Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: NATO pa mero

| E merkure, 01.04.2009, 06:05 PM |


NATO pa mero

Nga Edison Ypi

O c'tmerr parmbreme ne nje emision televiziv ku bashkebiseduesit qene vetem dy dhe njeri i thoshte tjetrit pa pushim: "Per mendimin tim". Mes te tjerash degjova n'at' bashkebisedim tmerre te tilla te ndryshkura si: "pllan...kllase...vigjilence...mbrojtje e atdheut... zbatim i vijes se partise etj. etj.". Pak me pas ja behu bubullima qe e tundi goten e furtunes dhe disa pika ia derdhi; "Menyra se si shumica ne pushtet po perpiqet ta paraqese anetaresimin e Shqiperise ne NATO", bubullime kjo qe u pasua nga shkreptima e thate me uje brenda; "Nese shikon se kryeministri e lidh anetaresimin ne NATO dhe me cdo kanal kullues apo cezme qe peruron fshatrave te Shqiperise", qe u pasua nga nje krisme super objektiviteti permes nje hyper fraze; "Opozita po ashtu po rreket vetem t'i kerkoje qeverise te mos e keqperdore anetaresimin ne NATO, por nuk ka nxitur nje debat real rreth vlerave qe ka anetaresimi i Shqiperise ne NATO", deri tek derdhja me ne fund e krejt gotes dhe berja helaq e tere tavolines permes fjalise: "sic po perpiqet ta shtremberoje historine propaganda banale qe po ambalazhon me flamujt e NATO-s defektet dhe shtremberimet e medha te demokracise, se paku 18 muajt e fundit", ku degjimin e ndala dhe koken mbulova dhe rashe te fle.

Dhe fjeta per te fjetur, ama bera gjume te rende.

Ne nje fushe ku ne skaj ndriste e pikelluara luna, vertiteshin cakaj qe kafshonin dhe lepinin kerma. Erasmusi i Roterdamit sillej rrotull duke shkulur mjekren ne forme autokritike per gabime ideore qe i kishte kapur me vonese tek vepra "Lavdi Budallallekut" duke uleritur me te madhe se gabimin do ta shlyente pas pak ne nje volum te dyte te pasuruar me llapaqenizma pellazge. Homerit, te cilit i kishin ardhur syte, veshtrimin ia kishte ngulur Andrea Stefanit. Berluskoni duke pire kafe turke. Ad Krasta duke bere tratativa per nje interviste VIP ne "E Diell' me vet' Dostojevskin. Dante Aligieri duke u gajasur per pun' ferresh mediatike me Aldo Lipen. Muc Nano duke vallzuar Rock me Celentanon. Curcilli ne nje qoshe duke rrekellyer raki' Skrapari. Darvini sec peshperiste koke-me-koke me Ainshtainin per genet dhe Luften e Klasave. Cajupi turivarur. Naimi i menduar. Konica i qeshur. Lasgushi me nje cehre sikur u thoshte te gjitheve; Turp te keni, s'ditet te ma degjoni heshtjen!

U ngrita heret i tmerruar. Ika vrap mora nje gazete "TemA".

Tre artikuj per NATO-n! Ne vetem ata tre artikuj, fjala "NATO" plot 92 here!

C'bera?! E shtriva gazeten ne dysheme. Jo per ta therur. Per ta matur. Rrembeva nje meter. Secila flete nga 63 centimetra e gjere dhe 41 centimetra e larte, bejne 0.258 metra katrore. Shumezuar kjo me numrin e fleteve, domethene me 4, bejne 1.0332 metra katrore. Shumezuar perseri me 2, sepse gazeta eshte e shkruar nga te dy krahet, bejne 2.0664 metra katrore, qe eshte e gjithe siperfaqja e shkruar e nje gazete TemA. Pavaresisht sa shitet, gazeta "TemA" shtypet c'do dite, te themi aty te 3000 kopjet. Pronari hajduti mero mund te pretendoje se kjo shifer eshte me e madhe. Mos u ngut mero skilja, dhe mos u habit aspak, se ti nuk e di ku du me dal un' me ket' hesap. Ajo shifer nuk tregon pare qe i ke vjedhur ti dhe duhet te jene sa me e madhe. Eshte tjeter, tjeter gje. Ne kete rast sa me e vogel kjo shifer aq me mire per ty. Shumezuar kjo shifer me siperfaqen e si me siper llogaritur te nje gazete "TemA", del plot 6 199. Per rrumbullakim, te themi 6 200 metra katrore. Pra mero baze, sot per sot, edhe pse ne kushte te veshtira ngaqe gazeten qe s'dihet ku shkruhet e ku faqoset sepse demek rrethuar me police, pa folur aspak per cilesine, vetem si sasi, i ben Shqiperise, apo u servir shqiptareve cdo dite, 6 200 metra katrore propagande te shkruar!

Nje te matur sasine e propagandes se "TemA"-s te lepiresit mero, vrik e ne bulevard, perballe ish-Komitetit Qendror, perballe asaj propagandes qe pergojoi merua parmbreme, flamujve te NATO-s dhe listes se vendeve anetare. Per sqarim atyre qe jetojne neper rrethe ku merren me pune dhe Tiranes dhe brockullave te meros ngene nuk ja kane, si dhe shqiptareve qe jetojne, punojne, a studiojne ne emigracion, gjendja atje eshte kjo; Atje, diten, rresht rreze murit te ish-komitetit, me permasa afersisht 1.5 X 1.5 meter, jane vendosur flamujt e vendeve anetare te NATO-s. Kush kalon andejpari, po iu tek e kthen koken u shtje syte atyre flamujve, po s'ju tek iken ne punen e vet. Kjo ishte per diten. Naten, kur flamujt e rrezes se murin ose mezi duken ose nuk duken fare, mbi trotuarin ku gjate diktatures vendosej tribuna mbi te cilen ngrefej udheheqja qe pershendeste me dore marshuesit si merua te cileve tek shihnin udheheqjen u rridhnin lotet, mu aty, jane vendosur dy projektore. Dy projektoret projektojne flamujt e NATO-s mbi ish-Komitetin ku dikur brenda tij buberronin merot e kohes. Keta flamuj me ngjyra naten mbi faqen e murit te ish-komitetit formojne nje lloj flamuri gjigant. Sa gjigant eshte ai flamur? Ja ta masim; Pamja e nates eshte e shtrire ne gjeresi ne 12 dritare. Secila dritare, bashke me murin perkates eshte afersisht 3 metra e gjate. Pra gjatesia e propagandes se pergojuar qeveritare eshte 36 metra. Lartesia kap tre kate. Secili kat, kurre me teper se 4 metra. Pra lartesia 4 here 3 metra, baraz me 12 metra. po ta shumezojme gjatesine 36 metra me lartesine 12 metra del shifra 432 metra katrore. Ja pra kaq! Vetem kaq! 432 metra katrore propagande nokturne qeveritare.

Dhe tani t'i permbledhim shifrat;

Qeveria 432 metra katrore propagande vizuale qe as preket as griset as kushton, por vetem po te deshi qejfi mund ta kundrosh dhe qe, per me teper akoma, nuk mund te zgjase me teper se terri nates, ja te themi gjithsej nja 8 ore ne 24 ore.

Nga ana tjeter, nje botues i vetem i quajtur mero baze; plot 6200 metra katrore propagande vizuale mbi leter te zeze, dhe jo 8, dhe as vetem naten, apo vetem diten, por plot 24 ore para syve dhe ne duart e shqiptareve!

Po te bejme nje kombinim te siperfaqeve me oret duke i shumezuar si per meron dhe per qeverine per te nxjerre nje shifer pa njesi matese por goxha domethenese, ja rezultati;

Per qeverine 432 X 8 = 10368

Per meron 6200 X 24 = 148800

mero bazja 14 here me teper propagande se qeveria!

Por ta leme gjeniun e skutave mero dhe te kthehemi te pamja te cilen u ktheva ta shoh si duket kur u err.

Maja e mprehte e gjysme henes turke duke grisur perdet e dritares se zyres se Simon Stefanit.

Flamuri amerikan duke u valevitur para turirit te Diktatorit.

Kryqet dhe diagonalet e kuqe ne sfond blu te Anglise qe i bejne hije dritares se Spiro Kolekes.

Nje gjethe lisi e flamurit te Kanadase duke i kujtuar katundin Adil Carcanit.

Trikolori i Italise se futbollit duke mallengjyer Lenka Cukon se ciles po i kujton Volejbollin e Krutjes,

Etj, etj.

Gjetje e hatashme qe me siguri e kane zili' kuruesit e imazhit, edhe ata me te shquarit e me te paguarit e planetit.

Cfare ka ne kete mes per te llapur e pergojuar?!

S'ka publikuar qeveria te dhena per NATO-n ne Internet? Marrezi! Ne Internet ka aq shume te dhena Shqip per NATO-n sa do duheshin tonelata leter per t'i printuar.

Do merua referendum per nje gje qe dihet e sterdihet? Jo, nuk do shpenzohen miliona dollare vetem pse i do qejfi llafazanit mero.

Berisha po kopjon Shehun?! Po merua ke po kopjon mor aman?!

Ja nje definicion i hatashem ne Shqip per NATO-n qe e gjeta ne Internet per pese sekonda;

"NATO eshte nje berthame e ushtrise se ardhshme te qeverise boterore. Ajo do ta mbroje Njerezimin, jo me nga lufta midis kombeve dhe shteteve, por nga c'do e keqe e mundshme qe mund t'i lindi brenda vetes, si dhe nga c'do agresion i mundshem qe do t'i vije tokes nga jashte saj, si ato te formes natyrore, ashtu edhe kunder civilizimeve te mundshme negative te hapesires".

S'ka faj merua. Ka faj Natua. Natua pra, ajo te cilen kur e lusja une me dhjetera here te vinte te shfaroste shqiptaret si merua, s'erdhi qe s'erdhi.

Si the si the, se s'me erdhi mire zeri? Te lutem edhe nje here fort';

Berishe pa mero!

PD pa mero!

Shqiperi pa mero!

NATO pa mero!

This is a Miracle of Freedom!

Për ZSH: Ilir Dardani