E merkure, 27.01.2021, 03:48 PM (GMT)

Lajme

Giorgio Napolitano

E marte, 17.07.2007, 07:21 PM


Giorgio Napolitano, komunisti që arriti të bëhej president i Italisë
        
Giorgio Napolitano ka lindur në Napoli më 29 qershor të vitit 1925. Është një politikan italian dhe presidenti i njëmbëdhjetë i Republikës italiane, i zgjedhur më 10 maj të vitit 2006. Më parë ai ka qenë president i Dhomës së Deputetëve në Legjislaturën e XI (duke zëvendësuar në vitin 1992 Oscar Luigi Scalfaron. Ka qenë gjithashtu edhe ministër i Brendshëm në qeverinë Prodi I, si dhe deputet nga viti 1953 deri më 1996, dhe senator i përjetshëm nga viti 2005 (i emëruar nga Carlo Azeglio Ciampi) deri në zgjedhjen e tij në krye të shtetit italian. Është i pari kryetar shteti që ka bërë pjesë në Partinë Komuniste Italiane.

Rinia dhe anëtarësimi i Partinë Komuniste Italiane

Në vitin 1942 Napolitano regjistrohet në fakultetin e Jurisprudencës në Universitetin Federico II të Napolit. Gjatë viteve në universitet, ai mori pjesë në GUF (Grupi Universitar Fashist), bashkëpunoi me të përjavshmen “9 Maji”, duke realizuar një rubrikë të kritikës teatrale. Në këtë periudhë u formua grupi i miqve historikë të Napolitanos, që përveçse bënte pjesë zyrtarisht në radhët e fashizmit, shikonte në perspektivat e antifashizmit. Napolitano i ri, i apasionuar pas teatrit (një interes i kultivuar në bankat e liceut Umberto të Napolit, me miq si Francesco Rosi, Giuseppe Patroni Griffi, Antonio Ghirelli), debutoi edhe si aktor në disa pjesë të vogla të kompanisë së GUF në “Teatro dei Delusi” pranë Pallazzo Nobili. Në vitin 1945 Napolitano bëhet anëtar i Partisë Komuniste Italiane, në të cilën është sekretar federal në Napoli dhe Caserta. Dy vjet më pas, në vitin 1947, ai diplomohet në degën e Jurisprudencës me një tezë të ekonomisë politike me titull "Mungesa e zhvillimit industrial të Mezzogiornos dhe ligji special për Napolin e vitit 1904". I zgjedhur deputet në vitin 1953 (dhe më pas i zgjedhur gjithmonë në zonën e Napolit deri më 1996), u bë përgjegjës i komisionit jugor të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Italiane, në të cilin ishte bërë pjesëtar, duke filluar nga kongresi i tetë në vitin (1956) falë nxitjes që i dha Palmiro Togliatti në atë periudhë atij dhe të rinjve të tjerë në optikën e krijimit e një grupi drejtues qendror të ri dhe më heterogjen. Në atë vit, ndërmjet muajve tetor dhe nëntor, u konsumua nga ana e ish-Bashkimit Sovjetik dëbimi i shumë hungarezëve, që liderët drejtues të Partisë Komuniste Italiane do t’i dënonin si kundërrevolucionarë. Napolitano, në autobiografinë e tij politike "Nga Partia Komuniste Italiane në socializmin evropian", flet për "turbullimin e rëndë autokritik" në krahasim me atë pozicion, të krijuar nga dhënia e rolit të Partisë Komuniste, si "të pandashëm nga fatet e fushës socialiste të drejtuar nga ish-Bashkimi Sovjetik", në kundërshtim me frontin "imperialist". Në fakt, në atë periudhë, jo të gjithë në komunizmin evropian ishin në të njëjtin mendim për këtë zgjedhje, ashtu si CGIL (si një Francë një grup intelektualësh) bëri një përjashtim të dukshëm, duke afirmuar që ai i Hungarisë ishte një revolucion i ligjshëm dhe që në komunizëm duket të hapeshin perspektivat e një hapjeje demokratike. Ky kundërshtim i brendshëm bëhet edhe më evident nga momenti që Kongresi i tetë i Partisë Komuniste Italiane zhvillohet në gjurmët e udhës së Italisë në socializëm, si rrugë demokratike dhe kombëtare me kontributin kryesor të Giorgio Amendolas, që Napolitano e konsideron gjithmonë si mësues.

Detyrat në parti

Ndërmjet viteve 1960 dhe 1962 ai ishte përgjegjës i seksionit të punës së masës dhe më pas në vitet 1963-1966, sekretar i Federatës Komuniste të Napolit. Në përballjen e brendshme, vijuese e vdekjes së Togliattit në vitin 1964, Napolitano ishte një ndër eksponentët me shumë peshë, një pjesë shumë e rëndësishme e partisë. Pasi ishte bërë pjesë e këtij formacioni, duke filluar nga Kongresi i dhjetë, në drejtimin kombëtar të partisë nga viti 1966-1969 u bë koordinator i zyrës së sekretarisë dhe i zyrës politike të Partisë Komuniste Italiane. Në vitin 1966 arrin të bëhet nënsekretar i partisë me Luigi Longos, derisa dy vjet më vonë kjo detyrë i besohet Enrico Berlinguerit. Ndërmjet viteve 1969-1975, Napolitano merret kryesisht me problemet e jetës kulturore të vendit, si përgjegjës i politikës kulturore të Partisë Komunsite Italiane. Libri i tij "Intervistë për Partinë Komunsite Italiane" me Eric Hobsbawm (Laterza 1975) pati njëfarë suksesi, duke u përkthyer në disa gjuhë dhe duke u shpërndarë në më shumë se 10 vende të tjera. Në periudhën e solidaritetit kombëtar (1976-79), ai bëhet zëdhënës Partisë Komuniste Italiane në raportet me qeverinë Andreotti, në temat e ekonomisë dhe të sindikatës. Në vitet ’70 u zhvillua një aktivitet i madh jashtë vendit, ku u mbajtën konferenca në institutet ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, në Gjermani dhe Universitetet e Shteteve të Bashkuara (Harvard, Princeton, Yale, Chicago, Berkeley, SAIS dhe CSIS të Washingtonit). Kritika e tij për Bashkimin Sovjetik ishte tashmë e pranuar nga mazhoranca e partisë. Në këtë periudhë ai kontribuoi në përballjen me socialdemokraten evropiane, në mënyrë të veçantë me Ostpolitik të Willy Brandt dhe drejtoi një udhëtim gjysmëzyrtar në Shtetet e Bashkuara, ku deri në atë moment partitë komuniste evropiane nuk kishin pasur qytetarësi politike. Me Amendolën vijon në betejën për të rritur europeizmin e PCI deri në kandidimin në parlamentin evropian Altiero Spinelli. Nga viti 1976 më 1979 u bë përgjegjës i politikës ekonomike të partisë. Në vitin 1978 ishte protagonist i një ngjarjeje domethënëse: qe i pari drejtues i Partisë Komuniste Italiane që mori një vizë për të shkuar në një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Nga viti 1986 drejtoi në parti komisionin për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Në ato vite në brendësi në Partisë Komuniste Italiane u vlerësua, në politikën e jashtme, linja e Napolitanos me shumë solidaritet në USA dhe NATO. Nga viti 1981 në 1986 (gjatë legjislaturës së VIII dhe të IX) ishte president i grupit të deputetit së Partisë Komuniste Italiane në Dhomën të Deputetëve, dhe nga viti 1989 më 1992, parlamentar evropian. Me vdekjen e Enrico Berlinguer, Napolitano është ndër pasardhësit e mundshëm të Sekretarisë së partisë.

Tranzicioni drejt socialdemokracisë evropiane
 
Napolitano ka qenë një ndër eksponentët historikë të rrymës së "djathtë" të Partisë Komuniste Italiane, e krijuar drejt fundit të viteve ’70 dhe  e frymëzuar me vlerat e socializmit demokratik, në gjurmët e traditës së shënuar nga Giorgio Amendola. Në vitet kundërshtisë së madhe të brendshme rryma e Napolitanos u quajt nga kundërshtarët "disi përmirësuese", emër që përfshiu njëfarë kuptimi negativ, duke iu referuar një veprimi politik që shërbente për të përmirësuar kushtet e jetesës së klasës punëtore pa revolucionarizuar në mënyrë strukturore kapitalizmin. Në vitin 1985 pohoi që reformizmi evropian ishte "pika e aprovimit të Partisë Komuniste Italiane". Në korrik të vitit 1989 u bë ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë-hije të Partisë Komuniste Italiane, nga e cila heq dorë të nesërmen e kongresit të Riminit, në të cilin deklarohet favorizues në transformimin e Partisë Demokratike të Majtë. Në një intervistë të dhënë më 6 mars të vitit ‘92 ripohoi: "Na karakterizon bindja antike që Partia Komuniste Italiane ishte vonuar për t’u transformuar në një parti socialiste-demokratike të llojit evropian". Në vitin 1991, në mes të luftës së Gjirit Persik, ai bëri një udhëtim historik në Izrael, duke risjellë pozicionet e Partisë Komuniste Italiane drejt një kujdesi shumë të madh në instancat e komunitetit hebraik.

Nga President i Dhomës në Senator të përjetshëm

Në vitin 1992 u zgjodh President i Dhomës së Deputetëve, duke zëvendësuar Oscar Luigi Scalfaron, i zgjedhur President i Republikës Italiane. Bëhet fjalë për “legjislaturën e Tangentopolit” dhe Presidenca e Dhomës u bë një nga burimet e raportit ndërmjet magjistraturës dhe politikës: dy episode janë shumë domethënës në mënyrën sesi prestigji i padiskutuar personal i presidentit Napolitano fitoi në institucione përballjen e opinionit publik, që në atë periudhë ishte në mënyrë të veçantë i zbehur nga mosbesimi në krahasim me autoritetet publike. Më 2 shkurt të vitit 1993 në hyrjen e pasme të pallatit Montecitorio u paraqit një zyrtar i Guardia di Finanza me një urdhër ekzekutimi aktesh: ai i referohej fakteve origjinalë të partive politike (ndër të tjera edhe të publikuara edhe te Gazeta Zyrtare), në mënyrë evidente për zyrtarët procedues (Gherardo Colombo, të Prokurës së Milanos) për të verifikuar nëse disa kontribute qenë të publikuara në bilanc, sipas parashikimeve të ligjit të financimin publik të partive. Sekretari i përgjithshëm i Dhomës, nën udhëzimet e presidentit, kundërshtoi garancinë shumë të vjetër të Dhomave, në të cilat forca publike nuk mund të ndodhë nëse nuk është nën autorizimin e presidentit të tyre. Në ditët pasuese të gjitha partitë politike dhe të gjitha organet e shtypit përkrahën zgjedhjen e presidentit Napolitano. Ngjarja e dytë ndodhi menjëherë pas seancës së dytë të 29 prillit të vitit 1993, në të cilën disa kërkesa për autorizim për t’u proceduar kundër Bettino Craxit u shtynë nga Dhoma me votim sekret. Presidenti Napolitano mblodhi më 6 maj të vitit 1993 Këshillin e Rregullimit dhe tha që vendimet e Dhomës mbi autorizimet e procedimit duhet të votohen në mënyrë transparente. Në të njëjtën kohë, Romano Prodi e zgjodhi ministër të Brendshëm të qeverisë së tij në vitin 1996. Si i pari ish-komunist që mori një post në Ministrinë e Brendshme, ai propozoi atë që ndodhi në korrik të vitit 1998, ligjin Turko-Napolitano, që themeloi qendrat me qëndrueshmëri të përkohshme (CPT) për emigrantët klandestinë. Ndërkohë që mbajti një post të tillë, u kritikua shumë që nuk kishte zbatuar një mbikëqyrje të volitshme dhe të duhur mbi Licio Gellin, i larguar jashtë vendit (pas arratisjes nga burgu në vitin 1983) më 28 prill të vitit 1998, të njëjtën ditë të shpalljes së sentencës përfundimtare. Për këtë fakt drejtori i MicroMega, Paolo Flores D'Arcais kërkoi dorëheqjen. Pas rënies së ekzekutivit, të drejtuar nga Prodi, Napolitano është sërish europarlamentar nga viti 1999 në vitin 2004 në radhët e demokratëve të majtë, duke përmbushur detyrën e presidentit të Komisionit të Çështjeve Kushtetuese (AFCO), një ndër më me influencë në Parlamentin Evropian. Më 23 shtator të vitit 2005 u emërua së bashku me Sergio Pininfarina, Senator i përjetshëm nga presidenti i Republikës, Carlo Azeglio Ciampi.

President i Italisë
 
Pas zgjedhjes president i Italisë ai tha në një fjalim të mbajtur pak kohë më pas:
«Nuk do të jem në asnjë moment vetëm presidenti i mazhorancës që më ka zgjedhur, do të kem kujdes dhe respekt për të gjithë ju, për të gjitha pozicionet ideale dhe politike që shprehni. Do të dedikoj pa kursim të gjitha energjitë e mia në interesin e përgjithshëm për t’i besuar përfaqësuesve të popullit dhe të qytetarëve italianë pa dallim.» Më 10 maj të vitit 2006 ai zgjidhet presidenti i njëmbëdhjetë i Republikës së Italisë në votimin e katërt, me 543 vota nga 990 votues që kishin të drejtë kundrejt 1009. Është eksponenti i parë që vinte nga radhët e Partisë Komuniste Italiane që u bë President i Republikës, është i pari president që vinte nga një grup parlamentar (në këtë rast demokratët e majtë) pas rënies së "republikës së parë ". Më 9 korrik të vitit 2006 ka qenë i pranishëm, së bashku me ministren Giovanna Melandri në Olimpyastadion të Berlinit gjatë ndeshjes finale të kampionatit botëror Gjermani 2006, ku të kaltrit fituan titullin e katërt si kampion bote. Më parë ky nder i kishte takuar Sandro Pertinit dhe Benito Mussolinit. Napolitano kërkoi të dhëna në Këshillin e Lartë të Magjistraturës mbi fashikullin personal të Henry John Woodcock, i riu që hetonte Vittorio Emanuele di Savoia. Nga 21 shkurti i këtij viti 2007 gjendet përpara faktit të përballjes së menaxhimit të krizës së parë të qeverisë, e cila u shkaktua nga dorëheqja e kryeministrit Romano Prodi, në vijim të votimit të kundërshtuar të Senatit në lidhje me politikën e jashtme të qeverisë së tij.

Familja
 
Njeri i rezervuar dhe i matur, Napolitano nuk e ka ngatërruar kurrë angazhimin politik dhe institucional me gjërat personale, të para gjithmonë pa shumë bujë. Njeh Clio Maria Bittoni, e lindur në Chiaravalle, në provincën e Ankonas më 1935, pranë Universitetit të Napolit, ku ajo u diplomua në degën e Jurispudencës dhe martohet me të me ritin civil në Campidoglio në vitin 1959. Bashkëshortët Napolitano lindën dy fëmijë, përkatësisht dy djem Giulio dhe Giovanni, dhe aktualisht janë gjyshër të një nipi dhe një mbese: Sofia dhe Simone. Zonja Clio, avokate e specializuar në të Drejtën e Punës, punoi për shumë vjet në zyrën legjislative të Dhomës së Deputetëve, detyrë nga e cila jep dorëheqjen në vitin 1992 kur bashkëshorti i saj zgjidhet president i Dhomës së Deputetëve.

Raportet me eksponentët e tjerë politikë
 
Ndër mësuesit e tij të politikës, figura më domethënëse është ajo e Giorgio Amendolas, lider i krahut të moderuar të PCI. Nga ai Napolitano ka trashëguar orientimin reformator dhe admiron energjinë dhe imponimin. Personazhi tjetër politik me të cilin në Partinë Komuniste Italiane Napolitano përballej shpesh ishte Enrico Berlinguer, bashkëmoshatari i tij, që e konsideron pjesë të udhës drejt "superimit të kontradiktave ndërmjet PCI në evolucionin e saj dhe komunizmin si ideologji dhe si sistem". Në krah të tij në eksperiencën e solidaritetit kombëtar, në vijim kritikon zgjedhjet e të rokadës së partisë në pozicionet e saj, duke punuar në fakt në etapën e ardhshme të historisë së komunizmit italian: mbajtja e distancës përfundimtare nga ish-Bashkimi Sovjetik në fillim të viteve ‘80. Në një artikull të famshëm të publikuar në verë të vitit 1981, Napolitano vuri në ruajtje Berlinguer nga rreziqet e sektarizmit dhe të izolimit parlamentar kundrejt tij. Ndër të tjera Napolitano veproi për të mbajtur të hapur mundësinë e një përballjeje dhe të një konvergjencë të mundshme me PSI. Kërkoi të mbajë të gjallë kontaktet me socializmin evropian dhe italian edhe në vitet e kundërshtimit të fortë ndërmjet Enrico Berlinguer dhe Bettino Craxi, që arriti kulmin me pozicionin e ndryshëm të të dy liderëve në referendum.

Emri: Giorgio
Mbiemri: Napolitano
Ditëlindja: 29.06.1925
Vendlindja: Napoli
Profesioni: Politikan



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora