E enjte, 25.04.2024, 09:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: A ju ka ardhur koha shkollave tona që t'ua thonë lamtumirën e fundit emërtimeve partizano-komuniste?

E merkure, 01.04.2009, 08:39 PM


A JU KA ARDHUR KOHA SHKOLLAVE TONA QË T’ UA THONË LAMTUMIRËN E FUNDIT EMËRTIMEVE PARTIZANO – KOMUNISTE?

Nga Demir KRASNIQI

 U mbushen plotë 10 vjet, që nga përfundimi i luftës dhe demokratizimit të plotë të vendit, i cili më 17 Shkurt 2008, u kurorëzua me Pavarësi dhe sovranitet të plotë.
 Me këtë akt, Kosova përfundimisht u shkëput nga thundrat okupatore serbo – sllave, sllavo – komuniste dhe ideologjia partizane  – komuniste .
 Sa i përket lirimit njëherë e përgjithmonë nga ideologjia partizane – komuniste, nuk mund të themi se jemi liruar në tërësi, nga se gjurmët e këtyre ideologjive, fatkeqësisht, ende frymojnë dhe mbahen të gjalla nga ana e disa institucioneve tona demokratike shtetërore , që janë fryt i shumë luftërave dhe shumë gjakderdhjeve për lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur !
 Pa dyshim, se këto gjurmë edhe sot e kësaj dite frymojnë dhe kujtimi për to, nuk po zbehet as se si, por aty ku këto gjurmë lëshojnë shtat lirshëm, pa u prekur dhe penguar nga askush, janë shumë shkolla fillore e të mesme gjithandej Kosovës, të cilat ende “me krenari” i mbajnë emërtimet e figurave dhe luftëtarëve partizane – komunist?!
 Këto emërtime i “stolisin “ shkollat tona me mbishkrime pompoze në hyrjet e tyre, në vulat zyrtare, në administratën shkollore, në ditarët e punës, në dëftesa dhe diploma të nxënësve! Madje, në shumë oborre të shkollave të Kosovës, qëndrojnë ende “krenar” dhe të “pa epura” bustet dhe lapidarët e luftëtarëve partizan  – komunist?!
 Ajo, që është edhe më ironike , janë pikërisht festat të cilat shënojnë ditët e këtyre shkollave, për të cilat harxhohet kohë, mund dhe angazhime të nxënësve dhe arsimtarëve, për të përgatitur programe kulturore artistike, për nderë të këtyre festave, por kur vjen momenti kryesor i këtyre kremtimeve, atëherë dalin sheshazi një varg të metash, të cilat këtyre programeve ua japin një petk të gjuhës së memecëve !
 Së pari, drejtorët e këtyre shkollave, në fjalët e tyre përshëndetëse para nxënësve të tyre, arsimtarëve , prindërve dhe qytetarëve, flasin për të gjitha të arriturat, por nuk dinë se çfarë të flasin për figurat – emrat e të cilëve i bartin këto shkolla !
 Edhe nxënësit e këtyre shkollave, të cilët përgatisin hartime, poezi, piktura, këndojnë këngë, skeçe...etj. nuk mund të shkruajnë asnjë poezi përkushtimi, as të këndojnë ndonjë këngë për personin – emrin e të cilit e bartë shkolla e tyre , emër ky, me të cilin përballen për çdo ditë dhe me vite të tëra, duke e shkruar atë me qindra e mijëra herë , nëpër fletorët, librat dhe librezat e tyre?!
 Mendojmë se është koha e fundit, që Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës, të mendojë seriozisht për këtë çështje dhe t’ korrigjojë gabimet e trashëguara nga sistemi monist sllavo – komunist, nga se nuk ka kurrfarë kuptimi që shkollat tona t’ i kremtojnë ditët dhe festat e tyre, pa u përmendur asnjë fjalë rreth historisë dhe kontributit të figurave me të cilat janë pagëzuar ato, gjatë sistemit të kaluar pushtetar !
 Pra, pyetja më e shpeshtë që parashtrohet nga qytetarët dhe shkollarët tanë, gjatë viteve të fundit, është kjo:
- A ju ka ardhur koha shkollave tona, që t’ ua thonë lamtumirën e fundit emërtimeve partizane – komuniste ?!



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora