E shtune, 20.04.2024, 12:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Arif Molliqi: Portret i pambaruar (Cikël poetik)

E merkure, 01.04.2009, 06:25 PM


Arif Molliqi
Arif Molliqi
Arif Molliqi

SHËNIM I DOMOSDORSHËM

Në qytetin tim ka miza ka lypsa ka dashnor
Ka gra të bukura që i nuhasin hamshorët
Ka tregtarë impotent që vrapojnë pas vajzave
Ka kurva që flejnë ditën natën i bëjnë llogaritë
Ka politikanë që flejnë të dielave në motele buzë rruge
Ka poet që u thurin vargje qenve të mbetur pas një pallati
Ka gazetar që nuhatin sperma të mbetura bordeleve ilegale
Ka redaksi televizive që qeshen më ata
Që e humbin kohë duke i shikuar telenovelat ameriko-latine...

Po çfarë nuk ka në qytetin tim
Ka minj të ngordhur nëpër arkivat e vjetra
Që  askush nuk i shikon nga frikë e emrit të vet
Ka administratorë që qeshen me ata që kërkojnë certifikatë kurorëzimi
Ka shefa që i urdhërojnë sekretareshat çdo ditë ti shkurtojnë fustanet nga pesë centimetra
Ka votues që i mbyllin sytë dhe votojnë X-sin për inat timin
Ka budallenj që harxhojnë duke i qerosur komunarët e dehur
E fëmijët e tyre kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qytetit

Ka po çfarë nuk ka në qytetin tim
ku jeta nis e mbaron më rimë

SHËMTIM KRYENEQ

Formë t´shëmtuara mejtova
Kur gjel i keq maje plehu
Ia hiqte dregëzat ëndrrës së thinjur

Një burrë përmbi botë u shkund
Armës ia hiqi barutin
Përtej nesh ra dielli n´tokë

Dhimbja e egër që erdhi turrë -turrë
Të rëndë e të padukshme
Të padukshme e të rëndë
e kishte erën

FJALA QË S´I ZIHET BESË

Në këtë qytet nuk jam vetëm
Janë flokët e thinjura
Kokë e lagur nga shiut
Dhe etja

Në këtë qytet nuk jam vetëm
Janë eshtrat cullak që kërcasin
Gishtat e thyer mbi letren e bardhë
Që vizatojnë udhë të gjata

Në këtë qyte nuk jam vetëm
Ka mbetur gjuha e lidhur nyje
Fjalët që s´iu zihet besë
Rrëfimet e të penduarve

Ah kujtimet
Kujtimet mi vodhën kopilet
Kur u nisën në këmbë qyteteve pa njerëz

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora