E premte, 29.03.2024, 01:52 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (VI)

E diele, 05.04.2009, 03:25 PM


HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (6)

Presioni i UDB-së ndaj atdhetarëve

Para agimit të datës 6 qershor 1951, mësuesi Mustafë e mori armën dhe e hapi ngadalë derën e dhomës ku po flinin udbashët – Xhaferi e Voja

Nga Ramadan ASLLANI

Meqë UDB-ja kishte informata se Hasan Remniku gjendet ne malet e Zhegocit, shefi i UDB-ës së Vitisë i dërgoi në Remnik operativistët e sipërpërmendur me detyrë që të merrnin në pyetje disa jatakë të Hasan Remnikut dhe mësuesin Mustafë Koka, me të cilin do të bisedohet me shumë kujdes,  që të mos e kuptonte se UDB-a është duke e përcjellë - shkruante J. Bullajiq: “Duhej bërë përpjekje për të bindur Mustafën, që të bashkëpunojë me shërbimin e organeve të sigurimit jugosllav, por të mos hetohet aktiviteti “armiqësor” i tij.
Oficerët e UDB-ës shkuan në Remnik  në mbrëmjen e 5 qershorit 1951 dhe i morën në pyetje “disa jatakë” të Hasan Remnikut dhe tërthorazi edhe mësuesin Mustafë H. Koka. Sipas dëshmive të shumë remnikasve, Xhaferi dhe Voja arritën në Remnik pas drekës dhe fillimisht shkuan në shitoren e fshatit, e cila ishte afër shkollës. Aty e ftuan mësuesin Mustafë, i cili sapo i kishte lëshuar nxënësit në pushimin e gjatë. Ai sikur e parandjeu se me UDB-ën do ta ketë takimin e fundit.
Thuhet se fshatarët që rastisën të ishin afër shitores kanë dëgjuar një zënkë të rëndë midis mësuesit Mustafë dhe dy oficerëve të UDB-ës.

-Ti si mësues duhet të jesh më përparimtar!…

Sipas J. Bullajiqit Xhaferi dhe Voja atë natë, u vendosën në shtëpinë ku banonte mësuesi dhe aty i morën në pyetje pos disa fshatarëve edhe Mustafë Kokën. Ishte kjo shtëpia e Ahmet Nezirit, në odën e të cilit banonte Mustafë Koka me nusen e posamarrë, Rabien, bijë e Remnikut. Pas darke mësuesi u ofroi udbashëve të shkonin për të fjetur në banesën e tij, pasi gruan e kishte dërguar në gjini, kurse Mustafa do të flinte te ndonjë fshatar.
Në banesën e Mustafës dy udbashët i vazhduan hetimet me një vrazhdësi. Më në fund, sipas Bullajiqit i thanë se ata i dinë të gjitha lidhjet e tij me Hasan Remnikun dhe me organizatën ilegale antijugosllave.
Mustafë Koka, më vonë ka treguar se udbashët e kishin urdhëruar: “Nesër ta sjellësh nusen që ajo të na shërbejë…! Ti si mësues duhet të jesh më përparimtar…!”

Po çfarë mësuesi, ti i thue veti –
E mshefë nusën prej hyqmeti?
Me punue si arsimtar –
Duhet t’jeshë përparimtar!

Edhe ‘i fjalë, Xhaferi e flet:
“Pa ngo mirë, o mësues i shkretë –
Nji detyrë nesër të pret,
T’na biesh nusën, t’na ban hyzmet!...

Mësuesi patriot me moral të panëpërkëmbur duke ndjekur hijet e territ shkoi në shtëpinë e Arif Sylës dhe sipas të dhënave të UDB-ës ia dërgoi arkivin e organizatës së NDSh-së: -Merre dhe dërgoja Hasanit - le të gjendet te ai derisa të bashkohemi.
Tërë natën nuk bëri gjumë duke menduar se si do t’ia dilte me aksionin e parë të armatosur!? Për t’i vrarë dy operativistët e UDB-ës, kishte vendosur qëkur ishin takuar në shitore para mbrëmjes, edhe për këtë qëllim i tërhoqi në banesën e tij – sepse ka shtrojë më të pastër..! Dëshironte që t’i vriste e të mos u linte telashe fshatarëve.
Para agimit të datës 6 qershor 1951, e mori armën dhe e hapi ngadalë derën e dhomës ku po flinin udbashët – Xhaferi e Voja.

 “Bukur fort m’keni ngushtue –
S’pata kafe me u marue!
S’pata nuse me u ba hyzmet –
Gjum’ të  mirë bafshi n’jastek!...”

-Populli nuk ishte fajtor për vrasjen e tyre – ishte vetëm Mustafë Koka

Mustafa, duke mos dashur t’i vriste në gjumë i kishte zgjuar, duke u thënë se në emër të lirisë së Kosovës dhe të popullit shqiptar, organizata jonë u ka dënuar me vdekje. Kam nderin që jam zbatues i këtij vendimi. -Rroftë Shqipëria e bashkuar!

“Çonju burra prej dyshekav’
Se për ju, sot ka ardhë deka!
N’emën t’popullit dhe t’lirisë,
T’Kosovës dhe t’Shqipnisë!..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora