E enjte, 25.04.2024, 07:27 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Vigani Berisha pleshti Baze

E premte, 03.04.2009, 06:03 PM


Vigani Berisha pleshti Baze

Nga Edison Ypi

Kot habiten! S'ka gje me te natyrshme ne bote se afersia e Viganit me pleshtin.

Vigani nuk mund te mos krruhet nga gjithe ato taksirate qe ka. Por nuk mund t'i thote Vigani Viganit eja me krruaj. Sepse do ishte, sa e padenje per Viganin tjeter, po aq edhe autoreferenciale, pra pa efekt. Vigani, per t'u krruar ku i krruhet, per tu gajasur kur i qeshet, per te teshtire ne ate menyre qe cikrrat te vene atje ku duhet, per te tera keto, e ka zgjidhjen, mban afer te peshtirin pleshtin.

Pleshti, aq i vogel sa mezi duket, nuk mund te mos doje te dhjamet, qe te shendoshet, te zmadhohet, dhe me ne fund te mburret. Por nuk mund te therrese as pleshti pleshtin t'i thote eja o plesht te ta thith dhjamin. Kjo, si e thame, per shkak te universalitetit te rregullit biologjik te mungeses se efektit te autoreferencialitetit, por edhe sepse s'ka plesht me dhjame. Pleshti nuk ka dhjame per vete e jo t'i jap dhjame tjetrit plesht, sado mik a shok a te dashur ta kete. Kjo eshte arsyeja qe i vogelthi pleshti pa dhjame i rri afer te madhit Vigan.

Vigan dhe plesht nuk jane vetem Sali Berisha dhe mero bazja. Moda me vigana dhe pleshta eshte goxha e perhapur ne Shqiperi.

Pak morra mban rrotull Edi Rama?!

Jeton dot pa miza Ilir Meta?!

Por plesht me i neveritshem se ky qe i ishte ngjitur Viganit Berisha nuk ka pare Historia.

Eshte e vertete se pleshti ka arsye proverbiale per te mos iu ndare Viganit; Dhjame nga pleshti - thote proverbi. Por pleshti mero as proverbat nuk i kupton! Ti o mero pleshti e do dhjamin per ta mbajtur te gjithin per vete; Dhjami i munguar i proverbit eshte tjeter gje. Pleshtit te proverbit dhjami i munguar nuk i duhet per vete, i duhet qe t'ia thithi ndonje tjeter plesht budalla qe ka nevoje te fryhet me te!

Jo vetem kaq o mero pleshti. Marredhenia dhjamore me pleshta, Vigana, krruajtje, kollitje, teshtima, kurrsesi nuk eshte e njejte nga vigani ne vigan, nga pleshti ne plesht, nga dhjami ne dhjame, nga teshtitja ne teshtitje, nga krruajtja ne krruajtje. Sepse asnje Vigan, asnje plesht, asnje dhjame, asnje teshtitje, asnje krruajtje, nuk eshte kurre njelloj. Edhe me kete ngaterrohet pleshti mero. Pleshti mero, as sheh, as degjon, as ndjen, as kupton, qe tashpertash nuk ndodhet prane Viganit Berisha, por n'qoshe t'veshit, n'rrez' t'syrit, n'dane, lart e posht e rretheqark, nje tjetri vigan, me tjeter yndyre, tjeter dhjame, te tjera kerkesa, per te tjera krruajtje, teshtitje, kollitje, kilikosje, gudulisje. Per shembull, Vigani i ri te cilit tashpertash i rri prane pleshti mero, pak i intereson Kosova. Por pavaresisht nga kjo, pleshti i vockel mero nis e rrefen kolloqidhe me Rambujera, UCK-ra, Kushnera, etj. etj. per te mos u zgjatur me me varavingo te shthurura gazetareske pleshterore merobazjane qe te bejne te vjellesh.

Nuk eshte cudi qe me keto zigzag-e historiko-analitike qe po ben pleshti mero, te pretendoje qe Vigani Berisha ta vras me dyfek pleshtin, ne menyre qe pleshtit t'i jepet mundesia, dhe bashke me mundesine edhe kenaqesia, ta shpalle veten hero. Por eshte gjithaq e qarte se Vigani Berisha, jo nje dyfek ta rrembeje, apo nje fishek ta harxhoje, por asnje gisht nuk e ka ndermend ta levize pse do pleshti mero te behet hero. Nga inati i kesaj mosperfillje te dukshme, cfare ben mero pleshti?! Nis e rrefen te tjera meselera me ngaterresa karburantesh. Kete e ben me qellim qe t'i kujtoje Berishe Viganit zjarrin, dhe permes zjarrit, jorganin, medemek, o Vigan Berisha aman digje nje jorgan per mua pleshtin. Por Viganit Berisha as nga ay vesh hic s'po do te degjoje per mero pleshtin.

Telenovela me lutjet provokative te mero pleshtit drejtuar Vigan Berishes per tu dukur hero', te kujton nje shaka qe qarkullonte neper Tirane kur Shqiperia u nda nga Traktati i Varshaves. Shakaja ishte afersisht kjo; Ata te traktatit i thone Tiranes; Te eshte tekur te ikesh? Puna jote, ik, ik kur te duash, s'ka asnje problem, vetem ik, nga syte na u hiq, dhe mos u duk, ne fund te botes vafsh! Tirana i thote; Po iki, por, per inatin tend, nuk do iki duke u zvarritur, duke rreshqitur, do iki duke marshuar, duke u krekosur. O budallaqe - j'a kthen Varshava revizioniste Tiranes staliniste - se pari, s'kam asnje inat se po iken, dhe, se dyti, jane ardhjet qe behen balle larte, jo ikjet, ikjet jane te gjitha kokulura.

Keshtu edhe me Viganin Berisha qe s'e pjerdh fare pleshtin mero. Vigani i thote ik o legen qe s'je vecse plesht. Pleshti thote, jo s'iki kot, dua ceremoni, s'jam plesht, jam rinoceront, jam elefant. Vigani ia thote kete pleshtit sepse Viganit tani as i krruhet as i rruhet me per pleshtin. Pleshti i thote aman me ler te te afrohem te ta krruaj pakez rrezen e hundes qe te teshtish, se me ka marre malli qe bashke me cikrat e teshtimes ne dysheme te me flakesh.

Pleshti mero nuk kupton se nje Vigani mund te kete shume pleshta per tu eglendisur, ndersa nje plesht nuk mund te beje te teshtije me teper se nje Vigan.

Tjeter gje qe ngaterron mero pleshti eshte paaftesia per te dalluar krruajtjen nga gudulisja. O plesht, krruajtja e thelle e zgjatur, shkakton dhimbje, nxjerr gjak! E qeshura e kilikosjes gjithashtu. Harroje c'ka thene Migjeni per te qeshuren dhe Rinine; E qeshura, po u teprua, kalon ne dhimbje brinjesh dhe marrje fryme. O plesht, per shkak te ketij keqkuptimi me te qeshura dhe te gudulisura, pavaresisht se jane nisur per te gjetur dhjamin, kane gjetur belane shume pleshta si ty.

O plesht ne delir qe as di as mundesh te besh gje tjeter vec te ksehasesh provizorisht Viganin; Nuk krruhen pleshtat, krruhen Viganat! Prandaj, mos u krruj! Sepse nuk je vigan! Je plesht. Nuk ka kohe te pleshtave! Ka kohe te Viganave! Ti o plesht, sado te bertasesh e te ulerasesh, zeri yt nuk jehon, nuk kumbon, nuk udheton, nuk arrin, sepse ti je i vogel, i ngushte, i pa-ditur, i pa-qarte, je qellim-keq, i pa-yndyre, i pa dhjame. Kjo eshte aresyeja qe besueshmeria jote eshte - zero!

O plesht, Bota nuk rri ne vend. Bota rrotullohet. Ka stine te krruajtjes se Viganave prej pleshtave qe duan te dhjamosen duke iu vardisur viganave, ashtu si ka dhe te tjera stine qe ne skene me sjellin mua, mua, qe as shitem as blihem, mua qe as kerruhem as kerruaj, mua qe s'dua as dhjame askurrgje, mua qe qejfi im eshte te shtyp kokat e pleshtave si ti.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora