E enjte, 28.03.2024, 09:18 AM (GMT)

Kulturë

Ejup Ceraja: Syri pa një grimcë dhe, nuk ngopet

E merkure, 01.04.2009, 05:20 PM


Ejup CERAJA

SYRI, PA NJË GRIMCË DHE, NUK NGOPET

(Nga visari i popullit tonë)

Gjyshi i mori në prehër nipin dhe mbesën, që ishin binjakë dhe që ishin në klasën e pestë të shkollës fillore. Dhe, duke ua përkëdhelur flokët tërë kaçurrela, u tha: - Sonte gjyshi do t’jua tregoi në tregim nga visari i bollshëm i populli tonë, që quhet: “Syri, pa një grimcë dhe, nuk ngopet”. 

“Thuhet, në atë tregim shumë-shumë të lashtë, bijtë e mi, se në kohën e Dardanisë Ilire përpara më se tremijë e ndoshta edhe më shumë vjetësh, në periudhën e sundimit të mbret Dardanit, kishin lulëzuar shumë zeje. Sidomos shtrirje të gjerë kishte marrë punimi artizanal. Punimet e artizanalëve dardane, atëherë, kishin marrë shtrirje hapësinore deri në Lindjen e largët. Mbret Dardani kishte qenë shumë popullor. I çmuar dhe i nderuar nga populli i vet. Po, si çdo njeri tjetër mbi këtë rruzull tokësor, që i ka hobet e veta, ashtu edhe ai i kishte pasur hobi stolitë, veçan ato në gishtërinj. Dhe, shi mu për këtë kishte vendosur të dilte nëpër Dardani që ta gjente një mjeshtër të përkryer të punimit të stolive për gishtërinj. Një pranvere të hershme, thuhet, e kishte marrë suitën e vet dhe ishte nisur në kërkim të mjeshtrit... Natyra asaj pranvere kishte marrë një pupuritet të paparë ndonjëherë. Ngado që e kishte hedhur shikimin, kishte parë lule të shumëllojshme mijëra e mijëra ngjyrash, që ishin dukur si dantella të mëndafshta. Hera-herës i kishte lëkundur një puhizë ere e lehtë, që ishin dridhur si dridhëset në kapuçat e nuseve dardane dasmave anë e kënd Dardanisë. Ngado ishin dëgjuar këngë zogjsh, të prirë nga bilbilat zëëmbël. Bletët kishin rendur si drugëzat në tezgjah nga lulja në lule për të mbledhur nektarin e parë. Nëpërmes një bukurie të atillë përrallore, ai kishte arritur në qytetin Skardus. E kishin pritur me të gjitha të mirat, ashtu siç e pret populli prijësin e vet. Pas dy-tri ditësh ua kishte treguar qëllimin e vizitës. Po, prijës i nderuar – i kishin thënë – e kemi njërin nga mjeshtrit më të mirë e më të përsosur jo vetëm në qytetin tonë – Artlaidin. Ai di të bëjë stoli të përkryera me simbole tona të lashtësisë sipas dëshirës e porosisë...

- Më çoni ta ai. - u kishte thënë prijës Dardani.

- Ta thërrasim të vijë këtu, prijës i nderuar. – i kishin thënë.

- Jo dua të shkoj vetë në punëtorinë e tij. – u kishte thënë ai, duke buzëqeshur.

- Tash po e lajmërojmë, prijësi ynë. – ia kishin kthyer.

Artlaidi me familje i kishin dalë përpara prijësit për t’ia bërë nderimin e merituar sa për hir që e kishin prijës të dashur, aq edhe për nderin që po ua bënte.

- Mirë se erdhët, prijës i nderuar!... – i kishte thënë Artlaidi, duke e  ledhatuar.

- Mirë se ju gjeta, Artlaid! – ia kishte kthyer prijës Dardani.

Pasi kishin ngrënë drekë me të gjitha të mirat, prijës Dardani ia kishte thënë qëllimin e vizitës.

- Po prijës i nderuar, - i kishte thënë, - ta punojë sipas qejfit Tuaj, nga më të mirat.

- Të ma thuash çmimin, Artlaid. – i kishte thënë prijës Dardani.

- Ç’janë këto fjalë prijës i nderuar?... - ia kishte pritur ai.

- Po, po – i kishte thënë prijës Dardani, - dua ta di çmimin. Unë vërtet jam prijësi i juaj, po kjo s’më jep të drejtë të jem i privilegjuar... Çmimi është çmim njësoi për të gjithë, pa marrë parasysh pozitën. Unë jam prijës i juaj jo për të përfituar për vete, po për ta çuar e zhvilluar të mirën e përbashkët për hir të Dardanisë sonë të dashur.

- Nëse pajtohesh, prijësi ynë çmimi mund të jetë në ari sa peshon vetë stolia – unaza. Në njërën anë të peshores e vejmë unazën e në anën tjetër e vejmë arin derisa të barazohen.

– E thënë e bërë. – i kishte thënë prijësi.

*             *           *

Pas një jave, sipas marrëveshjes, kishte shkuar vetë prijës Dardani për unazë. I kishte pëlqyer mjaft.

- Qite në peshore, Artlaid.- ia kishte pritur prijës Dardani.

- Ani prijës.- ia kishte tumirë Artlaidi mendimin.

E kishin vënë në njërën anë të peshores unazën e në anën tjetër kishin filluar të qesin ari për baraspeshim. Qit e qit, e qit e qit. Po unaza as që kishte luajtur vendi së paku për një centimetër.

- Ç’u bë kështu, Artlaid?... – e kishte pyetur prijës Dardani i merakosur.

- S’e di, prijës... – ia kishte kthyer Artlaidi. – Merre në dorë vetë e shikoje peshën.

- Nuk vlen pesha e dorës, po pesha e peshores ashtu si jemi marrë vesh, Artlaid. – i kishte thënë prijës Dardani.

- Si të thoni ju prijës, ashtu le të bëhet. – ia kishte kthyer Artlaidi.

- Do të vij për te një herë tjetër. – i kishte thënë prijës Dardani.

- Ç’janë këto fjalë, prijës i nderuar?!... Ju duhet ta merreni unazën me vete. – i kishte thënë Artlaidi.

- Jo, Artlaid. S’e kthej prapa fjalën e dhënë. Vetë jam pajtuar me këtë. Ju nuk ma keni imponuar. – ia kishte kthyer prijës Dardani.

- Si të thoni ju, prijës, ashtu le të bëhet. - ia kishte përsëritur edhe njëherë këtë frazë Artlaidi.

- ?!...

Prijës Dardani ishte kthyer me suitën e vet në kryeqendrën e Dardanisë – në Dardanikus. E kishte ftuar gjysh Dasaretin për të marrë këshilla nga ai. Gjysh Dasareti e kishte dëgjuar me vëmendje rrëfimin e prijës Dardanit... Pas përfundimit të rrëfimit gjysh Dasareti i kishte thënë:

- Po, biri im. Këso gjërash kanë ndodhur, ndodhin e do të ndodhin sa të bëjë hije njeriu mbi dhe. Mjeshtër Artlaidi nga lakmia e ka vënë urinë e syve në brendi të unazës, pa vetëdije. Këtë ai as vetë s’e di. Po, kronikat tona të moçme, të kohës së Atlashtësisë, kur stërgjyshërit tanë, Pellazgët, ishin në kulmin e lulëzimit të tyre në të gjitha rrafshet e jetës, shkruanin edhe për këtë anë të jetës... Ti, biri im, duhesh ta marrësh me vete vetëm kundërpeshën në ari sa peshon unaza. Dhe, tok me atë kundërpeshë ari, ta marrësh edhe një kokërr dheu shumë të imët. Hidhi së toku në peshore dhe do të shohësh që peshorja do të barazohet. Ndoshta do të pyesësh pse? Sepse syri, pa një grimcë dhe, nuk ngopet. - i kishte thënë gjysh Dasareti prijës Dardanit” – e përfundoi rrëfimin gjyshi, duke i puthur në ballë nip e mbesë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora