përdorim të dritës ose materiale që prishen nuk mund të lejohen. Përmasat e punëve: Nuk duhet të jenë më të mëdha  se 70 cm. Puna e paraqitur për konkurs duhet të jetë pa kornizë dhe duhet të shkruhet etiketa me emrin e autorit dhe të veprës në pjesën e prapme. Informacioni i etiketës mund të jetë në Anglisht, Rusisht ose Bjellorusisht. Punët do të dërgohen me postë, në pako ose kuti. Kur janë disa punime ose grup autorësh duhet të shoqërohen me listën përkatëse.

Afatet  e dërgimit të punëve:

Punimet pranohen deri në 15 dhjetor 2007. Punimet që do të mbërrijnë pas këtij afati do të merren parasysh për Edicionin e III. Rezultatet e Konkursit: Vlerësimi i punimeve do të bëhet në fillim të marsit 2008. Fituesit do të informohen për rezultatet e tyre në prill 2008. Çmimet do të jepen personalisht ose do të dërgohen me postë. Katalogu me emrat dhe fituesit do të publikohet në vitin 2008. Adresa për prezantimin e punëve: Studio Artistike Kombëtare “Apollo’, Pallati i Kulturës, 33 Lenin Street, Lyakhovichy, Brest Region, 225 370 Tel: + 375 1633 22886



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT