E hene, 30.03.2020, 06:54 AM (GMT+1)

Aktualitet

Kush përfiton bursë për doktoraturën jashtë vendit

E merkure, 18.07.2007, 06:47 PM


Qeveria shqiptare do të kontribuojë për herë të parë me një fond të posaçëm për studime të plota doktorate apo postdoktorate të dhjetra shkencëtarëve të rinj në universitete perëndimore prestigjioze. Në një deklaratë për mediat zv.ministrja e Arsimit dhe Shkencës znj Ardiana Gjonaj bëri të ditur dje se është miratuar udhëzimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga Fondi i Ekselencës për studentët dhe shkencëtarët e rinj të shkëlqyer. Sipas këtij udhëzimi studiuesit që do të përfitojnë nga ky fond do të duhet detyrimisht që të japin kontributin e tyre për 5 vjet në Shqipëri.Kështu ata do të ndihmojnë jo vetëm në rritjen cilësore të formimit dhe kërkimit në universitetet tona, por edhe në rritjen e nivelit të bashkëpunimit me universitetet perëndimore, ku këta studiues do të kryejnë kualifikimin e tyre. Fondi i Ekselencës i mbështetur edhe në ligjin e ri të Arsimit të Lartë, këtë vit ka një vlerë 50 milion lekë (500 mijë euro) që pretendohet të rritet në vitet në vazhdim. Ky fond do të përdoret nga MASH jo vetëm për bursa të posaçme, për kryerjen të studimeve të doktoratës apo post-doktoratës, por edhe për çmime për studentët fitues në konkurse apo olimpiada ndërkombëtare, si dhe për të mbështetur botime me nivel të lartë shkencor. Aplikimet do të jenë individuale dhe klasifikimi i kandidatëve do jetë transparent dhe publik. Studentët dhe shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer do të mund të përfitojnë nga Fondi i Ekselencës të akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë gjatë vitit akademik që vjen 2007-2008.

Të drejtën për t’u mbështetur financiarisht sipas kësaj pike e kanë studentët që ndjekin jashtë vendit, studimet e doktoratës, pasi kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare të ciklit të parë dhe të dytë, me notë mesatare mbi 9.5, për studimet e kryera brenda vendit ose përkatësisht mbi 8.5 ose ekuivalente e saj, për studimet e kryera jashtë vendit, në secilin cikël studimi sipas ndarjes së fushave përkatëse kur janë pranuar në një Institucion të Arsimit të Lartë perëndimor për studimet e doktoratës sipas sistemit tradicional ose me bashkudhëheqje (“Sandëich” ose “Cotutelle”). Në sistemin me bashkëudhëheqje të doktoratës, kandidati/-ja drejtohet nga dy udhëheqës shkencorë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë shqiptarë dhe partnerë. Kandidati mund të jetë i regjistruar në njërin ose në të dy institucionet e arsimit të lartë, ndërsa provimi ose mbrojtja e doktoratës bëhet në institucionin e arsimit të lartë shqiptar. Studimet e doktoratës sipas sistemit tradicional nënkuptojnë që doktorata realizohet dhe provimi i saj jepet në institucionin e arsimit të lartë të huaj. Kandidati/tja qëndron gjithë kohën ose një pjesë të kohës së studimeve të doktoratës në institucionin e arsimit të lartë të huaj. Pranimi në studimet e doktoratës vërtetohet përmes një deklarate të udhëheqësit shkencor të institucionit të arsimit të lartë të huaj. Me vete ata kanë një (bashkë)udhëheqës shkencor të doktoratës nga institucioni i arsimit të lartë partner. Bashkudhëheqësi nga institucioni i arsimit të lartë partner duhet të ketë së paku gradën shkencore “Doktor”, botime të njohura ndërkombëtare me faktor impakti dhe një përvojë pune në mësimdhënie prej së paku 3 vjetësh, në doktoratën me bashkudhëheqje, udhëheqësi shkencor nga institucioni i arsimit të lartë i vendit duhet të ketë mundësisht titullin më të lartë dhe botime të njohura ndërkombëtare. Referenca nga udhëheqësi vendas dhe marrja e bursës çon në regjistrim të aplikantit si doktorant në institucionin e arsimit të lartë të vendit tone por kur kanë përgatitur një projekt-ide vetë dhe kanë konfirmim nga udhëheqësi/t mbi temën e doctorates, kanë siguruar mbështetjen financiare për shpenzimet e kryerjes së doktoratës nga ana e institucionit të arsimit të lartë pritës ose partner. Kjo vërtetohet përmes deklaratës së udhëheqësit shkencor të institucionit të arsimit të lartë partner, në të cilin theksohen llojet e shpenzimeve që merr përsipër institucioni i arsimit të lartë pritës për kërkimin dhe eventualisht kandidatin/ten që kryen doktoraturën, të cilët pranojnë të punojnë për së paku 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të doksstorates, nuk janë njëkohësisht përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar, fondacione të vendit ose të huaja apo institucioni i arsimit të lartë pritës dhe nuk kanë të ardhura personale mujore mbi 100.000 lekë. Kjo vërtetohet përmes një deklarimi të punëdhënësit dhe një deklarate personale dhe familjare të kandidatit/-tes.

Mbështetja financiare
Mbështetja financiare për këtë bursë përfshin zgjatjen e periudhës së financimit deri në 20 muaj për doktoraturat me bashkëudhëheqje dhe deri në 32 muaj për doktoratat sipas sistemit tradicional, me paraqitjen e programit të miratuar nga universiteti që e ka pranuar, shpenzimet e jetesës në masën e përcaktuar për vendin apo rajonin në fjalë, por jo më shumë se 800 euro në muaj. Sigurimet shëndetësore dhe ato të detyrueshme (të jetës dhe kundër aksidenteve), shpenzimet e udhëtimit në masën e përcaktuar në varësi të vendit, kohëzgjatjes së qëndrimit dhe formës së studimeve të doktoratës (Sandëich apo forma tradicionale), taksën e regjistrimit për studimet e doctorates si dhe grant për libra në masën deri 200 euro për një vit akademik. Po ashtu do të mbulohen edhe pjesë të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit të një ose dy vizitave deri në 7 ditë të udhëheqësve shkencorë që drejtojnë doktorata me bashkudhëheqje. Për këtë udhëheqësit shkencorë paraqesin një kërkese ku argumentohet domosdoshmëria e zhvillimit të takimit, kohëzgjatja e tij, plani i shpenzimeve dhe deklarata e institucionit të arsimit të lartë përkatës në të cilën deklarohet pjesa e shpenzimeve që përballohen nga institucioni i arsimit të lartë në fjalë.

Ja kush përfiton bursë për shkencëtarët e rinj, për postdoktoraturë
Të drejtën për t’u mbështetur financiarisht sipas kësaj pike e kanë shkencëtarët e rinj që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare të ciklit të parë dhe të dytë, me notë mesatare mbi 9.5, për studimet e kryera brenda vendit, ose, përkatësisht mbi 8.5 ose ekuivalente e saj, për studimet e kryera jashtë vendit, në secilin cikël studimi, si dhe studimet e doktoratës me vlerësim maksimal (mbi 9.5 ). Kandidatët duhet të kenë   moshën deri 35 vjeç si dhe kur kanë botuar si autorë të parë, artikuj origjinalë shkencorë në revistat e huaja me faktor impakti ose kanë botuar vepra shkencore thelbësore në fushën e shkencës në fjalë, kanë përgatitur një projekt kërkimi që synon të studjojë një problem të rëndësishëm në fushën e shkencës në fjalë, janë pranuar në një institucion të arsimit të lartë perëndimor për studimet e postdoktorates. Kjo vërtetohet përmes një deklarate të udhëheqësit shkencor të institucionit të arsimit të lartë të huaj pritës dhe vlerësimeve të dy shkencëtarëve të tjerë (një i huaj) për projektin në fjalë si dhe vërtetimit nga administrata e institucionit të arsimit të lartë pritës, si dhe kanë një udhëheqës shkencor të postdoktoratës nga institucioni i arsimit të lartë partner. Udhëheqësi shkencor nga institucioni i arsimit të lartë partner duhet të ketë titullin “Profesor”, botime të njohura ndërkombëtare me faktor impakti dhe një përvojë pune në mësimdhënie prej së paku 5 vjetësh, kanë siguruar mbështetjen financiare të kërkimit që do të kryhet nga ana e universitetit/institucionit pritës ose partner. Kjo vërtetohet përmes deklaratës së udhëheqësit shkencor të institucionit të arsimit të lartë partner, në të cilin theksohen llojet e shpenzimeve që merr përsipër institucioni i arsimit të lartë pritës për temën dhe eventualisht kandidatin/ten që bën studime postdoktorale, pranojnë të punojnë për së paku 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të postdoktorates, nuk janë njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar, fondacione të vendit ose të huaja apo institucionit të arsimit të lartë pritës dhe nuk kanë të ardhura personale mujore mbi 200.000 lekë. Kjo vërtetohet përmes një deklarimi të punëdhënësit dhe një deklarate personale dhe familjare të kandidatit/-tes.

Mbështetja financiare
Mbështetja financiare mbulon shpenzimet e jetesës, në masën e përcaktuar për vendin apo rajonin në fjalë, por jo më shumë se 1300 euro në muaj. Gjithashtu do të mbulohen sigurimet shëndetësore dhe ato të detyrueshme (të jetës dhe kundër aksidenteve), shpenzimet e udhëtimit, në masën e përcaktuar në varësi të vendit në fjalë dhe kohëzgjatjes së qëndrimit, grant për libra në masën deri 500 Euro. Kur kandidati/ja është i/e martuar dhe familja (bashkëshorti/-ja dhe fëmijët) do ta shoqërojë atë gjatë kohës së studimeve postdokotrale, mbështetja financiare rritet me 400 euro në muaj për bashkëshortin/en, dhe 150 euro/muaj për çdo fëmijë. Mbështetja financiare për studime të postdoktoratës jepet për një vit akademik. Përfituesve të kësaj burse u ruhet vendi i  punës dhe u jepet paga e plotë për kohën e studimeve të postdoktoratës jashtë vendit. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT