E shtune, 20.04.2024, 11:37 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (V)

E shtune, 04.04.2009, 06:10 PM


HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (5)

Aktiviteti politik e luftarak i Hasanit me shokë

Nga Ramadan ASLLANI

Pas burgosjeve të anëtarëve të KQ të NDSh-së në Shkup dhe burgosjes së anëtarëve të  Komiteteve Qarkore të LPLTSh-së për Gjilan, për Ferizaj dhe për Kaçanik, më 1946 Hasan Remniku kaloi në ilegalitet. Më 1947, edhe jataku i tij Arif Syla (anëtari i NDSh-së) shkoi në shërbimin ushtarak , kështu që dy vjet Hasani i rralloi lidhjet edhe me Gajur Beun në Shkup.

N’muej tetor, dyzet e nandë,
N’Moravë t’Epër dhe n’këto anë,
Kishin lidhë trimat nji besë –
T’formojnë Treshin e NDSh-së!

Aty nga fundi i 1948-ës, iku nga kazamati i Mitrovicës së Sremit Miftar Ismaili nga Livoçi i Epërmë i dënuar më 20 vjet burgim dhe iu bashkua Hasan Remnikut. J. Bullajiq shkruante në fejton, se në muajin shkurt vranë një milic në malet e Zhegocit, që u bë shkak për t’i rënë UDB-a në gjurmë. Fjala është për milicin nga Bresalci, Gjorgje Spasiq, të vrarë më 18 mars 1949. Për vrasjen e tij, UDB-a bëri shumë burgosje, midis të të cilave më 21 mars 1949, e arrestoi edhe Jusuf Zejnullahun (1927), nga Bresalci.

Shpëtimi nga prita e UDB-së

Mirëpo, shoqërimi i Hasan Remnikut me Miftar Ismailin nuk qe i gjatë. Pak kohë pas vrasjes së milicit Gjorgje Spasiq, Hasani dhe Miftari sipas Bullajiqit shkuan në Gllogoc të Lypjanit për ta plaçkitur një kooperativë. Për planifikimin e këtij aksioni dinte UDB-a, ndaj ua bëri dy prita: Një Te Ura dhe tjetrën në shitore. Sipas shkrimit, kryepunëtori ndejti në shitore i armatosur me pushkë. Të dhënat e tjera vërtetojnë se aty ishin futur snajperistët e UDB-ës, që sapo Hasani dhe Miftari të afrohen afër shitores të shtinë në ta. Miftari mbeti i vdekur, kurse Hasani u tërhoq në drejtim të urës. Aty e hetoi pusinë, ua hodhi bombën udbashëve dhe kaloi.
Shpëtimi i Hasan Remnikut nga këto prita nuk do të thoshte edhe humbje e gjurmëve të tij para ndjekësve të UDB-ës.

Duhet thënë se nga vjeshta e vitit 1949, në orientimin politik të Hasan Remnikut shohim një butësi, kurse nga fillimi i vitit 1951, një kthesë të fortë nga Shqipëria. Në këtë drejtim, ndikim të madh pati mësuesi Mustafë Koka, të cilin UDB-a e mbante në thumb për agjent të shërbimit informativ shqiptar, sepse atje kishte vënë disa kontakte më përfaqësues të ndryshëm, e sidomos me ata kosovarë që vinin nga Shqipëria. Sipas të dhënave të proveniencës së UDB-ës në majin e vitit 1951, nga Shqipëria erdhi Hysen Thaqi, ish-komandant i Komandës së Vendit në Skënderaj të Drenicës, (më 1945-46), i cili pas mbajtjes së burgut, më 1948, shkoi në Shqipëri. Ai në katundin Zabel të Drenicës e organizoi një takim me përfaqësuesit e organizatave politike ilegale shqiptare të Kosovës. Organizata e NDSh-së së Anamoravës në këtë takim u përfaqësua nga sekretari i organizatës, mësuesi Mustafë H. Koka dhe arkëtari Arif Syla i Remnikut, gjithnjë në mbështetje kryesore të Hasan Remnikut.

Me këta triam si launi,
Ishte Arif Sylejamni:
N’Moravë t’Epër e n’Karadak –
Prin Hasani si ushtarak. F.14

Mustafë Koka si rrufeja,
Ish strateg plot ide t’reja
Arif Syla, arkatar-
Mblidhte pare për luftëtarë

Xhaferi dhe Voja pinë kafe të idhëta prej “Rabijes”

Pas kthimit nga takimi i bashkëpunëtorëve të Shërbimit Informativ të Shqipërisë në Zabel të Drenicës, Mustafa dhe Arifi, i raportuan Hasan Alisë për çështjet e trajtuara. Sipas J.Bullajiqit në fejtonin e “Rilindjes”, “Prita në Bisatricë” Hasani aprovoi kërkesën, që vinte nga Shqipëria dhe së bashku u përcaktuan për “dy oficerët e rij t’UDB-së – Xhafer Lilën dhe Vojisllav Taliqin –Vojën, prej të cilëve grupi frikësohej më së shumti.

Xhafer Lila, s’ndalej dot,
Mësues Mustafës, çka po i thot:
“Si n’dash vdekjes, ti me i shpëtue –
Te Hasani, ke me na çue!...”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora