E enjte, 25.04.2024, 10:26 PM (GMT+1)

Faleminderit

Aleksandër Moisiu, princ i Shqipërisë?!

E shtune, 04.04.2009, 01:55 PM


Aleksandër Moisiu
Aleksandër Moisiu
Pak kohë para vdekjes së Mojisit, në vendin t‘onë kanë qarkulluar disa bisedime jo të përshtatshme, ku pretendohesh se, gjoja Aleksandër Mojisi, kish vënë konditë të bëhesh Princ për të pranuar nënshtetësin Shqiptare. Na vjen keq se këto akuzua rreth zhegis t‘onë, ishin përhapur pa ndonjë bazë, në regjimin e kaluar, dhe kishin qëllim të maskojshin disa autoritete politike dhe diplomatike, të cilat kishin bërë ndonjë gabim takti etikete, kundrejt artistit të math botnor. Fakti është ky, se Mojisiu përpara vdekjes së tij disa herë kish kërkuar nga Konsullata jonë në Vien të merrte nënshtetësin shqiptare dhe kishte deklaruar se ishte gati të plotësonte të gjitha formalitetet legale. Siç kemi vërtetuar edhe në botime të tjera, ai gjithmonë ka pohuar origjinën e vet, jo vetëm përpara shqiptarëvet, por edhe përpara të huajve. Një dokument të këtillë na dha Kostaq V. Stefa, i cili botoji një artikull në gazetën "Besa" me datën 26 Mars 1935. Në këtë dokument shifet edhe një herë se si Mojisi i jonë në një bisedë që ka patur me zonjën Ruspantini - antare e Këshillit të Kompanisë Cinematografike Italiane - deklaroi përsëri në mënyrë solemne origjinën dhe racën e vet. Në këtë intervistë këndohet një bisedim mjaft tërheqës, qi me të vërtet mallëngjen njerin. Këndoni pak këto radhë:

Ruspantini - Thonë se jeni prej origjinë Shqiptare, a është e vërtetë?...

Mojisi - Po, është e vërtetë. Ati im ish Shqiptar!

Ruspantini - A do të ktheheni në Shqipni për ndonjë çfaqje? - A do t‘ju pëlqente?

Mojisi - Kam shumë dëshirë edhe kush e di mundet që të shkoj... por tani kam shumë punë dhe jam shumë i okupuar...

***

Një shpirt i math, një talent i mrekullueshëm, një famë ndërkombëtare, s‘kishte nevojë për një titull të këtillë t‘adaptuar dhe qesharak. Njeriu që ka interpretuar kryeveprat e Shakespear-it, Isbenit, Tolstoit, Pirandellos, Hauptman, Schillerit dhe veçanërisht ata të Goethes, i dinte fare mirë ç‘do me thënë një titull i këtillë i ngjitur, edhe s‘kishte mundësi që të binte në një gabim trashanik, karakteristik për njerëzit e vegjël, pa ndjenja dhe pa kryelartësira. Më në fund ai në të vërtet ishte një Princ, Princ i Artit, bile diçka ma tepër: një mbret, një mbret i një bote të bukur, i përbërë prej ndjenjash dhe mendimesh të larta, njerëzore dhe hyjnore.

Ç‘far nevoje mund të kishte Mojisiu për një ceremoni të këtillë? Ai a nuk kishte sunduar ma tepër se 30 vjet rjesht të gjith skenat e Europës dhe të kontinentit, edhe a nuk kishte sunduar me miliona dhe miliona njerës, në pushtetin e fronit dhe të artit të tij? Atëherë ç‘far kuptimi kishin këto bisedime qesharake, thasha e theme bizantine, edhe ma së fundi pëshpëritje të ndyta që nuk kishin asnjë hije të dëgjoheshin rreth e rrotull emrit të një zhenie botore? Po, pa dyshim këto ishin gënjeshtra, gjëra të ndyta, edhe nuk mund të kishin asnjë fuqi diskreditimi përpara një djelli të artit... Faktet na kanë shpjeguar gjëra të tjera të idhërueshme. Kemi mësuar se qeverija e atëherëshme kishte pranuar kërkesën e Mojisit edhe e kishte ngarkuar Konsullatën t‘onë në Vien për komunikimin e vendimit. Për fat të keq, një nënpunës i Shtetit me dashje ose pa dashje bëri një gabim trashanik etiketi edhe nderimi përpara Aleksandër Moisit. Në kundërshtim me të gjitha kushtet e etiketës, aji paska dashur të komunikojë vendimin e Qeverisë me një kartë postale të thjeshtë, të vogël dhe të hapët. Kjo mospërfillje e përbuzje i ka ardhur aq keq artistit shumë të ndjeshëm sa nuk tregohet dhe për këtë arsye u shtrëngua t‘a lërë në heshtje plotësimin e formaliteteve legale. Simbas mendimit të tij, një zheni nuk mund t‘a ulte veten përpara një gabimi trashanik të një nënëpunësi byrokrat dhe pa takt. Kjo është një pikë me randësu që mund të shqyrtohet veçanërisht. Nënëpunësi i Konsullatës pa dyshim kishte shumë mundësira të tjera për një komunikim kaq të rëndësishëm. Zemra dëshironte që ai nga ky bashkim i lumtur, nga ky fitim nderimi, nga ky përvetësim i një zheniu të entuziazmoheshe edhe me një herë, me mjetin e parë të shkonte vetë para Moisit t‘onë të math, t‘i bënte një vizitë si çdo bashkatdhetar në gaz e në hare për një çast të këtillë të lumtur dhe t‘i komunikonte zellin e Mëmëdheut, dëshirën e vëllezërvet dhe më në fund vendimin e Qeveris...

Tashti le të shqyrtojmë çështjen nga një prijës tjetër, nga ajo e realitetit të jetës së përditshme. Ata njerës që ekzekutojnë një kritikë mi dëshirën e Aleksandër Moisit, vallë ç‘far do thoshin për ata Princa Shqiptarë, që nuk kishin asnjë vleftë kulturore e shpirtërore po zbrisnin vetëm nga mali si Heronj të pushkës dhe të opingës! Pastaj ç‘far do të thonë për disa tituj politik dhe aristokracije që ju janë dhënë disa njerëzve të huaj pa meritë, pa famë, por ma tepër për xhepin e majmë të tyre, për vagabondësi dhe për intriga ordinare. Në këto rrethana le të mendojmë pak në ndërgjegjen t‘onë, a me të vërtet mund të quhesh një turp për Shqipërinë nëqoftëse Aleksandër Moisit do t‘i jepesh titulli Princ? Neve mendojmë që jo... Përkundrazi besojmë që ky zhest i bukur do të shkakëtonte një kënaqësi të gjerë midis gjithë atyre klasave që dinë të arsyetojnë e të ndjejnë dhe, nga ana tjetër, do të vërtetonte maturitetin t‘onë kulturor përpara gjithë botës së qytetëruar. Sepse në të vërtetë Moisi ka qenë një Princ, një Princ i Artit, një mbret i zemrave dhe një zheni i kryeveprave dramatike. Neve preferojmë të kishim dy - tre princa të këtillë të kulturës se sa qindra dhe mijëra princa të tjerë pa ndonjë kontribut kolektiv, edhe pa ndonjë vleftë kulturore. Le të thuhet ç‘fardo: mendimi dhe besimi i gjithë klasave intelektuale në botë është ky... Na vjen shumë keq që neve vetvetiu nuk kemi qënë në gjendje të mendojmë një gjë të këtillë të propozojmë me kohë edhe për fat të keq nga apatia jonë kulturore kemi humbur një çast të shkëlqyeshëm të historis t‘onë të qytetërimit. Këtë gabim për fat të keq edhe sot jemi t‘u e përsërit kundrejt një artisti të math, një dramaturku të famshëm Shqiptar, që jeton në mërgim dhe mallëngjim edhe që duartrokitet pa pushim: Viktor Eftimiu!

Kemi shumë njerës të mëdhenj - ma tepër jashtë se sa brenda - për të cilët duhet të kemi një kujdes dhe një dëshirë përvetësimi. Ata na nderojnë Kombin, racën shpesh herë ma tepër se një Hero i shpatës dhe i ngadhënjimit... Rrethanat e jashtme, konditat shoqrore, ambienti i huaj siguron një klimë gjithmonë ma të përshtatëshme për zhvillimin e zhenisë, se sa vendi i jonë i vogël, i shkretë edhe fat-zi... Kjo nuk është në dorën t‘onë edhe ka lidhje të ngushtë me konditat kulturore, ekonomike edhe përgjithësisht me standardin jetik të Shoqëris. Interesimi i jonë në këtë rast mbi pjekurinë e ndërgjegjes Kombëtare edhe veçanërisht maturitetin kulturor Kombit... Popujt lartësohen ma tepër me monumentet kulturore me njerës të mëdhenj të botës shpirtnore dhe moderne, sesa me historirat të shkëlqyera ushtarake. Duhet të na vijë keq se në vorrimin e Aleksandër Moisit në senatorumin e Vienës nuk u gjend asnjë përfaqësues i Shtetit Shqiptar, asnjë kurorë e vogël e Kombit t‘onë, edhe asnjë lot nuk u derdh mi varin e tij të njomë. Vetëm një plakë e ndershme, zonja e Konsullit Pekmezi, mori pjesë në këtë funeral Historik, ku ish mbledhur gjith bota mendore, shpirtërore, e artistike e Vienës. A nuk është ky një mëkat për mos me thënë një turp? Por duhet të kujtojmë se nga ana tjetër shteti italian ka diftuar një interes të math, dyke çfaqur keq-ardhjen e vet me një telegram ngushëllimi dhe me një kurorë madhështore. Në këtë mënyrë u nderua një zheni Shqiptar prej një Shteti fqinj, me një histori madhështore artistike dhe estetike.

Po më e keqja dhe më e dëshpëruashme është sjellja e jonë mbas vdekjes së Aleksandrit Moisit. As një gjë nuk është shkruar mbi jetën e tij, mbi artin e bukur të tij, edhe mbi ngadhnimet e tija madhështore. Populli jonë, për fat të keq ende nuk ka njohur siç duhet birin e vet zhenial. Vetëm në gazetën "Besa" këndohet një intervistë në vitin 1935, që për çudi edhe kjo ka arritur vonë mbas vdekjes së artistit. Pastaj një heshtje, një apati vazhdon vjete me radhë në shtypin t‘onë Kombëtar. Asnjeri nuk kujton se si ka shkëlqyer dhe si është shquar ky bir i ndritshëm Shqiptar. Vetëm më 28 Mars 1936, në fletoren Lirija botohet një artikull ku me vend vajtohet edhe kritikohet neglizhenca jonë. Por edhe ky pa asnjë efekt... Tashti në kohërat e fundit Ministria e Arësimit vuri në qarkullim një libër të titulluar: Bota shqiptare. Këtu, në faqen 529 - 531 shifen shënime të vogla mi artistin t‘onë zhenial. Këto janë marrë prej revistës Djalëria e botuar prej studentave Shqiptarë të Vienës në kohërat e kaluara. Një kopje e thjeshtë, pothuaj një ribotim pa asnjë kontroll dhe asnjë shtesë përmirësimi... Të gjitha gabimet të bëra prej studentëve rreth jetës së Aleksandër Moisit janë përsëritur edhe një herë në librin e Ministris së Arësimit. Kjo ka lidhje të ngushtë me lartësimin moral, me maturitetin e ndërgjegjes Kombëtare të Shoqëris t‘onë. Duhet të lajmë fajet t‘ona. Të shpërblejmë gabimin t‘onë të paktën dyke nderuar shpirtin e Moisit t‘onë, dyke u gjunjëzuar me pendim përpara Shpirtit të tij të shkrirë në një var të harruar në një buzë të liqenit Lugano, nën hijen e disa selvive dhe midis aromave të ndryshme të luleve. Të marrim shëmbëll nga popujt e tjerë artdashës. Italianët kostumin historik të Aleksandër Moisit që ka mbajtur në interpretimin e Amletit e ruajnë si një dokument në myzuen e theatros së Milanos. Gjermanët Moisin e kishin shpëtuar nga Franca tue e shkëmbue me një gjeneral kur aji kishte ra rob mbas një lufte ajore ngadhënjyese. Aji ishte edhe pilot. Populli gjerman i asaj kohe nuk mund të jetonte lumturisht pa patur në gjirin e vet Moisin dhe pa shijuar interpretimet e tija. Kurse neve për fat të keq ende s‘kemi asnjë libër biografik të tij. Këtë artikull dëshiroj t‘a mbaroj me disa fjalë të Lumo Skëndos qi ka shkruar në faqen 533 të librit Bota Shqiptare me rastin e biografis së Dora D‘Istria: "Është mirë që të dimë fytyrat e shkëlqyera që kanë dalë prej racës Shqiptare. Sa më mirë të njohim njerëzit e përmendur t‘anë, aq ma tepër do të kemi nderim e dashuri për Kombin, aq ma të mëdha shëmbëlla do të na çfaqen që të mundim të ndjekim gjyrmat e tyre, edhe të rëfehemi djem edhe nipër të zotur!"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora