Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pensionet, kush përfiton rritje 5 dhe 10%

| E marte, 17.07.2007, 06:54 PM |


Qeveria miratoi javën që shkoi rritjen e pensioneve për kategori të ndryshme, ku konkretisht përfituan rritje në tërësi pjesa e fshatit me 10% ndërsa qyteti përfitoi shtesë 5%. Por jo të gjithë pensionistët përfituan rritje, ashtu sikurse premtoi kryeministri Berisha duke bërë dallime me shtresën që mori rritje në fillim të vitit. Rritja e pensionit do të ndjehet pas muajit Shtator ndërsa efekti financiar është vendosur të shtrihet pas 1 Korrik.

Rritja 5%
Kjo shtesë prek disa kategori duke iu referuar ligjeve të ndryshme. Kështu përfiton shtesë në pension në masën 5% pensionet e plota, të pjesshme dhe të parakohshme, të pleqërisë, të pensioneve për merita të veçanta dhe për vjetërsi shërbimi, pensioneve të invaliditetit dhe pensioneve familjare, të caktuara sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar pensionet e caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Po ashtu përfitojnë rritje me 5% dhe pensionet e posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. “Shtesës mujore, të përfituar në përputhje me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”. Dhe pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994” janë kategoria tjetër që merr rritje me 5%.

Rritja 10%
Marrin shtesë me këtë vlerë, pensionet e plota dhe të pjesshme, të pleqërisë, të pensioneve të invaliditetit dhe pensioneve familjare, të caktuara në përputhje me ligjin nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”. Po ashtu me radhë, pensionet e caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Rritja e pensioneve, e parashikuar në këtë vendim, të zbatohet edhe për shtesat mbi pension, të dhëna në përputhje me nenet 33, 38 e 39, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe me nenin 24, të ligjit nr.4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.
Rritje, sipas parashikimeve në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, përfitojnë edhe pensionet, të cilat caktohen nga data 1.7.2007 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 30.6.2007, përfshirë edhe këtë datë.
Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensionave të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, që kanë datë fillimi nga 1.7.2007 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 8 650 lekë në muaj dhe më shumë se 17 300 lekë në muaj.
Nuk mungojnë pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.7.2007 e në vazhdim, nuk mund të caktohen më pak se 4 520 lekë në muaj. Pensionet, që, pas zbatimit të rritjes sipas pikës 1, të këtij vendimi, rezultojnë me të ardhura mujore nën 10 000 lekë, të kompensohen në masën dhe sipas kritereve, të caktuara në vendimin nr.763, datë 27.11.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”. Për efekt të zbatimit të këtij vendimi, kudo në vendimin nr.763, datë 27.11.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve” data “1.12.2006” zëvendësohet me datën “1.7.2007”. Pensionet, që përfitojnë pensione në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojnë të marrin kompensimin e të ardhurave, në atë masë, që e kanë përfituar nga zbatimi i vendimit nr.17, datë 20.1.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve të fshatit”.
Pensionistët, që do të përfitojnë pensione të plota pleqërie, invaliditeti ose familjare, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, nuk mund të kenë të ardhura mujore më pak se 10 000 lekë, ndërsa të ardhurat e përfituesve, që marrin pensione të pjesshme, kompensohen në proporcion ndërmjet pensionit individual dhe pensionit të plotë, por jo më shumë se 760 lekë në muaj. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimin i këtij vendimi, për vitin 2007, llogariten në shumën 915 milionë lekë dhe përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit të vitit 2007, për rritjen e pensioneve. Shpenzimet për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sha, përllogariten në shumën 30 milionë lekë dhe të përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit, të vitit 2007, për rritjen e pensioneve.