E enjte, 25.04.2024, 05:06 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhevahir Spahiu në gjendje kritike shëndetësore

E shtune, 04.04.2009, 05:59 PM


Xhevahir Spahiu
Xhevahir Spahiu
Nga Yllka Lezo 

Poeti Xhevahir Spahiu është goditur papritur nga një infarkt në tru që e ka privuar nga e folura

Vetëm pak ditë më parë, poetin Xhevahir Spahiu e shihje rrugëve të Tiranës duke shëtitur apo në ndonjë kafene duke u fjalosur me miqtë. (Është e çuditshme se si jeta të përballë me situata të pazakonta që, sa më shumë përpiqesh t'i kuptosh aq më të pakuptueshme bëhen).

Ndërsa prej 5 ditësh poeti është banor i një dhome në spitalin e neurologjisë në Tiranë. Ishemia cerebrale (infarkt i trurit) u shfaq papritur në shëndetin e poetit. Familjarët thonë se nuk kishte pasur asnjë shqetësim shëndetësor deri në momentin që pësoi këtë tronditje.

Në spitalin nr. 5, në kompleksin spitalor universitar "Nënë Tereza", i vetmi privilegj që ka pasur poeti është qëndrimi në një dhomë pa pacientë të tjerë. Gjë për të cilën është kujdesur vetë ministrja i Shëndetësisë, Anila Godo.

Edhe nëse do të kishte mysafirë të tjerë në dhomë poeti vështirë se do të komunikonte me ta. Xhevahir Spahiu, njeriu që jetën ja ka dedikuar fjalës, pas kësaj tronditjeje nuk arrin të flasë. Familjarët, i vëllai dhe i biri Orgesi, thonë se për momentin kjo është pasoja e vetme që i ka dhënë infarkti, dhe fatmirësisht poeti është ende në gjendje të lëvizë gjymtyrët. Por vetëm kaq. Gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë e rënduar.

Xhevahir Spahiu u lind më 1 mars 1945 në fshatin Malind të Skraparit. Diplomohet në vitin 1967 për letërsi në Universitetin e Tiranës. Që nga ky vit e deri më sot ai ka punuar si gazetar, mësues, botues, skenarist.

I cilësuar si një nga poetët në zë shqiptarë të dalë në vitet '70, Spahiu ka botuar një sërë vëllimesh poetike si "Ti qytet i dashur (1973)", "Vdekje e perëndive (1977)", "Dyer dhe zemra të hapura (1978)", "Poezia shqipe (1990)", "Kohë e krisur (1991)"etj. Së fundi është botuar vepra e tij e zgjedhur, krijimet më të mira ndërmjet viteve 1965-2000. Janë dy vëllime me të njëjtin titull, "Udha".

Viti 1993 e gjen Spahiun sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, struktura bazë e organizimit dhe orientimit të artistëve në 45 vite të regjimit. Shumë shpejt ai emërohet kreu i kësaj strukture, funksion të cilin e kryen deri në vitin 1998. Ndërsa Akademia e Shkencave gjatë zgjedhjeve të saj të fundit e vlerësoi Spahiun duke e bërë anëtar të saj.

Spahiu ka një poezi me titull "Fjala" ku duket se reflektohet thelbi i përvojës jo të frytshme për shumë shqiptarëve pas rënies së regjimit dhe periudhës së gjatë të tranzicionit.

Ky dëshpërim dominon në vargjet e një poezie tjetër të titulluar "Përmbysje", një poezi e shkurtër në të cilën pulëbardha e bardhë e vendosur në një sfond blu, simbolizon rebelimin e poetit ndaj pushtetit monist. "Në mendjen time/jetojnë gjithë ngjyrat e universit", shkruan Spahiu. Diçka më optimist është toni në "Udhëtimet e mia", në të cilën sikur e largon mendjen nga e kaluara dhe po i drejtohet të ardhmes.
Një të ardhme që Xhevahir Spahiu ndoshta kurrë nuk e kishte imagjinuar në një dhomë të vetmuar në spital si sot.

KOMENTE

Lutem dhe uroj per kapercim te gjendjes se rende, ne shendetin e poetit te madh, Xhevahir Spahiu. Mos kujtoni qe nuk flet vertet. Poeti flet me shpirtin e tij, ne vargjet e pavdekshme.

Edmondi

Më tronditi, seriozisht, lajmi për shëndetin e Poetit Xhevahir Spahiu. Jam afër tij dhe të të afërmëve në këto çaste dhe uroj që, Xhevahirit të poezisë shqipe, t'i kthehet jetës normale për të na dhënë vargje xhevahire made in Xhevahir Spahiu.Zoti të shtrijë dorën bujare se mund të them se ajo"minierë poetike"-në mund të shprehem kështu- ka ende xehërorë me vlerë që, ne, lexuesit dhe dashamirët e tij të shumtë (natyrisht,jam një prej tyre),mezi i presim.
Shërim të shpejtë, o Akademik dhe Poet i bukur!

Përparim Hysi, Florida,


Uroj nga zemra që poeti ynë i çmuar, Xhevahir Spahiu të ketë jetë të gjatë dhe së shpejti ta shohim përsëri me veprat e tij të arrira në faqet e shtypit, apo edhe në stendat e librave shqiptarë në Diasporë. E kam njohur prej kohësh, kam ndjekur veprimtarinë e tij, i kam lexuar të gjitha poezitë apo shkrimet qysh në fillimet e tij dhe e kam vlerësuar si një nga penat e arta të Kombit tonë. Më kujtohet se vite më parë, jo vetëm më ka folur me respekt për tim atë Tunin që vdiq i ri, por edhe për dëshirën e tij për të shkruar për Petro Markon, duke shfaqur interesimin tim tek funksionari i lartë i OKB-së, De Mistura i cili në vitet 90-të erdhi në Shqipëri( si i dërguari i Perez de Kuelarit, ish sekretar i përgjithshën i OKB-së) për të çbllokuar çështjen e shqiptarëve që ishin futur në ambasadat e huaja. De Mistura ka folur me shumë respekt për Xhevahirin dhe ky me penën e tij ka dhënë një ndihmesë të madhe për nxjerrjen në dritë të disa anëve të paditura për shkrimtarin madhor Petro Marko, "rebelin" dhe pjesëmarrësin e shquar në brigadat internacionaliste në Spanjë.
Të duam të kemi akoma edhe shumë vite, i nderuari Xhevahir, për familjen por edhe për miqtë e shumtë në Shqipëri, Diasporë dhe në botë.
Të mirë u dëgjofshim dhe shërim të shpejtë

Alfred Papuçiu, Gjenevë


I uroj poetit sherim, zoti e ndihmofte qe Xhevahirit dhe familjes se tij t'i kthehet normaliteti dhe qetesia e zakonshme.

Skender Kalia


Me keqardhje te madhe e mora lajmin per semundjen se poetit e mikut tone te shtrenjte, Xhevahir Spahiu. Fotoja e botuar ne artikullin tuaj me ka nxitur t'ju tregoj se ajo eshte bere me 17 shkurt 2008 ne Prishtine, kur pata kenaqesine qe te jem nikoqir i familjes se Xhevos e te festonim me ta. Ky ishte çasti kur Xhevoja po shihte qiellin pa re mbi Prishtine, ne çastin kur shpallej Pavaresia.Unë me familjen time i deshirojme sherim sa me te shpejte.

Sami Kika, Prishtinë

Sa shumë është ngurtësuar shpirti i jonë. Sa shumë e nënvleftësojmë veten, duke humbur një pjesë të vyer të kohës tonë, pas mediokriteteve dhe demagogjisë së politikës dhe kronikanëve mercenarë, që u shkojnë nga pas.Kur ne do të arrijmë të jemi më të përgjegjshëm, do të shohim se Xh.Spahiu dhe shumë krijues të tjerë do të jetojnë me veprën e tyre, ndërsa politikanët dhe kronikanë mercenarë, do t'i mbulojë turpi dhe harresa. Uroj shërim sa më të shpejtë të poetit. Borxhet, sipas një poezie të tij, në fakt janë borxhet tona, të shkaktuara nga heshtja e jonë, kur ai jepte kushtrimin, nga naiviteti dhe vogëlsia e jonë, kur ai për mëkatet tona, çdo ditë kryqëzohej.

Ira

Një sherim sa me te shpejt per poetin tone te madh!
Bledi

Unë uroj sherim te shpejte dhe pa asnje pasoje i dashur e i nderuar Xhevahir Spahiu. Eshte i dhembshem dhe e trishtueshem ky lajm i prape per peripacine qe po kalon ....Eshte akoma heret dhe e padeshirueshme nje "lamtumire" per ty...Besoj e shpresoj se se shpejti dote rikthehesh rishtezi prane nesh per te na gezuar e magjepsur me vargjet e lira te shpirtit tend te bukur...Te shkuara !!U befsh i hekurt e i shendetshem....

Andrew


Me tronditi lajmi per patriarkun e poezise, mikun tim, XhevAZhir Spahiu.Ne javen e dyte te shkurtit isha ne Shqiperi dhe e takova poetin e madh,pime salep te Kafe Europa dhe Xhevahiri si gjithmone i qeshur, energjik dhe gojemjalte.Bera edhe nje foto.Ate takim me patriarkun e poezise e pasqyrova me nje esse te gazetat e Tiranes. I uroj mikut tim sherim te shpejte,
Me te qeshuren e tij gazmore. Me dhimbje, respekt e dashuri

Raimonda Moisiu Hartford CT USA


I urojme sherim te shpejt poetit te njohur shqiptar.
Skender

Poetit Xhevair Spahia i uroj sherim te shpejte dhe pa pasoja.
Myvela dervishaj

 


Esse per poetin, patriarkun e poezise, te mirin e te mrekullueshmin Xhevahir Spahiu.Le te sherbeje ky fragment nga esseja si nje Lutje per nje sherim sa me te shpejt!
-.-
Mua më magjeps gjithcka sa herë që vij në atdhe. Edhe poezitë e këtyre poetëve; edhe vetë ata. Ata që, ja po qeshin me të madhe dhe janë në krah të një mimoze e të një manjole.
Janë Xhevahir Spahiu, Faslli Haliti dhe Riza Lahi.
- Oh, kush na qënka, Raimonda,-shpërtheu, Xhevahiri
Që të tre poetët gëzohen për praninë time me mënyrat e tyre. Xhevahir Spahiu me këtë klithëm gjithë hare, Faslli Haliti me sytë e qeshur dhe përpirës, Riza Lahi me buzëqeshjen e mrekullueshme melankolike.
Pastaj të qeshura sërish. Kalimtarët vështrojnë nga ne ; nga hareja jonë zëlartë..
Ja po vjen dhe Kozeta e veshur bukur, ylli I dikurëshem televizionit shqiptar…
- Ju të dyja me siguri që jeni korcare….A nuk kanë dicka nga blirët e Korcës sytë e këtyre korcarkave, more Faslli?
Xhevahir Spahiu e di përgjigjen që më parë të pasionantit të përjetëshëm, Faslli Haliti, që na vështron në thellësirat e syve Kozetën e bukur dhe mua.
Riza Lahi shikon me dhëmbshuri nga rudhat në fytyrën ekspresive të Xhevahirit pa e hedhur fare vështrimin e tij melankolik mbi sytë tanë, nga janë ngulur rrezet e syve plot adhurim, të dy poetëve të tjerë.
Më pas hymë në brëndësi të kafe "Europa", e të tjerë miq e kolegë erdhën, poetja rebele e dashurisë ,e talentuara, gazetarja Fatime Kulli, gazetari,Afrim Himaj, analisti,studiuesi dhe një nga ish-liderët kryesorë të UCK-së, Kolonel Dilaver Goxhaj, botuesi Mehmet Gëzhilli,etj. Ishte ngrohtë dhe bashkuam tavolinat jashtë kafenesë. Të përfshirë në biseda të ndryshme me filxhanët me salep, përpara, tufa e mimozave mbi tavolinë, i dhurova miqve të mij librin e sapo botuar, romanin "Pafajsia e Evës", dhe librin me poezi "Lule që rritemi në gurë", të poetit dhe kolegut tim nga Kosova , Mëhill Velaj, të shoqëruar me autografe sipas porosisë nga vetë autori. Xhevahiri e shfletoi për një moment vëllimin me poezi të Mëhillit, duke bërë një vlerësim maksimal për kopërtinën e librin në përgjithësi, lexoi këto vargje:
OTRANTOS…KANALIT TË VDEKJES
Me dritëzën e hënës, me qerpikë të lagur ,
me ëndërra parajse e shumë shpresa në gji,
vërsulen si shtriganë të detit skafet natën,
skafistë…dallgë…det… frikë e lemeri.
"Mbahuni fort do arrijmë gjallë, të gjithë,
gjer në Brindizi fryj moj erë e mallkuar!”,
ulërijnë skafistët …Nuk qajnë dot me zë,
nëna me fëmijë, cifte të fejuar.
Nuk është peshkaqen , as janë dallgët e egra
si të ishte duke ardhur vetë vdekja me flotilje
po vjen një anije si fantazma e Eva Braunit*,
anije që vret njerëz me një emër vajze – Sibilia.
O përbindësh, më të zi se peshkaqenët e detit,
përse s’ia ndërruat emrin më parë anijes suaj,
të qe mes jush Sibilia, pasha shpirtin e nënës,
me viktimat e Otrantos do kish dhënë jetën në ujë.
I qetë pret kapiteni ndërsa njerëz përpin deti,
përpiu dhe të fundmen britmë : “Ika nanë”
Sibilia …Sibilia…si ke forcë të kthehesh në breg,
dhe të ankorohesh e qetë në Parajsën italiane…??!!
*Eva Brauni-dashnorja e Hitlerit.
-Ja se cfarë bën magjia e tridhjetegjashtëshkronjave, magjia e gjuhës shqipe, që nuk të bën të gabosh në përcaktimin e fuqisë së ndjenjave poetike, mbi bazën e shkëlqimit të vecantë të shpërthimit të tyre.Një poet duhet ta ketë të vetin këtë shpërthim të jashtëzakonshëm,-sepse poeti që në vargjet që sapo lexova ,dashuron jetën, njerëzit atdheun, bën të vetat vuajtjet e të tjerëve , i derdh në poezi, në vargëzime e gurgullon poetikisht shpirti njerëzor e ndjenja kombëtare e pasuruar me krenari, për historinë, heronjtë , atdheun,Kosovën.Gëzuar një vjetorin e Pavarësisë!- e mbylli patriarku i poezisë, Xhevahir Spahiu komentin rreth librit të Mëhillit.
Heshtje.Të gjithë dëgjonim poetin.

Raimonda Moisiu |

Me erdhi i papritur dhe me tronditi lajmi mbi semundjen e mikut,kolegut dhe adhuruesit tim,Xhevahir Spahiut.I desheroj sherim te shpejte dhe vijim te jetes normale ketij rilindesi te kohes sone.Xhevua ka qene per te gjithe ne gazetaret, me kurajozi ne publicistke, brilant dhe po kaq kurajoz ne poezi.Krijimtaria e tij ka qene kurdohere sfiduese.Sherim te shpejte i dashuri Xhevo.

Roland Musta, Michigan USA


ME SHQETESIM TE MATH LEXOVA LAJMIN PER SEMUNDJEN E TE MADHIT, MBRETIT TE FJALES E VARGUT TE LIRE Z. XHEVAHIR. NDER LIBRAT E NDYSHEM QE KAM MARRE ME VEHTE NE MERGIM NJE VEND TE RENDESISHEM ME ZENE POEZITE E TUA XHEVO,DHE SE BASHKU ME TO KAM DHE LIBRIN E SHOQATES ;TOMORRI' ME URIMIN TUAJ QE TE MOS E HARROJ KURRE SHQIPERINE, DHE TE JEM FAQEBARDHE E KRENAR KUDO QE TE NDODHEM. LUTEM PER JU I MADHI XHEVAHIR, QE TE KENI SHERIM SA ME TE SHPEJTE,ME BESIMIN QE NJE NJERI ME KARAKTER TE FORTE SIC JENI JU ,MESHPIRTIN E MADH E TE GJERE QE JU KARAKTERIZON DO TE GJENI FORCA TE RIFITONI SHENDETIN TUAJ.
SHERIM TE SHPEJTE, KURAJO E DASHURI.

P..MUSABELLIU. Chicago .IL. US.

Uroj nje sherim sa me te shpejte per poetin tone te nderuar xhevahir spahiun.Uroj te te ndihmoj zoti sa me shpejt ty gojemjaltin energjikun,per te na dhene akoma me shume shkrime te tjera.
lindita
 

Urim për vitin X...

Si qe ky vit qe shkoi?
Te përgjigjem: I zi.
Ky vit qe vjen O Zot se s'të besoj
Ne mos i bardhe Te paktën qofte gri.....
E do të jetë i bardhë...Xhevahir. Unë kam besim ne ketë sepse dashuria e madhe qe familja dhe adhuruesit kane për ty do te japin kurajë, besim dhe force qe te gëzosh shëndetin e plot te cilin ti e meriton...
Ne jemi aty, pranë teje, me shpirt, me zemër dhe fizikisht.
Ngrihu Xhevahir, fol me Ne për Ne se ke akoma shume për te na dhuruar.
Te duam shume

Elira

Me ka tronditur shume gjendja shendetesore dhe ataku qe ka pesuar gjigandi i letrave shqipe.
Ne emer te gjithe intelektualeve te "Lidhjes qeparotaseve dhe miqve te saj",i Uroj mikut tim z Xhevahir Spahiu sherim te shpejte.
Ai duhet te jetoje se letrat shqipe kane nevoje per te. !

Sinqerisht Petraq janko Pali ne VA/USA


Nje kolos i letrave shqipe kaq meritonte? Nje dhome me vete ne spitalin 5? Pyes veten a do presin qe nje krize tjeter te perseritet pa bere gje apo kane ndermend ta levizin jashte shtetit?
Alba

Xhevahir Spahiu do të ngrihet dhe njëherë dhe do të këndojë shumë herë sepse ai ka rënë dhe është ngritur pas dhjetra shtytjeve që i kanë rënë mbi qafë nga mosha 15-vjeçare dhe deri në moshën e burrërisë. Xhevahir Spahiu do të na shkruajë përsëri vargje që ne do t'i recitojmë me shpirt dhe me tingëllim. Xhevahiri do të ngrihet se ne kemi shumë për të kujtuar e për të thënë prej viteve rinore dhe për ditët që vijnë. Shoku i adoleshencës (lindur vetëm disa ditë pas tij)

Novruz Abilekaj


SHERIM TE SHPEJT XHEVO .

TOFE XHURRI SIATELL. WA . USA .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora